Dy krerët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës, Skënder Gjinushi dhe Mehmet Kraja shpallën zyrtarisht redaksitë qendrore për Enciklopedinë Shqiptare. 1000 studiues nga hapësira mbarë shqiptare, nga fusha të ndryshme janë të angazhuar për projektin madhor.

“200 personalitete të lartë do të jenë të përfshirë në redaksi. Pranë tyre do të kenë hartues të zërave të veçantë dhe për fjalorin janë angazhuar rreth 500. Është e thjeshtë se pranë 100 anëtarëve në redaksi do të kenë rreth 400 hartues.“, tha Gjinushi.

Në këtë botim do të përmblidhen kërkimet që nga origjina, historia , gjuha dhe zakonet e shqiptarëve. Synimi sipas Krajës është krijimi i një enciklopedie larg polemikave. “Ajo që është e verifikuar si dije ajo do të kalojë. Do të jenë të gjitha nga origjina, historia, gjuha, letërsia, kultura. Nuk mendojmë se do të bëjmë një enciklopedi të dobët dhe që përfshihet në polemika”, tha Kraja.

Ju pëlqen!

Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe ajo Kosovës në janar të 2023, do të nisin punën konkrete për projektin madhor të shkrimit të Enciklopedisë Shqiptare. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut puna u ndërpre në 2009, pasi kishte shtrembërime për origjinen dhe historinë e shqiptarëve. Të njëjtën politikë ndoqi edhe Mali i Zi. /abcnews.al/ MekuliPress/

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!