Bashkimi Evropian ka vendosur të pezullojë tërësisht marrëveshjen e lehtësimit të vizave Schengen me Rusinë e arritur në vitin 2007. Lajmi u konfirmua në Pragë nga shefi për politikën e jashtme të BE-së, Josep Borell pas një takimi jo formal të ministrave të jashtëm të bllokut evropian. Vendimi u mor pas debateve mes vendeve anëtare, disa prej të cilave kërkonin ndalimin e plotë të vizave Schengen për banorët rusë. Gjermania, Franca dhe Belgjika megjithatë këmbëngulën në pezullimin vetëm të marrëveshjes që lehtëson marrjen e vizave për rusët duke thënë se ndalimi i plotë ndëshkon rusët, që mund ta kundërshtojnë luftën në Ukrainë, ose duan të hyjnë në Evropë për qëllime humanitare.

Bashkimi Evropian vendosi të anulojë marrëveshjen e vitit 2007 me Rusinë përmes së cilës shtetasit rusë kishin procedura të lehtësuara për marrjen e vizave Schengen.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.