SHPREHU
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
(MASHT) bën thirrje:
O rrugaqë, ejani merrni diploma!
Shkruan: Avni MORINA
Ministria e Arsimit dhe institucionet e saja kanë urdhëruar shkollat që nxënësit të cilët për ndonjë arsye janë përjashtuar nga shkolla të futen në provime të klasës. Është një vendim ky i cili i mundëson asaj kategorie nxënësish që përmes provimeve klasore të futen përsëri në shkollë, të futen në provime dhe të mbarojnë klasën përkatëse. Me këtë vendim, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë bie në kundërshtim me rregulloret shkollore të cilat ajo vetë i ka përpiluar e që pretendon t´i zbatojë nëpër shkollat tona.
Ne mësimdhënësit jemi të informuar për këto rregullore dhe kritere, të cilat vlejnë për çdo nxënës. E dimë se për cilat arsye nxënësi në shkollë të mesme e humb të drejtën për të qenë nxënës i rregullt. Duke zbatuar rregulloret që i ka nxjerrë vetë ministria, ne mësimdhënësit kemi ndërmarrë masa diciplinore ndaj nxënësve që nuk kanë respektuar rregullat e sjelljes në shkollë. Dhe njëra prej këtyre masave është edhe masa e përjashtimit nga shkolla. Fatkeqësisht, nëpër shkollat tona ka pasur edhe raste të tilla.
Mirëpo tash çfarë ndodh?
Ata që janë përjashtuar nga shkolla, huliganët, rrugaqët, përdoruesit e lëndëve narkotike, analfabetët, thyesit e rregulloreve shkollore, ftohen nga Ministria jonë që të marrin shkollë, të marrin vite shkollore dhe të pajisen me diploma! Urdhërohen mësimdhënësit që të merren me ta! Ministria po thërret tani edhe zyrtarisht: “O rrugaqë, ejani merrni diploma.
Çfarë po ndodh me sistemin tonë arsimor? Çfarë është duke bërë ministria jonë? Janë pyetje që më shqetësojnë jo vetëm mua si mësimdhënës, por të gjithë kolegët e mi. A është kjo që po ndodh një tregues përkushtimi i MASHT-it për reformat aq shumë të proklamuara, apo është edhe një e dhënë nga shumë të tjera që kanë treguar shkatërrim dhe degjenerim të sistemit arsimor?!
Duke vënë re të gjitha zhvillimet që po ndodhin në sistemin arsimor në Kosovën e pasluftës, lirisht mund të them se as shkijet nuk kanë mundur (edhepse kanë dashur ) ta sjellin në këtë gjendje sistemin arsimor në Kosovë.
- - Sot dinjiteti i mësimdhënësve tanë është nëpërkëmbur,
- - sot jemi dëshmitarë të shumë defekteve që e përcjellin procesin mësimor,
- - sot janë mbushur shkollat me të padiplomuar,
- - sot nëpër shkolla po bëhen mësues edhe punëtorët ndihmës,
- - sot ua mësojnë historinë nxënësve ata që nuk e njohin as historinë kombëtare,
- - sot ua mësojnë matematikën nxënësve tanë ata që nuk i dinë as veprimet më të thjeshta matematike,
- - sot u mësojnë gjuhën nxënësve tanë ata që nuk i dinë rregullat drejtshkrimore,
- - sot mbarojnë fakultetin njerëzit që mezi e kanë kryer shkollën e mesme, dhe atë për një kohë shumë të shkurtër,
- - sot zgjidhen drejtorë shkollash përfaqësues të partive politike, pa kurrfarë kriteri vlerësues të punës së tyre, pijanecë, njerëz amoralë, njerëz të paskrupullt, vetëm e vetëm që janë mësuar tu binden urdhërave që u vijnë nga lart.
- - Sot nxënësit tanë pijnë duhan, alkool, konsumojnë lëndë narkotike, bëjnë marrëdhënie seksuale, kërcënojnë, fyejnë e rrahin mësimdhënësit, dhe të tillët thirren prapë nga Ministria jonë të bëhen nxënës të rregullt, të marrin vite shkollore, të pajisen me diploma, të mbarojnë fakultet dhe pastaj të kthehen prapë në këto shkolla e tu japin mësim fëmijëve tanë! REFORMIM I SISTEMIT ARSIMOR, SE JO MAHI !
Konsideroj që:
- - Ky vendim i Ministrisë e rëndon edhe më shumë gjendjen edhe ashtu të mjerë në shkollat tona,
- - Reformat në sistemin tonë arsimor janë bërë vetëm në letër.
- - Sistemi ynë arsimor po vepron si një sistem totalitar, ashtu si janë zgjedhur përgjegjësit e këtyre institucioneve, ashtu edhe po punojnë.
- - Sistemi ynë arsimor nuk po shkon përpara, nuk po reformohet, ky sistem po shkatërrohet shkallë shkallë.
Njerëzit që punojnë me devotshmëri e përkushtim dalngadalë po largohen nga ky sistem, sepse nuk po çmohet puna, nderi dhe mundi i tyre. Pas disa vitesh, për këtë sistem arsimor nuk do t´ia vlejë as të flitet, në qoftë se vazhdohet me këtë ritëm degradimi, sepse këtë sistem do ta udhëheqin rrugaqët, pijanecët, të pamoralshmit, që të gjithë të diplomuar nga ministria jonë.
- · Autori është mësimdhënës i fizikës

ESE POLITIKE
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
HIPOKRIZIA DHE KONVERTI
*** Me pasuri dhe me kapital ekonomiko-politik dhe tregtar të paligjshëm, të dyshimtë të mafiozëve filoserbë nuk mund të ndërtohet, të zhvillohet dhe të përparohet Kosova e lirë, demokratike, e pavarur dhe sovrane.
*** As në ëndërrë, nuk guxojmë ta pranojmë, as ta praktikojmë formulën e dikurshme dhe të sotshme përçarëase dhe shfarosëse të shqiptarëve, të sajuar nga armiqtë shekullorë serbosllavë, se: “NJË GJARPËR QË NUK MË HA MUA, RROFTË NJËQIND VJET”!!!
Nuk duhet të pranojmë politikën dhe diplomacinë e injorancës, të heshtjes, të mashtrimit, të shpresës dhe të kapitullimit, se gjoja dikush tjetër (për hesape të veta), përgjithmonë do të jetë “shërbëtor” dhe mbrojtës i të drejtave, i lirive dhe i intersit tonë kombëtar dhe shtetëror në Kosovë.
Përkundrazi, ne, vetë, duhet të jemi ata, që ta mbrojmë lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, jo hajnat dhe hyzmeqarët e dikurshëm të Serbisë, sot çifligarë “të ndershëm” , shfrytëzues të egër dhe të pamshirshëm të Kosovës shqiptare, të cilët me kokë janë në Serbi, kurse me bisht në Kosovë. Ai që i beson, dhe e mbështetë këtë soj të “derbederëve” të Fan S. Nolit, nuk mund të jetë as i dashuri i Zotit, as i Kombit, as i Atdheut, as i Kosovës e as Amerikës sonë shpëtimtare dhe demokratike, por është vetëm një njeri i dyshimtë dhe i pabesueshëm edhe ndaj Zotit, edhe ndaj Kombit, edhe ndaj Atdheut, edhe ndaj Amerikës.
Varja e shpesave të shkreta, dhe lënia e Kosovës në “mëshirën” e narkomafisë politike, ekonomike dhe tregtare filoserbe, është GARANCIA e 100% e rikthimit të Kosovës nën sovranitetin kolonial të Serbisë pushtuese gjenocidale. Kjo është tejet e lehtë për t’u kuptuar politikisht, sepse historia botërore e krijimit të shteteve ka provuar se, ai që e ka fuqinë ekonomike dhe tregtare, ai e ka edhe pushtetin shtetëror në duart e tij. -Kush e drejton sot shtetin e Kosovës? – Ata që kanë luftuar për çlirimin dhe pavarësimin e saj (vetëm pjesërisht një Ramush Haradinaj, një Hashim Thaç dhe një Jakup Krasniq me ca bashkëluftëtarë të tyre të tjerë)? – JO! – Sepse UÇK-ja-qeveria e përkohshme e saj e dalë nga lufta, ndodhet në rrugë (si rast social, me status lypësi?!?!), e margjinalizuar dhe e braktisur, qe pothuajse dy dekada të plota(!?) – Pushtetin shtetëror të Kosovës qe nëntë vjet e drejtojnë mafia politiko-ekonomike dhe tregtare e “kullerave” të Kosovës, të specializuar (për hajni, për mashtrim, për manipulim dhe për shfrytëzim të egër të popullit të Kosovës) në Beograd të Serbisë, dhe në Moskë të Rusisë. Kjo është “elita kryesore”, që sipas logjikës së interesit përfitues ekonomik, politik dhe tregtar të saj, duke derdhur mjete të mëdha financiare etj., i “kanë blerë”, dhe i kanë korruptuar me ndihmën e tyre të hajnisë mafioze ruso-serbe disa koka boshe politike, të cilat dikur ishin krahu më i fortë i luftës së UÇK-së, kurse qe 9 vjet, për shkak të interesit të tyre egoist material, ekonomik, tregtar dhe politik, si dhe të interesit të tyre vasal ideologjik partiak etj. Këtë fenomen të shëmtuar, që mbizotëron në Kosovë qëkur kjo u çlirua nga agresioni dhe nga lufta gjenocidale e Serbisë në saje të SHBA-së, të NATO-s dhe të UÇK-së, qershor 1999, e provojnë zgjedhjet demokratike, që atëherë e deri më sot.
Nominalisht (sipas procedurës dhe teknikës së marketingut politik dhe diplomatik) organizimi i zgjedhjeve pothuajse 20-vjeçare në kohë paqeje në Kosovë ka pasur karakter demokratik, dhe pothuajse ka qenë e suksesshme, sipas vlerësimeve të organizatorëve dhe të nënshkruesve të saj të brendshëm dhe të jashtëm. Mirëpo, në praktikë, të gjitha zgjedhjet e derisotme vendore dhe parlamentare (1999-2008) kanë dëshmuar të kundërtën. Si në nivelin vertikal, ashtu edhe në atë horizontal të pushtetit shtetëror në Kosovë, u manifestua fenomenologjia negative e trashëgimisë dhe e praktikës së njëmendësisë komuniste mafioze, e kultit të individit dhe e konvertit. Këtë paradoks, këtë absurditet dhe këtë mjerim të gjendjes së sotme politike, ekonomike, sociale dhe shtetërore në Kosovë, e ilustron edhe fakti se, nomenklatura dhe struktura e Parlamentit të Kosovës, që përbëhet nga disa kryemafiozë me vulë të terrorizmit ndërkombëtar, si dhe nga disa komunistë dhe karrieristë të regjur serbofilë (përfitues materialë dhe karrieristë) të regjimit komunist ortodoks serbomadh, si dhe nga bijtë dhe bijat e tyre.
Se si këta recidivistë filoserbë kanë ardhur prapë në pushtetin shtetëror demokratik, si dhe në organe, dhe në institucione të tjera shoqërore dhe shtetërore në Kosovë, nuk është aq e befasueshme, sepse kanë zbatuar të njëjtën strategji dhe taktikë të tradhtisë, të mashtrimit dhe të manipilimit të regjimit të tyre komunist serbomadh. Mirëpo, është ca e çuditshme se si këta mafiozë, burkoratë, mitomanë, ateistë, shfrytëzues dhe hajna të dikurshëm të sistemit komunist ortodokse serb, ia kanë arritur që, sot, edhe bijtë e bijat e tyre, t’i fusin në rrugën e tyre të karrierizmit politik në Kosovë?! Recidivistët dhe atesitët filoserbë, nuk e kanë pasur, as sot, nuk e kanë fare vështirë që, edhe fëmijtë e tyre t’i kenë ingranuar në pushtetin shtetëror të Kosovës, sepse iu funksion për mrekulli “forca e xhepit” përmes së cilës i blejnë, i indoktrinojnë, dhe i mashtrojnë edhe të rinjtë dhe pleqtë, duke i blerë votat e tyre, me një çmim shumë të lirë (një litër vaj,një kg sheqer, një kg kripë, një thes miell, një shampon, një sapun, një çokollatë...etj., të gjitha këto produkte të kontrabanduara nga Serbia).
Duke qenë se këta, edhe në kohën e komunizmit serbomadh kanë dijtur ta luajnë “lojën” polihipokrite dhe antishqiptare për t’i hyrë në “botën e brendshme” sistemit tiranik shfrytëzues komunist serbojugosllav, si lojalë të pathyeshëm të tij, patën fituar favore dhe privilegje të mëdha si në kuptimin material financiar, ashtu edhe në atë promovues karrierist politik si në shkallë vendore, ashtu edhe në shkallë repubile dhe federate jugosllave. Me një fjalë, hyzmeqarët dhe bashkëpunëtorë kuislingë filoserbë me ndihmën dhe, me shpërblimin e pallogaritshëm të regjimit serbojugosllav (1945-2008) patën krijuar pasuri dhe kapitale të mëdha, jo vetëm për veten e tyre, por edhe për fëmijët, nipërit dhe mbesat e tyre. Kjo ishte baza themelore e krijimit të kapitaleve të tyre të atëhershme, dhe të sotshme. Këtë të vërtetë, sot e provojnë, edhe ngritja e pallateve moderne evropiane, si dhe firmat, hotelet, motelet, kompanitë dhe korporatat e tyre etj.
Këta janë shërbëtorët dhe hajnat e dikurshëm, dhe “kullerat” e sotshëm të Serbisë, sepse meritën kryesore për pasurimin dhe pushtetëzimin e tyre e ka pasur dhe, edhe sot,e ka Serbia, sepse as dikur, e as sot nuk i kanë ndërprerë lidhjet dhe allishvereshet politike, ekonomike dhe tregtare as me Serbinë e Madhe të Titos, as me Serbinë okupatore dhe gjenocidale të Slobodan Milosheviqit, të Vojislav Koshtunicës, të Vojislav Sheshelit dhe të Boris Tadiqit. Kështu që, pa shmebjes së ish-RSFJ-së, ata nuk përjetuan kurrfarë krize as katarëze materiale, as morale, as fetare e as kombëtare, sepse i kishin “sllamaricat” përplot me dinarë të Serbisë, me marka gjermane, dhe me valuta të tjera të huaja. Si rrjedhim, duke falenderuar një statusi të tillë privilegjues dhe diferencues nga shumica dërrmuese e popullit shqiptar në Kosovë, edhe para luftës, edhe gjatë okupimit, edhe gjatë luftës, edhe sot, në kohë paqeje, hajnat dhe shërbëtorët e dikurshëm, dhe “kullerat” e sotshëm të Serbisë në Kosovë, jo vetëm se ia kanë arritur që të ruajnë dhe, të shumëfishojnë pasurinë dhe kapitalet e tyre enorme në kurriz të djerësës së popollit, por, pikërisht, në saje të statusit të tillë ekonomiko-tretar mafioz borgjez, pa kurrfarë vështirësie dhe problemi ia arritën që të “rinaugurohen” në krye të pushtetit shtetëror, si dhe në të gjitha organet dhe institucionet e administratës publike të Republikës së Kosovës, ashtu sikurse dikur në aparatin shtetëror shtypës dhe tiranik të Serbisë gjenocidale (1945-1990). Çelësi i suksesit mafioz-politik shpresëdhënës për Serbinë Shërbëtorët e dikurshëm, dhe “kullerat” e sotshëm mafiozë politikë të Serbisë në Kosovë, duke ndjekur “leksionet e vjetra” të mentorëve dhe të “donatorëve” të tyre serbomëdhenj, e kanë gjetur edhe “formulën shpëtimtare” të “amnistimit” të tyre moral, fetar, politik, kombëtar, demokratik dhe atdhetar, ku veç rujatjes së fshehtë dhe të hapët të të gjitha lidhjeve miqësore dhe tregtare me Serbinë, e zbatojnë me sukses edhe hipokrizinë e tyre ateiste, duke u konvertuar në besimtarë lojalë të islamit. Fatkeqësisht, kjo “lojë” dhe, kjo “letër” e pandershme manovruese politiko-propagandistike e komunistëve atesitë të dikurshëm ( tani të konvertuar në “demokratë” dhe në “myderizë të hollë”) të regjimit të shtypës serbomadh me ndjenjat fetare dhe kombëtare, deri tash ishte garanti kryesor më i suksesshëm i “vjeljes” së votave të zgjedhjeve të deritashme në Kosov. (1990-2008).
Edhe pse kjo është ana më e zezë e identitetit të tyre etik, fetar, politik, kombëtar dhe atdhetar, ata nuk “skuqen” fare as para Zotit, as para Kombit e as para Atdheut, që të dalin në “safin e parë”, edhe në xhami, edhe në Universitet, edhe në Qeveri e, edhe në Parlament të Kosovës?! Po, si është e mundur që (për dyzet vjet rresht) ateistët e regjur, hajna, karrieristë, kulltukofagë, shërbëtorë besnikë të regjimit titist të Serbisë, sot, kaq shpejt të jenë transformuar në “besimtarë jeretikë” myslimanë, në “burra të ndershëm”, në “patriotë” shqiptarë, në “demokratë” të sëmurë, në “hoxhallarë” dhe në “myderiza të hollë” (bile, edhe Kuranin, kanë filluar, që ta “kuptojnë”, ta “interpretojnë” “më mirë, dhe më saktë” sesa hoxhillarët dhe ulemat shqiptarë, që kanë mbaruar medrese, fakultete, magjistrate dhe doktorata nga shkenca islamike?!), kur krahas: korrupsionit, afirmimit si “elita” vasale politike dhe intelektuale shqiptare, dhe karrierizmit të kolltuqeve të mëndafshta të regjimit shtypës serbomadh, profesion kanë pasur “ndërrimin e karrigeve”, alkoolin, ateizmin, shpifjen, tradhtinë dhe shitjen, edhe të interesave fetare, edhe të interesave kombëtare dhe atdhetare shqiptare në Kosovë, dhe më gjerë.
Duke përfituar nga përvoja 40-vjeçare e praktikës antinjerëzore, antihumane, anifetare dhe antishqiptare, hajnat e dikurshëm, kullerat e sotshëm serbo-komunistë të Serbisë në Kosovë, jo vetëm që e kanë ruajtur me sukses “nervin” e kontinuitetit të hipokrizisë, të tradhtisë dhe të kollaboracionizmit të tyre me “nënën e tyre” Serbi, por atë e kanë ngritur dhe afirmuar në shkallë edhe më të lartë, dhe më të përsosur fetare, politike, ekonomike, tregtare, kombëtare dhe patriotike, duke u konvertuar rrjeshëm në “besimtarë lojalë” të fesë islame, të çështjes kombëtare shqiptare, të rendit demokratik në Kosovë, si dhe në “demokratë lojalë reformues” dhe “paqësorë” të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian (BE). Konvertët e tillë nga ateistët komunistë pijanecë, antibesimtarë, antikombëtarë dhe antidemokratë në “hoxhë”, në “kombëtarë” , në “patriotë” dhe në “demokratë”, fatkeqësisht, pa asnjë vështirësi iu kanë hyrë në “botën e brendshme” si universit fetar, ashtu edhe atij kombëtar, politik dhe demokratik në Kosovë. Madje, që e keqja dhe, absurdi të jenë edhe më e pakapshme dhe më paradoksale (si për logjikën dhe praktikën e besimit fetar, ashtu edhe për atë kombëtare,demorkatike dhe atdhetare), është se konvertët komunistë pijanecë serbofilë kanë arritur, që përmes identietit të tyre të blozuar dhe të dyshimtë, t’i avancojnë edhe fëmijët e tyre në të gjitha poret e shoqërisë shqiptare në Kosovë. Në vend se, fjalën kryesore në Kosovë ta kenë pasur të gjithë ata që kanë marrë pjesë direkte, dhe indirekte, dhe kanë derdhur gjak në luftën e drejtë çlirimtare kombëtare të UÇK-së, si dhe trashëgimtarët e heronjve dhe të dëshmorëve të UÇK-së, sot në Kosovë sundojnë mbeturinat komuniste, tregtare, ekonomike, politike dhe kollaboracioniste të Serbisë dhe të Rusisë. Ky realitet, dhe kjo gjendje fallso e besimit fetar islam, e kombëtarizmit dhe e demokratizimit të Kosovës, nuk duhet pranuar pikësëpari nga ata që më se 100 vjet kanë qenë viktima të terrorizmit kollaboracionist të brendshëm, dhe të terroizmit gjenocid të Serbisë së Madhe.
Shembullin negativ të konvertit, e pasqyron edhe fakti se, nëse dikush ka qenë i parë në “ajkën” politike dhe shtetërore të Serbisë së Parë, të Serbisë së Dytë dhe Serbisë së Tretë, në asnjë mënyrë, nuk ka teori, as logjikë që e përthekon, se ai shqiptar, duhet të jetë i parë, edhe në elitën politike, kombëtare dhe shtetërore të qeverisë dhe të parlamentit të Kosovës së sotme të pavarur nga Serbia kolonialiste.
Forcat dhe subjektet politike shqiptare në pushtet, dhe në opozitë, e kanë për obligim moral, kombëtar dhe atdhetar, që para popullit shqiptar në Kosovë, dhe para Amerikës demokratike, t’i identifikojnë me emër dhe me mbiemër, se cilët janë hajnat, hyzmeqarët dhe kullakët e dikurshëm komunistë të Serbisë, të cilët pothujse se qe 20 vjet po drejtojnë Kosovën “me plot sukses” ( me afro 50% të papunë, dhe më shumë në terr sesa në dritë, për shkak të mungesës së energjisë elektrike, edhe pse ka termocentralet e saj), duke e plaçkitur, dhe duke e vjedhur Kosovën në emër të reformimit ekonomik, politik dhe demokratik etj.

ZAGREBI PARALAJMËROI LUFTËN
Rreth 1800 përfaqësues serb nga Kroacia, si dhe zyrtar serb nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Republika Serbe e Bosnjës, dhe Serbia e në mesin e tyre edhe priftërinj të kishës ortodokse serbe, të tubuar në qendrën kulturore "Vatrosllav Llisinski” të Zagrebit, kërkuan ngritjen e të drejtave kolektive serbe në të ashtuquajturën ‘’ srpska republika Krajina’’.
Tubimit për ringritjen e Serbisë së Madhe në rrethana të reja, i munguan vetëm kryetari aktual i Serbisë, Tadiç, ish kryetari Millosheviç dhe krimineli Arkan që janë të vdekur, prijësi i radikalëve Sheshel i cili ndodhet në gjykatën e Hagës për krime lufte si dhe kreu i kishës ortodokse serbe gospodin Pavle i cili është i sëmur. Katër humbjet luftarake që i pësuan serbet në ish Jugosllavi tregon se ideja për Serbin e Madhe nuk është mposhtur, por është mposhtur vetëm njëra nga mënyrat e realizimit të kësaj ideje.
Besnik HYSA,
Bujanoc,1878.
Edhe pse pasojat e këtij tubimi do të kenë efekt të drejtpërdrejtë edhe për të ardhmen tonë në hapësirat Ballkanike, është mëkat se si ky tubim gjithëserb kaloi pa u vërejtur nga publicistika shqiptare, e cila edhe njëherë dëshmoi se me çfarë gjendje të rënd morale po përballet populli ynë. Çka ndodhi në të vërtet në Zagreb më 31maj, 2008? Serbet e Kroacisë me nismën e profesorit serb nga fakulteti Filologjik i Zagrebit, Millorad Pupovac, kishin formuar atë ditë Kuvendin Kombëtar Serb, si organ më të lartë të popullit serb në Kroaci.
Ky organ tash e tutje do të merret drejtpërdrejt me përmirësimin e të drejtave të përgjithshme të serbeve dhe inkuadrimin e tyre në jetën institucionale të shtetit kroat. Kërkesat themelore kishin të bënin me kthimin e serbeve në pasurit e tyre pas humbjes së luftës nga shteti kroat, dëmshpërblimet për dëmet e luftës, tërheqjen e padisë kroate ndaj shtetit serb nga gjykata ndërkombëtare në Hagë, barazimin e krimeve nga të dy palët si dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor me që rast do të vinte në shprehje potenciali politik i serbeve të Kroacisë duke qenë faktor i rëndësishëm vendimmarrës në shtetin kroat. Vlerësohet se aktualisht në Kroaci ka rreth 250.000 serb,ndërkohë që kërkohet kthimi i së paku edhe 100.000 serbeve.
Të pranishëm në këtë tubim në rolin e viktimës ishin serbet nga territoret ku tradicionalisht tentohet që të vihen kufijtë e Serbisë së Madhe. Ishin të pranishëm edhe kryetari Kroat, Stipe Mesiç, si dhe zyrtar tjerë kroat. Përfaqësues i kishës ortodokse serbe ishte peshkopi i Shabacit, Llavrentije i cili kishte thënë se ‘’nuk janë vëllezër vetëm ata që lindin nga një nënë por të gjithë njerëzit që bartin të mira njerëzore’’. Padyshim se njeriu që la përshtypje më të madhe në atë takim, përveç serbeve nga ‘’toka e shenjtë serbe e Kosovës’’ të cilët u përshëndetën me duartrokitje frenetike, ishte kryeministri i Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik.
Ai në prani të zyrtarëve më të lartë kroat e akuzoi Kroacinë për gjenocid ndaj serbeve dhe kishte thënë" Derisa e dëgjoja Millorad Pupovac më u ndal fryma në fyt. Ai e ka pasur vizionin e tij se një ditë nga ky vend ne do të dërgojmë porosinë se këtu jetojnë serbet. E tërë bota përmes mediave na njeh si të këqij, por serbët janë ata që kanë pësuar më së shumti në Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, dhe kjo kurrë më nuk do të i ndodhë serbeve. Serbet e Kroacisë gjithnjë do të kenë përkrahjen e qeverisë së Republikës Serbe. Ai më tutje vazhdoi se Republikën Serbe e përjeton si shtet edhe pse ka të tillë që mendojnë se ajo nuk është shtet. Neve Bosnja dhe Hercegovina na është imponuar. E respektojmë Dejtonin, por ajo është një kornizë e ngushtë në të cilën nuk mundemi të realizojmë interesat tona’’. Pra lexues i nderuar këto fjalë nuk i ka thënë Shesheli por kryeministri i Republikës Serbe të Bosnjës, i cili njihet si miku më i ngushtë i kryetarit të Serbisë, Boris Tadiç, e që nënkupton moton e vjetër të Serbisë së Madhe ‘’të gjithë serbet në një shtet’’ .
Janë edhe dy ngjarje interesante diplomatiko-ushtarake që ndodhën para tubimit serb në Llisinski, që tregojnë për zgjerimin serbomadh në rrethanat e reja e veçmas integrimet evropiane .Tri ditë para takimit gjithëserb, po ashtu në Zagreb në një takim ndërkombëtar ministri serb i punëve të jashtme,Vuk Jeremiç, kishte akuzuar Kroacinë për gjenocid ndaj serbeve dhe pastrim etnik të mbi 250.000 serbeve gjatë operacionit luftarak ‘’Olluja (Stuhia)’’ të vitit 1995. Po ashtu një ditë para takimit në Llisinski, në Qupri të Serbisë në poligonin ushtarak me emrin ‘’Pasuljanske livade’’ kryetari i Serbisë Tadiç gjatë një manovre ushtarake shprehet’’qëllimi jonë strategjik është që ushtria serbe të bëhet më e fuqishmja në Ballkanin perëndimor dhe se ne kurrë nuk do ta pranojmë pavarësinë e Kosovës dhe Metohisë’’.
Se ky pohim nuk është ndonjë lojë diplomatike e Tadiçit e vërteton edhe ndërtimi i bazës ushtarake Cepotin, një vend tejet strategjik në afërsi të Bujanocit, i njohur si ''Bondstilli serb''. Për këtë projekt qeveria serbe ka ndarë mbi 20 milion Euro ku mund të vendos rreth 1000 ushtarë. Për veç kësaj viteve të fundit ushtria serbe iu është nënshtruar modernizimit të saj në të gjitha gjinitë luftarake.
Për njohësit e rrethanave Ballkanike është e pakuptimtë ringjallja e shovinizmit serb në Kroaci pas 13 viteve, duke pasur parasysh humbjen e thellë ushtarake serbe nga ana e ushtrisë kroate, me prijësin sypatrembur dhe themeluesin e shtetit të parë ndërkombëtar kroat, Franjo Tugjman, si dhe tmerrin luftarak dhe dëmet që i kanë shkaktuar Kroacisë në njerëz dhe dëme materiale, e më të njohura janë Vukovari dhe Dubrovniku.
Pra, si ndodhi kjo aty, ku më së paku pritej? Pas përfundimit të luftës më 1995, dhe pas vdekjes së kryetarit Tugjman më 1999, në popullin kroat ekzistonin dhe ende ekzistoj dy rryma;ajo nacionaliste e cila dha më së shumti për themelimin e shtetit kroat e tubuar rreth partisë HDZ (Hrvatska Demokratska Zajednica -Bashkësia Demokratike Kroate), e cila përbëhet nga vullnetarët e luftës kroate dhe nga një diasporë e organizuar për mrekulli; si dhe rryma tjetër e HDZ-ës së moderuar, e cila ka prirje titiste dhe ende beson në ringjalljen e Jugosllavisë së Titos e përkrahur edhe nga komunistët kroat, e cila aktualisht është në pushtet në Kroaci.
Lidhjet e disa shtresave kroate dhe serbe sidomos martesore e në veçanti atyre ekonomike, përveç lidhjeve komuniste kroato-serbe janë shumë më të hershme dhe datojnë duke filluar nga periudha e AustroHungarisë pastaj nga Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene e vitit 1918, e në veçanti gjatë Jugosllavisë komuniste 1945-1989.
Pas vdekjes së Tugjmanit dhe pas etiketimit të luftës kroate si gjoja luftë e pastrimit etnik mbi serbet,forcat nacionaliste humbin zgjedhjet dhe fillon pastrimi i institucioneve kroate nga njerëzit e dëshmuar të HDZ-ës, dhe të gjithë ata që e ndihmuan pavarësimin e shtetit kroat. Sot institucionet më të rëndësishme kroate duke përfshirë arsimin, policin, gjykatat e në veçanti mediat janë të pastruar nga njerëzit e vërtet të HDZ-ës, të cilët njihen me emrin ustashe emër që rrjedh nga fjala ustati(ngritje, apo kryengritës rrjedhimisht kryengritje) dhe udhëhiqen nga forcat titiste komuniste.
Duke shfrytëzuar durimin, demokracinë e shtetit kroat si dhe integrimet evropiane, Serbia dhe serbet lokal të Kroacisë nuk heqin dorë nga qëllimet e tyre për ribërjen e Serbisë së Madhe, herë me retorikë të butë e herë pas here edhe të hapur.
Acarimi i marrëdhënieve kroato-serbe i kishte dhënë shkas këngëtarit nacionalist kroat Thompson, që një ditë para takimit serb në Llisinski, në ditën e luftëtarëve kroat, në qendër të Zagrebit para 100.000 të rinjve kroat të lansoj tekstet e tij fyese ndaj serbeve ''ubij ,bij serbina-mbyte,mbyte,serbin'', duke kundërshtuar politikën aktuale të shtetit kroat ndaj sjelljeve kryeneçe serbe.
Por edhe ata që thonë se marrëdhëniet ekonomike ndikojnë në harrim e të kaluarës, e mohoi ekonomia kroato-serbe e cila viteve të fundit shënonte rritje vjetore deri 40%, duke na bërë që të kuptojmë se dallimet politike dhe e kaluara e hidhur vështirë harrohen sado që mirëqenia e një populli është e lartë. Një refren të tillë ka kohë që shqiptarët e dëgjojnë nga feudalët e tyre politik të Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit- të rregullojmë njëherë ekonomin e pastaj sendet rregullohen vetvetiu.
Po çfarë rëndësie kanë këto marrëdhënie të acaruara kroato-serbe për ne shqiptarët? Qysh në fillim duhet të themi se ekziston një ngjashmëri në mes asaj se çfarë po ndodhë sot në Kroaci dhe Kosovë në kuptimin se dy vendet janë pjesë e projektit Serbi e Madhe. Serbët kanë kërkesat e njëjta atje, sikurse për një pjesë të trojeve shqiptare e cila po realizohet me Pakon e Ahtisarit.
Fuqizimi i shovinizmit serbomadh tek shteti kroat dhe populli kroat që janë edhe si shtet por edhe si popull më të ngritur kombëtarisht, më të pasur ekonomikisht, më të organizuar ushtarakisht, se ne shqiptarët që ende jetojmë si fise pa organizim të mirëfilltë shtetëror, na bëjnë të kuptojmë më mirë serbet dhe qëllimet e tyre të ardhshme, na bëjnë të kuptojmë se politika nuk njeh moral, nuk njeh drejtësi, nuk njeh të drejt ndërkombëtare. Na bëjnë të kuptojmë se serbet kurrë nuk duhet nënvlerësuar, se ata e dinë politikën më mirë se ne, shqiptarët.
Ata e kanë kuptuar se kërkesat gjithnjë duhet përsëritur deri në monotoni, qofshin edhe rrena. Kur rrenat i përkrah edhe me veprime të përditshme politiko-diplomatike, ti je viktimë edhe pse e gjithë bota e dinë se je kriminel. Vajtimi i viktimës i përkrahur nga institucionet shtetërore sjell mobilizimin e mobilizimi sipas skenarit serb sjell luftën.
Ata sot bëjnë lojë edhe me gjyqin e Hagës sepse kanë paguar shumë dëshmitar të rrejshëm ndërkombëtar për të dënuar gjeneralët kroat të cilët kanë pasur guxim të i kundërvihen agresionit serb në Kroaci. Derisa në një anë kërkojnë nga Kroacia që të tërheq padinë ndaj Serbisë për agresion, në anën tjetër i gëzohen dënimit të gjeneralëve kroat. Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe për shqiptarët me librin e Del Pontes. Derisa i hidhja mendimet në letër, njoftohem nga mediat se Këshilli i Evropës po i nis edhe zyrtarisht hetimet për këto akuza ndaj UÇK-ës.
Shqiptarët për dallim nga serbët, edhe pse kurrë nuk kanë bërë luftë pushtuese, edhe pse kanë qenë gjithnjë viktimë, edhe pse territori i tyre çdo ditë vjen duke u zvogëluar ata nuk janë në gjendje që së paku atë që u ka mbetur ta mbrojnë, e mos të flasim për kërkesën e rishikimit të padrejtësive shekullore ndërkombëtare ndaj tyre. Duke qenë të udhëhequr nga individ të pa ndjenja kombëtare, duke jetuar si fise, ata sot paraqesin njerëzit më fatkeq të Evropës. Në mungesë të një qendre vendimmarrëse, feudalët shqiptar të Tiranës, Prishtinës e Shkupit janë bërë varrmihësit kryesor të shqiptarëve në Ballkan.
Kur e përmendëm pak më lartë titizmin tek kroatët, kujtoni pak titizmin dhe titistët shqiptar të ish-Jugosllavisë. Pse u dërguan ushtarët e UÇK në Hagë dhe u urtuan aq shumë? Kush ka faj këtu, mendoni se vetëm serbet kanë faj? Po disa titistë që vrapuan për bisedime me serbet në Rambuje, e pastaj në Vjenë? Po me titistët dhe pjellën komuniste për ndryshimin e identitetit Shqiptar në kosovar e gjuhë kosovare?Po me qeveritë e gjysmështetit shqiptarë në tërë këto procese? Ky është shovinizmi serbomadh që nuk njeh normë, nuk njeh hapësirë e kohë, dhe nuk zgjedh mjete në krijimin e Serbisë së Madhe.
Po bashkësia ndërkombëtare çfarë bënë? Gjithnjë e më shumë po bindet në rikrijimin e Jugosllavisë së re me formulën, minus Sllovenia plus Shqipëria. Titistët shqiptarë Serbia i ka dërguar në Hagë që të marrin vizën e patriotëve, disa janë me vath e disa pa vath i kanë gazetat e veta e mund të shkruajnë çka të duan kundër rezistencës shqiptare. Titisti kryesor me porosi është tërhequr nga jeta politike dhe kur të i vijnë koha përsëri do të rishfaqet si shpëtimtar i kombit.
Se Serbia nuk tallet me krijim e Jugosllavisë së re,lexo Serbisë së Madhe, e dëshmon edhe një program televiziv i njohur me emrin Pink, pasuri e familjes së ish kryetarit të Serbisë, Sllobodan Millosheviç, i cili propagandon idenë e jugosllavizmit në tërë hapësirën e ish-Jugosllavisë, e ne emisione të caktuara politike shpesh sheh edhe pjellën komuniste shqiptare duke e vajtuar kohën e Titos.
Ja edhe një dallim tjetër thelbësor i shqiptarëve me serbet. Takimi serb në Llisinski u mbajt në shënim të 160 vjetorit të Kuvendit të Majit të vitit 1848, kur serbët kishin fituar lirin dhe autonomin nën AustroHungari dhe kishin shpallur Vojvodinën si tokë serbe.
Në anën tjetër për shqiptarët ishte një datë historike e njohur si Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Organizimi i 130 vjetorit ishte tejet i zbehtë, vetëm sa për sy e faqe. Nuk mori pjesë as feudali Topi, as feudali Sejdiu, as kryeministrat, e as të dërguarit e tyre, kurse një i pranishëm që kishte marr pjesë më tha se ''kisha përshtypjen se po të i pyesja të pranishmit se për çka jemi tubuar këtu do të mbetesha pa përgjigje''.
Ja edhe një dëshmi se ku jemi, kush jemi dhe çfarë jemi!Në vend se të organizohej një Kuvend mbarëkombëtare në mënyrë institucionale nga ata që paguhen me taksat tona, te ne veprimtarët dhe atdhetarët në mënyrë vullnetare detyrohen që të organizojnë një parakuvend. Turpi më i madh i feudaleve të Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit nuk qëndron në atë se nuk dërguan ndonjë telegram përshëndetës, por u munduan me çdo kusht që ta pengojnë mbarëvajtjen e atij tubimi.
Për serbet nuk ka rëndësi a është në krye Obrenoviçi, Karagjorgjeviçi, Pashiqi, Kral Petri, Rankoviçi,Millosheviqi, Koshtunica apo Tadiçi, rëndësi ka se projekti i Serbisë së Madhe po vazhdon, nuk është shuar, është i gjallë. Për shqiptarët me rëndësi është individi i cili udhëheq ndonjë projekt kombëtar, nëse është nga Shkupi e bojkoton Tirana dhe Prishtina, nëse është nga Tirana e bojkoton Prishtina e Shkupi dhe anasjelltas.
Ndërkohë, feudalët shqiptarë me fiset e tyre vazhdojmë ecjen nëpër histori kush thumbit e kush patkoit, kryesore vendin asnjëherë nuk po e kemi te burrat në odë, por po presim në korridor. Ende po e presim ndonjë individ apo grupacion institucional që së paku për një kohë të shkurt të harrojnë interesin personal dhe të punojnë për të mirën e përgjithshme. Vetëm atëherë do të mund të heqim dorë nga ‘’këto të mira’’ të politikës mafioze feudale të Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit, që të shmangim të keqën e ardhshme.
Dhe kjo e keqe e ardhshme mund të shmanget edhe me një koalicion kroato-boshnjak-shqiptarë. Dikush duhet të flasë në emër të fiseve shqiptare. Por kush?
Shqiptarë, kujdes nga ata që thonë se pastrimi etnik nuk është gjenocid por dukuri natyrore, kështu ishte shprehur ish-kryetarja e Republikës Serbe të Bosnjës, Biljana Pllavshiq, kështu u shprehën serbët në Zagreb më 31 maj, kështu do të shprehen serbet e Kosovës me 28 qershor, me rastin e 619 vjetorit të ''Betejës së Kosovës'', kur ta themelojnë Kuvendin e tyre Kombëtar që nënkupton ndarjen e banana republikës, të quajtur Kosovë.
Shqiptarë, edhe më kujdes nga ata që thonë se luftërat kanë marr fund, se neve nuk na duhet ushtri dhe klithin me tërë gurmazin ''se prioritet i jonë janë integrimet euroatlantike''.

|