??? ??? është çështje ????????

Po e përdorin krizën që, duke mashtruar në emër të Amerikës, të realizojnë planin e Vuçiqit dhe të garantojnë paprekshmërinë e të korruptuarve.

Ka sinkron të plotë mes Thaçit dhe Vuçiqit. Të dy kanë nisur një fushatë sharjesh kundër Bashkimit Evropian në të njëjtën kohë. Po ashtu, me rastin e Covid-19, Vuçiqi ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, të njëjtën po kërkon edhe Thaçi.

Ju pëlqen!

Imagjinoni, as Italia e prekur rëndë nuk ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, por vetëm gjendje të emergjencës shëndetësore të cilën prej disa ditësh e ka shpallur në Kosovë edhe qeveria Kurti. Sot Gjermania lajmëroi se në skenarin më të keq, ushtria do të dalë në ndihmë vetëm nëse do të përfundojnë resurset e institucioneve civile. Ndërsa Kosova, e cila në dy ditët e fundit nuk e ka asnjë rast të ri, dhe ku ende policia nuk ka patur nevojë të angazhohet në kapacitet maksimal, sipas Thaçit duhet të përdorë ushtrinë?

Thaçi nuk ka hallin e pandemisë, por vetëm hallin e skenarit të Vuçiqit, që ai e mbështet. Të gjithë të korruptuarit janë mbledhur rreth tij, kundër qeverisë së parë që nisi ta luftojë korrupsionin. Ata janë gati ta pranojnë marrëveshjen Thaçi-Vuçiq, me kusht që atyre të mos u preket hajnia, klientela, shteti i kapur. Edhe Ramushi që u shit trim, ia dha nënshkrimet mocionit i cili sipas LDK-së në thelb ka kërkesën për heqjen e tarifës pa reciprocitet.

Kur të gjithë të korruptuarit, pa dallim partie e prejardhjeje, janë mbledhur rreth Thaçit, duke e dërguar Kosovën në katastrofë, siç tha sot europarlamentarja Von Cramon, atëherë të gjithë ata që janë të ndershëm duhet të bashkohen, pa dallime politike, për ta shpëtuar Kosovën nga katastrofa.

Heqja e një qeverie kompetente, e cila ka marrë lavdërime prej të gjithëve, dhe rikthimi i banditëve, është një gjë e papranueshme në kushtet e krizës globale që po përjetojmë. Qeveria duhet lënë rehat të vazhdojë punën e saj të mirë, të paktën deri kur të kalojë kriza shëndetësore.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!