10 këshilla si të zbulosh lajmet e rreme

MekuliPress ju sjellë 10 këshilla profesionale që do ju ndihmojnë të zbuloni lajmet e rreme. Të zbulosh nëse një lajm është i vërtetë apo i rremë ka rëndësi të madhe, veçanërisht kur bëhet fjalë për lajmet (jo vetëm online) që kanë vërshuar hapsirën tonë shqiptare.

Përmbajtja e lajmit shqip me gënjeshtra është bërë një realitet i ynë i hidhur. Janë me qindra portale, radio, televizione, gazeta, dhe media sociale në përgjithësi, që po krijojnë lajme, tregime e histori të rreme ose të shtrembëruara për përfitime personale ekonomike ose gjeo-politike, shkruan MekuliPress.

Paçka është e dobishme për konsumuesit e lajmit që të jenë të vëmendshëm, të matur, të kenë një sy kritik dhe të provojnë të zbulojnë lajmet e rreme ose mashtruese.

Ja 10 këshillat që do ju ndihmojnë të zbuloni lajmet e rreme:

1. Kujdes nga lajmet ose tregimet që nuk kanë kuptim

Një nga shenjat kryesore të lajmit të rrejshëm është se historitë janë shumë të pakapshme, jologjike dhe thuaja përrallore.

2 Kontrolloni emrin e faqes/medias që e publikoi lajmin

Emrat e faqeve (të panjohura) që botojnë lajme janë shpesh një shenjë se lajmet mund të jenë të rreme.

3 Kujdes nga adresat e falsifikuara të internetit

Disa portale mund të përpiqen të imitojnë nyjet e lajmeve të vërteta me URL që duken të ngjashme por që kanë dallime të vogla në shkronja.

4. Shikoni për titujt që nuk përputhen me përmbajtjen e lajmit

Sigurohuni që titulli dhe përmbajtja e lajmit të përputhen. Faqet e lajmeve të rreme shpesh kanë tituj me SHKRONJA TË MËDHA që kapin vëmendjen e lexuesit me pretendime shumë emocionale. Pra, janë tituj të cilat fare nuk përputhen me brendësinë e tekstit që vijon.

5 Kontrolloni datën

Shikoni për datat e dyshimta. Lajmet e rreme shpesh përfshijnë afate kohore të cilat nuk kanë kuptim, ose përmbajnë data të gabuara për ngjarjet e vërtetuara. Për shembull, fotografitë që pretendojnë të jenë nga sulmet terroriste të vitit 2016 në Bruksel ishin në të vërtetë fotografi nga një sulm i vitit 2011 në Moskë.

6. Shikoni për drejtshkrimin dhe për gabimet të pazakonta gjuhësore

Shpesh, treguesi se lajmi është i rremë është se lajmi është i cilësisë së ulët, me gabime drejtshkrimore dhe me përdorim të shpeshtë shkronjave të mëdha.

7 Jini të kujdesshëm ndaj titujve që përpiqen të provokojnë konflikte dhe tensione

Titujt që kërkojnë të provokojnë tensione dhe konflikte janë një tregues i lajmit të rremë. Nuk ka rëndësi se në cilën anë jeni, qëllimi i lajmit të rremë është që, shpesh, të ndërsyjnë dy grupe dhe të ushqejë paragjykimet dhe konfliktet ndërmjet grupeve të ndryshme të shoqërisë.

8. Shikoni nëse lajmi është i shpërndarë nga llogari e rreme në mediat sociale
Lajmet e rremme për Lëvizjen Vetëvendosje, u lansuan, përpos nga televizionet, edhe nga llogari të rreme nëpër mediat sociale, me qëllim që kjo opozitë të etiketohej si “komuniste”, “antiamerikane”, “islamiste” e “terroriste”.

9 Ka mundësi që lajmi të jetë shaka?
Hulumto nëse lajmi është satirë. Sot satira është mjet efikas për të fshikulluar dukuritë negative në shoqëri.

10 Kontrollo burimin e lajmit nëse nuk jeni i sigurt. Kontrolloni së paku dy a tri herë burimin e lajmit.

Lajmet e rreme shpesh do të shfaqen vetëm në një faqe apo në nje medium, kështu që nëse nuk jeni të sigurtë, kontrolloni dy a tri herë burimin e lajmit. Kush është autori i shkrimit/lajmit? A është autori i besueshëm?

Veçanërisht para fushatave parazgjedhore dhe kur është fjala për këshilla për shëndetin ose vendimet e tjera të jetës, përdorni gjithmonë një burim të besueshëm./MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
[wpedon id=16879]