Është pija më e njohur në botë, por me siguri të dhënat të cilat do t`i hasni më poshtë për Coca Cola-an kurrë nuk i keni dëgjuar.

-Në vitin e parë Coca Cola ka shitur vetëm 25 shishe, por megjithatë ka vazhduar prodhimin.

-Kompania pretendon se vetëm dy njerëz në botë e dijnë recetën e saj, ndërsa lidhur me këtë qarkullon dhe miti se ata nuk lejohen të udhëtojnë bashkw me avion nga frika e ndonjë aksidenti të mundshëm fatal.

Ju pëlqen!

-Shija e Cola-s në Shtetet e Bashkuara është disi e ndryshme nga ajo në pjesën tjetër të botës.

-Vetëm dy vende në planet nuk shesin Coca Cola: Kuba dhe Koreja e Veriut.

-Kompania Coca Cola prodhon aq shumë pije të ndryshme, saqë nëse provoni nga një për çdo ditë, do t’ju nevojiten nëntë vite për t`i provuar të gjitha.

-Po të mos i shtohet ngjyrë, Coca Cola do të jetë e gjelbër.

-Cola ka nxjerë në treg produktin “Coke Zero” sepse “Diet Coke” lidhej ekskluzivisht me femrat.

-Baba Dimri ashtu siç e njohim sot, është krijuar në fakt nga Coca Cola.

-Keni problem me xhama të ngrirë në makinë? Hidhni pak Coca Cola mbi qelq dhe në pak minuta do të shkrihen.

-94% e të anketuarve nëpër botë e njohin logon Coca-Cola.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.