Algoritmi me inteligjencë artificiale është zhvilluar në laboratorin e Institutit të Teknologjisë së Masaçusets.
Algoritmet dallojnë nga kollitja nëse një person është infektuar me Covid-19
Një algoritëm i zhvilluar në SHBA ka identifikuar me saktësi njerëzit të cilët janë infektuar nga Covid-19 vetëm nga mënyra e kollitjeve të tyre.

Në testimet e bëra, algoritmi pati një sukses prej 98.5% tek ata që janë rezultuar pozitiv në një test të koronavirusit. Hulumtuesit e këtij algoritmi po presin aprovimin e tij për ta shndërruar në një aplikacion.

Ata thanë se ka një diferencë të madhe në mënyrën kollitjes së njerëzve të infektuar me Covid-19. Algoritmi me inteligjencë artificiale është zhvilluar në laboratorin e Institutit të Teknologjisë së Masaçusets. Edhe universitete të tjera përfshirë Kembrixhin dhe Karnegie Mellon ka punuar në iniciativa të ngjashme.

Ju pëlqen!

Laboratori i MIT grumbulloi mbi 70,000 pjesë audio të kollitjes prej 2,500 janë që vinë nga njerëz të infektuar me Covid-19.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!