10 shkrimtaret më të dashura të letërsisë

8 marsi nuk duhet të jetë vetëm momenti për të dhuruar lule për mamatë, bashkëshortet, të fejuarat, por edhe dita e duhur për të reflektuar për rëndësinë që gratë kanë në botë. Në letërsi janë të shumta shkrimtaret që kanë lënë shenjë me veprat e tyre në epokën kur kanë jetuar. Sipas një sondazhi, të intervistuarit kanë përzgjedhur të preferuarën e tyre.Ja një renditje me shkrimtaret më të pëlqyera nga lexuesit:

Jane Austen
Një ndër shkrimtaret më të famshme, dhe në modë, e të gjitha kohërave. Jane Austen (1775-1817) kujtohet për veprat e saj “Krenari dhe paragjykim”, “Arsye dhe ndjenja”, “Ema”. Veprat e saj janë ende një pikë referimi për gjenerata të tëra.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Charlotte Brontë
Që në fëmijëri, Charlotte krijoi së bashku me motrat Emily e Anne dhe vëllanë Branwell një botë imagjinare, ku krijonin cikle të komplikuara të historive fëmijërore.

Oriana Fallaci
Jo vetëm shkrimtare, por edhe gazetare e aktiviste, Fallaci (1929-2006) ishte e para italiane që shkoi në frontin e luftës si e dërguar speciale. Si shkrimtare, publikoi 20 romane, duke shitur rreth 20 milionë kopje në të gjithë botën. Ka shkruar artikuj të fortë dhe të guximshëm për lidhjen mes islamit dhe Perëndimit.

Emily Brontë
Poezitë e dashurisë së Emily Brontë janë romantike dhe prekëse. Shkrimtarja dhe poetja angleze, e njohur për të vetmin roman “Wuthering Heights”, është një ndër gratë më të dashura dhe të vlerësuara të letërsisë britanike. U nda nga jeta në moshë të re, 30 vjeçe, dhe poezitë e saj janë publikuar nga e motra, Charlotte.

Isabel Allende
E lindur në Kili, në vitin 1942, është padyshim një ndër shkrimtaret latino-amerikane më të vlerësuara të të gjitha kohërave. Romanet e saj kishin shpesh tema autobiografike, si “Shtëpia e shpirtrave”, i adaptuar në film me Meryl Steep e Jeremy Iron.

JK Rowling
Ka shkruar që fëmijë dhe gjithnjë ka dashur të ishte një shkrimtare. Frymëzimi për “Harry Potter” i erdhi shumë vite më parë në një tren nga Mançesteri për në Londër. Një sagë që ka bërë të ëndërrojnë miliona lexues në të gjithë botën. Aventurat e Rowling shënuan një kthesë në letërsinë për fëmijë, ndër vite janë në krye të klasifikimit të bestsellerëve ndërkombëtarë dhe kanë marrë shumë çmime letrare.

Susanna Tamaro
Shkrimtarja italiane është e njohur për romanin “Shko atje ku të shpie zemra”, i vitit 1994, që ka shitur rreth 15 milionë kopje në të gjithë botën. Është adaptuar edhe në film, me protagoniste Margherita Buy e Virna Lisi. Në vitin 2011, libri u bë pjesë e 150 më të mëdhenjve që kanë shkruar historinë e Italisë.

Agatha Christie
Është mbretëresha e librave të verdhë. Personazhet e Hercule Poirot dhe Miss Marple janë ikona me famë botërore, aq sa është bërë shkrimtarja e dytë angleze më e përkthyer në botë, pas William Shakespeare.
E. Qose /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...