Gëzim Mekuli

Mediat përdorin frikën si instrument për të ndikuar në popull. Sot termi «anti-komunizëm» është zëvëndësuar me termin «War on terror» (luftën kundër terrorizmit). Tek ne termi “Kërcënimi nga Serbia dhe Rusia” është duke u zëvëndësuar me termin “Kërcënimi dhe rreziku nga islami”.
𝗔 𝗻𝗱𝗶𝗸𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝗺𝗲𝗱𝗶𝗮𝘁 𝗻𝗲̈ 𝗾𝗲̈𝗻𝗱𝗿𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗺𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺𝗲𝘁 𝘁𝗼𝗻𝗮? 𝗡𝗲̈𝘀𝗲 𝗽𝗼, 𝘀𝗶 𝗻𝗱𝗼𝗱𝗵𝗲̈ 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗴𝗷𝗲̈ 𝗲 𝘁𝗶𝗹𝗹𝗲̈?
Që në fillim duhet nënvizuar se formimi i lajmit kalon nëpër një proces të selekcionimit njerëzor. Tani, cilat janë kriteriet që një ndodhi duhet t`i plotësojë për t`u bërë lajm publik? Kush janë ata që e marrin në dorë këtë vendim të madh social, politik e kulturor?
Janë disa vlera kryesore që ndikojnë në sajimin e lajmit. Si për shembull:
– burimi,
– përsonat elite,
– përsonifikimi,
– negativiteti dhe
– konflikti.
Është fakt se mediat janë të rrethuara nga gjykatat, qeveria, partitë politike, OJQ-të, bizneset, religjioni, intereset, klanet etj. Dhe që të gjitha këto, pak e shumë, kanë ndikim në mediat tona, pra në lajmin që këto e sajojnë.
Duke u nisur nga procesi i përpunimit të lajmit, del se realiteti, pra e vërteta, nuk na qenka neutrale e as e padjallëzuar. Sepse lajmi varet edhe nga përspektiva e gazetarit dhe mënyrës se si ai/ajo e «përpunon» një ndodhi.
Shtrohet pyetja:
– Cili lajm po mbisundon në Kosovë?
– Sa shpesh prezentohet në media ky lajm?
– Si përdoret gjuha rreth lajmit?
𝗙𝗿𝗶𝗸𝗮 𝘀𝗶 𝘃𝗹𝗲𝗿𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿 𝗻𝗱𝗲̈𝗿𝘁𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗹𝗮𝗷𝗺𝗶𝘁
Për të pasur sa më shumë ndikim në publik mediat përdorin frikën si instrument të tyre.
Lajmi mbi “ektremizmin islam” ka shpërthyer. S’ka ditë e as netë, që shqiptarët e shkretë nuk bombardohen me lajmin me karakter të ekstremit fetar.
“𝐇𝐚𝐩𝐬𝐢𝐫𝐚 𝐝𝐨𝐤𝐬𝐢𝐤𝐞”
Këtu lindin disa pyetje:
– në ç‘mënyrë po përdoret ky lajm?
– Pse mu tani ky lajm?
– E paqëllimshme dhe e rastësishme kjo?
Të jem i qartë, çdo ekstremizëm është i rrezikshëm, qoftë ai fetar, politik a ideologjik. Shtrohet pyetja: pse fokusimi i medias shqipe, pra i lajmit shqip, në religjion?
Domosdoshmërisht këtu m’duhet të huazoj mendimin e filozofit Bourdieu. Ai thotë se, në çdo shoqëri gjendet e ashtuquajtura “hapsirë doksike”. Fjala «doxa» do të thotë “jo politike”, “jo e diskutueshme” ose “mendim i përkryer dhe i përfunduar”.
Shkurt e shqip, «hapësirë doksike» është ajo hapësirë publike, në të cilën një shoqëri nuk shtron pyetje, nuk kërkon llogari mbi idetë dhe proceset politike, sepse këto procese konsiderohen si të “përkryera” dhe nënkuptohen si “normale”.
Por brenda “hapësirës doksike” mund të ketë edhe debate, por këto «debate», para së gjithash, janë “ortodokse”. Pra «debati» vetëkufizohet brenda kornizave ideologjike, të cilat po ashtu konsiderohen si “korniza të përkryera”.
Në këto shoqëri mund të ketë edhe «debate heterodokse», do të ketë edhe diskutime e analiza të rëndësishme për shoqërinë. Mirëpo, këto debate të pakontrolluara nuk pëlqehen nga ata që e kontrollojnë hapsirën publike. «Papritmas», e shpejtë e shpejtë, angazhohen parti, lobi, klane e interese të mëdha që ta kundërshtojnë e ta eleminojnë «debatin heterodoks», dhe, mundësisht, ta imponojnë dhe ta mbajnë gjallë debatin e “hapësires doksike”.
Pikërisht kjo, pra «hapësira doksike» po dominon në vendin tonë. Temat, për situatën kapituluese të ish-sunduesve të Kosovës, si dhe korrupcionin e tyre shkatërrues për shtetin e Kosovës, nuk dëshirohet të studiohen, të analizohen, e të gjykohen. Kjo hapësirë „nuk bën“ të cenohet, “nuk guxon” të preket e as të kritikohet. Por në momentin kur «hapësira doxike“ fillon t`a humbas ndikimin, atëherë politika dhe media e korruptuat vepron; sajohet lajmi ideologjik e propagandistik.
Dhe, ku ka më të përshtatshëm, se sa lajmi me karakter fetar, e veçanërisht «kanosja» nga „rreziku islam“.
Kështu pra na paraqitet porosia nga “lajmi shqip”.
Thuaja se religjioni qenka rrezik e kërcënim i madh për shqiptarët; biles më i madh se rreziku e kërcënimi që vie nga politikat fashiste të Serbisë e të Rusisë. Feja qenka rreziku më i madh se rreziku, që na vie nga ZAJEDNICA e nënshkruar nga Hashim Thaci dhe Isa Mustafa, më i dëmshëm se sa kolapsi politik e social. Feja qenka më kërcnuese se vdekja dhe varfëria nga krimi, korrupcioni, hajnia, mosedukimi-mosarsimimi e nepotizmi.
𝐒𝐚 𝐟𝐫𝐲𝐦𝐞̈𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐬𝐞 𝐤𝐣𝐨, 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬!
«Lajmi shqip» ka arritur, që fenë ta personalizojë, ta dehumanizoj dhe, gati-gati, edhe ta kriminalizojë. Arriti deri aty, sa që vlerat e fesë t’i zhdukë e t’i jonjerëzoj. Tani, tema dhe «debati për fenë» po e asgjëson edhe temën dhe debatin për rrezikun nga Serbia. Sot rreziku, sipas lajmit të mediave shqipe, nuk vie nga Serbia, por nga «XHAMIA, nga KISHA e SHAMIA».
Intelektualët e pavarur kanë interes, që t’a dobësojnë dhe, mundësisht, ta asgjësojnë “hapësirën doksike”, ndërsa pronarët e medias, analistët dhe ekspertët e tyre, kanë interes, që ta mbrojnë integritetin e «hapësirës doksike» ose, po që se nuk është e mundur kjo, të paktën të zëvendësojë dhe ta favorizoj „debatin ortodoks“, pra «debatin e butë» e më pak të rrezikshëm. E pra, kontrolli i temës ditore (agenda setting) është me rëndësi, sepse përmes imponimit të temës ditore, lajmi të «mëson», se me çka duhet të merresh ti si qytetar i Republikës.
𝐋𝐚𝐣𝐦𝐢 𝐢 𝐝𝐫𝐞𝐪𝐢𝐭
Secilën herë kur Kosova ka tema politike të rëndësisë së madhe, diku nëpër mediat sociale «zbulohet e gjindet» një videoincizim. E ky incizim lansohet si «lajm»; zakonisht ky “lajm” ka një aktor; është hoxha ose prifti. (Këtu duhet të jemi të sigurtë se këta hoxhallarë apo priftërinjë, që po i përzgjedhë media e korruptuar dhe «hapësira doksike», vërtetë nuk janë përfaqësues të denjë të fesë: as katolike e as islame).
Këto media e këta gazetarë – me apo pa vetëdije – po ushqejnë konfliktin artificial dhe po e acarojnë debatin publik. Dhe, mënyra më e mirë për ta tensionuar publikun, siç po shifet, është kontrolli i informacionit dhe ndikimi në qëndrimet tona.
Tanimë debati politik, akademik dhe ai kulturor është shndërruar në «debatin» për «XHAMI, për KISHA, për HOXHALLARË e TESPI».
𝐃𝐢𝐤𝐮𝐫 𝐧𝐮𝐤 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐮…
Gjergj Kastriotin, Nënë Terezën, Ismail Qemalin, Fan Nolin, Vëllëzërit Frashëri e të tjerë ikona të pavdekshme të kombit shqiptar, nuk kishte media e as propagandë që i shembte dot, bile as në kohën e Rankoviqit, as të Titos e asesi të Millosheviqit!
Konsekuent deri në fund: sa ka faj lajmi shqip në shembjen e ikonave dhe në komunikimin publik ndërshqiptarë? Dhe, a është ky projekt qëllim apo rastësi, të dashur lexues?