2 fjale per #GeorgeFloyd dhe pse protestat per vdekjen e tij nuk jane ceshtje lokale,as kombetare, por boterore.


Brighela dmj

Mbas fundit te tij ironik e te hidhun qendron nji histori njerezimi ku te bardhet shfrytezojne, dhunojne, vrasin, deri dhe i trajtojne si kafshe kopshti zoologjik njerezit me ngjyre. Ai nuk perfaqeson vetem veten e tij, po perfaqeson me qindra e me mijera njerez te cileve u asht ba padrejtesi. Pra, kur shqiptojme emrin e tij, nenkuptojme nji histori jetesh te dhunume, te shfrytezume, te hupuna. Vdekja e tij,ose, korigjoj, vrasja e tij asht pashmangshmerisht politike.
Zakonisht, shtypesit, “te fortet”,” superioret”, “perfituesit” qe mohojne ekzistencen e privilegjit edhe te nji sistemi qe i favorizon ,me kujtojne ,te shkeputun nga konteksti, dialogun e Tommaso Buscettes me Giovanni Falconen ku Buscetta i thote “Mafia nuk ekziston, mafia asht nji term i shpikun nga policia.Ne e qujm Cosa Nostra”. Pra, privilegji nuk vjen kurre i dokumentum dhe ekzistenca e tij mohohet pikerisht nga ata,te privilegjumit. Nuk besoj se do deshmojme najher identifikimin dhe njohjen e privilegjit te te bardheve nga vete ata. Ashtu sic nuk do deshmojme najher identifikimin e njohjen e privilegjit te burrave nga vete burrat, te cilet ne 99% te rasteve mohojne ekzistencen e nji fenomeni si seksizmi apo mizogjinia, dhe pse ne 99% te rasteve jane bartes.
Prandaj sot ka njerez qe jane “te merzitun” dhe “ te indinjum” per protestat e dhunshme per George Floyd. Sepse “te privilegjumit” fillimisht te shtypin, e ma vone deshirojne tu kerkosh leje se si mund te protestosh, cila asht menyra ma e rehatshme per ata, a deshirojne apo jo te ta japin ate autorizim.
Bota nuk ndahet ne te bardhe e te zi, bota ndahet ne te ligj, jo-te ligj, dhe shume te ligj. Te ligjt jane ata qe bartin urrejtje ne zemrat e tyne, qe bartin percmim per njeriun tjeter. Jo te ligjt jane dashesit e paqes, dashesit e jetes, dashesit e vetes edhe te tokes ku jetojne. Shume te ligjt jane ata qe heshtin. Qe heshtin perballe padrejtesive, qe nuk e mendojne veten pjese e se teres, qe nuk e mendojne veten banor te se njejtes toke ku jeton njeriu tjeter, kafsha, bima.Ata qe nuk bartin pervecse egoizem e shpirtngushtesi, qe nuk njohin empatine, e qe, si mjerane qe jane, nuk bajn dot as dy llogari te thjeshta se si funksionon kjo bote, qe problemi i tjetrit, heret apo vone do te jete problemi jot. Ata qe nuk e dijn se bota rrotullohet ne kuptim literal dhe figurativ, sot je i privilegjum, neser je i shtypun.
Lufta privilegj-grup i margjinalizum asht politike dhe do jete perhere, dhe cdo njeri qe e konsideron veten njeri me nji mendje e nji zemer, e din ku duhet me qendru ne kyt beteje absurde mes egos/urrejtjes se njeriut ndaj cilitdo njeri/grup njerezish.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!