Sot u bënë 21 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut. Më 21 maj 1999 ranë dëshmorë Ekrem Gudaqi e Kemal Thaqi dhe martirët: Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Baki Bela, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi.

21 maji 1999 pos që solli dhimbje të pashërueshme për banorët e këtushëm, do të mbahet në mend edhe për shkatërrimet, djegiet dhe vrasjen e bagëtive. Nga 180 shtëpi sa kishte ky fshat më 20 maj, të nesërmen paramilitarët serbë dogjën dhe shkatërruan mbi 50 për qind të tyre, ose e përkthyer në numra mbi 90 shtëpi.

Pra këto fakte flasin qartësisht për qëllimet e regjimit serb të Milosheviqit, që ishte jo vetëm zhdukja fizike, por edhe ajo materiale e qenies shqiptare, që përkufizohet si qëllim gjenocidal ndaj një kombi, në këtë rast shqiptarëve të Kosovës.

Ju pëlqen!

Për shkak të pandemisë COVID-19 nuk do të ketë ndonjë organizim të veçantë për shënimin e kësaj dite.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!