Më shumë se 100 mijë ushtarë otomanë hyjnë me forcë në Kostandinopojë, qytetin më të madh të krishtërimit dhe kryeqyteti i Perandorisë Bizantine. Mijëra të krishterë ortodoksë bien viktima të ushtarëve. Nuk është kuptuar kurrë, deri më sot, se si forcat madhështore ranë në dorë të atyre që i kishin rrethuar.

Mendohet se një portë e sigurtë drejt një burgu apo fortese, e quajtur Kerkoporta ka shërbyer si rrugë hyrje për një grusht luftëtarësh otomanë që të infiltrojnë në qytet – gjë që shkaktoi panik mes mbrojtësve. A kishin harruar ta mbyllnin?

Historiani Jack Hight dyshon për tradhëti në radhët e tyre. Sidoqë të jetë, rënia e Kostandinopojës e bën Vatikanin fuqinë kryesore të kristianizmit. Por Papa i nënvlerëson pasojat e rënies së Bizantit. Për Sulltan Mehmetin II, pushtimi i qytetit të shenjtë kristian është një shenjë nga Zoti.

Ju pëlqen!

Më tej, trupat otomane marshojnë në zemër të Europës – deri në Vienë. Rënia e Bizantit pothuaj përfundoi edhe me rënien e krishtërimit ashtu si e njohim.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.