Më poshtë, disa prej fakteve psikologjike më interesante, që jo vetëm do ju japin një perspektivë kuptimplotë të mënyrës si e shihni botën, por edhe do ju ndihmojnë të kuptoni më mirë njerëzit përreth jush…

  • Njerëzve u duhen afro 66 ditë për të formuar një zakon të ri.
  • Kujtimi i fakteve është më i kollajtë kur i ke sytë mbyllur.
  • Truri dhe barku janë të lidhur ngushtë dhe kjo shpjegon pse disa emocione, sidomos stresi, ndikojnë në funksionimin fiziologjik të barkut.
  • Të dashurit e një personi imagjinar apo të idealizuar nukë shtë njësoj si të dashurit e një personi ashtu si është.
  • Nëse i shkruani ëndrrat do të jeni në gjendje që t’i formuloni më qartë.
    Krahasuar me shqisat e tjera, ajo e nuhatjes është e lidhur më ngushtë me kujtesën.
  • Të jesh në gjendje të mendosh se si ne njerëzit mendojmë është shenjë e një inteligjence më të lartë.
  • Çdo njeri ka tre karaktere – ai që shfaq, ai që ka, dhe ai që mendon se ka.
  • Endërrimtarët kanë prirjen të shohin më shumë ëndrra dhe i mbajnë mend më mirë ato.
  • Burimi më i rëndësishëm i lumturisë së një fëmije janë familja dhe miqtë e ngushtë.
  • Të folurit me zë të qetë teksa debaton me dikë, të ndihmon që të dominosh kundërshtarin.
  • Njerëzit mirënjohës janë të prirur që të jetojnë më të lumtur.
  • Të folurit e dy gjuhëve ndihmon në shtyrjen e shfaqjes së sëmundjes së Alzheimerit.
  • Njerëzit që janë në dashuri sillen ngjashëm me njerëzit që kanë çrregullime mendore.
  • Mënyra më efikase për të memorizuar gjërat është të bësh pushime 10-minutëshe, pas çdo 30-50 minutash mësim.
  • Njerëzit janë të prirur të krijojnë lidhje të forta emocionale me njerëz me të cilët janë duke kënduar.
  • Nëse kaloni vetëm 10 minuta duke shkruar shqetësimet tuaja para një provimi, shanset janë që të merrni rezultat më të lartë.
  • Mungesa e gjumit shkakton irritueshmëri si dhe prirje për të patur depresion.
    5 ëndrrat e këqia më të zakonshme janë: rënia, të ndjekurit, të ndjerit në kurth, të qënit vonë, dhe vuajtja e vdekjes së një anëtar të familjes.
  • Njerëzit janë të prirur të marrin vendime më shpejt kur kanë nevojë të shkojnë në tualet.
MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!