Minsitri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se tashmë janë 17 raste të konfirmuara si persona të infektuar me coronavirus (COVID-19).

Vitia bëri të ditur se janë 10 pacientë të cilët janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive e që sipas tij janë në gjendje stabile, përvec njërit nga ta i cili është më i moshuar, e për të cilin mjekët po asistojnë me Oksigjenoterapi.

Vitia tha se dy nga të hospitalizuarit janë lirua r në shtëpi, të cilët janë në gjendje stabile shëndetësore dhe do të qëndrojnë në vetkarantinë.