Është normale dhe madje e shëndetshme që vëllezërit dhe motrat të zihen, por është gjithashtu e rëndësishme që ata të jenë në gjendje të zgjidhin konfliktet e tyre. Ka shumë gjëra të thjeshta që prindërit mund të bëjnë për t’i ndihmuar fëmijët e tyre të ndalojnë së “luftuari” me njëri-tjetrin dhe madje t’i mësojnë ata t’i zgjidhin vetë problemet.

Ne duam t’ju ndihmojmë që t’u jepni fund zënkave, veçanërisht midis vëllezërve dhe motrave, kështu që ne po ndajmë me ju një listë të këshillave që prindërit mund të përdorin për t’i ndihmuar fëmijët e tyre t’i japin fund mosmarrëveshjeve mes tyre.

Tregojuni role modele fëmijëve tuaj.

Disa nga karakteret e filmave vizatimorë dhe personazhet e librave të fëmijëve tuaj ndeshin në konflikte gjatë gjithë kohës, veçanërisht me vëllezërit dhe motrat e tyre. Nëse vajzat e tuaja fillojnë të zihen, kujtojuni atyre se si Hirushja i fali motrat e saj në fund të tregimit ose se si Harry Potter përfundimisht bëri paqe me kushëririn e tij Dudley në librat origjinalë.

Sigurohuni që fëmijët tuaj të jenë gjithashtu të ekspozuar ndaj historive që përfshijnë zgjidhjen e konflikteve, faljen dhe rëndësinë e familjes.

Krijoni një kuti për “dënimet”

Nëse i kapni fëmijët tuaj duke u zënë me njëri-tjetrin, mund t’i kërkoni që secili të paguajë një “gjobë” të vogël në kavanoz. Nëse fëmijët tuaj nuk kanë me të vërtetë para për të vendosur, mbushni një kavanoz me copa letre në të cilat të shkruhen disa punë që mund të bëhen rreth shtëpisë. Çdo ide mund të ndihmojë për të mos lejuar që ata të zihen me njëri-tjetrin.

Thojini fëmijëve të shkruajnë një letër

Pasi fëmijët tuaj fillojnë të zihen, thojini atyre që të ulen dhe të shkruajnë në një letër se çfarë ndjejnë. Kjo u lejon fëmijëve të njohin ndjenjat e tyre dhe të mos ndihen të mbikqyrur, por gjithashtu ndihmon në qetësimin e situatës, madje i ndihmon ata të kuptojnë se mund të jenë duke u zënë për diçka të vogël. Më mirë akoma, nëse fëmijëve nuk ju pëlqen të shkruajnë, kjo do t’i bëjë zënkat shumë më pak joshëse.

Kaloni një “copë herë” me secilin fëmijë

Duke bërë gjëra të veçanta me secilin nga fëmijët tuaj individualisht mund të duket sikur mund t’i bëjë ata xhelozë, por ka përfitimet e veta. Për aq kohë sa fëmijët marrin vëmendje të barabartë, kjo u tregon atyre se ata vlerësohen dhe nuk janë thjesht të grumbulluar bashkë nga prindërit e tyre … dhe nuk kanë pse të luftojnë për të rënë në sy.

Gjithashtu u jep fëmijëve një distancë të shëndetshme. Vetëm sigurohuni që secili fëmijë të marrë një vëmendje të barabartë.

Këshilloni fëmijët tuaj t’u dalin zot njëri-tjetrit … dhe vetes.

Kur mbrojnë njërin nga vëllezërit apo motrat mund të bëje që të duket sikur e kanë një një të preferuar, gjë që mund të bëjë që tensionet të keqësohen. Përkundrazi, stërvitini fëmijët tuaj t’i zgjidhin vetë problemet ose të paktën të shprehin nevojat e tyre me njëri-tjetrin.

Ndihmojini ata të zgjidhin një problem së bashku.

Nëse fëmijët tuaj janë duke u zënë, jepuni diçka që të bëjnë me njëri-tjetrin, si për shembull një puzzle. Kur ta zgjidhin, jepuni atyre që të zgjidhin një enigmë më të vështirë. Kjo i mëson ata të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të mbështeten tek njëri-tjetri.

Lërini të kalojnë kohë jasht shtëpisë.

Ka kohë dhe vend për gjithçka, kështu që tregojuni fëmijëve tuaj që brenda shtëpisë nuk është vendi për t’u zënë ose për të bërtitur. Kjo gjithashtu u jep fëmijëve tuaj mundësinë për t’u çliruar në një farë mënyre. Në fund të fundit, i ndihmon ata të ndalojnë zakonin e të luftuarit.

Planifikoni pushime.

Mundësitë për t’i afruar më shumë janë të rëndësishme për t’i bërë fëmijët tuaj të shoqërohen me njëri-tjetrin, veçanërisht kur u jep atyre një pushim nga grupet e tjera shoqërore. Nuk ka pse të jetë ndonjë gjë e mahnitëse. Thjesht dërgojini fëmijët tuaj që bëjnë kamping një fundjavë ose bëni një udhëtim tek kopshti zoologjik.

Shikojini kur sillen mirë

Mos u kushtoni vëmendje fëmijëve tuaj vetëm kur bëjnë gabime, komentojini ata dhe shpërblejini kur i shihni se po shkojnë mirë me njëri-tjetrin. Mbështetja për veprimet e mira është po aq e rëndësishme sa edhe qortimi për gabimet e bëra.

Jepuni fëmijëve tuaj pak perspektivë.

Thojuni fëmijëve tuaj që të mendojnë gjërat në tërësi. Pyesni ata nëse problemet e tyre me njëri-tjetrin janë të vogla, të mesme ose të mëdha. Ndërsa ata mendojnë se këto, ata mund të kuptojnë se po i zmadhojnë gjërat pa arsye. Kjo gjithashtu i ndihmon ata të mendojnë për mënyra për t’i zgjidhur gjërat.

Bonus: A është mirë që vëllezërit dhe motrat të zihen?

Fëmijët kanë janë zënë gjithmonë me njëri-tjetrin që në kohët e para, por a mund të jetë kjo ndonjëherë diçka e mirë? Marian Edelman Borden, autore e një libri udhëzues për prindërit me fëmijë, mendon se një luftë e vogël është e shëndetshme dhe i ndihmon fëmijët në planin afatgjatë pasi ai i mëson ata se si “kompromentojnë dhe bashkëpunojnë” kur futen në një konflikt.

Në fund të fundit, është e rëndësishme që fëmijët të marrin mësime si të zgjidhin problemet e tyre duke përdorur fjalët në vend që të futen në përleshje fizike, të shprehin veten dhe mendimet e tyre, dhe në fund të fundit të vlerësojnë sa me fat janë ata që kanë edhe një motër ose vëlla. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]