VENDI
GAFURR ADILI : PER MBAJTJEN E KUVENDIT MBAREKOMBETAR,QE ESHTE DOMOSDOSHMERI E KOHES,KERKOHET PUNE DHE VEPRIME KONKRET....!
Vellezer e motra te idealit kombetar shqiptar ! Mbledhja Parakuvendore e Kuvendit Mbarekombetar, e zhvilluar me 14 dhe 15 qershor 2008, punimet e saj i perfundoi me sukses te plote, por per te arrijtur qellimimin final,qe eshte mbajtja me sukses te plote te Kuvendit Mbarekombetar, para festave te Nentorit 2008,kerkohet angazhimi maksimal, jo vetem i 37 anetareve te Keshillit Organizativ te Kuvendit Mbarekombetar,te kryesuar nga Kryesi
Qendrore e Keshillit Organizativ te Kuvendit Mbarekombetar, me kete perberje:
1. Kryetar, Gjeneral (ne rezerve) Kudusi LAMA, nga Kukesi ne Tirane;
2. Zv. Kryetar, Prof. Dr. Hulusi HAKO, nga Delvina ne Tirane;
3. Zv. Kryetar, Kolonel (ne rezerve) Sejdi VESELI, nga Prishtina ne Prishtine;
4. Zv. Kryetare, Kolonel (ne rezerve) Shyhrete GOSALCI, nga Prishtina ne Prishtine; dhe
5. Sekretar i Pergjithshem, Mr. Gafurr ADILI, nga Kercova ne Tirane;
Dhe te 7 (shtate) komisioneve per pergaditjen e Kuvendit Mbarekombetar,te zgjedhura ne Mbledhjen e Pare te Keshillit Organizativ te KuvenditMbarekombetar, me 15 qershor 2008, dhe te publikuara edhe permes Komunikates Publike Nr. 2 te Keshillit Organizativ te Kuvendit Mbarekombetar, por edhe te mbi 200 pjesmarresve ne kete Mbledhje Parakuvendore te Kuvendit Mbarekombetar, nga te gjithatrevat Etnike te Shqiperise Natyrale dhe diaspora Shqiptare, si dhe te te gjithe atdhetareve shqiptare, kudo qeata ndodhen, ne trevat etnike shqiptare te Shqiperise apo edhe ne diasporen atdhetare shqiptare. Pra, per mbajtjen me sukses te plote te Kuvendit Mbarekombetar, qe eshte domosdoshmeri e kohes,kerkohet pune dhe veprime konkrete....!
Me pershendetje atdhetare shqiptare ! Sekretari i Pergjithshem i Keshillit Organizativ te Kuvendit Mbarekombetar, Mr. Gafurr ADILI.
Tirane, 24 Qershor 2008.
Në 130 – Vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit:
“MBLIDHEN LULET NË NJË DOVLET”
Për ngjarjen e madhe historike të popullit shqiptar, të njohur si “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, të mbajtur më datën 10 Qershor 1878, në Prizren, ngjarje kjo që sivjet shënon 130 – Vjetorin e saj, është folur dhe shkruar shumë. Krahas historianëve dhe studiuesve të lëmenjve të ndryshëm, edhe krijuesit muzikorë, rapsodët dhe këngëtarët popullor, asnjëherë nuk e lan anash këtë ngjarje, duke i thurë vargje dhe melodi shumë të bukura, të cilat jetuan, jetojnë dhe do të jetojnë së bashku me mbarë popullin shqiptar.
Në mesin e shumë këngëve që iu thurën dhe iu kënduan “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” brenda këtyre 130 viteve të shkuara, pa dyshim se njëra ndër këngët më të vjetra dhe më të fuqishme artistike, është kënga shumë e njohur me titull:”Mblidhen lulet në një dovlet”.
Për këtë këngë, të cilën e di dhe e këndon gati secili këngëtar shqiptar, pak kush do ta ketë ditë dhe kuptuar se kjo është një ndër këngët tona më të fuqishme patriotike, me tekst dhe melodi shumë të fuqishme artistike. Fatkeqësisht , shumica e interpretove të kësaj kënge dhe pjesa dërmuese e konsumuesve të saj, gjithmonë e kanë konsideruar dhe trajtuar si “Këngë ashikërie ”, apo si “Këngë dashurie”! Por, asnjëra, as tjetra nuk kanë bazë të qëndrueshme.
Po qe se e analizojmë këtë këngë kaq të bukur , e cila pa dyshim është njëra ndër perlat më të çmuara të muzikës sonë tradicionale popullore, në radhë të parë do të konstatojmë se tekstin e kësaj kënge, do ta ketë shkruar ndonjëri prej poetëve tanë më të shquar të Rilindjes Kombëtare, i cili do të ketë qenë mjeshtër i dëshmuar i penës dhe fjalës së shkruar artistike.
Në anën tjetër, po qe se e analizojmë melodinë dhe ritmin e kompozuar të kësaj kënge, atëherë shumë shpejt do të bindemi se këtu nuk kemi të bëjmë me ndonjë krijues amator, apo autodidakt popullor, nga se vet konstrukti dhe forma e melodisë së saj na bënë të kuptojmë se melodinë e kësaj kënge e ka kompozuar ndonjë mjeshtër i madh dhe njohës shumë i mirë i muzikës artistike.
Koha kur është thurur, kompozuar dhe kënduar kjo këngë, flet për një censurë të egër nga ana e pushtetarëve okupator osman, të cilët nuk e lenin madje as këngën shqipe që të marrë frymë lirisht, të jehojë fuqishëm dhe të marri udhë pa frikë e pa dhunë!
Nga këto rrethana të njohura historike, sikur edhe shumë krijues të tjerë , si krijuesi i këtyre vargjeve të fuqishme artistike e poetike, ashtu edhe kompozuesi i melodisë së kësaj kënge kaq të fuqishme , kaq të adhuruar dhe të kënduar me ëndje nëpër trembëdhjetë dekada pa u harruar kurrë, edhe sot e kësaj dite kanë mbetur emra krijuesish anonim dhe kënga në fjalë, trajtohet si “pronë e popullit”!
Se sa janë të fuqishme vargjet poetike të kësaj kënge, e cila kryekëput i kushtohet “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, e cila ngjishet me një brumë figurash të fuqishme artistike, më së miri do të argumentojnë vargjet dhe analizat e tyre në vijim:
“Mblidhen lulet në nji dovlet ,
Çojnë e thërrasin drandofilin –
Hajde, e kem nji mushavere,
Me u pajtue me bylbylin!”
Vargu i parë i kësaj strofe, përmes figurës së luleve, simbolizon delegatët pjesëmarrës të Lidhjes së Prizrenit, të cilët janë mbledhur në një “dovlet” (turqisht = pushtet, apo shtet) , prej ku do ta thërrasin “drandofilin”, figurë kjo që aludon tek Abdyl Frashëri, të cilin e bëjnë me dije se do ta bëjnë një “mushavere”( kuvend, marrëveshje), ku do të merret vendimi për t’ u pajtua me “Bilbilin”! Pra, poeti anonim i këtyre vargjeve, përmes figurës së “Bilbilit”, aludon tek Atdheu i cili është hidhëruar nga robëria shekullore dhe tani bijtë e Tij, përmes vendimeve të këtij Kuvendi, do të pajtohen njëherë e përgjithmonë me te!
“Bylbylit na i vajti haberi ,
Ai u tret, o, për hava –
A kam fat, o, unë i mjeri,
Me mu ndigju’ gjithë kjo rixha?!”
Në vargjet vijuese të kësaj strofe, shihet qartë se Bilbilit (Atdheut) i kishte shkuar lajmi se Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit do të mbahet. Atdheu, u gëzua aq shumë, sa dukej se po fluturon qiellit nga gëzimi! Atdheu ishte në pritje dhe nën ethe, duke u lutur që të ketë fat dhe t’i dëgjohen lutjet dhe vendimet historike që do të merreshin në Prizren!
“Për rixha s’ kesh ilaik,
Ka ardhë vakti e zemani –
Dynjaja na u mbush mynafikë,
Se me gojë s’ po m’ flet Sulltani!”
Në vargjet e kësaj strofe, shprehet brenga e Atdheut, i cili as se si nuk do t’ i bënte lutje Sulltanit turk, që t’ ia jepte të drejtat dhe liritë e kërkuara për popullin shqiptar, por ato do t’ i fitonte me luftë dhe sakrifica!
Mirëpo, Atdheu zhgënjehet nga kohët e liga në të cilat kishin lulëzuar shumë spiun e tradhtarë të vendit, të cilët për pak grada e lireta turke, do ta tradhtonin Atdheun dhe interesat e kombit shqiptar! Spiunët dhe tradhtarët e tillë, shumë shpejt i kishin rënë në gjurmë përgatitjeve që po bëheshin për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe menjëherë e kishin lajmëruar Sulltanin në Stamboll për qëllimet historike të kësaj Lidhjeje! Andaj, Sulltani e kishte ashpërsua edhe më shumë regjimin, dhunën dhe represionin mbi Atdheun e popullit shqiptar!
“Duel nji sure prej musafit –
A dihet kur asht hana e re?
-Për pa i knue 36 harfet,
Nuk bahet Bajram për ne!”
Përmes këtyre vargjeve të cilat shënojnë fundin e kësaj kënge, poeti anonim, në mënyrë të qartë figurative shprehë aspiratat e popullit shqiptarë të lodhur nga robëria, të cilët i pyesin njerëzit e shkolluar ( këtu aludon tek njerëzit e shkolluar fetarisht) , të cilët populli shpesh ua shtronte pyetjen:”A dihet kur është hëna e re?”, ku përmes kësaj pyetje aludonin tek ajo:”A dihet kur do të bëhet Atdheu ynë, i Ri, i lirë dhe i pavarur?!”
Njerëzit mendjemprehtë , largpamës dhe të shkolluar, për t’ iu përgjigjur popullit në këtë pyetje, thirreshin gjoja në një citat të nxjerr nga musafi, i cili thotë:
“Për pa i hapur shkollat shqipe, për pa i mësua 36 shkronjat e Alfabetit të gjuhës shqipe, për pa e mësua shkrim-leximin, kurrë nuk do të ketë gëzime, festa , dritë, liri e pavarësi në Atdheun tonë!”
Pra, poeti dhe kompozitori anonim i kësaj kënge, përmes tingujve muzikor, vargjeve të fuqishme poetike dhe figurave të fuqishme artistike, na jep një porosi të fuqishme se pa arsimimin dhe edukimin e shëndoshë të popullit në gjuhën e vet amtare, nuk mund të ngritët vetëdija dhe dashuria ndaj lirisë dhe atdheut!
Gjilan, më 04.06.2008. Demir Krasniqi
|