Nga Lira Gjika

Specialistët kanë konstatuar që fjalët apo shprehjet e duhura, nuk janë të parat që vijnë në mend, kur duhet qetësuar një fëmijë tekanjoz apo që grindet. Ata kanë grupuar një seri shprehjesh që duhet pasur kujdes ti evitojë dhe të mos i përdorim edhe pse janë të parat që vijnë në mënd. Shprehjet e më poshtme janë disa, të cilat duhen shmangur.

1. Mjaft I hodhe gjërat përtokë.

2. Fëmijët e rritur nuk sillen kështu

3. Mos guxo të gjuash

4. Po sillesh shumë keq

5. Tani do të dënoj

6. Shko laj shpejt dhëmbët.

7. Ha ose do të shkosh të flesh pa ngrënë.

8. Mjaft, fëmijë qaraman

9. Pusho, nuk të dëgjoj

10. Sa herë duhet ta përsëris

11. Po më turpëron në sy të të tjerëve.

12. Ik që këtu.

13. Do të të çoj në banjë.

14. Mjaft bërtite

15. Të kisha thënë por nuk dëgjon

16. Po humbas durimin

Këto shprehje janë organizuar në fjali urdhërore. Fjalia urdhërore krijon te njeriu gjendje alarmi dhe jo qetësie si në rastin e fjalisë dëftore. Gjithashtu tregon që i rrituri ka humbur durimin, përton të qetësojë veten dhe të ndihmojë fëmijën të superojë këtë situatë. I rrituri “i bie shkurt”, urdhëron dhe kërcënon.