COSTA BE TOMORI DE USA

BARBARITË GREKE NË SHQIPËRI

Parathënje

Të Dashur Këndonjës !

Atdheu tonë, Shqipërija e dashur, rojtur 500 vjet në tirani, nënë bajonetën e Turqisë, Flamurin tonë , i nderçim, dhe madhështor, i cili kur rontej Mbreti tonë Skënder Beu dërmoj heshtrat e Turqisë me 27 luftëra, më së fundi Turqia gjeti rastin ta groposnjë, pas vdekjes të ati mbret trim dhe kalorës i cili mbrojti nderin e Shqipërisë gjer në orën e fundit. 

Dhe kështu që më 1400, më 1913, Shqipëria rojti nënë zgjedhën e Turqisë e cila na ndëroj të tëra zakonet tona. Na ndahu në dy parti: Myslymanë dhe të Kërshterë, na futi më një armiqësi të madhe midis të Krështerëve dhe Myslymanëve. Myslimanët Shqiptarë duke u verbuar nga lavdija që u dha Turqia, harruan atdhen’e tyre dhe punonin vetëm për nderin e Turqisë, duke shtypur popullin i cili i dërmuar dhe i shkelur nga këta tiranë, u shtrëngua të kërkojë një mprojtje të cilën nuk ju kurzye t’ia japë Kleri Grek. 

Kleri Grek duke përzjerë fenë me kombësi, gjeti një rast të mirë, për të pagëzuar për së dyti Shqipëtarët duke dhënë emërin Grek, se kështu ka thënë Zoti Krisht. (Që ç’do orthodhoks është Grekë!). Pushtuan pra të Krështerët me anën e kishave dhe të skollave.

Të Krështerët Shqiptarë, duke u gjendur nga njëra anë nënë bajonetën e Turqisë, dhe nga ana tjatër si vëllezërit e tyre të djeshmit Myslymanët Shqiptarë duke nvarur pallën e Sulltan Muratit në qafë, po tregonëshin jo si Shqiptarë, po si kur qenë vet ata të ardhur prej Anadolli dhe zapëtuan Shqipërinë duke quajtur të Krështerët Shqipëtarë si robër. Kështu pra dhe të Krështerët Shqiptarë, duke u gjendur në mes të këtyre dy zjareve pushtuan verbërisht rasën e Klerit Grek, dhe çdo fjalë që deltej nga gojë e tyre qe e bërë ndër këta.

Ch’do njeri pra kur heth’ një farë në dhe vete me shpresë, që ajo farë do të mbinjë, do të ritet, dhe kur të arihet do të shihonjë pemët e saj. Kështu pra këtë farrë që u mbuall prej 5 shekujsh mbi kuris të Shqiptarëve, sot ardhi koha për të korrur. Farra azdis si kriza mbi kurriz të Shqipëtarëve, dhe Shqipëtarët duke pandehur se kjo farë krisje një ditë do t’i nxirtej në lumtësi, po i shërbenin me ç’do farë mënyrë për të mos humbur lumtësin’ e tyre.

Më 1912 Shtetet e Ballkanit u bashkuan tok edhe dekllaruan luftë kundra Turqisë, të cilën e dërmuan.

Në këtë luftë, Shqipëria u shkel, prej Greqisë, Sërbisë dhe Malit’ Zi. Përveç Vlorës dhe Beratit të cilat nuk’u shkelë.

Të dyja Imperatoritë fqinjë të Shqipërisë, Austria me Italinë duk me patur interesat e tyre, kur panë se më shuma tok’e Shqipërisë u shkel prej shteteve Ballkanit, nuk’ u mënuan por thirrë Ismail Qemalin dhe e këshilluan që të vintej në Vlorë dhe të dekllaronte Indipedencën e Shqipërisë.

Ismail Qemali pas këshillës që i dhanë u ngrit dhe vate në Vlorë më 7-të Vjeshtës së tretë dhe dekllaroj Indipedencën dhe ngriti Flamurin e Shqipërisë. Pastaj filloj dhe një Guvernë provizore që të Qeveriseshin ato vise të pa shkelura të Shqipërisë gjer sa t’i jepnin funt çështjes Shqiptare Fuqit’e mbëdha. Kur u mbarua Lufta Ballkanike, Fuqit’e mbëdha bënë një Konferencë në London për fatin e viseve që u shkelë prej Shteteve Ballkanit.

Djelmuria Shqipëtare të mërguar nga Atdheu në Amerikë, Misir, Vllahi, Bullgari e gjetkë, duke me rojtur në atmosferë të paqme u përmëntnë shumë shpejt nga gjumi i pa përmendur që i kishte vënë propoganda e huaj. Kupëtuam se çdo njeri në këtë botë që krioj Zoti ju dha nga një gjuhë të cilën s’ka të drejtë njeri që ta ndallonjë. Kështu pra edhe neve si Komp nga ata më të vjetërit në Ballkan duhet të rojmë të lirë, me gjuhën tonë të bukur, në atdhenë tonë të dashur, me zakonet tona të larta. Edhe për të fituar këto, djemt’e Shqipërisë që ronin lark atdheut po përpiqeshin me gjithë fuqin’e tyre, me shoqërira, me protestime ndë Fuqitë e mbëdha, me telegrame në Konferencë të Londonit, ku ju luteshin që të mos na hithnin në nonjë zgjedhje tjatër, po të na jepnin lirinë tonë. Mundimet e gjithë Shqiptarëve nacionalistë nuk u vate kot, se në këtë konferencë Fuqit e mbëdha përfunduanë që Shqipëria duhet të ronjë e lirë, nënëshkruan rojtjen e Shqipërisë si një shtet i ri në Ballkan me kufi që do të bisedoheshin prapë në këtë Konferencë. Gjithë kjo Konferencë që vazhdoi 5 muaj ndau kufijtë e Shqipërisë të cilat janë këto që nga Korça në mest të urave edhe deltej në anën e Adriatikut në stillo. Përmblodhë këto qytete të Toskërisë: Korçën, Kolonjën, Leskovikun, Përmetin, Ginokastrën, Delvinën edhe Sarandën.

Për të ndarë vijat strategjike, vendosnë që të dërgojnë një Komision Internacional i cili me të mbaruar Konferenca u nis për në Shqipëri. Guverna Greke kur mësoj që Komisioni u nis për në Shqipëri për të ndarë viset zuri nga dhelpëritë, dha urdhër që trupat vullnetare që kish filluar me pahir të merrnin armët edhe të sheshitnin në për rugat e qytetit duke kënduar këngë Greqisht, ç’do njeri që sdinte greqisht të mos të deltej jashtë po të rinin mbyllur sa të shkontej komisioni. Në për rugat, në për portat kishin vënë nga një tabellë Frëngjisht dhe Greqisht ku thoshtej, bashkim me Greqinë ose vdekje. Po Komisioni ardhi i pa të gjitha po s’u a vari torbën. Bënë urdhërin që kishin, ndanë vijat, edhe shkuan. Pastaj ardhi çështja e mbretit, cilin ta dërgonin për fronin e Shqipërisë. Dhëndurë për fronin e Shqipërisë dullë një duzinë, po Fuqit’e Mëdha zgjodhën mbret për fronin e Shqipërisë prej Oborrit Gjerman, Prince Vilhem de Ëeid, Princesha Sofia dhe trashëgimtar’i fronit të cilin e quajtën Skënder Be. Kështu pra mbret i Shqipërisë vuri Kurorën e Skënder Beut dhe u nis për në fron të Shqipërisë, që i u përgatit në Durrës.

Gëzimi që patnë Shqiptarët e kulluar, nuku tregohet, bota ju dukej se qe e tyre, derthnin lot gasmorë, dhe përhironin Zotin që i vlerësoi të shikojnë Shqipërin e lirë, me mbret dhe mbretëreshë, dhe flamurin e groposur prej 500 vjet të valontej ndë gjithë viset e Shqipërisë.

Po ky gaz nuku mbajti shumë kohë, kjo liri na u duk si një ëndër e mirë që shikon njeriu natën, dhe kur zgjohet në mëngjes hidhërohet se i umbi të gjitha ato që pa natën e shkuar dhe është ajy që qe më parë. Kështu pra o të dashur këndonjës thirrja jonë na erdhi si ëndër dhe ëndër me përfundim tragjik se Shqipëria në vënt që ti shionjë pemët e lirisë u bë kasapanë të fëmijve të saj!…. Ch’do bari, ç’do lule, ç’do pyll, dhe ç’do mal u vaditnë me gjak prej grash, foshnja dhe burra që u masakruan prej armikut e Shqipërisë, prej Grekërve barbarë. Këtë librë që u jap sot Shqipëtarëve, për shkruan mjerimet e Shqipërisë jugës dhe shkakëtarët e këtyre janë këta.

(1). Fuqit’e mbëdha që krijuan një shtet me qëllim që të vdesë para se të lindet. Fuqitë e mbëdha po të donin me të vërtetë që të rontej Shteti Shqiptar do të bënin këto plane : Shqipëtarët (shumica e Shqipërisë) si një komp i pa ditur, një komp i rritur nënë bajonetën e Turqisë barbare, si një komp i rritur me propoganda të huaja që punonin dhe punojnë vetëm për botë dhe nuku kanë arirë në atë shkallë që të jenë dhe ata një komp si çdo komp tjatër në këtë botë. Natyrisht po të lesh fatin e një shteti ndër duart e këtyre që s’kanë njohur edhe veten e tyre, do të ç’katërrohet. Fuqitë e mbëdha pra duhej të dërgonin bashkë me organizatorët e xhandarmërisë Shqipëtare dhe një ushtri të vogël internacionale që të merrnin fren’e qeverisë Shqipëtare për pak kohë gjer sa të rregullonin pak shtetin. Pastaj t’i dorëzonin fren’e qeverisë mbretit të Shqipërisë. Po Fuqit’e mbëdha jo vetëm nuk i bënë këto, po dhe ca prej tyre me anën e përfaqësonjësve që kishin dërguar në Shqipëri nuku lanë gjë pa përdorur që të përmbysnin këtë shtet.

(2). Qeveria e Ismail Qemalit e cila në vent që të përkujdesej për organizimin e një xhandërmarije, ose një trupi ushtarak për sigurimin e shtetit Shqiptar, u muar me çështjen e kondicjonëvet historike të bankës e të tramvejve.

(3). Tradhëtor’i Shqipërisë Esat Toptani, i cili kur se Shqipërija zuri të lulëzonte, ky efiaet bëri një part kundra Shqipërisë dhe mbretit. Dekllaroj luftë që të përmbysë Fronin e atdheut të tij, të vriten vëlla me vëlla, edhe i të gjitha mjerimeve që u bënë në Shqipëri.

(4). Shqipëtarëve të vetë quajtur nacionalistë, agallarë e bejlerë, të cilët, kur se u bë Shqipëria shtet më vete, nuk e aruan zakon’e Turqisë, punuan vetëm për xhepin e tyre dhe shitnë atdhenë për një vezë të kuqe.

(5). Shqiptarët grekomanë të Shqipërisë së jugës, po unë në këtë librë flas vetëm për Grekërit dhe për Shqipëtarët Grekomanë, me anën e kësaj libre nuk desha të shtonj armiqësinë midis Shqipëtarëve dhe Grekërve, se këto mjerime do tu duken si ëndra, si përhalla o të dashur këndonjës, po janë të vërteta edhe më të shumta se ato se sa kam shkruar, se ati im më hodhi atje, dhe t’i shikoj me syt’e mija! …….edhe jam dëshmor, në këtë botë, edhe në të jetë përpara Zotit.

Shqiptarë, edhe juve djemtë tanë bres pas bresi kur të zini në gojë fjalën Grek mos harroni therrjet, djegiet dhe çnderimet.

Me nder 

KOSTA PAPPA TOMORRI

Brockton, Mass, 1 Maj, 1917

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]