Fondi i dokumentave të komunitetit hebre në Shqipëri mbi 10 mijë dokumente, ruhet në Arkivin e Shtetit. Drejtori i këtij institucioni Armando Boçe në një intervistë për “Abc News”, thotë se ne fillim të vitit 2020 nis puna për ndërtimin e muzeut hebre në Vlorë.

Në arkivin e shtetit gjinden mbi 10.000 dokumenta që dëshmojnë mikpritjen dhe mbrojtjen e hebrenjve në Shqipëri, ku miliona hebrenj zhdukeshin nëpër kampet e përqendrimit në Europë. Drejtori I arkivit të shtetit Armando Boce thotë se në Shqipëri u strehuan deri në fund të Luftës II Botërore të paktën 2750 hebrenj. Shtrirja gjeografike sipas tij është thuajse në gjithë shqipërinë.

“Kufiri kohor është midis shekullit të 18 dhe mesin e viteve ’50 të shekullit të 20. Është një sasi e konsiderueshme, por po themi që numrin më të madh të dokumenteve e përmbajnë mesi i viteve ’30 deri në përfundim të luftës”, shprehet ai.

Ju pëlqen!

Arkivi i Shtetit sipas Boce është pjesë e grupit të punës , për ndërtimin e muzeut të hebrenjve në Vlorë.

Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave ka nisur dixhitalizimin e fondit arkivor te Komunitetit hebre në Shqipëri. Fondi konsiston ne 10.000 dokumente Marreveshja e bashkepunimit u nënshkrua mes Ardit Bido, drejtori i Pergjithshem i Arkives se Shtetit dhe Joel Kaplanit kryerabinit te Shqiperise, i cili vlerëson besën e shqiptarëve si unike në botë.

Ajo çfarë të bën përshtypje mes këtyre dokumentave , ka edhe nga ata klerikë siç ishte Dom Shtjefen Kurti i cili i ka pagëzuar në katolik ë, per t’i shpëtuar nga Gjermani.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.