Plaku që më 1998 godiste me shtagë policin serb e që mori dhuratë nga Rugova

Fotografitë e shumta gjatë protestës së marsit më 1998 kishin kapur edhe Hasan Hoxhën. Plaku nga Malisheva po “luftonte” fyt më fyt me një polic serb në protestën e cila ishte organizuar pas masakrës së Likoshanit.

Derisa ai goditej me shqelm nga polici, Hasani nga fshati Bellanicë i Malishevës e godiste në kokë policin serb me shtagën e tij në të cilën mbahej. Pas këtij akti, ish president Ibrahim Rugova e kishte pritur dhe i kishte dhënë një nga gurët e tij. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Hasan Hoxha megjithatë e kishte pritur lirinë e Kosovës dhe kishte ndërruar jetë më 25 gusht të vitit 2006. Haxhi Hasani ndryshe ka qenë i njohur për aktivitete atdhetare gjatë jetës së tij.

Ai kishte marrë pjesë edhe në pajtimin e gjaqeve në komunën e tij.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]