Njerëzit po çojnë drejt zhdukjes thuajse 1 milion specie bimore dhe shtazore. Sipas një raporti të OKB-së shkatërrimi që po i bëhet tokës, detit dhe qiellit, po ecën me ritme të mëdha, të paparashikuara më parë. Nevoja për tu ushqyer dhe nevoja për energji janë ndikuesit kryesorë.

Në raportin prej 1800 faqesh thuhet se 50 vitet e fundit kanë sjellë zhdukjen e një numri masiv të  gjallesave. Sipas studimit, kjo gjë mund të parandalohet, por do të duhet një ndryshim rrënjësor në mënyrën sesi njerëzit ndërveprojnë me natyrën.

Qytetet janë zgjeruar me shpejtësi dhe zonat urbane janë dyfishuar që nga viti 1992. Midis viteve  1980 dhe 2000, mbi 100 milionë hektarë pyje tropikale janë zhdukur,  kryesisht nga fermat e bagëtive në Amerikën e Jugut dhe plantacionet e vajit të palmës në Azinë Juglindore.

Ju pëlqen!

Bazuar tek raporti, rreth 25% e kafshëve dhe bimëve po kërcënohen nga veprimtaria njerëzore. Nëse do të vazhdojmë me ritme të tilla, brenda një dekade, 1 milion specie do të përballen me zhdukjen, një shkallë shkatërrimi dhjetëra qindra herë më e lartë se mesatarja gjatë 10 milionë viteve të fundit. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!