Sot është përvjetori i 143 i lindjes së studiuesit kroat, Milan Shuflaj.

Një ndër themeluesit e Albanologjisë, Shuflaj, dha jetën duke mbrojtur tezën e tij që shqiptarët janë pasardhësit e Ilirëve. Ai u vra nga grupimi nacionalist “Jugosllavia e Re”.

Anëtarë të organizatës së regjimit, ‘Jugosllavia e re’, nën mbrojtje mbretërore, i bënë pritë atij në prag të derës në Zagreb dhe ia thyen kafkën me një çekan, duke e mbytur atë. Më pas ia thyen banesën dhe i morën dorëshkrimin e librit të tij të tretë, ‘Codex albanicus’. Kurrë nuk u zhvilluan hetime për kriminelët. Autoritetet mohuan të kenë pasur njohuri për dorasit dhe ndaluan aktivitetet rreth funeralit të tij.

Ju pëlqen!

Milan Shuflaj lindi në Lepogllavë të Kroacisë, më 9 nëntor 1879. Në moshën 24 vjeçare ai afirmohet si studiues i përmasave evropiane. Ka botuar librat “Kufijtë e Shqipërisë në Mesjetë”, “Shqipëria Mesjetare”, Biologjia e Fiseve të Popullit Shqiptar” etj.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Shuflaj arrestohet dhe burgoset me tre vjet e gjysmë, por serbët nuk i harruan lehtësisht argumentet e tij për lashtësinë e shqiptarëve. Ai ka shkruar gati 3 mijë tituj librash e artikujsh shkencorë. Ai vritet padrejtësisht në Zagreb, më 19 shkurt 1931, pasi kishte vizituar Shqipërinë.

Jehona e vdekjes së tij u pasqyrua në të gjitha mediat e rëndësishme botërore. Për këtë reagoi edhe Albert Einstein, Josef Bajcza, Karl Fritzer, Lumo Skëndo, Faik Konica etj.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!