Home: Fillimi i faqës
Aktuale: Informata aktuale rreth botes dhe vendit
Bota: Informata Rreth botes
Rajoni: Informata rreth rajonit
Vendi: Informata rreth vendit
Anti censura
Diplomacia
Pr & retorika
Ide & opinione
Kulture
Shkenca
Personalitete
Shkenca
Impresum
Askush s'i njef shqiptarët më mirë se MekuliPress
 

SHKENCA

Si te ndihemi te sterlumtur e te kenaqur?
Christiane Gelitz

Cfare do te ishte ajo qe do ju bente vertete te lumtur? Nje ville e stilit me te ri? Nje darsem e enderrave? Nje pishine ne oborrin tuaj apo nje jackpot ne lloto? Apo ndoshta te kishti futur ne xhep diplomen e studimeve? Ose edhe tjetra te ishit favorizuar nga shefi i juaj per nje vend me te mire pune?
Mire, ne fillim me siguri do te gezoheshit si nje femi. Mirepo asgje nga te gjitha keto, nuk do te ju benin me te lumtur se sa qe keni qene me pare. Keshtu pohojne psikologet, te cilet si objekt studimi e kane lumturine.

Te fillojme me "te hollat e mallkuara": Ne nje studim klasik te vitit 1978 u konstatua se 22 milionere te llotos nuk ishin me te lumtur se sa 22 persona rastesisht te zgjedhur. Keta fatlum (milionere te llotarive) kishin humbur aftesine e te gezuarit per ndodhi tjera te bukura. Kete fenomen nuk e ndryshon as fakti edhe nese eshte fjala per konto te stermbushur me miliarda. Psikologu Ed Diener nga Universiteti i Illinois ne Urbana- Champaign kishte intervistuar rrafsh 50 amerikane nga Lista Forbes e pasanikeve me te medhenje. Dhe, kishte ardhe ne perfundim se ata nuk ishin me te lumtur se sa banoret e zakonshem. 40 % nga te pyeturit jane madje edhe me te palumtur.
Ndoshta mendoni se milioneret dhe miliarderet jane thjeshte shume te pasur? Jo, edhe nje "injekcion financiar" ka pak ndikim, tregon Ekonomisti Andrew Oswald nga Universiteti i Warwickut duke intervistuar ne vitin 2006 disa dashamire britanik te llotos. Ata qe kishin fituar 1000 deri 120.000 funta britanike, ishin pas dy viteve me vone, vetem paksa me te lumtur se sa te intervistuarit tjere.

Poqese ende nuk doni te besoni, ja edhe nje fakt se te hollat nuk na bejne te lumtur: David Myers nga Kollegji Hope ne Holande, Michigan, publikoi ne vitin 2000 nje statistike, sipas se ciles fuqia e blerjes te banoret amerikan nga viti 1950 eshte trefishuar. D.m.th. cantat e tyre jane sot shume me te mbushura se sa ato te gjysherve te tyre. Mirepo ata prapeseprape nuk jane me te kenaqur. Para 50 viteve nje e treta e amerikaneve e konsideronin veten si "shume te lumtur", dhe ky fakt nuk ka ndryshuar as sot pas 50 viteve. Ngjajshem vlen edhe per Gjermanine: Sipas te dhenave te Institutit per demoskopi ne Allensbach , pjesa e gjermaneve , te cilet jane te kenaqur me jeten e tyre, mbetet qe nga viti 1960 relativisht konstant.
Mirepo te hollat luajne nje rol shume te madh me nje kusht: Atehere kur njeriu me te vertete shume pak i posedon. Deri sa nuk permbushen nevojat elementare per ushqim, rrobe dhe kulm mbi koke, atehere paraja eshte vet bekimi. Mirepo prej nje standardi te caktuar, shuma edhe me e madhe e te hollave nuk luan ndonje rol me rendesi.
Kete shkalle e kane arritur qysh moti shumica e njerezve ne shtetet industriale perendimore. Sipas nje testimi te McKinsey ne vitin 2006, cdo i dhjeti gjerman e konsideronte veten si "shume te lumtur", 40 perqind si mjafte te lumtur dhe me shume se 30 perqind e konsideronin veten as te lumtur e as te palumtur.
Meqenese ne per cdo dite e me shume mund ti plotesojme deshirat tona materiale, pse atehere nuk e ndijme veten edhe me mire? Lumturia e ndare eshte gjysme lumturi. Kjo eshte nje pergjegje e mundshme. Se, jo vetem ne kemi me shume por edhe fqinjet tone.

Se paku eshte mire te jemi materialisht te barabarte me fqiun, por kjo nuk eshte nje arsye per te qene i lumtur. Poqese kuptojme se fqinjet tanee mund t'i permbushin nevojat e tyre materiale me shume se ne, atehere ne kete e marrim si padrejtesi. Sa me e ndare shoqeria ne te pasur dhe te varfer, aq me i madh numri i te pakenaqurve. Kete e vertetoi Michael Hegerty nga Universiteti i Kalifornise ne Davis, ne baze te te dhenave qe i kishte marre Qendra Nacionale per Shkencen mbi mendimet e shoqerise ne Shtetet e Bashkuara  ne vitin 1970 deri ne vitin 1990. Si duket eshte me pak me rendesi se sa posedojme, derisa te gjithe psedojne perafersisht njesoj.
Deshirat tona personale nuk rriten vetem per shkak te shiqimit tone lakmues tek fqiu. Ne shume shpejte mesohemi me Status quone ne shtepine tone. A i mbarojme me ne fund studimet, a e gjejme nje pune te endrrave tona apo fitojme nje rroge shume te mire, te gjitha keto i marim dikur si te natyrshme. Dmth. Po patem nje pozite tejet te mire nuk do te na bente kushedi sa te lumtur, sikurse qe nuk do te na bente edhe nje konto perplot e mbushur me te holla. Perkundrazi thuhet se kush eshte me i lumtur ka edhe me shume sukses ne jete. Deri te ky rezultat erdhi nje ekip hetues i Sonja Lyubomirsky nga Universiteti i Kalifornise ne Riverside, i cili kishte intervistuar 275.000 njerez. Rezultati i ketije metastudimi eshte ky: Njerezit e gezuar dallohen ne baze te atributeve te tyre te caktuara, te cilat e favorizojne suksesin. Keshtu p.sh. nje njeri qe krijon nje atmosfere te mire ben shume me lehte kariere se nje tjeter qe len pershtypje te pikelluar... (Vijon te dielen e ardhshme)

Mare nga Dossier: Gehirn & Geist Nr.2/2008
Nga gjermanishtja Mekuli Press

Efektet kuruese te qumeshtit te bletes




Qumeshti i bletes eshte nje prodhim natyral, i cili sekretohet nga bletet e reja ne moshe per te ushqyer larvat dhe mbretereshen e bleteve. Mjeket popullore shpjegojne menyren dhe masen se si duhet te perdoret poleni per te pasur efekte kuruese.
Çfare eshte poleni?
Polen eshte ajo pjesa e lules, nepermjet se ciles behet fertilizimi i tyre. Ne pllenimin e luleve, bleta kontribuon ne polen bashke me eren. Duke qene punetore bleta shkon nga lulja ne lule dhe merr nga lulet mashkullore ate pjesen me te cilen pllenohen lulet dhe e shperndan. Nje pjese i ngelet te kembet dhe e çon ne koshere. Kjo pjese e lules, qe duhet te quhet polen, mblidhet dhe ka veti kurative. Ne fakt nuk eshte polen blete, se nuk e prodhon bleta, por lulja. Bletes i takon vetem merita e transportit. Sapo lind dielli dhe kur perendon ai, bletet kthehen ne kosheret e tyre me nje ngarkese te pazakonte dhe rreth bleteve verehet nje pluhur ne ngjyre ari dhe me parfum. Ky eshte poleni. Ai quhet mrekullia e jetes dhe permban mijera pjese te vogla te mbledhura nga lule te ndryshme. Sipas ngjyres mund te dallojme nga cila lule vjen poleni. Nese eshte i verdhe, vjen nga luledielli; pak me i kuq, nga lulet e molles etj. Bletet mbledhin polen nga lule te ndryshme. Per kete arsye ai eshte shumengjyresh dhe ka veti te shumta kurative. Poleni mblidhet nga bletet me kembet e tyre, ne te cilat ato kane disa gropeza te vogla, si xhepa. Ky polen eshte pluhur mikroskopik qe bletet e mbledhin nga lulet dhe perzihet me mjaltin e bleteve per t’u transportuar me pas tek foleja. Aty, ata qe rrisin blete, kane vene re nje si site dhe kur bletet futen brenda ne fole, poleni dhe mjalti qe kane grumbulluar ngelen tek keto sita.
Si njihet poleni i mire per terapi
Poleni i mire ne radhe te pare dallohet nga pamja e jashtme, sidomos nga shkelqimi qe ai ka. Poleni duhet te jete ne ngjyre te hapur dhe mos te kete nuanca, ne perberje mund te ekzistojne kokrra me ngjyre te erret. Gjithashtu ai nuk duhet te jete i tharte, sepse nese eshte i tille, poleni ka marre lageshtire, eshte shume toksik dhe nuk duhet konsumuar. Perveç kesaj, poleni qe perdoret per kurim nuk duhet te kete shije si gje e djegur, sepse kjo do te thote qe ai nuk eshte thare si duhet dhe eshte pa vlera kuruese. Shija normale qe duhet te kete poleni per kurim eshte e embel dhe me arome.
Si ruhet
Poleni duhet te ruhet ne kavanoz qelqi, ne vend pa drite, sepse drita çon ne humbjen e vlerave terapeutike. Temperatura ideale e ruajtjes duhet te jete 0-4 grade ne frigorifer.
Si konsumohet poleni
Per perdorimin e polenit si ilaç kurues mjeket popullore rekomandojne disa metoda. Nderkohe qe marrja e polenit nuk eshte e njejta sasi per te gjitha grupmoshat dhe semundjet.
Metoda 1. Marrja e polenit origjinal, i paperzier me diçka tjeter. Femijet nen 3 vjeç nuk duhet te konsumojne polen. Personat me probleme te melçise dhe femijet 3-8 vjeç duhet te marrin maksimumi 5 grame (1 luge te vogel) ne dite. Femijet 8-10 vjeç duhet te konsumojne 10 grame (2 luge te vogla ne dite). Femijet 12-15 vjeç mund te marrin 12-15 grame (nje luge gjelle) ne dite. Te rriturit dhe adoleshentet mund te marrin 25-30 grame (2 luge gjelle) ne dite, me kujdesin qe duhet bere nje pauze prej 3 javesh pas nje kure prej nje muaji. Mjeket keshillojne qe poleni te perdoret para buke, kur stomaku eshte bosh. Gjithashtu, ai duhet bluar mire ne goje, ndryshe ai nuk perthithet nga organizmi, sepse eshte i mbuluar nga nje membrane e patretshme prej bleteve. Kjo lloj marrjeje e polenit pelqehet pak, sepse mund te shkaktoje dhimbje stomaku, ose fenomene alergjie.
Metoda 2. Me kete metode poleni merret ne te njejtat doza si me siper, por me pare futet ne makine elektrike, e cila bluan kafene dhe lihet aty derisa te formohet nje pluhur, i cili konsumohet pasi perzihet me mjalte. Per çdo luge polen shtohen 2 luge mjalte dhe perzihen mire derisa te formohet nje perberje homogjene. Kjo lloj perberjeje pelqehet me shume nga personat e ndjeshem, sidomos alergjike, si edhe prej atyre te cilet nuk i pelqejne shijen.
Metoda 3. Kjo metode rekomandohet per personat te cilet kane ndjeshmeri stomaku, djegie stomaku, te cilat shtohen pas marrjes se qumeshtit te bletes. Keta persona, polenin duhet ta bluajne ne makinen e kafese, te cilit duhet t’i shtojne 1-6 luge uje per 1 luge polen. Keshillohet pirja me stomakun bosh, ose pas nje mengjesi te lehte.
Per çfare keshillohet poleni
Poleni rekomandohet te perdoret per vonesat ne zhvillimin e femijeve. Per kete nevojiten 5-10 grame polen ne dite, i cili favorizon zhvillimin dhe forcimin e kockave, zhvillimin e sistemit nervor. Ne infeksionet e mushkerive poleni ndihmon ne parandalimin e viruseve dhe infeksioneve te mushkerive. Konsumohet ne kura prej nje muaji, me 10-30 grame ne dite. Gjate nje viti mund te behen 2-3 kura.
Problemet e riprodhimit tek meshkujt. Konsumimi i rregullt i polenit rrit prodhimin e spermatozoideve, si edhe permiresimin e tyre. Keshillohet te perdoret sepse parandalon impotencen tek meshkujt (impotencen e shkaktuar nga mosha), ndihmon ne raste stresi, mungese ne ushqim, lodhje, tension emocional i zgjatur, pagjumesi etj.
Menopauza e parakohshme. Poleni permban substanca estrogjene dhe ka efekt kurues per acarimet e dukshme qe shfaqen gjate kesaj faze. Konsumohet ne kura prej 28 ditesh, me 12 dite pushim midis kurave, minimumi 4 kura ne vit. Kjo gje keshillohet edhe per meshkujt, sepse ndihmon ne andropauze (menopauza e meshkujve). Alzheimer, keshillohen 3-4 kura ne vit, nga nje muaj secila, me 10-20 grame ne dite. Aksidenti vaskular parandalohet duke konsumuar çdo dite polen. Gjithashtu, ai ndihmon ne rregullimin e funksionimit te tubit tretes dhe permiresimin e hemorroideve dhe semundjeve te venave. Permbajtja e larte e vitaminave, enzimave, ndihmon ne stimulimin e imunitetit dhe parandalimin e kancerit. Rekomandohen minimumi tre kura ne vit, secila nga nje muaj. Poleni stimulon aktivitetin e tubit tretes, rregullon punen dhe funksionimin e tij. Por ai rekomandohet te perdoret edhe ne raste diarreje, ose infeksione te tubit tretes. Kura per kete eshte e shkurter, 7-14 dite, nje luge e vogel para ushqimit.
Reumatizma. Perveç trajtimit te gjate te shoqeruar me ushqim te pasur ne fruta dhe perime per kete semundje rekomandohen 5-6 kura polen me nga 30 dite secila.
Rezultate shume te mira kuruese poleni ka dhene si ne formen kronike edhe akute te adenomit te prostates. Gjithashtu, ai rrit edhe potencen. Per kete rekomandohet nje trajtim i gjate (minimumi 60 dite), me 10 grame ne dite, te kombinuara me qumesht blete (100 mg ne dite).
Depresioni dhe lodhja nervore. Konsumimi per 3 muaj i polenit çon ne permiresimin e tonusit te brendshem dhe mendimeve depresive. Poleni ul varesine ndaj alkoolit. Per kete ai duhet te konsumohet 15-30 grame (1-2 luge) ne dite, kura zgjat 30 dite me 15 dite pushim, me pas mund te filloni nje kure tjeter. Ndihmon ne funksionimin e tubit tretes, djegien e kalorive. Gjithashtu, efekte pozitive poleni ka edhe ne dietat per shendoshje, sepse permireson oreksin.
Arterioskleroza, kolesterina e rritur, probleme me qarkullimin e gjakut ne tru. Ne keto semundje poleni ka aftesi kuruese nese konsumohet rregullisht. Merret i perzier me mjalte, sipas dozave te pershkruara te metodat e marrjes. Anemia, per kete semundje poleni ka dhene rezultate shume te mira nese konsumohet per nje kohe te gjate dhe i shoqeruar me qumesht blete dhe mjalte.
Efekte te mira kuruese poleni ka dhene edhe per kurimin e verdhezes si dhe per gjenerimin dhe tonifikimin e lekures.
Kanceri ne miter dhe ne gjoks. Permireson simptoma dhe forcon imunitetin. Keshillohet te perdoret 10-20 grame ne dite.
Kujdes ne perdorimin e polenit
Ne keto 10 vitet e fundit eshte rritur numri i personave qe kane alergji nga poleni. Per kete arsye konsumimi i tij duhet bere me kujdes, ne sasi te vogla (per here te pare nje maje thike). Kjo sasi e vogel perdoret per disa dite per te pare nese ekziston alergji. Nese nuk keni alergji, atehere mund te vazhdoni trajtimin duke rritur gradualisht dozen. Nese shfaqen simptoma minore (djegie te lehta ne stomak, rrjedhje te hundes, ose kruajtje te lekures) vazhdoni trajtimin, por duke e konsumuar polenin ne doza te vogla dhe te perzier me mjalte ose uje. Nese alergjia eshte me e rende, nderpriteni urgjent konsumimin dhe konsultohuni me mjekun specialist. Ne rastin e semundjeve te renda te melçise duhet te konsultoheni me mjekun specialist.

Si duhet të jetoni që të arrini moshën 100 vjeç


Nëse bën një jetë të shëndetshme, zbaton me përpikmëri rregullat më të domosdoshme për organizmin, mundësitë për të jetuar plot 100 vite janë të mëdha. Pas një kërkimi disavjeçar studiuesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mundur të përgatisin një paketë me mënyrat dhe sugjerimet për një jetëgjatësi deri në 100 vjet. Shkencëtarët theksojnë se, të gjitha udhëzimet janë shpallur si rezultat i një kërkimi disavjeçar në këtë fushë dhe çfarë është më e rëndësishme, mbi këtë studim është punuar për rreth 30 vjet. Janë testuar shumë njerëz dhe të kategorive të ndryshme. Sugjerimet që jepen këtu mund t'i zbatoni në jetën tuaj të përditshme pa asnjë dyshim, sepse ato nuk shfaqin as probleme e as efekte anësore. Mbi të gjitha ato bazohen në ligje të natyrës.


Yndyrnat
Janë bazë në shumë procese të organizmit dhe janë një formë e përqendruar e energjisë. Marrja e tepruar e yndyrnave mund të çojë në dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamërat e kafshëve, vezët, peshqit, arrat, kanë yndyrna të tretshme.
Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshme, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetësimet në to), apendesitin, sëmundjet e zemrës.
Drithërat
Drithërat janë shumë të pasura me fibra. Vitaminat dhe kripërat minerale e ndihmojnë trupin të ruajë formën e mirë. Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha vitaminat dhe kripërat minerale, që janë shumë të nevojshme për organizmin. Megjithëse duhen vetëm sasi të vogla, ato janë të pazëvendësueshme. Vitaminat dhe kripërat minerale veprojnë së bashku. Kripërat minerale ndikojnë në strukturat kockore, krijimin e një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet muskulore. Minerale të rëndësishme janë kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, mund të magazinohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht. Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre.



Ushqimet

1- Konsumoni më pak ushqim sesa jeni të uritur. Eksperimentet e realizuara kanë treguar se jeta e një personi, i cili ushqehet normalisht dhe pa e tepruar, duke reduktuar njërin nga vaktet në 40 për qind, dyfishohet.
2- Natyra na ka bërë shumë dhurata të arta. Shega përmban minerale shumë të rëndësishme dhe vitamina të domosdoshme për trupin tonë.
3- Mjalti i luleve është po ashtu një dhuratë e mrekullueshme e natyrës për të cilin organizmi ynë ka nevojë.
4- Lëngu i arrave të kokosit, sidomos i arrës së gjelbër të kokosit, është nektari më i pasur me vitamina për trupin e njeriut.
5- Shumë vitamina esenciale gjenden në fruta të tjera dhe ndihmojnë në mënyrë të pazëvendësueshme në kurimin dhe luftimin e sëmundjeve të zëmrës apo edhe shumë shqetësimeve të tjera.
6- (Beli frut i veçantë në Angli), është dhurata më madhështore e natyrës është e dobishme për luftimin e shumë sëmundjeve të stomakut apo të sistemit që mbron tretjen e ushqimit.
7- Konsumoni produkte vegjetariane dhe ushqime me fibra. Në këtë kategori përfshihen të gjitha perimet dhe frutat, duke shmangur ushqimet e skuqura dhe të yndyrshme.
8- Konsumoni të paktën dy vakte në ditë, veçanërisht pas perëndimit të diellit apo një dite të lodhshme pune.
9- Ushqimet cilësore me përmbajtje të lartë vitaminash dhe lëndë të tjera ushqyese mbrojnë shëndetin tuaj dhe zgjasin jetën.
10- Kujdesuni për veten duke përfshirë dhe dietën tuaj ditore: Perime të ndryshme, fruta, shegë, mollë, limon, portokall, arra, lajthi, bajame, kungull, etj.
11- Çdo ditë është e këshillueshme që të konsumohen në të paktën një vakt produkte të freskëta të gjelbra si: Spinaq, lakër, sallatë jeshile, etj. Ato ndihmojnë në normalizimin e qarkullimit të gjakut dhe në rregullimin e normalizimin e tensionit të gjakut. Shumë njerëz ruajnë shikim të mprehtë deri në moshë të thyer në sajë të konsumimit të vazhdueshëm të këtyre ushqimeve.
12- Kungulli i verdhë dhe i pjekur mirë përmban beta karoten, e cila gjendet edhe te karotat dhe i jep energji të vazhdueshme zemrës.
13- Shmangni kafen dhe çajin. Ato përmbajnë substanca toksike, të cilat dëmtojnë inde të ndryshme të organizmit dhe sjellin mundësitë për vdekje të hershme. Çajit i nevojiten rreth 6 orë për të shkatërruar metabolizmin e trupit dhe për të shfaqur shqetësime të ndryshme për organizmin. Konsumimi i vazhdueshëm i çajit dhe kafes thuhet se dëmton qelizat e gjakut, koagulimin e tyre në raste plagosjesh, dobëson nervat dhe shfaq gjendje të shpeshta nervoziteti, si dhe dobëson kontrollimin nga truri të shumë funksioneve që ndodhin në trupin e njeriut.
14- Shmangni përdorimin e sheqerit sa më shumë të jetë e mundur, sepse përdorimi i tij sjell aciditet, mbingopje të trupit me karbohidrate dhe sheqerna, si dhe shëndoshje dhe kalim në mbipeshë.
15- Mundohuni që të paktën një ditë në javë të konsumoni vetëm fruta, në mënyrë që t'i bëni një "shpëlarje" sistemit tuaj të tretjes.
16- Po ashtu një ditë në javë konsumoni ujë më tepër se zakonisht.
17- Një ditë në muaj mundohuni të mos konsumoni fare ujë.
18- Herë pas here në vend të kafes që ju dëmton, pini ujë të ngrohtë.
19- Mbani gjithmonë të njëjtën masë të gotës me të cilën pini ujë, në mënyrë që t'i jepni organizmit tuaj çdo herë ujë në të njëjtën sasi.
20- Është mirë që uji të mos të pihet menjëherë, por pak nga pak, me pushime të vogla.
21- Po ashtu, tri herë në javë pini lëngje frutash të shtrydhura, si lëng limoni, portokalli, pjeshke, rrushi, karote etj.
22- Ndërroni vajin që përdorni për gatim nëse e vini re se ai nuk përmban lëndët e nevojshme ushqyese.
23- Mos konsumoni kripë me shumicë. Përdoreni atë sa më pak të jetë e mundur. Mos harroni se çdo produkt i krijuar nga natyra nuk është i kripur në shijen e tij, ai është zakonisht i ëmbël ose i athët. Po ashtu kripa gjendet te uji i detit i cili nuk rekomandohet të pihet veç rasteve kur personi është i etur dhe nuk ka si të veprojë ndryshe.
24- Shtoni lakrat në dietën tuaj ditore.
25- Konsumoni gjethet jeshile të spinaqit, sallatës; për sëmundjet e zemrës dhe diabetit.
26- Thjerrëzat po ashtu janë të pasura me lëndë ushqyese si dhe përbërës tonikë të domosdoshme për organizmin.
27- Bërthamat e ndryshme të frutave janë të dobishme për forcën muskulore dhe luftimin e diabetit.
28- Soja përmban 9 lloje vitaminash.
29- Produktet e drithërave dhe veçanërisht gruri, produkte të cilat përmbajnë vitaminën E dhe zgjasin jetën.
30- Produktet e konservuara përmbajnë lëndë të ndryshme ushqyese, të cilat janë të rekomanduara për të ruajtur në normë presionin e gjakut si dhe çrregullime të tjera që mund të ndodhin në organizmin tonë.

Ushqim suplementar dhe forcues i përgjithshëm

1- Vitamina komplekse B është nga më të përdorshmet dhe efektive në dietën suplementare dhe duhet të merret nga ushqimi juaj i përditshëm. Ajo gjendet më shumë tek farat e lakrave të kuqe.
2- Biokimiket në kombinim - nr 28, përmbajnë të 12 llojet e kripërave që merren nga trupi gjithmonë. Është një forcues i përgjithshëm dhe duhet të merret pas ushqimit.
3- Marrja e përditshme e vitaminës C rrit veprimtarinë dhe jetëgjatësinë e trupit.
4- Pjesa e të gjithave produkteve dietike shkakton në disa raste sëmundje, prandaj përpiquni t'i shmangni ato.
5- Pjesa e të gjithave llojeve të produkteve të erëzave mund të shkaktojë sëmundje të sistemit kardiovaskular.

Stërvitje dhe joga
1- Trupi i njeriut është si një makineri që duhet të jetë gjithmonë në lëvizje.
2- Lubrifikues- Lëvizjet e stërvitjes janë në lakueshmëri me lëvizjet e trupit, zmadhimi i tyre rrit qarkullimin dhe lakueshmërinë.
3- Karrikimi i baterisë- Rrezet e sistemit nervor janë si një bateri e trupit dhe ndihmon hapjen e poreve të lëkurës dhe ajrosjen e tyre gjatë lëvizjes.
4- Sistemi ftohës- Çlodhja furnizon freskinë e trupit.
5- Lëndë djegëse- Një dietë e duhur, ushqim, ajër, ujë dhe drita e diellit shërbejnë si karburant për trupin.
6- Shofer i ekuilibruar- Mendja është shoferi i trupit. Ajo mund të ekuilibrohet dhe kontrollohet me anë të meditimit dhe përqendrimit.
7- Bëni rregullisht ushtrime të lehta.
8- Mos bëni ushtrime të lodhshme siç është vrapimi i shpejtë, sepse ato rrisin ritmin e metabolizmit të trupit tuaj.
9- Ecja e lehtë është ushtrimi më i mirë për të mbajtur nën kontroll diabetin dhe problemet e zemrës.
10- Duke jetuar në një vend të ftohtë (në lartësitë e kodrave), ritmi i metabolizmit të trupit ulet dhe mosha e jetesës rritet.
11- Frymëmarrja e thellë dhe mbajtja e saj për pak kohë ndihmon në rritjen e jetëgjatësisë së një personi.
12- Ritmi normal i frymëmarrjes sonë, p.sh. frymëmarrja, mbajtja e frymës dhe nxjerrja duhet të jetë 1:4:2
13- Mbajeni trupin drejt.
14- Përpiquni të merrni frymë me anën e majtë të hundës gjatë ditës dhe më anën e djathtë të hundës gjatë natës.
15- Organet tona të brendshme janë po aq të rëndësishme sa organet tona të jashtme për të na mbajtur të shëndetshëm, kështu që për të mbajtur mëlçinë, stomakun dhe mushkëritë në gjendje të shëndetshme, ecja e përditshme në mëngjes dhe në mbrëmje është shumë thelbësore.
16- Është e mundur që problemet e zemrës të shërohen duke mos përdorur aspak vaj apo terapi, vetëm duke ngrënë perime të ziera, duke praktikuar ushtrime joge dhe duke bërë një jetë pa strese.
17- E rëndësishme është mendja, temperamenti dhe mënyra e jetesës.
18- S'ka joga më të rëndësishme se kontrolli i mendjes.
19- Mbajeni mendjen të zënë dhe aktive me shumë punë fizike.
20- Jini të lumtur dhe të qetë, shmangeni zemërimin dhe temperamentin shpërthyes.
21- Tensioni i lartë, harresa dhe procesi i plakjes mund të kontrollohet nga meditimi.
22- Vazhdoni të kënaqni mendjen tuaj në rast të problemeve me shëndetin.
23- Merreni jetën si ju vjen, mos u shqetësoni nga uljet dhe ngritjet e jetës. Hani dhe pini në mënyrë të moderuar, kini besim, punoni shumë dhe aplikoni zakonin e të fjeturit shpejt dhe të zgjuarit herët.
24- Një studim i kryer në Japoni zbuloi që shumë prej personave që jetojnë prej një shekulli kanë pasur si punë të tyre kryesore bujqësinë apo janë marrë me pyjet.

Shumëllojshmëria
1- Merrni ujë të ngrohtë pas çdo vakti për të kontrolluar shëndoshjen dhe për të përmirësuar tretjen e ushqimit.
2- Herët në mëngjes, pa larë dhëmbët, pi një gotë me ujë, pastaj të gjitha mikrobet e mbledhura do të kalojnë në stomak. Kjo metodë kryesisht është e ngjashme me hemeopatinë dhe është përdorur gjerësisht në Japoni për të zgjatur jetën dhe të kurojë disa sëmundje automatikisht.
3- Mr. Morarji Desai, ish-kryeministër i Indisë, iu drejtua terapisë së auto-urinës kur ai kishte provuar të gjitha llojet e terapive dhe dështoi për të pasur ndonjë kurë prej tyre.
4- Pasi të lash fytyrën me ujë, mos e fshij. Lëre të thahet vetë. Ajo e mban lëkurën të thatë dhe të shëndetshme.
5- Flini me kokën në drejtim të jugut, ajo ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakut të trupit, i përshtatshëm dhe për lidhjet e trupit me fushën magnetike të tokës.
6- Kur të flini duhet që pjesa e këmbëve të krevatit të jetë më e lartë se ajo e kokës. Ajo rrit qarkullimin e gjakut më shumë në pjesën e kokës. Ajo ju mban të ri dhe përtërin funksionet e trupit.
7- Mbaj ujë magnetik- Ju mund ta përgatisni atë duke mbajtur një gotë me ujë me dy magnete, njërin në krye me polin Veri dhe tjetrin poshtë gotës me polin e Jugut. Mbajeni atë çdo natë dhe pijeni të nesërmen në mëngjes.
8- Konsumi ditor i aspirinës duhet të jetë ¼ e tabletës 100 miligramëshe, mënjanon rrezikshmërinë e atakut në zemër. Aspirinat ndalojnë procesin e pjekurisë duke i mbajtur indet fleksibël. Ai është gjithashtu i mirë për sytë. (Merri vetëm me porosi të mjekut).
9- Çdo ditë në vrimat e hundës vendosni pak vaj mustarde të përzier me pak ujë. Ai është i dobishëm për sytë dhe i mban rrugët e frymëmarrjes të pastra dhe të lëmuara.
10- Çdo ditë shpërnda vaj mustarde në gishtat e këmbës, ajo të ndihmon për të përmirësuar shikimin e syve.
11- Cigaret apo krejt llojet e duhanit apo drogave të ndryshme dobësojnë apo çojnë deri në shkatërrim arteriet dhe organet e frymëmarrjes.
12- Sekreti i kinezëve që arrijnë të jetojnë deri në 150 vjet, i dedikohet një teknike të quajtur "Lichigian", e cila konsiston në përdorimin e ushqimeve bimore, të ushtrimit fizik dhe meditimit.

Brokoli dhe soja parandalojne kancerin ne prostate

Qumeshti me shume yndyre, rrezik per kete tumor

Jonida Tashi

Nese frikesoheni nga kanceri ne prostate, atehere perdoreni qumeshtin pa yndyre. Ky eshte rekomandimi qe jep mjeku alternativ Hysni Dankshi per parandalimin e kancerit ne kete organ. Nga studimet e bera kohet e fundit nga mjekesia alternative ne Stokholm ne Suedi eshte vertetuar se ushqimet me shume yndyre jane rrezik per kancerin ne prostate. Personat qe pine dy gota qumesht me yndyre ne dite jane me te prirur per t’u prekur nga kjo semundje. Me pak te rrezikuar jane ata persona qe konsumojne nje gote qumesht ne dite, ata qe nuk pine fare ose ata qe konsumojne qumesht te skremuar dhe pa yndyre. Tek keta persona rreziku i burrave mbi 50-vjeçare per t’u prekur nga kjo semundje eshte dy here me i vogel. Gjithashtu mjeku popullor Hysni Dankshi ka bere te ditur se personat qe kane konsumuar sasi te medha djathi apo vezesh dhe mish me yndyre kane qene me te favorizuarit per t’u prekur nga ky lloj kanceri qe prek meshkujt. Faktori kryesor pse qumeshti ndikon ne shfaqjen e kesaj semundjeje jane yndyrat. Konsumimi me i tepert se tri gota qumesht te yndyrshem ne dite zmadhon rrezikun per kancerin ne prostate per me shume se dy here. Per kete mjeku u rekomandon moshave te treta qe te konsumojne sa me shume qumesht te skremuar qe te mbrohen nga kjo semundje. Gjithashtu, mjeku keshillon qe keta persona te konsumojne sa me shume perime te gjelbra dhe çajra bimore.
Brokolina
Brokolina eshte preparati i ri bimor qe ka dhene rezultate te kenaqshme per kurimin e tumoreve si ne gji te femrat, ne prostate te meshkujt, ne mushkeri, ne melçine e zeze, ne zorren e trashe dhe ne stomak. Ilaçi bimor eshte i pergatitur nga rrenjet e brokules. Ky ilaç eshte pergatitur nga inxhinieri i bimesise kroate, Zuran Rudesha.
Ilaçi rekomandohet te perdoret nga personat me imunitet te zvogeluar, te duhanpiresit per pastrimin e mushkerive nga tymi i duhanit, nga grate qe vuajne nga osteoporoza, te femijet me zhvillim te vonuar te eshtrave, te cilet pesojne deformim te tyre si pasoje e mungeses se kalciumit dhe te kaliumit ne to. Brokula ka vlera te uleta kalorike dhe nuk ndikon ne rritjen e yndyrnave ne gjak. Ai permban vitaminat K, C, E, B1 dhe B2, acid folik dhe provitamina minerale.
Brokulina si preparat kurues rekomandohet te perdoret nga personat qe kurohen me antibiotike, kimioterapi ose rrezatim para dhe pas operacionit te tumoreve si dhe nga personat qe kane probleme ne prostate. Por, sipas mjekut Hysni Dankshi, ky ilaç bimor mund te perdoret nga te gjithe per t’u mbrojtur ne te ardhmen nga problemet qe shfaqen nga semundjet tumorale. Ilaçi rekomandohet te pihet tri here ne dite nga nje kapsule ose tri here ne dite nga dy kapsula pas buke.
Efektet e tjera kuruese
Brokoli nuk gjendet shpesh ne tryezat tona, sepse nuk kemi njohuri te mjaftueshme per te. Megjithate, eshte mire qe kete lloj ushqimi ta konsumoni me shpesh, sepse eshte shume i ushqyeshem dhe se pergatitja e tij eshte shume e lehte. Brokoli mund te jete shume efikas ne problemet qe shfaqen te shumica e femrave, por edhe te meshkujt. Brokoli eshte treguar shume efikas ne parandalimin e semundjeve te kanaleve urinare. Kjo semundje haset shume shpesh te femrat, madje disa prej tyre mesohen te jetojne me kete problem. Por nuk do te thote se kur keni semundje te kesaj natyre ju duhet ta menjanoni. Perkundrazi, kjo eshte nje semundje qe mund te sherohet me sukses me perdorimin e antibiotikeve perkates. E meta e kesaj semundjeje eshte se mund te perseritet shume here, kurse brokoli ne kete rast mund te jete shume i dobishem si parandalues. Mjeket rekomandojne qe femrat, te cilat kane probleme me kanalet urinare, duhet te konsumojne 200 deri 300 gr brokoli te zier. Brokoli permban glukinolat, qe jane perberje sekondare bimore, te cilet i shkaterrojne bakteret ne fshikezen e urines. Ne 200 deri 300 gr brokol gjenden 43 miligrame glukoniolat, qe mjafton per ta mbajtur fshikezen e urines ne rregull. Me brokolin nuk mund te sherohet inflamacioni i kanaleve urinare i cili sapo ka filluar, por nese ju bie imuniteti dhe shpesh keni probleme me kanalet urinare brokoli do te jete nje “partner” i vlefshem i juaji, i cili do te parandaloje infeksionin.
Studimi, efektet e sojes
Soja shihet si nje arme teper e fuqishme per te luftuar kancerin e prostates. Studiuesit amerikane kane zbuluar se nje molekule e quajtur “Equol”, e cila prodhohet nga stomaku gjate procesit tretes te sojes, arrin te bllokoje veprimin e nje hormoni DHT, qe lidhet me hipertrofine prostatike beninje dhe malinje. Studimi i publikuar ne “Biology of Reproduction”, qe eshte kryer nga studiuesit e “Children’s Hospital Medical Center” ne SHBA, ka dhene shume shpjegime sidomos per jetegjatesine e japonezeve, ne veçanti te burrave qe preken me pak nga kanceri ne prostate sesa meshkujt qe jetojne ne vende te tjera te botes. Merita e sojes per kurimin e kancerit ne prostate duket se i atribuohet zakoneve te japonezeve per te konsumuar soje. Eksperimentet e kryera mbi minjte ne laborator kane treguar se duke injektuar molekulen te kafshet, volumi i prostates ulej. Mesa dukej, me dieten e duhur arrihet te ulet hormoni DHT pa qene nevoja te nderhyhet ne nivelet e testosteronit. Tashme shpresa eshte qe te arrihet te saktesohen medikamentet qe shfrytezojne aftesine e sojes per te kuruar tumorin ne prostate.
Keshilla
Perdorni sa me shume fruta dhe perime. Nje diete e pasur me fruta dhe perime te fresketa, sidomos ato te pasura me shume vitamine C, kane rezultuar se kane nje ndikim te madh ne mbrojtjen kundrejt kancerit ne prostate.
Evitoni nitratin dhe potasiumin. Keta perberes nitrogjene njihen se jane shume te demshem dhe japin me shume mundesi te zhvillimit te kancerit ne prostate. Gjenden me se shumti ne mish, sallam, salçiçe. Limitoni duhanin, ushqimet qe permbajne djeges, si dhe qe jane me shume kripe. Ne vendet ku tymoset shume dhe qe preferojne ushqimet me shume kripe eshte vertetuar se kane nje nivel me te larte te te prekurve nga kjo semundje. Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund te shkaktoje ndryshime ne qelizat dhe mund te çoje drejt kancerit. Hiqni dore nga mishi i kuq. Konsumimi i sasive te medha te mishit te kuq, sidomos nese eshte i skuqur, rrit mundesine per zhvillimin e kancerit.




Shkaqet e tumorit ne prostate
Ushqimi
Abuzimi me alkoolin
Duhani
Trashegimia
Disa gjendje te ashtuquajtura prekanceroze
Gjendjet pas heqjes kirurgjikale te nje pjese te stomakut



Pergjigjet e pyetjeve te lexuesit
Pyetje:
Jam nje zonje nga Fieri, kam bere analizat dhe kam dale me diabet me Glukoze 199 H, Urea 27.5, Creatinine 0.96, Ast 8, Alt 8, Amylase 64 total, Bilirubine o.6 total, Profetine 7.8, Sodium 132, Potasium 3.7, Chloride 86.3. Çfare kure me rekomandoni, sepse jam ne prag te nje operacioni nga guri ne temth?
Mjeku: Ju nuk keni treguar madhesine e gurit per te mesuar nese keni nevoje per nderhyrje me ilaçe popullore. Nese madhesia e gurit eshte nen 8 milimetra, ju mund te perdorni metoda popullore, ndersa ne te kunderten ju duhet t’i nenshtroheni operacionit. Kurse per diabetin ju mund te perdorni gjethet e njoma te domates ose bishtaja te njoma bathe, te cilat duhet t’i zieni dhe t’i pini ne forme çaji. Kete kure rekomandohet ta perdorni tri here ne dite nga nje gote uji para buke.

Pyetje:
Klodi Licollari. Urime per iniciativen qe keni ndermarre per t’iu pergjigjur pyetjeve rreth shendetit. Ne hunde ne siperfaqe te lekures here pas here me krijohen puçrra me qelbezim dhe me shpesh me dalin kur jam ne gjendje gripale. Jam 57 vjeç. Ju lutem, çfare me rekomandoni per mjekim?
Mjeku: Ju keni imunitet te dobet ne trup. Per te forcuar imunitetin, ju duhet te perdorni lengun xhel te Aloe Veras si dhe produkte qe rrisin imunitetin. Lengun Aloe Vera rekomandohet ta perdorni tri here ne dite nga 20 ml para buke.

Pyetje:
Suela Hysi
Pershendetje. Se pari ju uroj suksese te metejshme ne punen tuaj, sepse edhe per ne qe ju lexojme kjo gje ka impakt. Kam probleme me zbokthin dhe yndyren ne floke. Ju lutem çfare me rekomandoni te perdor?
Mjeku: Per te eliminuar yndyren dhe zbokthin ne floke ju rekomandoj te perdorni gjethet e njoma dhe rrenjet e hithres. Keto zihen dhe me lengun e perftuar duhet te lani koken çdo nate per nje jave rresht ose derisa te eliminoni zbokthin dhe yndyren.

Per me shume informacion ju mund t’i drejtoheni mjekut alternativ Hysni Dankshi ne kete adrese: Tirane. Kryqezimi i Rruges se Durresit, poshte Muzeut Kombetar, mbrapa Procredit Bank. Nr. cel. 0692106127

REAGIM (Me vonesë) i Institutit Albanologjik të Prishtinës: Shqipja standarde e sulmuar

8 tetor 2007

Instituti Albanologjik i Prishtinës


Në kohët e fundit në Kosovë janë shpeshtuar paraqitjet publike në ligjërimin jostandard. Janë shpeshtuar edhe shkrimet e  intervistat që aktualizojnë dhe kontestojnë formimin e gjuhës standarde shqipe duke propaganduar mënjanimin e saj nga përdorimi publik në Kosovë. Kështu së fundi në tregun kosovar bashkë me gazetën ditore “Ekspre” ka filluar botimi i një serie titujsh – përkthime në të ashtuquajturën të folme  “gege”. Shmangia nga ligjërimi standard në këto botime nuk është e nxitur nga kërkesa estetike, nga kërkesa letrare e as nga rrethana të veçanta kumtuese.

Shmangia e nxitur nga qëllime të tilla do të ishte shumë e natyrshme dhe plotësisht e ligjshme. Përkundrazi, botimi del rezultat i përpjekjeve të autorëve të një rryme që ka nxitur sidomos në këtë dhjetëvjetësh kontestimet e gjuhës standarde, që synojnë: shmangien e standardit ekzistues, legjitimimin e dy standardeve, rishikimin, rivlerësimin e ndryshimin e këtij standardi ose edhe  krijimin e një gjuhe tjetër standarde për shqiptarët e Kosovës. Duke i parë këto qëllime të artikuluara herë haptas, herë në mënyrë të mjegullt, s’ka se si të kuptohen ndryshe këto botime, të publikuara në një të folme gegërishte të përzier keq me letrarishten dhe të pakultivuar, pos si shmangie plotësisht të qëllimshme e me prapavijë joestetike e joletrare, në të vërtetë me prapavijë të qartë politike e ideologjike, Shmangiet e qëllimshme nga norma standarde në këto botime kanë motive jo vetëm politike e ideologjike, po edhe ndarëse, krahinoriste e lokaliste.

Argumentet e arsyetimet për nevojën e aktualizimit të gegërishtes, në diskutimet, intervistat, debatet e polemikat që bëhen rreth gjuhës standarde, vishen me trillime, me pohime e me anakronizma. Në të gjitha rastet harrohet qëllimisht ose nga mosdija se norma e dialektet bashkëjetojnë e bashkëveprojnë në mënyrë të pandalshme duke e pasuruar njëra-tjetrën e duke ua zgjeruar kufijtë e epshmërisë: harrohet se dialekti nuk mund të zëvendësojë standardin e pranuar qe afro katër dhjetëvjetësha në mënyrë kaq të thjeshtëzuar e me  veprime kaq të pamatura e qëllimprishëse si këto të fundit me botimin e librave në jostandard. Standardin nuk mund ta përmbysin e as s’mund ta shmangin kjo seri botimesh, as edhe shumë seri të tjera si këto, por ato mund të sjellin çorientim, konfuzitet dhe humbje kohe në rrugën standardizuese të shqipes, në rrugën e zhvillimit të saj të hovshëm dhe në rrugën e saj jo të lehtë të përballjes me gjuhë e kultura botërore, me kërkesat e shtuara të komunikimeve të gjera që sjell epoka në të cilën bën jetën ajo dhe bartësit e saj historikë e aktualë.

Shqiptarët tashmë e kanë vlerësuar në mënyrë shumë qytetëruese aktin e krijimit dhe pranimit të një gjuhe të përbashkët për të gjithë shqiptarët, në të vërtetë shqiptarët e kanë kuptuar se gjuha standarde është vlerë e patjetërsueshme kombëtare. Sado e synuar dhe sado e dëshiruar prej grupacionesh të ndryshme e me interesa, po ashtu, të ndryshme, ndarja gjuhësore e shqiptarëve, do të mbetet përpjekje shterpë e mendjeshkurtërve e mendjeve prapakthyese, sepse shqiptarët nuk do të zgjedhin ndarjen: ata i kanë provuar ndarjet e dhunshme shumë herë në historinë e tyre dhe i dinë mirë pasojat e tyre. As shqiptarët e Kosovës nuk kanë nevojë për një ndarje të tillë: ata në gjithë historinë e tyre kanë kërkuar shkëputjen e pavarësimin nga pushtuesit e ndryshëm, nga Serbia e Jugosllavia e jo nga shqiptarët e hapësira shqiptare. E provon mirë këtë historia e saj me moshë dhe historia e saj e re. Më në fund, një gjë e tillë është krejt e pamundshme dhe me çmim shumë të madh. Do të ishte tepër i shtrenjtë një aventurizëm i tillë për një popull të vogël siç janë shqiptarët, do të ishte një përmbysje rrënuese për shkollën e arsimin shqiptar, për administratën shtetërore e publike dhe për mjetet e informimit publik. Prandaj, shqiptarët do të dinë cila është rruga e tyre: shqipja standarde do të vazhdojë të mbetet gjuha e përbashkët e të gjithë shqiptarëve, edhe e shqiptarëve të Kosovës, sepse duke pasur një gjuhë të përbashkët, duke pasur një histori të përbashkët e një histori gjuhësore të përbashkët, shqiptarët, do të kenë edhe një ardhme të përbashkët, përparuese dhe qytetëruese.

Shqiptarët sot ndodhen në fazë të re të historisë së kombit, prandaj edhe të shqipes standarde.

Nuk do të ishte e tepërt të risillej pohimi se tridhjetë e pesë vjet normimi të gjuhës shqipe janë të mjaftueshme për të sjellë vlerësim objektiv për funksionimin e saj në bashkësinë e shqiptarëve kudo jetojnë ata. Dhe ky vlerësim nga ana e gjuhëtarëve dhe përdoruesve të saj është: gjuha standarde shqipe ka përmbushur dhe përmbush mirë kërkesat komunikative dhe simbolike të tyre, ajo ka funksinuar dhe funksionon mirë në të gjitha rrafshet e përdorimit. Vështirësitë e problemet që kanë dalë e që dalin në rrugën e përvijimit të saj si gjuhë standarde nuk janë të mëdha e as të pakapërcyeshme. Ato janë të ligjshme, të natyrshme, duke pasur parasysh faktin se ka hapësirë të ndryshme përdorimi, shtetërore e politike, dhe shkallë të ndryshme përdorimi. Në faza të ndryshme në rrugën e standardizimit të gjuhës, qëndrime e çështje të ndryshme sidomos praktike, duhet të shihen, të vlerësohen e të rimerren, kundrejt realitetit të ri. Asgjë nuk është dhënë njëherë e përgjithmonë. Respekti, mirëkuptimi e toleranca për dallimet, për të ndryshmet, edhe gjuhësore, rrjedhojë e realiteteve të ndryshme ekonomike, shoqërore, kulturore duhet të jenë në funksion të zhvillimit e të pasurimit të gjuhës standarde.

Qëllimi duhet të jetë përparimi e jo prapakthimi.

          Gjuha shqipe sot njeh pasurim të madh dhe nga shumë anë, por ky pasurim duhet të jetë edhe më i gjerë, prandaj hapja e standardit sot paraqitet kërkesë e natyrshme e saj dhe e folësve të saj. Hapje në periudha të caktuara të zhvillimit të tyre njohin edhe gjuhët e tjera standarde. Për shqipen, kjo hapje nuk do të thotë shmangie e qëllimshme nga norma, nuk do të thotë destandardizim i saj, nuk do të thotë dialektizim i saj. Hapja e saj do të thotë zhvillimi dhe pasurimi i saj në përputhje me zhvillimet e sotme kombëtare dhe përtejkombëtare. Shkrimtarë, përkthyes, publicistë e shqipshkrues të tjerë po e bëjnë këtë pandërprerë. Zhvillimi dhe pasurimi i saj sot duhet të jetë shqetësim i vërtetë i gjithë shqiptarëve, shqetësim që duhet të nxitë energjitë dhe përpjekjet e të gjithë bartësve të saj, institucionalë e individualë, për ta bërë shqipen mjet të komunikimit sa më të lehtë, sa më të vyer e sa më të gjerë.

Shqetësimi kryesor i gjuhëtarëve dhe i të tjerëve duhet të lidhet me shkallën e zbatimit të normës, me mënyrën se si shkruhet në shqipen standard, se si shkruhet në vetë gegërishten më në fund. Vlen të theksohet, po kështu, se është e drejtë e ligjshme e autorëve që të zgjedhin gjuhën përmes së cilës do të shpërfaqin idetë e tyre a krijimtarinë e tyre, të zgjedhin lexuesin të cilit do t’i drejtohen, më në fund të zgjedhin edhe mënyrën si do t’i “plasojnë” ato ide a atë krijimtari. Më në fund, kjo duhet të shihet brenda një pluralizmi demokratik, por një pluralizmi deri në kufirin që nuk do të prekë vlerat e gjuhës së përbashkët standarde shqipe dhe funksionet e saj si gjuhës zyrtare në gjithë hapësirën shqiptare.

Përpjekje rrënuese për kapërcimin e këtij kufiri tashmë po shihen qartë edhe me rastin e editimin të kësaj serie bashkë me gazetën “Ekspres”. Por, lexuesit e dinë se përpjekjet e tilla rrënuese janë të gjykuara të dështojnë. Lexuesit, po kështu, do të dinë të ndëshkojnë botuesit e teksteve të tilla - me shpërfilljen dhe me mosblerjen  e tyre.

Skandali me diplomat e infermierëve tek Universiteti “Kristal”


Arta AGOLLI

Tiranë-Tashmë mund të diplomohesh me master edhe pa kryer studimet në Universitet. Skandali i rradhës duket se kësaj rradhe ka përfshirë një prej Universiteteve të cilësuar si më të mirët në vend, pikërisht në Universitetin “Kristal”. Pas inspektimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka rezultuar se diplomat e më shumë se 300 infermierëve të ardhshëm nuk njihen për shkak të këtij skandali. Këto diploma janë të pakonvertuara nga Minsitria e Arsimit dhe nuk njihen nga ajo. Ngjarja e cila ka lënë në mëdyshje më shumë se 300 studentë të infermierisë në Universitetin “Kristal” ka sjellë edhe reagimin e Ministrisë së Arsimit. E kontaktuar nga gazeta “Albania“ zëdhënësja për shtyp, pranë kësaj Ministrie ka sqaruar se ky Universitet ka dhënë diploma të shkollës së infermierisë dhe masterit pa vulën e specialistëve të arsimit, dhe për këtë arsye nuk njihen ligjërisht. Zëdhënsja ka pohuar gjithashtu se këto diploma të dhënë kryesisht për mastera figurojnë të pa konvertuara dhe jashtë çdo rregulloreje. Ndërsa janë bërë edhe kontrrollet apo inspektimet e para në Universitetin “Kristal”, është konstatuar se këto diploma dhe çertifikata masteri për të gjithë studentët ishin tërësisht jashtë çdo rregulloreje pasi edhe vetë aplikuesit janë pranuar nga universiteti pa diplomën e shkollës së lartë.
Konvertimet
Më shumë se 300 studentë që kanë bërë specializimin e masterit në Universitetin “Kristal” janë pranuar aty vetëm me diplomën e shkollës së mesme dhe kjo përbën një thyerje të ligjit. Sipas zëdhënëses për shtyp pranë Ministrisë së Arsimit nëse ky Universitet do të vazhdojë të japë diploma për studentët pa konvertimin e specialistëve të Arsimit atëherë do të merren menjëherë masa administrative, deri në heqjen e liçencës. Zëdhënsja ka theksuar gjithashtu se pas dy ose tre javësh në këtë Universitet do të kryhen edhe verifikimet e dyta nëpërmjet inspektimeve të sakta dhe nëse do të vërehen shkelje të tjera atëherë universitetit do ti dërgohet një shkresë për paralajmërim të mbylljes së aktivitetit privat. Ndërkohë sipas zëdhënëses edhe në shumë Universitete të tjera në vend po kryhen disa kontrrolle dhe inspektime thelbësore për të parë nëse ka thyerje të rregullores. Pas një muaji do të fillojnë edhe inspektimet në të gjitha institucionet e arsimit të lartë që prej atyre shtetërore e deri tek ato private. Në të gjithë vendin janë gjithsej 26 Universitete shtetërore edhe mbi 14 Universitete private. Universiteti “Kristal” ka pothuajse katër vjet që është hapur dhe mendohet që këtë vit ai të hapë filialin e dytë të tij në qytetin e Fierit.

Drejtuesit e Universiteti Kristal” Jemi brënda rregullores, japim diploma me

Drejtuesit e Universitetit Kristal kanë pohuar dje për gazetën Albania se ky aktivitet është i bazuar në rregulloren e Ministrisë së Arsimit dhe të gjitha diplomat e dhëna janë me liçencë nga MASH. Kancelari i këtij Universiteti Gafurr Ibrahimi sqaroi dje për “Albanian“ se nuk është e vërtetë që nxënës nga shkollat e mesme që nuk kanë mbaruar Universitetin janë pranuar për të kryer mastera. Sipas tij ky universitet ka programe të bazuara në rregulloren dhe kriteret e vendosura nga Ministria e Arsimit. Kancelari Ibrahimi tha gjithashtu se të gjitha diplomat e dhënë gjatë këtyre viteve kanë qënë të konvertuara brënda rregullave, dhe për më tepër universiteti “Kristal” është me liçencë nga MASH. Ibrahimi ka pohuar gjithashtu se vetëm gjatë këtij viti akademik kërkesat për të kryer mastera sidomos në degën e infermierisë janë shtuar me 50 për qind më shumë. Kjo sipas tij shpjegon edhe faktin që pretendimi i specialistëve të Ministrisë së Arsimit për liçenca që jepen jashtë rregullores është i gabuar.

Studentët e Infermierisë në Universitetin Kristal

Geralda Bozgo, Vlorë
“Kam kryer për një kohë prej 6 javësh masterin për infermiere në Universitetin “Kristal” dhe kam dëgjuar që diplomat përfundimtare ose çertifikatat që jepen nuk janë me vulën e Ministrisë së Arsimi. Nuk besoj se është e vërtetë, pasi në këtë universitet kam shkuar me bindjen e plotë për një mësimdhënie efikase dhe të bazuar në rregulloren e universiteteve evropiane. Shpresoj që problemi me diplomat të vërtetohet sa më shpejt të jetë e mundur nga specialistët e Ministrisë së Arsimit sepse kam paguar plot një milion lekë për këtë master përveç shpenzimeve të tjera. Diplomën e masterit duhet ta kisha marrë që një javë më parë por ceremonia e dhënies është shtyrë vetëm për shkak të kontrrolleve të Ministrisë së Arsimit.”

Erik Shyti, Shkodër
“Kam paguar shumë para për këtë master, dhe kam lënë jashtë shtetit një punë shumë të mirë për të ardhur këtu. Mendova se meqë kisha mbaruar studimet për infermier do më duhej edhe një specializim pasuniversitar . Në fillim më sygjeruan Universitetin “Kristal” sepse aty ishin edhe tarifat më të ulëta se jashtë shtetit por edhe rëndësua e diplomës njihej kudo. Mendoj se nëse diplomat kanë probleme atëherë drejtuesit e Universitetit “Kristal” duhet ti kthejnë çdo studenti paratë që janë paguar në fillim të aplikimit. Nuk besoj se gjithë ky Universitet me emër dhe me programe Evropiane arrin të japë diploma të pakonvertuara dhe me lishencë nga MASH.”

Kanceri i gjirit, 200 vdekje në vit


Rastet e reja me kancerin e gjirit dhe qafës së mitrës po vijnë në rritje, madje numërohen rreth 600 raste në vit, që vdesin nga këto sëmundje. Kjo vjen për shkak të mungesë së informacionit që kanë femrat, duke e lënë sëmundjen të avancojë deri në stadet finale. Kjo u bë e ditur dje nga përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët theksojnë se për këtë arsye, katër aparatura të mamografisë (që tregojnë diagnozën e kancerit të gjirit) do të mbërrijnë në Shqipëri brenda muajit korrik. Kjo, sipas tyre, do të bëhet në kuadër të zbatimit të fazës operative të programit "INTERREG III" Shqipëri-Itali, i financuar me një vlerë prej 7 milionë eurosh nga Komuniteti Evropian, përmes Agjencisë Rajonale Sanitare të Pulias (Itali). "Aktualisht në vendin tonë, sipas të dhënave nga Qendra Spitalore Universitare në Tiranë "Nënë Tereza", humbin jetën nga kanceri i gjirit rreth 400 femra në vit, ndërsa nga kanceri i qafës së mitrës, rreth 200 femra në vit",- thekoi onkologu, Agim Sollaku.

Dhimbja, "sëmundja" që kurohet

Së fundi e konsiderojnë si patologji dhe kësisoj kanë gjetur edhe ilaçin: minielektroda dhe opium


Të gjithë e dimë se për të qetësuar dhimbjet prej pesëmijë vjetësh është përdorur morfina. Megjithatë, sot nuk duhet të bazohemi më tek ajo, por tek arritjet më të fundit të teknologjisë: mini-elektroda brenda trurit, që futen në kokë me age shumë të holla. Nuk përdoret fare përcaktimi i një ndërhyrjeje kirurgjikale që ndihmon trurin të vërë në veprim të gjitha armët kundër vuajtjes. Strategjitë për luftën kundër dhimbjeve- armik për të cilin nuk është e lehtë të bësh një përcaktim -janë të shumta dhe në rritje të vazhdueshme. Disa antike dhe të shumë të përhapura, ndërsa disa të tjera tërësisht moderne dhe të rezervuara vetëm për rastet e dhimbjeve ekstreme. Një stimul për zhvillimin e këtyre strategjive të reja, bën të ditur e përjavshmja amerikane "Newsweek", vjen në këto momente pikërisht nga luftërat dhe nga nevoja për të kuruar mijëra ushtarë të shpërndarë nga Iraku në Afganistan, por edhe shumë veteranë të luftërave që kanë prekur botën. Në të vërtetë, mjekët ushtarakë që punojnë në Irak kanë vendosur të adoptojnë metoda të fuqishme kundër dhimbjeve, për t‘i eliminuar që nga momenti kur ato nisin të shfaqen. "Kjo sepse dhimbja fizike në fakt është një sëmundje më vete", ka shpjeguar për prestigjiozen "Newsweek" drejtori i "Fondacionit amerikan kundër dhimbjeve", Will Rove. Po ashtu, sa më parë të trajtohet, aq më pak dëme shkakton. Për të evituar gjendjen mes miliona veteranëve të ngërthyer nga dhimbjet kronike (një pjesë e mirë e tyre të detyruar për të përdorur morfinën), doktor Chester Buckenmaier i spitalit për veteranët, "Walter rend Army Medical center", po kryen një eksperiment me ushtarakët në frontin e luftës. Menjëherë pas plagosjes, apo ndërhyrjes kirurgjikale në një numër gjithmonë e më të madh ushtarësh, po mendohet që të aplikohet një pompë që injekton doza të vogla qetësuesish në mënyrë të vazhdueshme. Kështu, pas disa vitesh do të dihet të sulmohet dhimbja me ilaçe të fuqishme dhe në doza jo të mëdha, që do të përfaqësojnë një strategji të mirë për të evituar dhimbjet kronike te njerëzit. Të ashtuquajturat "pompa me shpërndarje të vogël", që injektojnë analgjezik në trup, nuk janë një risi një fushën e terapive kundër dhimbjeve. Por, fakti që ato kanë mbërritur në fushat e betejës, na bën të mendojmë se duhet të jenë të kushtueshme. Në shumë vende të mëdha të botës, që kanë dhjetëra spitale, nuk ka reparte të specializuara në kurimin e vuajtjeve. Një metodë shumë e mirë kjo për të kuruar me kujdes dhimbjet e çdo pacienti. Në fat nuk është e thënë që terapia e dhimbjes të bëhet sinonim i morfinës, ose ilaçeve të tjera me opium. Kohët e fundit, në vende të ndryshme të Evropës është futur një ilaç i përgatitur nga helmi që molusqet përdorin për të vrarë gjahun e tyre. Aq e fuqishme është kjo substancë, sa që duhet injektuar me një shpërndarës të vazhdueshëm dhe në doza minimale. Në raste jo të rralla, kur një ndërhyrje kirurgjikale për hernien fiskale nuk e zgjidh problemin e dhimbjes, teknologjia mjekësore ka futur një simulator elektrik peridural, që vepron duke gjeneruar goditje të vogla elektrike në shtyllën kurrizore dhe duke bllokuar sinjalin e dhimbjeve të drejtuara drejt trurit. Elektrodat brenda në tru shfrytëzojnë mekanizmat që organizmi ynë disponon për të na mbrojtur nga dhimbjet e mëdha. Shumë nga këto teknika janë shumë kodekse dhe të kushtueshme për t‘u përdorur nga të gjithë njerëzit në botë që vuajnë nga dhimbjet kronike. Megjithatë, ato të bëjnë të kuptosh se problemi kryesor në luftën kundër dhimbjes nuk është mungesa e mjeteve efikase.


Sikur të mund të largohesh nga dhimbja, ashtu siç mund të largohesh nga një qytet

Victor Hygo

Fjala "dhimbje" vjen nga latinishtja, "dolor", dhe tregonte efektin e vuajtjes. Dhimbja është një ndjesi trupore, një ndjenjë vuajtjeje që i detyrohet efektit të një dhimbjeje fizike. Për shembull, mund të kemi dhimbje dhëmbi, kockash, koke, apo dhimbje të tjera.

Mes dhimbjeve më të forta, të studiuara deri më sot, konsiderohen ato të lindjes, ndaj sot shumë nëna zgjedhin të ashtuquajturën lindje pa dhimbje. Ideja e dhimbjes është e shoqëruar zakonisht me atë të sëmundjes, ndaj flitet për krevat dhimbjeje, për të treguar krevatin ku vuan një i sëmurë. Në teori të ndryshme filozofike dhe psikologjike dhimbja dhe kënaqësia janë ndjenjat thelbësore nga të cilat dalin gjithë të tjerat.

Kështu, sipas një filozofi të shquar grek, që ka jetuar në vitet 500 para Krishtit, dhimbja ka një funksion pozitiv shumë të rëndësishëm. Falë dhimbjes, qeniet e gjalla mund të kuptojnë para kohe momentet kur trupi i tyre ka rrezik të "shkatërrohet". Kjo intuitë u thellua akoma më shumë në epokën moderne në fushën e mjekësisë dhe të fiziologjisë. Edhe në sport, të dëmtuarit përdorin ilaçe kundër dhimbjeve për të arritur në përfundimin e garës apo turneut. Ilaçet e përdorura kundër dhimbjeve fizike mund të krahasohen me efektet e drogës apo alkoolit në sistemim nervor.

Dhimbja dhe kënaqësia janë ndjesi të kundërta, por edhe që plotësojnë njëra-tjetrën, mirëpo raporti i tyre është më kompleks se ai që duket me shikim të parë. Dhimbjet fizike varen nga stimujt e jashtëm. Ato mund të lehtësohen duke eliminuar shkaqet direkte, apo duke qetësuar ndjenjat që i "transportojnë". Ndërkaq, kënaqësia derivon nga një perceptim aktiv që ripunon një stimul të jashtëm. Intensiteti i saj nuk është i lidhur menjëherë me intensitetin e vet stimulit. Dhimbja mund të jetë si fizike, ashtu edhe shpirtërore. Ajo mund të jetë ndjenjë e mungesës së lumturisë, që nuk varet nga trumat fizike, por nga pasione dhe vuajtje shpirtërore. Kjo provohet më shumë në rastet e tradhtisë, për një qortim, në rast fatkeqësie për humbjen e një personi të dashur. Dhimbje quhet edhe ngjarja, gjëja ose personi që e provokon. Dhimbja e shpirtit prej kohësh ka qenë edhe një nga temat më të dashura dhe më të prekura nga shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Në vendet katolike, ashtu si dhe në shumë rajone të tjera të botës, dhimbja fizike dhe mundimi shpirtëror prej kohësh janë përdorur për të arritur pastërtinë dhe shpëtimin e shpirtit.

Shqiptarët, më të lashtë se grekët në Ballkan
Ekskluzive/ Mathieu Aref, studiuesi i njohur francez, rrëfehet për "Shqip" pas botimit të librit të tij, "Shqipëria, odiseja e pabesueshme e një populli parahelen"

A mos është i mbivlerësuar roli i grekëve në historinë e Gadishullit Ballkanik? Pas kaq shekujsh, pas imazhit të mrekullueshëm që grekët i kanë dhënë së kaluarës së tyre, është pak e vështirë të ngresh pikëpyetje për kulturën e madhe klasike të helenëve… Por, prej kohësh, studiues të ndryshëm nuk kanë ngurruar të ngrenë pikëpyetje mbi qytetërimin e lashtë grek. Vetëm pak kohë më parë, një studiues amerikan botoi librin "Athina e zezë", ku perëndesha e bardhë me sy ngjyrë deti, perëndesha e diturisë, mbrojtëse e Athinës, sipas tij ka një të kaluar afrikane… Mathieu Aref, një studiues, që tashmë ka tentuar t‘i kthejë përgjigje me studimin e tij prej vitesh këtyre pikëpyetjeve, nuk denjon të vihet në qendër të diskutimeve akademike, duke thënë se "është Shqipëria, ajo çfarë ai e quan odiseja e pabesueshme e një populli parahelen". Dhe ky popull i vogël, sipas tij, ka qenë populli i madh që ka ekzistuar para grekëve. Duket si një guxim nga ana e Aref, një "guxim" të cilin ai e argumenton me prova shkencore, të cilat kërkojnë të hapin një debat, që, sipas tij, synon rishkrimin e historisë. Historia e pabesueshme e pellazgëve, që, sipas tij, janë ilirët e mëvonshëm, të cilët u hodhën në një cep të historisë dhe shumë pak studiues u rrekën të merreshin me ta. Por, pikërisht nga pellazgët nis shpjegimi i gjithë asaj historie "të shkruar keq", sipas Aref, që e bën rolin e grekëve të mbivlerësuar ende në ditët e sotme. Më poshtë, Aref, pas debateve që ka ngjallur në nivele të ndryshme akademike, rrëfen disa nga tezat, që, sipas tij, vërtetojnë studimin e nisur kohë më parë, që i bën të ndihen mirë shqiptarët, por që "trazon" kulturën tashmë të konsoliduar greke.

"Shqipëria, odiseja e pabesueshme e një populli parahelen". Libri juaj sapo është përkthyer në shqip. Mund të na rrëfeni se çfarë do të thotë kjo për ju?


Qëllimi kryesor i këtij libri është vënia në vend e së vërtetës. Asaj të vërtete, mbi të cilën rëndojnë plumb 2500 vjet. Nuk kemi të bëjmë asfare me trallisje dhe teka personale, as me fantazime fluturake, aq më pak me shovinizëm, por me një tezë të përpunuar shkencërisht, me argumente të forta, në mos të patundshme, fakte historike të shënjuara, analiza dhe hulumtime të thelluara në disa fusha shkencore, bazuar në referenca të verifikueshme. Ky libër më ka kushtuar vite të tëra studimesh, mjaft mund e djersë, gjithashtu para. Pra, nuk e kam bërë këtë vëllim të madh pune për të bërë sensacion apo për lavdi vetjake.


Çfarë e shtyu Aref të merret me një studim të tillë, që në shumë qarqe letrare është quajtur edhe si një provokim, që ju kërkoni t‘i bëni historisë greke?


Si dhe për çfarë e kreva gjithë këtë punë? Para së gjithash, natyra më pajisi qysh fëmijë me një shpirt kritik, të zhvilluar dhe me kureshti të madhe. Të jetuarit në Egjipt, në një shoqëri kozmopolite, më ka dhënë përparësinë e vështrimit elektrik. Në themel ishte terreni pjellor dhe premisat e një rrugëtimi që do ta nisja disa vite më vonë. Njohja e gjuhës shqipe, e folur qysh në djep (sidomos dialekti gegë) e që zura ta shkruaj fare i ri, më dha shumë dorë. Studimet në gjuhën frënge (letërsi, filozofi, greqisht, latinisht, artet e bukura, gjuhët e huaja, arabe, angleze, italiane) po ashtu nuk janë të huaja ndaj këtyre lloj studimesh e kërkimesh. Shkëndija fillestare ishte dalja në dritë e librit të parë të Za////çharie Mayani, "Etruskët nisin të flasin", në 1961-in, pasuar nga i dyti, "Fundi i misterit etrusk" në 1970-ën. Ja një dijetar, joshqiptar, që ia mbërriti të hedhë dritë mbi misterin e popullit të madh etrusk, falë gjuhës shqipe, që për më tepër nuk ishte as gjuha e tij mëmë. Kjo gjë më tundoi, më befasoi dhe mbi të gjitha më mrekulloi. Qysh atëherë, e përgjatë tridhjetë vjetëve, jam vënë në përndjekje të këtij populli misterioz parahelenik, që, nga zbulimi në zbulim, më ka udhërrëfyer kah shqiptarëve. Pas kësaj periudhe të gjatë më është dashur më shumë se pesë vjet për të kryer pareshtur studime e hulumtime të thelluara në fusha nga më të larmishmet: histori antike, arkeologji, antropologji, etnologji, gjuhësi dhe mitologji. Të thuash të vërtetën nuk përbën në asnjë rast provokim. Ajo mund të lëndojë, të fyejë, por gjithnjë ia vlen ta thuash. Këtu, veçse vë në vend këtë të vërtetë, çiltërsisht pa paragjykime dhe me rigorozitetin më të madh intelektual. S‘kemi të bëjmë me larje hesapesh apo me sulme të paramenduara kundër Greqisë dhe popullit grek, për të cilin ruaj sqimën më të lartë. Një kërkues duhet të mbetet krejt i paanshëm. Ajo që kam bërë është një punë vetëm shkencore dhe jo keqdashësi ndaj cilitdo qoftë. A mos vallë është faji im që shqiptarët rrjedhin prej pellazgëve, të cilët për mendimin e të gjithë autorëve të Antikitetit kanë pararendur grekët në Ballkan, Egjipt e në Azinë e Vogël dhe që këta të fundit u detyrohen për një pjesë të madhe të qytetërimit të tyre? Ta quash këtë një provokim përbën në vetvete një provokim.


Cilat janë pikat e forta, që, sipas jush, argumentojnë atë që shqiptarët janë më të vjetër se helenët?


Ju më pyesni përse i konsideroj shqiptarët një popull më të lashtë se grekët! Thjesht sepse ata rrjedhin prej pellazgëve, të cilët, sipas vështrimit unanim të autorëve më të vjetër grekë (Hekateu i Miletit, Helanikos i Mitilenës, Herodotit, Tuqididit, për të përmendur këtu më të shquarit), u transmetoi grekëve mitologjinë, kultet, si dhe një pjesë të madhe të kulturës e gjuhës së tij. Do më kthehen e të më thonë se përse ata rrjedhin prej pellazgëve e jo prej ilirëve. Sepse, në fakt, s‘është veçse i vetmi dhe po i njëjti popull. Për shumë shqiptarë dhe për një pjesë të mirë të specialistëve të epokës komuniste, shqiptarët mund të rridhnin vetëm e vetëm prej ilirëve! Faktikisht, e për çudi, pak specialistë kanë ndërmarrë udhën e studimeve mbi pellazgët. Edhe pas pothuaj njëqind vjetësh vetëm tre shqiptarë kanë shkruar mbi këtë popull, Adhamidhi, Spiro Konda dhe Dhimitër Pilika. Dhe është shumë pak! Kur shumë studiues të huaj kishin kuptuar ndërkohë rolin dhe rëndësinë e pellazgëve para mbërritjes së grekëve. Përse pra ilirët e kanë prejardhjen prej pellazgëve? Këta të fundit kishin trevat e tyre nga Atlantiku deri në Detin e Zi dhe prej dy brigjeve të Danubit deri në Egje dhe në Azinë e Vogël. Emri i pellazgëve mbetet "një emërtim përgjithësues", duke qenë i përshkruar si popull i lashtë parahistorik, i quajtur emërtim përgjithësues" dhe duke qenë i përshkruar si popull i lashtë parahistorik i quajtur "shpellagji", që do të thotë njerëzit e guvave. Egjiptianët i quanin "pelesët" dhe hebrenjtë "peleshtim". Këto etnonimi na kujtojnë filistinët (pellesh...et, peleshet…im, domethënë "shpellagji"), që nuk është gjë tjetër veçse emri që u është dhënë prej semito-egjiptianëve. Ky popull i përbërë nga tribu të shumta mbante mjaft emra, por fliste të njëjtën gjuhë dhe kishte të njëjtat tradita: trojanët, dardanët, ligurët, lelegët, karientë, likenët, iberët, frigjanët, moskët, filistinët, trakët, ilirët, pikenët, daunientët etj. Për këtë arsye, (autorët modernë) i kanë konsideruar si popuj të ndryshëm. Sidoqoftë, ne do të gjejmë prova të shumta përmes emrave të mitologjisë (të shpjegueshme prej shqipes) dhe miteve parahelenike, që grekët i kanë pronësuar dhe përshtatur sipas nevojave të tyre prej kolonizatorësh, duke i bërë elementet themelore të qytetërimit të tyre: Zeusi u lind në një "shpellë" në Kretë. "I pari njeri" qe "pelazgos" i pjellë prej dheut, "kurerët" ishin rojet e foshnjës Zeus (ku u rrit…Zeusi), emri "autochone" shpjegohet sipas shqipes "Tokët tonë), Jonët (Herodoti) ishin pellazgë të shndërruar në helenë pas mbrujtjes me gjuhën greke etj. Për sa i përket emrit "Ilir", ai e ka bazën ashtu si dhe për Palasges prej "një emërtimi të përgjithshëm", që i përket të vetmit e të njëjtit popull me "tribu të panumërta": Peonët, Dardanët, Tribalët, Pelagonët, Penestët, Autoriatët, Enkelët, Thesprotët, Molosët, Kaonët, Panonët, Istrianët, Venetët (Enetët e Herodotit), Dalmatët etj. Faktikisht, autorët e antikitetit, si Herodoti i kanë klasifikuar banorët e Veriut të Greqisë si një "popull i pavarur" (popull i lirë). Ky emërtim është përgjithësuar për të na dhënë përshkrimin e kësaj mase të madhe tribuje, siç kanë qenë "ilirët", që do të thotë "libres": I lirë, të lirët? A nuk ka rrëfyer Plini i lashtë se populli ilir përbëhej nga më se 300 kombësi?! Herodoti, a nuk ka thënë për trakët (degëzimi lindor i pellazgëve): Trakët janë, pas Induve, populli me numër më të madh në botë, i cili, nëse do të ishte bashkuar mesvedi do të kishte dominuar botën. E kjo nuk është një stisje: ka fakte historike të pakundërshtueshme. E vetmja provë flagrante e ekuacionit pellazgë=ilirë=shqiptarë është gjuha. Nëse shqiptarët e sotëm do t‘ia mbërrinin të deshifronin shumë prej emrave të mitologjisë, toponime dhe gojëdhëna që qarkullojnë në Evropë, ky do të ishte përfaqësimi më i mirë i kësaj trashëgimie mijëvjeçare. Ilirët (degëzimi perëndimor i pellazgëve) kanë qenë kësisoj pellazgët e vërtetë, për sa që gjuha e këtyre të fundit është përcjellur te pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë, ilirët e mandej shqiptarët, ku gjuha (sidomos dialekti gegë) flitet ende sot e kësaj dite, qysh prej më se 3000 vjetësh. Për sa i përket "mikenasve" hipotetikë, në fakt ata ishin veçse pellazgë, për sa grekët ende nuk ishin shfaqur. Ky emërtim u krijua artificialisht nga Schliemann gjatë shkarjeve të tij për "mikenët". Në fakt, nëse ai do të kishte zbuluar gjurmët e tyre në Athinë, ata do të ishin quajtur "Qytetërim Athinas". Nuk ka asgjë shkencore në një të tillë përshkrim të një populli, që nuk ka ekzistuar kurrë nën këtë emërtim. Ndërsa për sa i takon linjës B, deshifruar prej Ventris e Chadwick, ajo bën fjalë për "pellazgjishten e lashtë" të ngatërruar me greqishten antike. Veç të tjerash, në një farë mase mund të thuhet se greqishtja antike (sidomos jonike, meqë jonët ishin pellazgë) ka rrjedhur drejtpërsëdrejti nga pellazgjishtja e lashtë me prurje greke, domethënë semito-egjiptiane. Ja sesi është sajuar historia e Greqisë parahelenike.


Idetë e hedhura nga ju janë interesante për shqiptarët. A mund të ketë iniciativa të tjera, jo thjesht libra, të cilat do të mund të bënin një ndryshim të historisë së shkruar?


Unë mendoj që aktualisht ka argumente të mjaftueshme, prova dhe elemente të spikatura, që u lejojnë historianëve, studiuesve dhe dishepujve të tyre të rishkruajnë historinë e Greqisë parahelenike. Nëse mund të them Greqia "parahelenike", kjo ndodh sepse historia e Greqisë "strico sensu" (ajo para shekullit VIII para Krishtit) është e njohur dhe e klasifikuar pothuajse saktë. Praktikisht është thënë gjithçka për atë Greqi "strico sensu", të cilës unë nuk mund t‘i shtoj dot asgjë. Pra, unë nuk kam absolutisht asgjë çka të them mbi këtë lloj Greqie (atë të Solonit, atë të Pizistratit apo Perikliut), veç faktit të të qenit të admirueshme dhe se njerëzimi i detyrohet për gjithë çka më të bukur e më me vlerë. Mirëpo pellazgët diç kanë lënë aty. Pikërisht këtë diçka historianët, linguistët dhe arkeologët tanë modernë nuk kanë denjuar ta shquajnë. Madje, një Greqi e tillë (pas shekullit VIII: arkaike, klasike, e helenistike) as nuk bën pjesë në studimet dhe hulumtimet që unë kam kryer në dy librat e mi. Kështu, nuk ka asnjë tregues që të provojë se Greqia ekzistonte para shekullit VIII para Krishtit. Ndërtimi i "tempujve", shfaqja e qytezave ("Polis"), konfederatat religjioze (amfiktionet), shpalosja e stileve arkitekturore (dorik, jonik, korintas), zhdukja e mbretërimeve dhe shfaqja e tiranisë, ekspansioni kolonial (emporion=tregje dhe apoikoi=koloni), krijimi i tempullit të Delfit, shfaqja e alfabetit dhe e të parave shkrime greke, shfaqja e lojërave olimpike, shekulli i artë i thënë i "Perikliut": gjithë këto ngjarje marrin jetë pas shekullit VIII. Sa për Homerin, të shumtë janë ata që mendojnë se nuk ka ekzistuar ose që nuk ka shkruar kurrë asgjë. Fakti thotë se ai nuk ka shkruar, pasi gjuha greke është shkruar vetëm nga fundi i shekullit VII. para Krishtit. Ai mundi të ekzistojë si rapsod. Për rrjedhojë, poemat e Homerit ("Iliada" dhe "Odiseja") mundën të shkruhen vetëm në shekullin VI, në epokën e Pizistratit. Këto poema epike kanë për origjinë traditën gojore, të përçuar nga brezi në brez prej rapsodëve pellazgë. Grekët i morën dhe i kënduan (duke i përpunuar për kauzën e tyre) me rapsodët e tyre. Keqkuptimi vjen prej faktit se ngatërruam gjithçka: Greqinë parahelenike (para shekullit VIII) me Greqinë në bllok (pas shekullit VIII). Le të mos harrojmë as faktin se studimet mbi pellazgët jo vetëm sikur u harruan, por edhe u mënjanuan plotësisht. Le të themi se disa studiues modernë (historianë, arkeologë dhe gjuhëtarë) kanë vënë në dukje se pellazgët përbëheshin prej popujsh të ndryshëm, mandej të zhdukur trup e shpirt, pa lënë as më të voglën gjurmë: etni e gjuhë! Ndërkohë që kjo etni vijoi me ilirët në Perëndim dhe trakët në Lindje. Ndërkohë që të gjithë autorët e lashtë lanë gjurmë të shkruara, sipas të cilave ky popull parahelenik ka pas qenë shumë i lashtë (njerëzit e parë) dhe që në kohën e Herodotit në shekullin V para Krishtit popullonin ende krahina të tëra (Arkadia, Argolida, Atika, Tesalia, Lakonia etj.), të kuptojmë ishujt (Kreta Lemnos, Lezbos dhe veçanërisht Samosin)!

Si e shihni historinë e Ballkanin sot?

Ka pak kohë që u konfirmua shprehja "baruti i Ballkanit" me luftën dhe problemin e Kosovës (e mbetur ende pezull). Mendoj se shpirtrat dhe mendësitë kanë evoluar ndopak dhe fantazma e luftës po largohet gjithnjë e më tepër, veç nëse qëllimësitë dhe pozicionet politike të Fuqive të Mëdha, sidomos Bashkimit Evropian, ashpërsohen ose ndryshojnë. Aktualisht, Kosova është një nga problemet më të thekshme në Ballkan. Pa rregullim paqësor, të barabartë dhe të drejtë, ndoshta s‘do të ketë kurrë paqtim në rajon. Sa për vete, jam për pavarësinë e Kosovës, sepse pas gjithë atyre fatkeqësive dhe krimeve (le të themi etnocid) dhe urrejtje mes dy popujve (serbë e kosovarë) nuk mund të bashkëjetojnë dhe të ndërtojnë së bashku një /////shtyhet që të mund të funksionojë. Me t‘u rregulluar ky problem, Ballkani mund të përfytyrojë në gjirin e Evropës së bashkuar një forcë dinamike dhe ndërtimtare për ardhmërinë e këtij rajoni të mbetur fatkeqësisht pa trashëgimi, i shqyer, i tollovitur dhe i izoluar pas shumë shekujsh pushtimi otoman dhe dekadash komuniste.

Shumë njerëz mendojnë se e kaluara nuk duhet trazuar

për hir të së ardhmes, ndërsa ju e trazoni atë. Për

çfarë shërben kjo?


Sigurisht që do të më bëhet pyetja se përse i trazoj kujtimet e vjetra, kur e ardhmja ka vlerë më tepër? Po, por e ardhmja është gjithherë e lidhur me të shkuarën. Nëse ne ekzistojmë, kjo ndodh sepse të tjera kanë ekzistuar para nesh dhe na lejuan të jemi ata që jemi, duke na dhënë atë që kemi më të çmuar. Kur kjo e shkruar mbetet në hijen ku është degdisur, e ardhmja mbetet e errët. Për çfarë shërben të zgjosh të shkuarën? Sigurisht për të kuptuar më mirë të ardhmen. Çështja që na intereson këtu, nuk është të flasim për një të kaluar të qartë dhe të kthjellët, por për një të shkuar që na mbahet e fshehur dhe që manipulohet për një kauzë të njëanshme.


Në kohët e sotme, idetë ndryshe apo përgënjeshtrimi i historisë është bërë si në modë. A keni pasur frikë se do të paragjykoheshit, kur nisët ta shkruanit këtë libër?


Jo, unë nuk jam tipi që ndjek modën. Kam aq karakter dhe personalitet sa për t‘u bërë ballë sirenave të demagogëve, paragjykimeve apo "publikisht e mirënjohur", sidomos kur përpiqen të të largojnë prej së vërtetës. S‘ndiej asnjë influencë në lidhje me këtë çështje. Një proverb francez thotë: "Me ba çka duhet, me ngja çka mundet". Kur nisa të shkruaj librat, mendova fill rezultatin përfundimtar dhe i thashë vetes: nëse gabohesh, nëse argumentet e tua nuk janë bindëse, nëse referencat nuk janë të verifikueshme, do të pësosh kundërshtinë dhe poshtërimin! Ndaj fillova të kërkoj "provën e së kundërtës", atë çka mund të vinte e të shqetësonte tezën dhe vërtetimet e mia shkencore. E pasi shkoqita gjithçka hollë-hollë, s‘gjeta provë për të kundërtën. Trondita qetësisht një seri të tërë studimesh dhe kërkimesh. Me ndërgjegje të lehtë dhe zemër të qetë, karvani im vazhdon më tej bindshëm.


Cili është Aref, jeta që ju bëni?

Është e vështirë për të folur për veten. Gjithë ç‘mund të them është se jeta ime s‘ka të bëjë me veprën time. Gjithsesi, do të flas qartë, veç për të thënë se përherë kam qenë ndër ata "të drejtët", në kuptimin më të fisëm të fjalës. Në jetën time private dhe profesionale e kam dënuar gjithnjë padrejtësinë prej nga vinte dhe cilado që të ishte. Integriteti dhe këmbëngulja ime, lehtësitë në përshtatje, bagazhi kulturor, guximi dhe korrektësia në punë më mundësuan të ushtrojë funksione interesante e të rëndësishme. Posti i fundit ishte drejtor i një filiali të një shoqërie të madhe franceze. Kam lindur në Kajro (ku kam kaluar njëzetë e tre vitet e para të jetës sime dhe kam kryer pjesën më të madhe të studimeve. Prindërit e mi kanë lindur në Shqipëri në krahinën e Matitm, më saktë në Rrembull. Kam dy vëllezër dhe një motër. Gjithashtu katër fëmijë, nga mosha 33 deri në 39 vjeç (tre djem dhe një vajzë). Jam pensionist që prej 1999-ës. Kam pasur disa probleme shëndeti ndaj dhe bëj kujdes. Merrem me administrimin e publikimeve të mia, me letërkëmbime e marrë pjesë herë pas here në konferenca. Kam shkruar dhe disa ese metafizike e filozofike (të pabotuara). Merrem, jo me shumë vrull me pikturë dhe poezi klasike (rreth 250 poema të pabotuara).


Mund të na flisni pak për lidhjet me Shqipërinë?


Lidhjet e mia me Shqipërinë kanë qenë të dobëta (ne kemi vetëm lidhje epistolare me familjen… veç nëse posta përgjohej prej autoriteteve shqiptare dhe nuk mbërrinte në destinacion) për arsye të largimit e të këputjes së shkaktuar prej komunizmit në Shqipëri dhe që nuk lejonte kollaj të vizitonte vendin. Sjell ndërmend kujën e nënës, kur mori lajmin e vdekjes të nënës së saj, motrës, vëllait e të të tjerëve. E s‘mund të rrija pa qarë bashkë me të. Por mbeta shumë i lidhur me mëmëdheun, për shkak të edukimit, rrënjëve dhe me gjithë ç‘mban barku. Në Egjipt, komuniteti shqiptar ka qenë mjaft i rëndësishëm (shpesh në përmbajtje kish njerëz me vlera të larta). Babai im ka pas njohur poetët Çajupin, Asdrenin, shkrimtarin Ernest Koliqi, kumbar i vëllait tim të vogël, Isa Boletinin (një nga heronjtë e pavarësisë së Shqipërisë), Mbretin Zog dhe familjen e tij etj. Mos mendoni as edhe një çast që i shkruaj librat e mi i ngarkuar me ndonjë ndjenjë shovinizmi. Po e përsëris atë që thashë më sipër, puna ime është para së gjithash shkencore dhe nuk përket brenda aspak prej ndjenjave. E dua Shqipërinë, por jam i drejtë dhe i paanshëm me historinë e saj, intransigjent me të.


A keni pasur kërcënime pas botimit të librit?

Pasi kam botuar dy librat e mi (2003-2004) nuk kam marrë asnjë kundërshti zyrtare për sa u përket tezave prej ndonjë sektori universitar apo shkencor… Sigurisht që asistoj shpesh andej-këtej me ndonjë reagim //////epidermik personash dyshues e madje armiqësorë, por pa nivelin e duhur e të mjaftueshëm kulturor për të debatuar mbi këto çështje të mprehta. Kritika është e thjeshtë, por arti i vështirë, thotë një proverb i famshëm. Zakonisht mbizotëron habia. Por, përmbajtja e librave të mi del prej shtigjesh të rrahura. Pedagog universiteti apo studiues rishtar është shumë normale që ata të shqetësohen prej këtij subjekti që i tejkalon: se kanë ndeshur në amfiteatrot e tyre universitarë këtë lloj teze. Ç‘nuk është normale është të kundërshtosh tezën pa sjellë as më të voglën "provë" të së kundërtës".


Të flasësh për Shqipërinë sot, në një moment kur ajo ende nuk e ka marrë veten nga plagët e komunizmit, kur ecejakja e saj drejt vendeve perëndimore sa vjen e bëhet më e vështirë, çdo të thotë ta paraqesësh këtë popull të vogël, si një popull nga më të hershmit e njerëzimit?


Mendoj se në mënyrë të tërthortë iu përgjigja kësaj çështjeje përgjatë kësaj interviste. Sipas gjithë asaj çka thashë, ripohoj se nëse Shqipëria është një nga vendet më të vogla, më pak e qytetëruara ose më e shpronësuara e Evropës, s‘duhet harruar se është "një popull i madh". (Shtet i vogël, por popull i madh!) S‘kemi aspak antinomy. Mund të jesh i varfër, por i fisëm. Së fundi, mund të thuhet se vijimësia etnike (me gjithë përzierjet) kulturore dhe gjuhësore (me gjithë ndërfutjet dhe neologjizmat) nuk reshti kurrë në këtë zonë ballkano-danubiane, me gjithë mësymjet e ndryshme dhe pushtimet romake, bizantine e otomane: shqiptarët jetojnë bash aty ku kanë qenë të paktën qysh prej neolitit. Por, fatkeqësisht historia shtangu në atë çka deshën të na bënin të besonim.

Parandaloni kancerin me spinaq, vaj e limon

Kanceri është një nga sëmundjet më të rënda, që rrezikojnë jetën e njeriut. Përveç operacioneve dhe kimioterapisë, një ndihmesë të dukshme në moszhvillimin e kësaj sëmundjeje, japin kurat e përgatitura me metoda popullore. Një kurë, që ka dhënë rezultate në ngadalësimin e përhapjes së sëmundjes, është përzierja me alkoolin e bimës së brokulës. Një litër alkool 60 gradë ose raki e fortë rrushi hidhet në 100 gramë kalendule.
Kjo masë hidhet në një shishe, e cila mbyllet mirë dhe lihet në një vend të ngrohtë, por që të mos e zërë dielli. Pas 10 ditësh kjo masë kullohet. Merren 50 deri në 60 pika nga kjo përzierje dhe hidhen në 200 mililitra ujë. Ky lëng pihet nga pak gjatë gjithë ditës. Gjatë kohës që përdoret kjo kurë rekomandohet dhe ngrënia e tre karrotave çdo ditë.

Gjithashtu, mund të përdoren rrënjët e bimës, të cilat pasi të thahen, duhet të bluhen dhe pluhuri i përftuar hidhet në një gotë me lëng frutash ose çaj. Kura me pluhurin e brokulës përdoret 3 herë në ditë. Po për këtë qëllim përdoret edhe bima e Aloe Verës. Lëngu i nxjerrë nga kjo bimë përzihet me mjaltë. Ky mjekim ka dhënë efekte të përkryera në përmirësimin e të sëmurëve. Spinaqi është një nga ushqimet më të rëndësishme në luftën kundër kancerit, si dhe të sëmundjeve të tjera të rënda.

Të sëmurët, që vuajnë nga sëmundja e kancerit, duhet të hanë spinaq me oriz dhe vaj ullri, duke i shtuar dhe lëng limoni. Prandaj, për parandalimin e kancerit ky ushqim duhet të konsumohet sa më shpesh. Edhe kokë-lakra është vërtetuar se ka dhënë efekte pozitive në parandalimin e kancerit. Përqëndrimi i lartë i indolit te lakra bën që sëmundja të mos përparojë më tej.

Një studim i kryer nga shkencëtarë amerikanë ka treguar se te personat që konsumonin më tepër lakër, të paktën 2 deri 3 herë në javë, zhvillimi i sëmundjes ka qenë më i ngadaltë se te ata që nuk e përdorin këtë ushqim. Edhe salca e domates ka dhënë rezultate mjaft të mira në sëmundjen e kancerit. Konsumimi i shpeshtë i salcës e frenon atë deri në një farë mase. Të sëmurëve me kancer, mjeku u këshillon të pinë sa më tepër qumësht.

Qumështi në përbërje të tij ka vitaminën D, armikun numër një ndaj kësaj sëmundjeje. Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë çdo ditë qumësht kanë më pak mundësi për t’u prekur nga kanceri. Gjithashtu, të sëmurëve me kancer, mjeku ju këshillon konsumimin sa më të shpeshtë të frutave dhe perimeve në veçanti të frutave, që mbështillen me lëkurë të trashë si portokalli, limoni, shega.

E merkure 31 janar 2007

Vaji i ullirit lufton kancerin e gjirit

Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara mund të kenë zbuluar se dieta mesdhetare ku përdoret shumë vaji i ullirit mbron nga kanceri i gjirit.
Studiuesit që i botuan rezultatet e punës së tyre në revistën Analet e Onkologjisë thonë se acidi oleik që gjendet në vajin e ullirit mund të ndihmojë në kurimin e sëmundjes

Studimet e mëparshme kanë treguar se për gratë që jetojnë në vendet ku përdoret një dietë e pasur në proteina, rreziku nga kanceri i gjirit është pesë herë më i lartë se në ato vende ku kultura e të ushqyerit është për një dietë me më pak kalori.

Megjithatë gratë që ushqehen me vaj ulliri duket se janë të mbrojtura nga ky lloj kanceri.

Studiuesit në Spanjë dhe në SHBA gjetën se një prej përbërësve të vajit të ullirit ul me gjysmën e tyre nivelin e substancave që shkaktojnë kancerin e gjirit.

Testet laboratorike mbi qelizat kanceroze të gjirit treguan se acidi oleik e bënte më të efektshëm medikamentin që përdoret kundër kancerit dhe rriste prodhimin e proteinave që lufton tumoret.

Tani shkencëtarët do të shohin nëse teoria e tyre provohet gjatë eksperimenteve me kaviet.


Kujdes me adoleshentët!

Nga Gëzim Tushi

Adoleshenca është konsideruar nga psikologët si “moshë e vështirë” e njeriut në rritje. Shumë delikate dhe jashtëzakonisht e vështirë. Problematike për prindërit, për shoqërinë dhe për vetë adoleshentët. Moshë e paqartësive, konfuzionit, dilemave personale. Moshë interbrezore, me një këmbë nga fëmijëria dhe tjetrën nga rinia. Nuk është i madh dhe kërkon të duket dhe të trajtohet si i tillë. Nuk është as i vogël, megjithëse në jetën e përditshme shfaq veprime të cilat shpesh janë joekuivalente me moshën fizike. Adoleshenca është moshë kritike, është moshë e “krizës së identitetit” të njeriut, kur shfaqen hapur kontradikta të thella të personalitetit në krizë, në zhvillim, në formim apo edhe në deformim. Është moshë e vështirë për të komunikuar dhe për t’u “marrë vesh”. Është mosha e vështirë e negativizmit, e kundërshtimit, e mendjemadhësisë boshe, e dukjes, e ekzibicionit, e ndjenjave të vrullshme e energjive të tepërta që duhen konsumuar. Në këtë periudhë moshore të rinjtë janë të vrullshëm, të papërmbajtur, të padisiplinuar, agresivë, kokëfortë, egoistë dhe egotikë, me konsume të hallakatura energjish.
Është periudha më e vështirë e komunikimit me ta, e marrëveshjes, e konsensualitetit. Është “koha e artë” e moshës, kur atyre iu pëlqen vetja, duken të bukur, dëshirojnë të jenë atraktivë, në qendër të vëmendjes. Janë të zhurmshëm, llafazanë, emocionalë, duan të duken, të bien në sy, të jenë në qendër të vëmendjes, të vlerësuar për gjykimet e tyre. Edhe pse të paqëndrueshme dhe në jo pak raste të nxituara. Nuk pranojnë mendimet e të tjerëve, veçanërisht moralizimet e “mërzitshme” të prindërve. “Dinë” gjithçka dhe diskutojnë me “kompetencë për çdo gjë”. Kanë krizat e tyre moshore, dilemat, pavendosmëritë, që lidhen me perspektivën e tyre. Përjetojnë dashuritë e para, të vrullshme, kanë marrëdhënie seksuale, bëhen të rritur, seriozë, konkurrentë, sfidues, të ashpër e konfliktualë. Duan të jenë të parët në çdo gjë. Kanë në thelb shpirtin e garës dhe të konkurrencës, për gjithçka. Kjo është adoleshenca, kjo është mosha e vështirë e konfliktualitetit. Koha më e vështirë e “krizës edukative” të familjes. Mosha e suksesit dhe e dështimit. Kjo kohë fizike e të rinjve, është shumë e kushtueshme për prindërit, të cilët duhet të investojnë shumë nga vetja, me abnegacion, për siguruar “patën” (adoleshentin), që të jetë e shëndetshme dhe e sigurt, që nesër të prodhojë “vezët e arta”. Nga çdo prind që ka adoleshentë në shtëpi do të dëgjosh ankesa shqetësime që kanë të bëjnë me komunikimet interpersonale me ta. Do të dëgjosh se nuk janë të bindur, se nuk të dëgjojnë, se janë të mbyllur, të pakomunikueshëm, se u pëlqen vetja, se kanë filluar dashuritë, se qëndrojnë natën vonë në PUB-e, se kanë filluar të pinë cigare, alkool, ndoshta disa edhe drogë. Të gjithë ankohen për një periudhë të vështirë krize, në marrëdhëniet e prindërve me adoleshentët. Prindërit shpesh habiten dhe nuk janë në gjendje të kuptojnë ndryshimin që po ndodh, i cili nuk është vetëm moshor dhe fizik, por dhe mental, konceptual e emocional. Prindërit, shpesh janë shkaktarë të konfliktualitetit me adoleshentët, sepse habiten dhe nuk kuptojnë atë që ndodh pikërisht në “kufirin kohor” të kalimit, nga mosha e fëmijërisë në adoleshencë. Nuk kuptojnë se pikërisht, në këtë periudhë ndodh një “revolucion moshor”, që ka të bëjë me specifikën e kalimit nga fëmijëria e brishtë, kur fëmija është i varur nga prindi, i dëgjueshëm dhe i cënueshëm. Në këtë moshë, është i