Shqipëria fiton kundër Moldavisë, në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian, e cila u zhvillua në Elbasan.

Kombëtarja e Shqipëtarëve ka shënuar fitore prej 2 me 0 në “Elbasan Arena” ndaj Moldavisë.

Në pjesën e parë asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjejë rrugën e golit, megjithatë në pjesën e dytë “Kuqezinjtë” u treguan më efikas.

Së pari shënoi Sokol Cikalleshi nga afërsia në minutën e 66 pas asistimit nga Roshi.

Derisa në minutën e 90+3 Ylber Ramadani shënoi një gol shumë të bukur, të parin në fanellën e Shqipërisë.

Kjo njëherësh është fitorja e parë e trajnerit Edi Reja me kombëtaren shqiptare.

Shqipëria mban vendin e katërt me 6 pikë, derisa Moldavia në një pozitë më poshtë ka tre pikë në Grupin H.

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]