Rreth 1500 Amerikanë kanë zhvilluar një sëmundje të mushkërive kërcënuese për jetën dhe që tani po quhet “EVALI.”

Nga rreth 1500 të prekur nga sëmundja, 33 prej tyre kanë vdekur nga kjo sëmundje e mistershme.

Hulumtuesit e Shëndetit në Amerikë, janë ende të pasigurt se çka është duke e shkaktuar këtë sëmundje të quajtur “EVALI” (sëmundje e mushkërive e lidhur me përdorimin e cigareve elektronike), raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

70% e pacientëve kanë treguar se në përdorimin e kësaj cigare, po ashtu kanë shtuar edhe vaj kanabisi, ndërsa 10% e tyre kanë raportuar se ata vetëm kanë konsumuar nikotinë me cigaren elektronike.

Deri më tani kjo sëmundje i ka goditur vetëm të rinjtë, po thuajse 80% e pacientëve janë nën moshën 35 vjeç- dhe viktimat janë dukë u shtuar, konkretisht të rinjtë.

Një 13 vjeçar është bërë personi më i ri i cili ka ndërruar jetë, pikërisht nga përdorimi i cigares elektronike- kryesisht sëmundjes që po e sjell përdorimi i kësaj cigare.

Kjo sëmundje mund të prek gjithkënd, por më së shumti është duke prekur meshkujt, rreth 70% e pacientëve janë meshkuj.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...