RETORIKA
& POLITIKA
Mediat dhe Politika
Roli i mediave në ndërmjetësimin e agjendave politike
Gëzim MEKULI
Pse disa tema sociale, politike dhe ekonomike që vërehen më lehtë, bëhen temë diskutimi në shoqëri e pse disa jo?! McCombs dhe Shaw (1972) thonë: "Mediat vetëvendosin se cila temë do jetë temë diskutimi dhe cila do të tërheqë vëmendjen në opinion. Këto vendosin se cilës temë do t’i japin prioritet e cilës jo".

Mediat shipe në Kosovë: Shërbëtorë të donatorëve apo skllevër të ideologjisë ne pushtet?
Prania mediale për politikanin është e pashmangshme dhe e domosdoshme. Mediat mund të mendohen të mbijetojnë pa përmbajtje politike, por politikanët pa mediat jo. Madje, nuk mendoj se e teproj nëse them se pa prezencën e kënaqshme të mediave masive, shumë politikanë shqiptarë nuk do ishin politikanë, por "çobanë".
Teoria e McCombs dhe Shaw në shkencat e komunikimit njihet si ”Agenda setting Theory”. Në Kosovë kjo teori e përcaktimit të temave në debatin publik është duke dominuar. Këtu, për shembull, do të nënvizoja mediat të cilat përmes agjendës së tyre mënjanuan dhe larguan debatin rreth të drejtës për referendum, kurse në anën tjetër imponuan dhe fuqizuan shprehjen "Kombi Kosovar" dhe debatin për ”standardet para statusit.”
Vendimet "demokratike" në Kosovë duket se nuk merren si rezultat i informacioneve dhe i fakteve të mjaftueshme, por si prodhimrezultat i "realiteteve" të cilat konsiderohen si "fakte", sepse ato janë të paraqitura, të fokusuara dhe të ofruara ashtu nga "mediat tona".
Shumë shqiptarë të Kosovës pyesin: A jemi ne ai publiku që ndërmjetëson dhe që imponon temat ditore, sociale, politike e ekonomike, apo janë politikat ato që kryejnë këtë ndërmjetësim? Çfarë është roli i mediave në këtë organizim? Hulumtojnë, ndihmojnë mediat masive apo janë thjesht shërbëtore të politikës qeverisëse?
Të gjitha këto shqetësime të opinionit nuk janë të pabaza. Sipas rezultateve të arritura nga hulumtuesit e shkencave të komunikimit, ndër tjera, janë edhe katër modele klasike që ndikojnë drejtpërsëdrejti apo tërthorazi në organizimin, në imponimin dhe në ndërmjetësimin e përmbajtjes politike.
*Modeli top – down
Këtu aktorët politikë kanë një rol aktiv. Këta, nëpërmes vendimeve dhe qëndrimeve të tyre, ndikojnë në botën reale. Çdo ndryshim dhe ngjarje në kohë dhe në hapësirë regjistrohet prej tyre. Vendimet që ata marrin, u ofrohen pastaj mediave të cilat katërçipërisht janë të varura nga ky burim informacioni. Shprehjet ”standardet para statusit” dhe ”decentralizimi” janë tipike për këtë model. Politikat e bashkësisë ndërkombëtare, me ndihmën e bartësve të politikave kombëtare, imponuan një ”detyrë të re” për shqiptarët, një detyrë që nuk është mirëkryer nga shumë shtete demokratike evropiane. Standardet për Kosovën, të vendosura nga komuniteti ndërkombëtar, kanë për synim të tejzgjasin diskutimin për zgjedhjen e statusit të ardhshëm. Këto ”standarde” ideologjike janë duke penguar krijimin dhe funksionimin e një shoqërie të re demokratike. Fjalët ”standard” dhe “decentralizim” ka kohë që dominojnë në fjalorin dhe në porosinë e lajmit mediat. Pasi që kancelaritë, ku u pollën këto ”projekte” politike, për gazetarët tanë nuk ishin të depërtueshme, aktorët politikë, fillimisht, për opinionin shpërndanë informata të qëllimta dhe të përzgjedhura. Mediat këtu janë të varura nga aktorët politikë. Gazetarëve u është bërë e ditur paraprakisht se çfarë duhet të raportojnë dhe çfarë jo. Ata lansojnë informacione që gatuhen nga politikat. Lajmet për shprehjen e vërejtjeve dhe të mospëlqimit ndaj ”standardeve para statusit”, lajmet mbi kritikat dhe pezmin ndaj decentralizimit në bazë etnike dhe defekteve të ngjashme demokratike, u shfaqën vonë dhe me shumë kujdes në opinionin tonë. Mediat, në këtë model, janë vetëm në rolin e ndërmjetësuesit. Andaj instrumentalizimi i tyre nga aktorët politikë është i përhershëm dhe i mundshëm.
*Modeli mediokrat
Këtu mediat janë faktorë vendimtarë. Në këtë grup mediat kanë rol të fuqishëm. Madje, këto konsiderohen edhe si dhunë e katërt në aparatin shtetëror. Këto vendosin si nga lart në drejtimin politik, po ashtu nga poshtë në drejtimin të opinionit. Politika ditore thith informatat e gatuara nga mediat dhe të njëjtat i jep në opinion si vendime të aprovuara e të lansuara nga politika. Shembull: Një shtëpi mediale zbulon se mjeku i famshëm grek, Fotis Andropulos, organizonte trafikun e fëmijëve nga Shqipëria me qëllim të shitjes të organeve të tyre (organet më të kërkuara kanë qenë sytë dhe veshkat) në tregun e zi. Ky alarm publikohet në disa media greke. Mediat tjera i bashkëngjiten kësaj "afere" me po të njëjtin pompozitet. Pas disa ditëve ky skandal është temë e diskutimeve ditore dhe javore, reaksioni i publikut është i madh, prindërit shqetësohen.
Pompoziteti i mediave, i krijuar rreth kësaj teme, bën që skandali kombëtar "të kapërcejë" një shkallë më lart dhe të shndërrohet në skandal ndërkombëtar. Opinioni publik sensibilizohet pa masë. Mediat në këtë grup janë njëkohësisht "kërcënuese" dhe hulumtuese të agjendave politike. Nëse politikanët kanë marrë ndonjë vendim apo jo, kjo është për opinionin krejt pa rëndësi derisa nuk emetohet dhe nuk bëhet i njohur nëpërmjet mediave. Një vendim i tillë, sado i rëndësishëm që të jetë, mbetet praktikisht i vdekur nëse mediat nuk ia japin atij mundësinë të bëhet “i dukshëm” për opinionin. Në këtë mënyrë, modeli mediokrat mbisundon politikën
*Modeli bottom - up
Në këtë grup opinioni publik është faktor vendimtar. Ai përcakton agjendat politike. Mediat, po ashtu, si në modelin top-down, kanë rolin transportues, por ndryshe nga modeli i mësipërm, ato nuk instrumentalizohen nga politika dhe në këtë mënyrë janë në shërbim të opinionit. Shembull domethënës për këtë grup janë dorëheqjet e njëpasnjëshme në ministrinë suedeze, datë 14 dhe 16 tetor 2006. Është folur shumë se disa qeveritarë u kishin ikur obligimeve tatimore. Po ashtu edhe Ministria e financave u kishte dërguar shumë letra anonime mediave të vendit. Korrupsioni ishte temë e bisedimeve në mjedisin suedez. Nga protestat dhe dërgimi i letrave u zgjua interesimi i opinionit. Mediat, tashmë në mënyrë besnike dhe nën “mikroskop”, raportonin opinionin rreth çdo aktiviteti të ministrisë suedeze. Nga raportimi profesional i mediave rreth fshehjes së tatimit u zgjua interesimi i opinionit. Kështu, pas vetëm një javë qëndrimi në detyrë, ministresha e Tregtisë së Suedisë, Maria Borelius, dha dorëheqjen pas akuzave të bëra në media për mospagimin e taksave. Kjo nuk ishte e tëra. Si rezultat i gjithë kësaj trysnie të madhe të opinionit dhe të bashkëpunimit me njerëzit përgjegjës brenda institucionit të financave për këtë aferë, detyroi edhe ministreshën suedeze të Kulturës, Sesilia Stego Çilo, që të paraqesë dorëheqjen. Edhe këtu shkak ishte fshehja e tatimit. Kjo ishte dorëheqja e dytë me radhë në Qeverinë suedeze, pas asaj të ministreshës së Tregtisë, Mari Borelius. Pra, raportet e publikut me median në këtë model janë parësore.
*Modeli biotop
Në këtë model kemi dy aktorë kryesorë: aktorin politik dhe aktorin mediat. Të dy këta aktorë vendosin marrëdhënie të ndërsjella të cilat funksionojnë mrekullisht. Ata vendosin së bashku se çfarë do të jetë "Top-temë" e ditës e çka jo. Pra, mediat dhe politika vendosin së bashku për agjendat politike. Si politika, ashtu edhe mediat janë të varura nga njëra-tjetra. Ato i japin këshilla dhe sugjerime njëra-tjetrës. Cilat tema duhet të jenë në qendër të vëmendjes të opinionit publik dhe cilat duhet të "varrosen", varen nga "tandemi" - media dhe politika.
Publiku në këtë trekëndësh është qind për qind pasiv. Ai është përcjellës i thjeshtë, spektator i lënë jashtë lojës. Shembull domethënës për këtë model mund të marrim imponimin e termit “Kosova multietnike” dhetentimfabrikimi i "popullit kosovar".
A ka pyetur ndokush se cilët ishin ata mekanizma që e përpunuan dhe e instaluan këto shprehje ideologjike? A është marrë ndonjëherë në konsideratë realiteti historik, shkencor, etnografik, demografik dhe politik i Kosovës? Ü dëgjua zëri kritik i shqiptarëve të Kosovës në lidhje me këto prodhime ideologjike?
Kjo shprehje ideologjike, së pari është gatuar nga aktorët politikë dhe pastaj është kopjuar dhe është transportuar “pa filtër”, ose, thënë më mirë, është pompuar nga mediat. Këto të fundit, në këtë rast, janë rrogëtare e shërbëtore të politikës, thuajse kanë nënshkruar një pakt të përbashkët me aktorët politikë. Ndërmjetësimi politik nuk duhet të konsiderohet dhe as të kuptohet si njëdimensional dhe i njëanshëm. Është e qartë se ekzistojnë edhe shumë mënyra e forma tjera se si mund të ndërmjetësohen politikat, por si përfundim logjik do të rridhte se pa aktorin "enigmatik", pra, pa mediat masive, ndërmjetësimi politik në shekullin 21 do të ishte joreal dhe i dënuar me abort.
(Pjese e shkoqitur nga libri "Mediat dhe Politika", 2006)

Analizë e dy gazetave shqipe në Kosovë (Pjesa e I-rë, II-të dhe e Fundit)
MEDIAT DHE POLITIKA
Fokusimi në person në gazetarinë politike të Kosovës
Nga Gëzim MEKULI, OSLO
Qëllimi kryesor i kësaj analize është hulumtimi në fushën e gazetarisë politike, rrespektivisht përqëndrimi/fokusimi në person brenda gazetarisë politike shqipe të Kosovës. Ideja për këtë analizë me lindi që në kohën kur isha redaktor përgjegjës i agjensisë së pavarur informative "Mekuli Press." Këtu edhe u binda, se sa e thjeshtë ishte që të bëje një ndodhi apo një temë të shumëlexueshme, konkrete e "të lehtëkuptueshme" nëse gazetari apo gazetarja përdor një person si epiqendër të artikullit. Përmes këtij hulumtimi do të tentoj të them diçka rreth asaj se:
- Në çfarë shkalle gazetat shqipe janë duke u përqendruar në person, para se këto të fokusohen në çështjen apo procesin e ndodhisë,
- Si zhvillohet e fryhet ky fokusim në person dhe,
- Në çfar shkalle është dallimi në mes të gazetave rreth fokusimit në person.
U përqëndrova në gazetarinë politike, sepse është kjo gazetari e cila është duke mbidominuar në tërë mediat shqipe. Dhe, është arsyeja tjetër sepse fokusimi në person është me i shpeshtë në gazetarinë politike se në tjerat fusha të gazetarisë.
Teoria e mediave thotë se gazetat me mundësi pajtimi janë më pak të orientuara në person, se sa ato gazeta që shitën një nga një nëpër dyqane e kiosqe. Artikujt të përqendruar në person, shpesh, janë shkelës të kodeksit gazetaresk dhe, jo rrallë, vlera informative e këtyre artikujve pakësohet, e bile bile, edhe shtrembërohet.
Metoda e punës
Në këtë analizë do të përdor metodën kualitative dhe atë kvantitative. Në analizën e 207 artikujve, (artikuj nga fusha e gazetarisë politke) të gazetës Express dhe Info Press, kam numëruar se, sa artikuj i takojnë apo i përkasin tri kategorive të fokusimit gazetaresk:
- "Fokusimi në person",
- "Drejtëpeshimi person - ndodhi/çështje" dhe,
- "Fokusimi në çështjen/ndodhinë".
Vlerësimin e artikujve, mbi atë se cilës kategori i përkasin këto, e kam kryer duke shiquar lidhshmërinë në mes fotografisë, kryetitullit, nëntitullit dhe përmbajtjses së tekstit. Edhe analiza e artikujve, ku emri i personave është i potencuar në kryetitull apo nëntitull është kryer, po ashtu, me ndihmën e metodës kvantitative. Kjo vlenë edhe për analizën e artikujve të cilat janë të mbidominuara nga fotogrfia. Fotografia, po ashtu, është kategorizuar në a) "Fotoportret të personit", b) fotografia "person - ndodhi" dhe c) fotografia "ndodhi e paster".
Argumentim për zgjedhjen e burimit
Si gazetari politike kam kategorizuar artikullin si lajm, ese, dhe komentet redaksionale. Secila gazetë ka edhe fushën e gazetarisë tjetër, sic është ajo e kulturës, sportit, ekonomisë etj. Por, dyshimi im i madh ishte, se gazetaria politike është më shumë e fokusuar në person, se sa në procesin dhe ngjarjen. Qëllimi është të bëjë krahasimin në mes të dy gazetave shqipe dhe, poashtu, të bëjë krahasimin e mbulimit të një rasti por, të shiquar nga prizmi i dy gazetave të ndryshme. Kisha dëshirë të bëjë edhe një intervistë me gazetarët të cilët kan publikuar artikujt e tyre në këto gazeta e në këtë periudhe, me qëllim që të zbulohet se në çfar shkalle gazetarët janë të vetëdishëm për të kapur vëmendshmërinë e lexuesve me përqendrimin ne person, apo nëse këta, këtë, e bëjnë "alla tahminqe".
Pse këto ditë?
U zgjodhën pikërisht këto ditë për arsye së kjo javë ishte "java e lajmit politk": Kosova "e pavaur" është top agjend në mediat kombëtare e ndërkombëtare; Pikërisht në këtë kohë ndodhi edhe tragjedia në Grodec ku humbën jetën më shumë se 25 vetë dhe u plagosën me qindra të tjerë; Serbët e Kosovës janë hallakatur e janë rrebeluar; po përdorin aktet teroriste për të sabotuar pavarësinë e Kosoves; Ish-kryeminsitri Haradinaj u lirua i pafajshëm nga gjykata e Hagës.Të gjitha këto ndodhi e procese të këtyre ditëve më shtyejn të besoj se jemi të mbingarkuar me "gazetarinë politike" më shumë se sa ditëve tjera. Pra, si janë formësuar artikujt dhe se cili është këndëvështrimi i tyre gazetaresk?
Çka është fokusimi në person?
Me fokusimin në person, personifikimin, orientimin në person apo gazetarinë e njeriut kemi të bëjmë atherë kur një apo disa person shpeshidentifikohen në një artikull dhe, kur një artikull, në shkallë në rritjeje, ka si pikëvështrim personin e veçantë. Personifikimi mund të konsiderohet edhe si një ndër kriteriet e formësimit të lajmit. Fokusimi në person mund të ndodh në mënyra e forma të ndryshme: P.sh. Fotografia, cekja e emrit/mbiemrit në kryetitull dhe nëntitull, roli aktiv i një personi në artikull etj.
Fokusimi në person, këto viteve të fundit, e veçanërisht pas rrënimit të komunizmit dhe, pas luftës në Kosovë, ka mar përmasa të mëdha, andaj, edhe është me rëndësi të analizohet e të komentohet ky zhvillim gazetaresk. Në këtë analizë fokusimi në person do të ndahet në tri kategori:
1. Ndodhia me fokusim në person: janë këto tema/ndodhi ku personi apo personat luajnë një rol shumëqëndror në artikuj; Pra artikulli është skjashmërisht i shkruar nga pikëvështrimi dhe pikëkoncentrimi në person.
2. Person – ndodhi: tema ku fokusimi në person bëhet me qëllim për të paraqitur ngjarjen më të qartë e më të kuptueshme për lexuesin. Këtu personi dhe tema janë barabarësisht të njejtë.
3. Fokusimi në temë: sqarimi apo shtjellimi i një çështjeje, apo lënde, i cili nuk fokusohet fare në person të paracaktuar.
Analiza e artikujve të mi
Që nga 01. Prilli. 08 deri me 07. Prill. 08, kam numëruar gjithsejt 207 artikuj në gazetën Info Press dhe Express. Por, siq u tha edhe më sipër këtu nuk janë trajtuar për objekt analize artikujt mbi ekonominë, kulturën e sportin. Për analizë kam shkoqitur vetëm artikujt me karakter politik vendor. Kështu do të tentoj të them diçka rreth shkallës së fokusimit në person tek këto dy gazeta.
Ja rezultatet përfundimtare:
Gjithsejtë: 207 artikuj (Express 119 artiukuj dhe Info Press 88)
Të fokusuar në person 66 % (137)
Person - temë 24 % (50)
Fokusim vetëm në temë 9,6 % (20)
Pra jo më shumë së 24 % të artikujve në këto dy gazeta balansojnë prezentimin në mes temës dhe personit. Por, gati më shumë së gjysma (66 %) janë të fokusuar në person. Nëse i mbledhim së bashku përqindjet e të fokusuarit në "person - temë" dhe të atyre të "fokusuara në person", shofim se personat janë kryeaktorë në më shumë se 90 % të temave politike. Ndërkaq vetëm 9,6 % janë tema/artikuj pa person apo kryesisht janë vetëm shtjellim i një teme duke mos pas si protagonist person të caktuar. Ky rezultat forcon dyshimin tim se personat luajn rol të rëndësishëm në gazetarinë politike shqipe.
PJESA E DYTË E ANALIZËS
Krahasimi i gazetës InfoPress me gazetën Express
Hulumtimi i fokusimit në person është kryer për secilën gazetë veq e veq; duke i nisur nga kategoritë e sipërcekura. Ja rezultatet e këtij krahasimi: InfoPress ka gjithsejt 88 artikuj, nga këto vetëm 11 artikuj janë pa fotografi.
Të fokusuar në person 56,8 % (50)
Person - temë 40,9 % (36)
Fokusim vetëm në temë 2,2 % (2)
Ndërkaq gazeta Express ka gjithsejt 119 artikuj, nga këto vetëm 25 janë pa fotografi
Të fokusuar në person 71 % (85)
Person - temë 25 % (30)
Fokusim vetëm në temë 3,3 % (4)
Shofim se më shumë së gjysma e artikujve tek Express janë të fokusuar në person (71 %), përderisa tek Info Press janë 56,8% e artikujve të fokusuar në person. Është me peshë të theksohet se tek gazeta Info Press përqëndrimi në person - temë është paksa më shumë i balancuar (40,9 %). Por, në asnjërën gazetë nuk mund të gjejmë fokusim të lartë vetëm në temën e ngjarjes. Që të dyja së bashkut kanë vetëm 5,5 % koncentrim/fokusim në shtjellimin e temës: E, kjo është brengosëse.
Përdorimi i emrit të personave në artikuj
Fokusimi në person është paksa vështirë të matet, dhe metoda që kam zgjedhur si hulumtim, mund të ndikoj tek ndonjë kategori. Kjo është edhe arsyeja, se si shtesë kam vendosur të përzgjedh një kategori më të lehtë matëse: Këtu kam numëruar përdorimin e emrit të personave në kryetitujt dhe në nëntitujt e artikujve. Por nuk kam numëruar kryetitujt dhe nëntitujt të cilët qëndrojnë si "Kryeminstri tha, apo presidenti tha". Në artikujt pa nëntitull kam shiquar nëse emri i personit shfaqet në paragrafin e parë: ndërsa në shënimet të cilat nuk janë më të gjata së një nëntitull kam hulumtuar nëse emri i personit është cekur edhe këtu.
Gjithsejt: 10 artikuj
Emri i personit në kryetitull 60 % (8)
Emri i personit në nëntitull 40 % (4)
Info Press 3
Emri i personit në kryetitull 66,6 % (2)
Emri i personit në nëntitull 66,6 % (2)
Express: 7
Emri i personit në kryetitull 85,7 % (6)
Emri i personit në nëntitull 14,3 % (2)
Shofim se një numër i vogël i artikujve kanë emrin e personit në kryetitull, përderisa gati 40 përqind kan një emër personi në nëntitull. Kjo largon dyshimin se gazetaria politike shqipe ndërtohet dhe është e shumëpërqëndruar rreth emrave të personave.
Më shumë emra të personave në ballinë dhe në kryetitull hasim tek gazeta Express (6), se sa tek Info Press (2). Kjo tregon mënyrën së si këto dy gazeta ndërtojnë temat dhe artikujt. Që të dyja k]eto gazeta përdorin emrin e personave në nëntitull, mirëpo perderisa Express vazhdon të përqëndrohet tek fotografija ultra e afërt e personave, plotëson Info Press artikullin/temën me informacione të reja.
Përdorimi i mbiemrit në artikuj
Mënyra tjetër për të matur së sa ngusht gazetaria jonë shqipe përdor përsonët si mjet për të kapur vëmendshmërinë e lexuesit është edhe përdorimi i mbiemrit në gazeta. Të thirresh dikënd me mbiemër shfaqë distancë dhe ftohtësi me personin të cilit i drejtohesh por, përdorimi i emrit konoton intimitet, ngohtësi dhe besueshmëri. Në këtë analizë kam numëruar artikujt q ë paraqiten me përdorimin e vetëm të emrit të personit.
Në këto gazeta janë cekur në emër, kryesisht, tre personë: z. Hashim Thaqi, z. Ramush Haradinaj dhe z. Skender Hyseni. P.sh. në artikullin mbi lirimin e ish kryeminsitrit të Kosovës nga gjykata e Hagës lexojmë kryetitullin "Ramush, u kry" të portretizuar me foton e z. Haradinaj (Express, faqe 2, 04. Prill, 08) . Kjo me qëllim që lexuesi "të peshkohet" më lehtë, sepse kjo mënyrë ka edhe ndikim vetëpërforcues. Në artikujt tjerë ka përdorim edhe të elementeve të retorikës. Qëllimi i artikujve është për të zgjuar ndjenjat tek lexuesi.
Përdorimi i fotografisë
Fotografia në gazetë ka funskione të ndryshme. Kjo zgjon interesim, konkretizon çështjen dhe na ndihmon që të njofim më mirë aktorët e ngjarjes. Fotografia është edhe për të ngjallur patos me qëllim që të bëjë paraqitjen e temës dhe ndodhisë me më shumë ndjenja dhe me më shumë dramatikë. Shprehja e fytyrës, ngjyrat dhe pjesë të fytyrës janë elemente "patosi".Dikush do të mendonte së kjo mënyrë e të paraqiturit të këtyre personëve, përmes mediave, është vetëm një gazetari garuese për të ndryshuar qeverinë apo politikat në pushtet. Por, që të dyja gazetat përdorin emrin e politikanëve edhe si mjeshtri për të freskuar formën e gazetës. E, kjo bëhet me qëllim nga nevoja për të nxitur shitjen e gazetës dhe përfitimin e të hollave. Pra tronditja dhe befasija është një nga strategjitë e këtyre gazetave, e çka në Express kjo "strategji" është e shumëtheksuar. Fotografia është pjesë e lojës gazetareske për të përforcuar lëmbresën e një teksti/artikulli.
Për të bërë matjen e fokusimit në person është me rëndësi edhe hulumtimi i fotografisë. Janë tre kategori që mund të ndihmojnë në matjen e fokusimit në person:
1. FotoPortreti i personit: Një prapavi neutrale ku fytyra e personit është më e rëndësishmja, Këtu nuk ka elemente tjera relevante të fotografisë. Pra fytyra është në epiqendër të artikullit.
2. Fotograifa Person – Temë: Këtu disa person apo një person luajn një rol qëndror por së bashku me një situatë, një ambient apo një ndodhi. Këtu prapavija është me rëndësi të madhe, sepse këtu prezentohet dhe ilustrohet edhe ndodhija.
3. Fotografi të pastra mbi ndodhinë: Fotograiftë këtu prezentojnë një trup fizik, një apo shumë shtazë, një peisazh, një ambient të qytetit etj. Fotografia mund të jetë e zbrazët nga personët por mund të këtë person kalimtar, si statist të paidentifikuar.
Ja rezultatet e analizës
171 prej gjithsejt 207 artikujve janë të fotografizuara (artikuj të paraqitur me fotografi). Pra pothuaja secili artikuj ka qenë me foto në të dy gazetat. Tek Express 94 nga 119 artikuj kishin fotografi, përderisa tek Info Press 77 nga 88. Arsyeja se pse vendoset fotografia në tekst, është se lexuesit janë më shumë të interesuar për lexim nëse artikulli është i "fotografizuar".
Përdorimi i fotografisë në temë tregon në vetëvehte së në cilën shkallë fokusohen gazetat në person. Shumica e fotografive në artikuj kan si kryemotiv personat. Argumenti se Express ka më shumë fotografi në një artikull se sa gazeta Info Press, tregon se gazetaria këtu është me shumë e fokusuar në person. Mirëpo nuk është e mjaftueshme vetëm të numërosh fotografitë. Ne duhet të shiqojmë se çfar lloj motivi kanë këto fotografi.
Ja rezultatet:
FotoPortreti i personit 61 % (106)
Fotograifa person - temë 31 % (54)
Fotografi të pastra mbi ndodhinë 7 % (11)
Shofim se ka shumë pak fotografi të pastra mbi ndodhinë; më shumë dominojnë fotoportretet e personave. Një ndër sqarimet kryesore se pse përdoret në të madhe fotografia e personit është së asnjë nga gazetat tona nuk janë të shitura me pajtueshmeri javore, mujore apo vjetore; andaj redaktorët janë të varur nga shitja e gazetës cop copë e, fotografia është një magnet i fuqishëm për të manipuluar me psikologjine e lexuesit, dhe në këtë mënyrë "të detyroj" blerjen e gazetës, mu duke ju faleminderuar, elementit fotografi.
Express ka gjithsejtë 94 artikuj me fotografi
FotoPortreti i personit 69 % (65)
Fotograifa person - temë 21 % (20)
Fotografi të pastra mbi ndodhinë 10 % (10)
Info Press ka 77 artikuj me fotografi
FotoPortreti i personit 64 % (50)
Fotograifa person – temë 31 % (24)
Fotografi të pastra mbi ndodhinë 3 % (3)
Përfundime interesante. Edhe pse ky material është relativisht i kufizuar për të arritur në përfundime të sigurta, kjo analizë qartëtregon, se gazeta Express në masë jo të madhe përzgjedh dhe përdorë fotografinë që ilustron, si temën e poshtu edhe personin. Përderisa kjo gazetë zgjedh kryesisht fotografi të personave (fotoportrete). Edhe Info Press është e fokusuar në Fotografi të personave, por në një masë paksa më të ulët se gazeta Express. Në Info Press paraqiten më shumë politikan që qëndrojnë në një lidhshmëri me temën, se sa tek Express. Për Express është e dallueshme paraqitja e fotografisë së madhe të personeve (fotoportrete) dhe, ky mbidominim i kësaj strategjije fotografike është pothuaja në secilin ballinë të saj.
PJESA E TRETË E ANALIZËS
Anët e këqija të fokusimit në person dhe përmbledhja e analizës
Përqëndrimi i tepruar në person në gazetarinë politike përpara procesit dhe thelbit të ndodhisë zvoglon vlerat informative të artikullit në shumë menyra:
- Mbiçmimi i personit para temës/ndodhisë mund të largoj përqëndrimin nga ajo se rreth çkaje bënë fjalë tema e artikullit. Nëse bëhet përshkrimi i një konflikti politk eksluzivisht nga pikënisja në person, lexuesi lehtazi humbë kuptimin për konfliktin dhe problemtikën e saj. Konflikti artificialisht përzogëlohet e zhvlerësohet, ndërsa pesha e personit përzmadhohet e mbivlerësohet.
- Fokusimi në person mund të bëj politkën më pak relevante për popullin. Nëse lexuesit e gazetave fitojnë përshtypjen se politika bëhet vetëm përmes intrigave të personave dhe koridoreve e zyrave të parlamentit, kjo mund të ligështon e largon interesimin e popullit për kyçje në politkë. Populli është i interesuar të kuptoj se si është situata e sigurisë në Kosovë, si është puna me "decentralizim", si është ekonomia e familjes, dhe si funksionon sigurimi shëndetësor. Mirëpo nëse fokusimi në person është mbidominues në këto artikuj, atherë humbet e shuhet ndjenja për të debatuar, për tu kyqur e për të ndjekur politkën dhe proceset poltike.
- Gjuetia pas të rrallës, intrigat e mbushura me konflikte mund të qojnë aty ku shumë çështje relevante politke nuk debatohen e nuk publikohen.
- Fokusimi në person mund të avansoj një perspektiv singulare/njëjse. Pra, çdo gjë duket si një seri e veçantë dhe të izoluar dhe pa ndnonjë lidhshmëri logjike.
- Disa person fitojnë një vëmendshmëri të tepërt e të panevojshme mediatike. Fokusimi në "personat elit" mund të jap një kuptimësi të shtrembër të shoqërisë. Kjo u jep lexuesve bindjen dhe mendimin se janë një, dy apo tre person të veçantë që udhëheqin e drejtojnë me proceset politike në Kosovë, e, jo fuqia kolektive intelektuale dhe politke e popullit shqiptar.
- Fokusimi në person mund të duket edhe si budallallëk; kjo edhe apelon tek mentaliteti ynë; tek ndjenjat e jo tek logjika e arsyeja.
Anët e mira të fokusimit në person
1. Fokusimi në person është pra një mjet i cili përdoret për të zgjuar interesimin tek lexuesi dhe "të vjedhë vëmendshmërinë". Sipas hulumtuesit amerikan Rudolf Flesch tekstet që bëjnë fjalë për njerëzit do të zgjojnë më shumë intersim se sa tekstet që nuk bëjnë fjalë për këta. Sepse ne çdo herë kërkojmë të identifikohemi me dikënd. Kjo strategji "human interest" (Flesich) është e mirënjohur në gazetari. Gazetarët e mirëshfrytëzojnë këtë eksperiencë me kënaqësi; sepse njerëzit janë të interesuar për njerëzit e tjerë. Shumë agjensi lajmesh e arsyetojnë këtë metodë, sepse këta në këtë mënyrë bëjnë që publiku të interesohet për të lexuar artikullin e, të cilin nuk do e lexonin nëse nuk do e kishin këtë fotografi dhe këtë fokusim në person.
2. Profilizimi i politikanëve si person i bënë këta që të paraqiten si njerëz, dhe kjo na ndihmon që të njifemi me këta. Identifikimi, individizimi dhe intimiteti janë elemente të këtij grupimi. Nëse në identifikohemi me politkanët, atherë ai bëhet si Unë dhe Ti, e jo si një "terminator" i cili nuk e njef skamjen dhe sëmundjen e shoqërisë shqiptare në Kosovë.
Përfundim
Si përfundim del se artikujt e Express-it, në shumë mënyra, më shumë janë të fokusuar në person, por këtu nuk qëndron shumë larg asdhe gazeta Info Press. Përderisa 69 përqind e artikujve të Expressit, mund të klasifikohen si "të fokusuara në person", në artikujt e gazetës Info Press janë "vetëm" 64 përqind të artikujve të fokusuara në person. Info Press ka më shumë fotografi për një temë, dhe më pak fofografi për temat. Tek Express ka ca më shumë fotografi për temat. Expressi përdorë më shumë emrat e personëve në kryetitull, por kjo dukuri është shumë pak më e vogël tek Info Press.
Shtrohet pyetja se a është i mirë fokusimi në person në një artikull politk?
Sipas mendimit tim fokusimi në person mund të jetë edhe një mjet i përshtatshëm për të shndëruar një temë të komplikuar në një temë më të sqaruar e më të lehtekuptuar për lexuesin. Pra, kjo mund të bëjë një temë më konkrete dhe më tërheqëse. Mirëpo nuk duhet harruar se qëllimi i gazetarisë së mirë është që të bëjë lexuesin me të informuar pas leximit të artikullit. Nëse artikulli nuk e bënë një gjë të tillë atherë treguesit thonë së kemi të bëjmë me një gazetari "të keqe". P.sh karakteristikë e veçantë e Expressit është së kjo "peshkon popullin" për të lexuar për politkë duke paraqitur temat mu përmes një fokusimi në Fotografi të pastër të portretit të politikanëve. E kjo është e dukshme që në ballinën e saj. Ku, mbi 90 % të faqës është e mbuluar me fotografi, dhe mbi këtë fotografi, me shkronja të mëdha e me tituj bombastik, kemi 10% tekst si kryetituj.
Të dy këto gazeta nuk e kanë arritur qëllimin e tyre të plotë informativ: E them këtë sepse gjysma e temave nuk i ofrojnë lexuesit informacione, fakte, të reja dhe alternativa mbi temën por, para së gjithash, artikujt e këtyre gazete sjellin informacione, fakte e ndodhi mbi VIPpersonët partiak. Pra është një "persongazetari" apo gazetari e "njëshave".
Në bazë të kësaj analize mund të theksoj se gazetaria politike në Kosovë, në një masë të tejmadhe, ka të bëjë rreth personave/individëve, e jo për proceset politike. Shembull: Kemi këtu artikullin "Shkëmbime rivalësh" (Express, 7. prill.08), ku këtu dominojnë dy fotografi të mëdha; Njëra e z. Thaqi e tjetra e z. Haradinaj. Të dyja këto fotografi janë të shumëafruara njëra tjetrës. Lexuesi fiton përshtypjen se këta dy person janë aq të acaruar sa që po pregatiten për të dal në ring. E ky trik gazetaresk i Expressit kategorizohet si fokusim në person.
Kokëfortësisht "gazetaria jonë" politike, është e përqendruar në pasojat e vendimmarrjeve politike-, por ky përqëndrim në pasoja është duke u bërë në drejtim e në mënyrë të gabuar; Në vend se të thuhet diçka rreth asaj se çfar pasojash do të kënë për Ty dhe për Mua vendimmarrjet e gabuara politke nga këta njerëz të parlamentit të Kosovës, gazetarët shkruajn e përqëndrohen në atë se çfar pasojash "fatale" do të kenë këto vendimmarrje për minstrat e për individët partiak; "Harrohet" populli i varfër, "harrohet", shkelet e përbuzet femra shqiptare, "harrohet" e manipulohet me fshatin dhe fshtatarët...pak flitet për 40% të popullsisë sonë...për fëmijët tanë.
Gazetaria e mirë politike duhet të jetë e orientuar në pasojat-, por në pasojat që do përballohet lexuesi, pra populli, e jo gazetaria e cila është "e merakosur" për pasojat "fatale" të individëve partiak.
Analiza të përkujton diktaturën e mediave të Titos dhe sistemin e tij të etshëm për kultin e personit. (FUND)

E kaluara jeton perseri
Gezim MEKULI
Kosova eshte shtet i pavarur. Ambasadat perendimore ne Beograd po digjen. Nacionalistet serb po perdorin terrorin si mjet per te sabotuar shtetin me te ri te Evropes; Kosoven. Shume pyesin: Cfare po ndodh sot me Serbine?
Mendimi im eshte se fjalimet e Milloshevicit ishin nje nder faktoret te cilet shkaktuan dhimbje te medha njerezore dhe, se fjalimet e tij, akoma, ne vazhdimesi, ndikojne ne ate se cka eshte duke ndodhur sot ne Serbi dhe ne Kosove.
Pas fjalimit te Milloshevicit te mbajtur ne Gazimestan (1989), ne Kosove u jetesuan ligje te njepasnjeshme diskriminuese: Serbet ne menyre sistematike zbatonin spastrimin e shqiptareve nga e drejta e punes. Rreth 800000 shqiptare u larguan nga vendet e tyre te punes mu per shkak te perkatesise se tyre nacionale (Malcolm 2001: 361). Si pasoje e kesaj ne vitin 1994 ishin vetem 20% shqiptare te punesuar (Mønnesland 1994: 24). Femijet dhe te rinjte shqiptare u diskriminuan gjate regjistrimit ne shkolla dhe universitete (Malcolm 2001: 361).
Fjalet me te rendesishme qe Milloshevici vazhdimisht i perdorte ne fjalimet e tij ishin "percarja", "beteja", "identiteti", "populli", "NATO", "Serbia", "Kosova", "ata", "ne" dhe "Kushtetuta". Duke perdorur keto shprehje, Milloshevici kerkonte te ndertonte nje publik qe do ta pranonte ate si nje udheheqes te perkryer per te gjithe serbet ne ish-Jugosllavi.
Si duket pikepamja per boten per serbet sot?
Jane tri elemente qe dominojne ne te gjitha fjalimet e Milloshevicit: E para eshte se "Kosova" ka nje vend qendror dhe paraqitet si "shpirti i Serbise". E dyta eshte se "sindromi i viktimes" luan nje rol vendimtar ne ndertimin e publikut, dhe e treta eshte se "percarja", kjo fatkeqesi serbe, i ka ndjekur keta qe nga viti 1389.
Kur Kryeministri i dorehequr serb Voislav Koshtunica thote se "Kosova eshte djepi serb", fjalimi i tij nderton pikepamjen per boten me dominimin serb, rikthimin e krenarise serbe, dhe nje perqendrim te fuqise serbe ne Kosove. Ketu kemi nje pikepamje mbi boten dhe nje publik qe mendon se eshte teresisht e drejte per te sunduar popujt e tjere; Sepse, sipas fjalimit, serbet jane "populli i zgjedhur i Zotit". Eshte pra nje publik i ndertuar, i cili shume do te konkretizoje "Serbine e Madhe".
Nje motiv tjeter mbidominues ne fjalimet e Milloshevicit eshte lufta kunder "dreqit nderkombetar, NATO". E kjo, po ashtu, shihet hapur se eshte edhe nje nder ceshtjet me te rendesishme edhe ne fjalimet e Koshtunices; Fjala "NATO" eshte shumeaferngjitur fjales "Kosova" dhe "pushtuesit". Pervec kesaj fjala "Kosove" ne te gjitha fjalimet e tij eshte "shprehjezoti". Pikepamja e botes qe tregohet ne fjalimet e Koshtunices eshte se nje politikan serb duhet te jete pa kompromis sa i perket Kosoves; Eshte e drejte serbe jo vetem qe te administroj Kosoven, por po ashtu te pervetesoj Kosoven. Ne edhe sot gjejme shume fjale agresive kunder perendimit ne fjalimet e tyre. Keshtu politikanet ne Serbi ndertojne nje pikepamje mbi boten qe i binde dhe u mbush mendjen serbeve se perendimi eshte dreqi nderkombetar i Serbise.
Duke proklamuar se "Kosova eshte zemra e Serbise", politikanet serb therrasin te ndjenjat nacionaliste. Ne kete menyre fjalimi nderton nje publik ku serbet ishin te bindur se ata i takonin nje populli "te shenjte e te rralle"; pra keta i takojne nje populli me nje domethenie te madhe, perderisa "te tjeret" ishin popuj me domethenie e vlera me te vogla apo, popull me zero domethenie. Pikepamja mbi boten ne keto fjalime eshte se serbet vazhdimisht duhet te luftojne per te mbajtur "zemren" brenda Serbise.
Duke perdorur elemente mitologjike, fjalimi nderton e zhvillon nje pikepamje mbi boten se serbet duhet te sigurojne ate qe eshte specifike per "identitetin serb". "Kosova" eshte nje nga fjalet me te rendesishme e qe ka nje intensitet te madh ne fjalimet e Koshtunices ne Beograd (2008). Bile-bile rreth fjales "Kosova" ngushtfrekuentojne fjalet me rendesi sic eshte "identiteti". Permes ketyre fjaleve (Kosova + djepi + identiteti), fjalimi i Kushtunices nderton nje popull me nje kujtese te gjate historike dhe mitologjike. Keshtu ndertohet nje pikepamje mbi boten me rrefimet rreth asaj se si otomanet dhe feja islame ju shkaktoj serbeve nje humbje te tmerrshme e poshteruese ne vitin 1389. Ne kete menyre fjalimi sajon nje pikepamje mbi boten ku situata e sotme politike eshte qellimishtvendosur ne lidhshmeri me mitologjine dhe historine qe para 600 vjetesh. Kjo pikepamje mbi boten vendoste dhe kategorizonte "te tjeret" si historikisht sulmues kunder kombit serb dhe okupues te identitetit serb. Duke perdorur rrefime mitologjike rreth "te tjereve", fjalimi nderton nje pikepamje mbi boten ku serbet duhet te mbrojne veten e tyre nga sulmet e fqinjeve te tyre.
Ekzistojne, po ashtu, ngjashmeri te dukshme ne mes fjalimeve te Milloshevicit dhe fjalimeve qe politikanet ne Serbi i mbajne sot. Sot shohim e degjojme, po ashtu, se fjalimet zbulojne nje ndertim te publikut i cili thote se Serbia eshte e rrethuar nga "armiq" te fuqishem e agresiv nderkombetar. Nje ngjashmeri, po ashtu e fuqishme, ne mes te fjalimeve te politikaneve te sotem serb dhe Milosheviqit eshte menyra se si keta e bashkesaldojne idene per "Serbine" me idene per "Kosoven".
Popullin qe Milloshevici e nderton ne fjalimin e tij ne Gazimestan (1989), dhe popullin qe e nderton Koshtunica ne Beograd (2008), eshte nje popull qe duhet te beje cmos qe te mbaj Kosoven brenda ne Serbi. Milloshevici dhe Koshtunica nderton nje popull i cili nuk duhet te kete frike nga vdekja, e vecanerisht nese vdekja te dhuron pavdekesine dhe kjo te shnderron ne nje "popull heroik".
Nje ngjashmeri tjeter ne mes te Milloshevicit dhe politikaneve te sotem serbe, eshte ndertimi i publikut i cili "duhet" dhe do te mendoj se eshte gjithmone "dikush" dhe "te tjeret" qe jane ne gjueti pas serbeve. Duke perdorur fjalet "NATO", "Kosova", "ne", "ju" dhe "Serbia" fjalimet ndertojne nje publik dhe nje situate, ku kombi serb ka ndjenjen se ata gjinden ne kufi te nje katastrofe ekzistenciale dhe kombetare.
Duke thirrur "Serbia do te luftoj per Kosoven" (Milloshevici) dhe "ne kurre nuk do te njohim pavaresine e Kosoves" (Koshtunica), kerkon fjalimi te ndertoj nje mendim ne mes te publikut se serbet historikisht jane keqtrajtuar nga "te tjeret" dhe, ne kete menyre, keta edhe "jane viktima".
Ja ky eshte perfundimi qe mund te nxirret nga ky ndertim per pikepamjen e botes se Koshtinices dhe Milloshevicit: "Serbet ishin viktima ne 1389 dhe jane viktima edhe sot. Por kjo nuk do te ndodhe shume gjate". Permes fjales "popull" kapin dhe ringjallin politikanet e sotem serbe ndjenjat e pasigurise te serbeve. Po ashtu keta ndertojne nje pikepamje te botes, ku serbet jane te kercenuar dhe jane "ne rrezik nga shqiptaret" dhe "te tjeret"; Sserbet jane "te pafajshem". Fjalimet rindertojne nje publik mitologjik, ku serbet jane, perseri, viktima nga padrejtesite e pergjakura.
Nacionalizmi serb eshte duke u bere akoma me dominues dhe i rrezikshem duke e perdorur religjionin si mjet per qellime politike. Secili fjalim ka veti dhe nje ngjashmeri te vecante: Fjalimet jetojne ne mitologji dhe enderrojne ne histori. Fjalimet e Milloshevicit dhe Koshtunices ringjallin humbjet, gjakun, vrasjet dhe hakmarrjen. Keta shkojne disa qindra vite prapa. Fjalimet ndertojne nje popull te pafajshem, heroik dhe ndertojne nje "viktime te pa kuptuar" nga bota qe i rrethon. Une mendoj se kjo analize eshte me rendesi sepse kjo te reflekton nje realitet se si fjalimet nacionaliste mund te kene pasoja te tmerrshme per njerezimin. Tjetra eshte se gjeneratat e reja mund te mesojne nga ky diskurs retorik, fuqine dhe pasojat e saj. Milloshevici dhe Koshtunica ndertuan nje popull me nevoja per me shume "Freies Raum"*; E, ky popull u bind dhe besoj per idene e Serbise se Madhe, dhe ishte i gatshem te eci edhe mbi kufoma per te arritur tamam kete: Serbine e Madhe.
*(Hapesire te lire e me te madhe), shprehje e nazisteve

-
Koment i Mekuli Press-
Mediat dhe Politika
Te shqiptaret, dikur, familja dhe mesuesi kishte autoritet te fuqishem. Sot kjo nuk qendron. Mirepo koheve te fundit, ne shoqerine tone, kemi ne rritje nje autoritet te ri; eshte ky autoriteti i "eksperteve dhe analisteve politik".

-
Koment i Mekuli Press-
Mediat dhe Politika
Mediat krijuese të identitetit të imponuar
Politikat e UNMIK-ut, (sot EULEX) së bashku me politikat vendore, janë duke zhvlerësuar dhe mënjanuar elementet dhe simbolet kombëtare të shqiptarëve. Si shembull mund të ceket murali i punuar enkas për mjedisin e Parlamentit të Kosovës. Dihet se pas vendosjes së saj në mure, vetëm pas pak ditësh u urdhërua nga lart që të hiqet nga muri për shkak të përmbajtjes me karakter kombëtar shqiptar. Edhe ashtu u bë. Me shpejtësi murali u mbulua me pëlhurë të zezë.
Rasti tjetër është ai i përdorimit të simboleve të TMK-së. Dihet se si u shprehën politikat në fuqi për simbolin e ardhshëm të TMK-së. Asaj nuk do t’i lejohet të ketë asnjë shenjë kombëtare shqiptare. Por zezdita me e madhe u tregua me "flamurirn e Kosovës"; Këtu cdo koment eshte i tepërt...Më shume...?
Kontakto redaksine

-
Koment i Mekuli Press-
Mediat dhe Politika
Gazetaria e kulturës në Kosovë: kyçje apo çkyçje!
Duke mos patur qëllimin për të pergjithësuar, mund të them se, ajo që më parë quhej pornografi, quhet sot media. Reklamat, mediat argëtuese dhe gjithashtu mediat informative janë, në një shkallë rritjeje, të ndikuara nga fotografitë erotike e "të nxehta", me të vetmin qëllim që të tërheqin vëmendjen e publikut ndaj produkteve, artistëve dhe substancës së lajmit. Këmbëngulësisht mund të them se, nuk është çështje private e institucioneve mediale që të shndërrojmë pornografinë në një ofertë malli dhe këtë të barazojmë me çdo gjë që shitet. Nëse gjinia materializohet dhe trivilalizohet, kjo, padyshim, do të ketë pasoja për tërë kulturën...Më shume...?
Kontakto redaksine
-
Koment i Mekuli Press-
Mediat dhe Politika
Fabrikimi dhe imponimi i "mendimit kolektiv"
Monopoli në lajm e në media është mekanizmi kontrollues më efikas i mendimit dhe debatit të lirë. Shumë, tepër shumë intelektual të mendimit kritik nuk lejohen që të marrin pjesë apo të ndikojnë në zhvillimin e debatit kritik. Edhe pse Kosova vetëquhet "shoqëri demokratike", nuk është e tepërt nëse thuhet, se ky vend, sot, shumë, tepër shumë i përngjanë një sistemi propagandistik totalitar.
Pse e them ketë dhe pse mendoj kështu?
Dallimi i madh në mes të një sistemi totalitar dhe atij demokratik është se, në sistemet totalitare është shteti ai që vendosë se cili mendim, ide dhe opinion "duhet" të dominoj në media dhe hapësirën publike. Pra, është shteti ai që e detyron dhe i tregon popullit se cili mendim "duhet" të ndiqet. Ndërkaq në sistemin demokratik veprohet ndryshe; Opinioni dhe mendimi "i mirë"; opinion që "që duhet" të dominoj në trurin e popullit asnjëherë nuk paravendoset e nuk thuhet publikisht nga shteti. Por, akoma më keq, mendimi dhe opinioni dominues në ketë "sistem demokratik" është punë e përkryer dhe nënkuptohet si opinion i përfunduar dhe i mirëpranuar. Është ky një opinion dhe një ide që "askush" nuk e di se pse është dominues. Më shume...?
Kontakto redaksine

-
Koment i Mekuli Press-
Dështuan gazetarët e UNMIK-ut: Fitoj "mendimi dhe dabati tjetër"
Po, ndodhi ajo që popujt e nënshtruar, herët e vonë, e kuptojnë dhe e kërkojnë: Ndal shpifjeve, mashtrimeve, shfrytëzimit, injorancës dhe nënçmimit.
Po, ky popull i pa punë, sot, me mos dalje në zgjedhje (deri më tani mediat përëndimore informojnë se dalja është shqetësuese e ulët), apeloj se mendimi kritik dhe "mendimi tjetër" ka filluar të rilindë e të rizhvillohet.
Sot populli dëshmoj se nuk është në pajtim me politikat kolonializuese të UNMIK-ut.
Sot, me mosdaljen në zgjedhje të më shumë se 55% të zgjedhësve, populli u tha jo ATYRE që për 8 vite poshtëruan, fyen dhe u tallen me të.Më shume...?
Kontakto redaksine

-
Koment i Mekuli Press-
Retorika dhe Politika
RETORIKA DHE SHPËRLARJA "VULLNETARE" E TRURIT
Sipas definicionit tradicional, intelektualët janë një kategori mendimtarësh të cilët “kyçen” aktivisht në hapësirën publike. Kështu këta janë edhe shprehje e vetëdijes kritike e shoqërisë. Dhe, komunikimi është mekanizmi me i rëndësishëm kontrollues i një shoqërie demokratike.
Filozofët John Locke (1632-1704) dhe Rene Descartes (1556-1659) refuzojnë emocionet si mënyrë për të njohur veten, të tjerët dhe botën. Arsyeja dhe të menduarit e arsyeshëm, sipas këtyre filozofëve, është e kundërta e emocioneve.
Thënia e njohur e Dekartit “mendoj pra ekzistoj”, ishte një tentim-përdallimi dhe diferencim i prerë i arsyes nga ndjenjat. Por në lidhje me përdallimin në mes të emocioneve dhe logjikës. Hulumtimet në retorikën moderne dëshmojnë e tregojnë se emocionet janë këto që shpesh edhe u paraprijnë të menduarit dhe logjikës sonë. Shkak për këtë shkrim u bë deklaratat e politikanëve serb lidhur me pavarësinë e Kosovës, konkretisht deklarata e pi. Më shume...?
Kontakto redaksine

-
Koment i Mekuli Press-
(Botuar në gazetat shqipe në vitin 2003)
Mediat dhe Politika
Debati që u zhduk. Qëllim apo rastësi?

Menyra se si behet formulimi dhe lancimi i informates eshte vendimtare per informimin e opinionit publik. Me metodat e punes dhe formen prezantuese te tyre, mediat, kane shume aftesi qe te ndikojne ne rezultatet perfundimtare para dhe gjate zgjedhjeve te lira. Më shume...?
Kontakto redaksine

-
Koment i Mekuli Press-
Mediat dhe Politika
Kush "ndërton" lajmin ndërkombëtar për shqiptarët?
Mënyra e "ndërtimit" dhe ndërmjetësimin të lajmit ka rëndësi të madhe në prezantimin, e mirë apo të keq, të një populli. Mbrojë mendimin se, asnjë kanal televiziv, e veçanërisht ato të lajmeve, nuk janë objektive dhe nuk janë të pandikuara nga interesat politike e rrethanat shoqërore. Po, të gjitha kanalet televizive "shohin botën" nga perspektiva e tyre politike dhe kulturore. Shumë ndodhi e lajme ndërtohen sot nga mediat me fuqi të madhe politike, kulturore e ekonomike. Këto shpesh edhe paraqesin dhe prezantojnë kombe, kultura dhe procese të ndryshme politike të vendeve nga mbarë bota. Por "ndërtimi" i lajmit për një "komb tjetër" është me përgjegjësi të madhe, dhe, shumëndërlikues. Prandaj shumë shtete me dominim global edhe nuk pajtohen që të flitet rreth tyre duke u bazuar në lajmin që përpunohet nga "të tjerët" e kultura tjera. Andaj alternativë e mirë për këto popuj është vetëprezantimi i fotografisë së kulturave të tyre në opinionin botëror. Më shume...?
Kontakto redaksine

-
Koment i Mekuli Press-
Mediat dhe Politika
(Komenti i botuar ne vitin 2001)
Mediat, shqiptarët dhe lajmi
Institucioni nammadh "The New York Times", ka nje sllogan tashmë të njohur: "Të botohet secili lajm që ka vlerën dhe peshën për opinionin publik”. Këtu shtrohet pyetja: e si "shndërohet" nje ndodhi e një ngjarje në lajm? Kurë ndodhia e ngjarja ka vlerën e peshën e sajë, që ajo të publikohet në një gazetë e në një medium? Më shume...?
Kontakto redaksine

-
Koment i Mekuli Press-
Mediat dhe Politika
Mediat, Zhivoradi dhe Albani
Në Kosovë mbizotëron një agjendë e një fushatë mediatike me tipare të plota të diferencimit biologjik dhe fizik. Shtrohet pyetja: si paraqiten pakicat, e në vecanti serbët, në mediat tona?
Kohët e fundit në lajmin e mediave shqipe po shkruhet e flitet shumë, tepër shumë për perkatësinë etnike të pakicave. Është fjala për transportimin e lajmit dhe informatës jo politike. Duke parë ndërtimin e "realitetit" nga mediat, ne mund te bindemi dhe te kuptojmë, se dallimet në mes të të varfërve dhe të pasurve, dallimet në mes të atyre me arsim të lartë dhe atyre me arsim të ulët, dallimet në mes fshatit dhe qytetit, duket sikur të mos ekzistonin në Kosovë.
Përse për gazetarët dhe gazetaret tona është biologjia dhe etniciteti temë më me vlerë, se sa luftimi i dallimeve sociale, si dhe kritika ndaj korrupcionit e hajnisë?
Fokusimi i njëanshëm mediatik në biologji, racë e etnicitet, kontribon në mosluftimin e në mosdebatimin cilësorë mbi problemet e mëdha të këtijë vendi. Në hulimtimin tim bërë mediave të shkruara dhe RTK-së, del se etnia serbe, në raport me numrin e popullsisë, është më e theksuara në media. Faktizohet dyshimi im, se në më shumë se 80% të lajmeve, raportimeve dhe të reportazheve, fotografia e serbëve të Kosovës, prezentohet në opinion si "viktimë", e "dobët" dhe e "mjerë". Përmes gjuhës dhe shablloneve mediatike opinioni publik nënkupton, se pakica serbe ka qasje të dobët në media; opinioni (keq)informohet, se pakica serbe ka trajtim e shërbime më të dobëta ekonomike e mjeksore, se sa fqnjët e tyre shqiptar. Nga këto media ne "kuptojmë", se këta kan qasje të dobët edhe në sistemin edukativ e arsimor. Sipas mediave shqipe, serbët e Kosovës, pavetëdishëm, paraqiten në hapsirën tonë publike, si kolektivitet i "dhunuar" dhe i "harruar" nga shumica shqiptare. Mediat, pak dhe imtësisht, paraqesin pjestarë të pakicës serbe si shkelës të lirisë apo si delikuent. Më shume...?
Kontakto redaksine

- Koment i Mekuli Press-
ПРАВНА ДРЖАВА
Kosova dhe shqiptarët, përsëri u tronditën.
Sulmohet ikona dhe maja e shkencës shqiptare. E dimë, të gjithë e dimë, se Kosova dhe shqiptarët gjinden në momentin më të ndieshëm politik, historik, kulturor e diplomatik.Dhe, mu tani, në kohën kur qështja e Kosovës është top agjendë në politikat dhe mediat ndërkombëtare, bëhet provokimi i opinionit dhe politikave intelektuale shqiptare.
Kryhet me qëllim një veprim i tillë ideologjik e taktik? U zgjodh me kujdes koha kur do të zhvillohet kjo dramë? (Viti akadamik studentor nuk ka filluar akoma, dhe mundësia për protesta e demostrata është më e vogël) U zgjodh me qëllim momenti që të bëhej ky sulm në castin kur mendimi filozofik e politik i z. Kurti, tanimë i mbajtur peng, po fiton gjithnjë e më shumë perkrahës në rrethin politik intelektual e popullor? Më shume...?
Kontakto redaksine

-
Koment i Mekuli Press-
Q.O.S.J.A

Sa akademikë shqiptarë, në këto dekada te fundit, i kanë dhënë përkrahje e nxitje traditës dhe hulumtimeve së shkencës së letërsisë, historisë dhe politikës? Mua nuk më kujtohen shumë, pos Rexhep Qosjes. Prodhimet shkencore dhe faktografike, si dhe debatet prej më shumë se katër dekadash mbi identitetin e shqiptarëve, ishin një sukses i tij pandalshëm.
Qosja jo vetëm që kritikon fotografinë eurocentrike të botës dhe tejthjeshtëzimin e stereotipeve, të cilat e kanë dominuar rrëfimin rreth "të tjerëve", por Qosja është po ashtu edhe një humanist, i cili nuk lejoi të '"infektohet" nga relativizmi kulturor apo nga "fotografia e mbrapshtë" e armikut.
Në debatet, veprat dhe kritikat e tij të hapura Qosja nuk e tha, asdhenjëherë, se të gjitha të vërtetat janë barabarësisht të mira, apo që bota shqiptare dhe feja islame është më e mirë sesa "bota tjetër" dhe "fetë e tjera". Qosja e tha tjetrën: Në emër të drejtësisë do të ishte e natyrshme që të kolonializuarit dhe të pushtuarit të kenë rastin ta përcaktojnë veten dhe identitetin e vet.
Profesor Qosja e bëri "të vështirë" që të jeshë historian, politikan dhe debatues në hapësirën politike e kulturore shqiptare. Dhe jo vetëm këtu...
Qosja është skeptik në shumë deklarata, kritika, në simpoziume, në ritushime ideologjike, në media dhe "hulumtime" antroplogjike në "shkencën" e shoqërisë shqiptare, e që Qosja, jo rrallë, i dekodon dhe i kupton si ekzotikuese. Është një nuancë shumë e rëndësishme dhe gati e padukshme se si Qosja lehtë kritikon ata intelektualë e debatues, të cilët aq lehtë "infektohen e hallakaten" për secilën dukuri që është tjetërsuese, shkrirëse dhe tëhuajsuese, përderisa të njejtit i largohen dhe i frigohen asaj që i bashkon "ATA" me "NE".
Qosja, dorën në zemër, është edhe inspiruesi dhe kritikuesi postkolonial shqiptar në raport me hegjemoninë diskursive serbe; ishte dhe është zëdhënësi i paepur i shqiptarëve të ish-Jugosllavisë. Ky burrë malësie, ky intelektual me cilësi e profesionalitet europerëndimor, është kritik i mbrehtë i analizave diskursive dhe komentues i kthjellët politik. Më të mirat vepra, debate, intervista analiza e hulumtime shkencore që Qosja i shkroi, kishin të bënin me identitetin shqiptar. Dhe, Qosja ishte në "një pozitë" shumë më të mirë, sesa të tjeret, që ta bënte këtë. Qosja lindi në një trevë e familje me traditë të tejskajshme toleruese fetare. Katër gjenerata dhe breza e kultura e Qosjes puthej me katolocizmin. Por, Qosja u rrit edhe në ambientin e fesë islame. Intelektuali që studioi dhe njohu kulturën dhe gjuhën serbe.
Pak, shumë pak shqiptarë i takojnë përnjëherazi dhe në të njëjtën kohë aq shumë kulturave dhe feve, sikur është profesor, Rexhep Qosja.
Por, jo rrallë Qosja u ngjyros në të bardhë e në të zezë, e, kjo ngjyrosje varej shumë nga politikat në pushtet. E ngjyrosën në të zezë nacionalistët serbë, e qe besa edhe disa "intelektualë kosovarë". Edhe qeveritë në pushtet deshën ta "zezojnë". Por asnjëri nga këta nuk kishin "takatë e as kondicion shkencor" që ta akuzonin për nacionalizëm. Sepse qëllimi parësor i "filozofisë qosjane" është humanizmi dhe fqinjësia shqiptaro - serbe. Qosja është një kritik kokëfortë kundër nacionalizmit serb dhe Akademisë së Shkencave serbe. Por asnjëherë urrejtës i kulturës, artit e letërsisë së pasur serbe. Qosja ishte dhe është kritik kundër "çoroditjes" së shoqërisë shqiptare, mungesës së liberalizmit dhe demokracisë debatuese në këto hapsira; është kritik kundër korrupcionit shkencor, politik e diplomatik. Qosja nuk e fshehu asdhenjëherë të vërtetën shkencore dhe historike të shqiptareve për t’u ribashkuar në një shtet shqiptar.
Akademiku Qosja ishte ai që e luftoi maksimën e të tjerëve se "Shqiptarët nuk dinë të prezantojnë veten e tyre, shqiptarët duhet të prezantohen nga të tjerët". Ky qëndrim është qelësi që filozofia Qosjane dëshiron ta jetësojë në mentalitetin dhe kulturën shqiptare .
Habermasi ynë jo vetëm që ka një histori të madhe ndikuese përmes librave dhe debateve të tij. Ai, në mënyrë të tërthortë apo të drejtëpërdrejtë "ka hapur dyert" për një jetë të re akademike, pro-perëndimore për shqiptarët.
Duke iu faleminderuar perspektivës të veprës së Qoses, në shumë ambiente diplomatike e kulturore, ne sot kemi një kredo më të lartë politike, kemi një përvojë më të madhe dhe një horizont tjetër të botës shqiptare, sesa asaj që dominonte nga dëshirat e të tjerëve.
Qosja si intelektual i brymosur dhe i mirëndikuar nga kultura e fesë katolike dhe islame, dhe, si njohës i kulturave dhe gjuhëve sllave, në debatet e tij, nuk ishte asdhenjëherë përjashtues e izolues kulturash, fesh, kombesh apo racash.
"Filozofia Qosjane" ishte afruese dhe gjithëpërfshirëse. Nuk është "filozofi Qosiane" që përmes "ndërtimit të armikut" kërkon të ndërtohet identiteti. Nëse lexon Qosjen në qetësi, dhe jashtë ndikimeve partiake e klanore, kupton sesi "ndërtohet" një fotografi e një njeriu të ngrohtë, dhe të një njeriu miqësor në bisedime. Në veprat e tij përfaqësohen idealet më të larta humane të qytetërimit tonë dhe të një pikëpamjeje ekumenike të vlerave kulturore.

RETORIKA, KJO ARMË E SHUMËFUQISHME
Mr. Gëzim MEKULI, Oslo
Fuqia e gjuhës dhe mundësia e sajë që të ndikoj në
opinionin publik në drejtimin e paradëshiruar, ka bërë
që kjo të jetë objekt studimi që në retorikën antike.
Nga bindja e fuqise se madhe që posedon gjuha, është
vlerësuar se është mu retorika ajo që përdorë këtë art
si instrument për qëllime e synime te veta.
Por, sipas Bitzer është situata retorike ajo që paradirigjon
dhe paracakton atë se cfarë do të flitet e cfarë do
të thuhet në publik. Kjo shprehje për të parën herë
u shfaq në vitin 1968 (The Rhetorical Situation). Pra
është dikush në këto situata që kërkon që dikush të
reagoj dhe të mer fjalën dhe të provoj që të ndryshoj
situatën. Në castin kur një situatë mund të ndryshohet
pjesërisht apo plotësisht përmes komunikimit (fjalës
dhe tekstit) atherë kemi të bëjmë me një situatë retorike.
Sipas Bitzer cdo situatë retorike përbëhet nga tre faktorë:
Problemi i ngutshëm, Publiku dhe Kushtet retorike.
- Problemi i ngutshëm, sipas Bitzer,
është dicka e pambaruar, e papërfunduar. Është një „gabim“,
një pengesë, dicka që pritet që të ndodhë e bëhet, dicka
që nuk është si do të duhej të ishte. Por që situata
të jetë retorike, duhet që „problemi i ngutshëm“ të
ketë mundësinë të ndryshohet nga njerëzit. Bitzer shembullizon
me vdekjen, dimrin dhe katastrofat natyrore si tipike
për problemet e ngutshme, e të cilat njeriu nuk ka mundësi
ti ndryshoj, e as ti ndaloj....Më shume...?
Kontakto redaksine

-
Koment i Mekuli Press-
Mediat dhe Politika
Shqiptaret, keta hajna te sahatave
Nuk e pata as njetin te shkruaja kete artikull. Por,
provokimin me bene ca media norvegjeze. Arsyeja eshte
lancimi me pompe i videoincizimit mbi viziten dhe pritjen
zemermadhe qe shqiptaret ne Ballkan i falen presidentit
George Bush.
Cfare eshte propaganda? Ka brire ajo? Eshte dreq i
zi, apo i larme? Asnjera e as tjetra. Propaganda nuk
eshte realitet. Ajo me shume eshte shtremberimi dhe
dhunimi i se vertetes. Ajo eshte nja fiksion. Propaganda
ka te beje me manipulime dhe falsifikime. Ketu do ndalem
ne dy krijime filmike ”dokumentare”: Filmin e Leni Riefenstahl
dhe videoxhrimin mbi ”vjedhjen” e ores, nga shqiptaret,
presidentit George Bush. Jane keto dy krijime qe e kapluan
boten; e ne veqanti ky i fundit u thithe lehtazi nga
mediat norvegjeze dhe disa perendimore. Më shume...?
Kontakto redaksine

-
Koment i Mekuli Press-
Televizioni, politikanët dhe
fëmijët”
Prizren. Gjashtëmbëdhjetë vjeqari dhunon vajzën pesëvjecare.
Vellau vret vellane. Motra vret vellanë... Si është
e mundur që fėmiu të shndėrrohet nė dhunues e vrasės?
Për mentalitetin shqiptar duket sikur dhuna seksuale,
psikologjike dhe ajo fizike tė ketė kaluar në një nivel
të zakonshëm ritual. Para ca ditësh në Kosovë ndodhi
një vrasje e rëndë, dhe e tmershme. Vëllau vret vëllan
dhe të bijen e tijë. Dorasi pas vrasjes, sipas mediave,
dukej apatik dhe i ftohët. Kështu ishte edhe debati
instittucional mbi këtë vrasje; i ftohët dhe jo prodhues.
Edhe në Danimarkë para dy vitesh ndodhi një krim i rëndë;
motra vrau vëllanë. Shoqėria skandinave ishte e mpirė
nga kjo ndodhi. Më shume...? Kontakto redaksine

-
Koment i Mekuli Press-
Mediat dhe politika
Fuqija e Retorikës dhe Frika
"Organizatori ka përgjegjësinë për vrasjet dhe
dhunën. Organizatori do të dënohet. Ne ndërmorëm atë
që ishte e nevojshme për të ruajtur qetësine e qytetarit
dhe rendin publik e demokratik”.
Sa shpesh kanë degjuar shqiptarët kësi lloj fjalishë
dhe, pa dyshim, shqiptarët do dëgjojnë, përsëri, të
tilla fjali.
Fuqija e retorikës është e padiskutuar. Po pate mundësi
e fat që të keshë fjalën e dëgjuar e nën kontrrollë,
me sguri se do të keshë mundësi të arrishë gjëra të
pabesuara. Shumë luftëra pushtuese, gjenocide ndaj popujve
dhe shumë vdekje të shkaktuara nga njeriu janë filluar
nga fjala; Nga fjala “e qëlluar”, e në kohën e qëlluar.
Më shume...? Kontakto redaksine

-
Koment i Mekuli Press-
Mediat dhe Poltika
Retorika, publiku
dhe Jul Cesari
Ju kujtohet tragjedia e Jul Cesari-t të
Shekspirirt?
Brutus dhe Antonius mbajnë fjalimet e tyre të medha
para qytetareve romak. Ndikimi dhe bindja tek publiku
romak është shumë i madh. Dramaturgu i pavdekshëm Shekspir
dramatizon se si që të dy folësit, përmes fjalimeve
të tyre, e arrijnë qëllimin që të kenë publikun romak
për vete. Folësi i parë është Brutusi; Vrasësi i cesarit.
Brutusi, ndër tjerash, në fjalimin e tijë, para qytetarëve
romak, argumenton, se vrasja është e nevojshme dhe e
domosdoshme për arsye politike. Sipas tijë, kështu,
do të mund të pengohet Cesari ambicioz që të vetshpallet
mbret. Brutusi veqon dhe përdallon në mes dashurisë
për Cesarin dhe dashurisë për Romën. Dhe, Brutusi fton
(përmes figures retorike, antimetabolës) qytetaret romak
që të veprojn mu si edhe Brutusi. Ky shtron edhe pyetje
retorike: ”Do të deshironit të kemi një Cesar të gjallë
dhe të gjithë të vdesim si skllëvër, se sa të kemi një
Cesar të vdekur dhe të gjithë të jetojme si njërëz të
lirë? (Had you rather Caesar were living and die all
slaves, than that Caesar were dead, to live all free
men?) (Shakespear, William. Jul Cesari)....
Më shume...? Kontakto redaksine

- Koment
i Mekuli Press-
Mediat dhe Politika
Argumentet dhe
emocionet
Gazetarët dhe gazetaret, pergjithësisht e shpeshe, hasin
ne dilema te ndryshme: a do te sjellin ne opinion tema
e informacione te harruara e te ”nxehta”, apo tema e
lajme tanime te mbuluara nga te gjithe, dhe te pa rendesishme
per shoqerine dhe kombin?
Shume media shqiptare ne Kosove, jo rralle, ”harrojne”
temat e rendesishme dhe te ”nxehta”: keto shkruajne
e informojne per deshirat e kerkesat e serbeve, per
MasterCarden e Veton Surroit dhe per lepuroshen e ndjere
Anna Nicol Smith dhe peripetite e tre dashnoreve te
saje per te bindur jurine se cili eshte babai i vajzes
se Annas etj, etj. Më shume...? Kontakto redaksine

Publikohet raporti vjetor i
Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut
"Botuesit e pronarët e gazetave, diktojnë artikuj
sipas interesave"
Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin e tij vjetor
për të drejtat e njeriut, në pjesën për Shqipërinë,
një vëmendje të posaçme i ka kushtuar edhe pjesës për
median. Sipas tij, politizimi i saj në vendin tonë,
mbetet një çështje shqetësuese.
Botuesit dhe pronarët e gazetave vazhdojnë të diktojnë
lajmet për t'u shërbyer interesave të tyre politike
dhe ekonomike, ndonjëherë kanë penguar botimin e informacioneve
që binin ndesh me këto interesa.
Duke shtuar më pas se gazetarët vazhdojnë të praktikojnë
vetëcensurën dhe ka pak transparencë në mënyrën e financimit
të media. "Shtypi i pavarur ka qenë aktiv por i
ka patur duart të lidhur për shkak të profesionalizmit
të kufizuar, mungesë së financimit dhe presioneve politike.
Megjithëse stacionet televizive përgjithësisht kanë
vepruar të lira nga ndikimi i qeverisë, shumica e pronarëve
besojnë se përmbajtja e emisioneve të tyre mund të ndikojë
mbi veprimet e qeverisë ndaj bizneseve të tyre të tjera"
thuhet më tej në këtë raport lidhur me gjendjen e medias
në Shqipëri.
Për Departamentin Amerikan të Shtetit, politizimi i
medias në Shqipëri, mbeti një çështje që përbënte shqetësim
dhe në periudhën përpara zgjedhjeve vendore të planifikuara
për në janar 2007. "Polarizimi i organeve të medias
në kampe kundërshtare është bërë më i theksuar.
Botuesit dhe pronarët e gazetave vazhduan të diktonin
artikuj për t'u shërbyer interesave të tyre ekonomike
dhe politike dhe disa here bllokuan artikuj që binin
në kundërshtim me ato interesa" thuhet më tej në
këtë raport. Duke shtuar se gjithsesi, në përgjithësi
individët mund ta kritikonin lirisht qeverinë dhe veprimet
e saj në median e shkruar dhe elektronike.
Megjithatë, citohet rasti i muajit maj kur lëvizja
aktiviste Mjaft! Raportoi që policia pengoi përpjekjet
e saj për të shpërndarë një poster që kritikonte kryeministrin.
"Media e shkruar e pavarur ishte aktive por shtrëngohej
nga profesionalizmi i kufizuar, mungesa e financimeve
dhe presioni politik. Partitë politike, sindikatat dhe
shoqëritë e grupet e ndryshme botuan gazetat apo revistat
e tyre të pavarura nga ndikimi i qeverisë" shtohet
në raport.
Më pas, në raport flitet edhe mbi ligjin për Median
Elektronike, duke ristrukturuar Këshillin Drejtues të
RTSH dhe Këshillin Kombëtar të Radio Televizionit, i
cili është përgjegjës për licensimin, rregullimin, dhe
duke shkarkuar anëtarët e mëparshëm të këshillit.
"Opozita akuzoi që ligji i ri ishte një manovër
politike që synonte të dobësonte pavarësinë e dy organeve
rregullatore duke i shtyrë ato në favor të qeverisë.
Amendamentet gjithashtu kërkonin emërimin e profesionistëve
të medias dhe përfaqësues të shoqërisë civile në vend
të përfaqësuesve të partive politike" thuhet në
raport.
Duke shtuar se "kërcënimet politike të medias
vazhduan. Gazetarët vazhduan të ankoheshin se botuesit
dhe redaktorët censuronin punën e tyre ose drejtpërdrejt
ose tërthorazi në përgjigje të presioneve politike dhe
ekonomike. Shumë gazetarë u ankuan që mungesa e kontratave
të punës shpesh pengonte aftësinë e tyre për të raportuar
në mënyrë objektive".
SQARIM:
Ne raportin vjetor te Departamentit Amerikan të Shtetit
për të drejtat e njeriut akuzohen fort edhe boset e
mediave shqiptare.
Kete fenomen ka vite qe Mekuli Press dhe analisti i
mediave Gezim Mekuli e ka trajtuar dhe boterisht deshmuar
dhe argumentuar.
Argumentet mbi deficitin etik, moral e profesional te
mediave e qe perputhen plotesisht me raportin vjetor
te Departamentit Amerikan të Shtetit, mund ta lexoni
ne librin analize ”Mediat dhe Politika”, te autorit
Gezim Mekul, te botuar ne dhjetor 2006/Mekuli Press

- Koment
i Mekuli Press-
Mediat dhe Politika
Debati, mendimi dhe ideja “tjetër”
Mendimi dhe debati “tjetër”, më në fund, ka filluar
të vlerësohet e të evaluohet. Këtë më së miri e ndiejm
në disa shkrime e komente të disa gazetarëve të mirë
e të pa varuar. Vecanërisht ky zhvillim i debatit dhe
i mendimit “tjetër” është i pashëm pas lindjes dhe daljes
në skenë të mendimit, idesë e levizjeve të ndryshme
qytetare.
Vecanërisht shumë u shkrua për levizjen Vetëvendosje
dhe për kryeideologun e saj z. Kurti. Në shumë media
u ndërtua dhe u lansua lajmi me qëllime te paracaktuara;
lajm që mund të cilësohet edhe si “lajmi i ngjyrosur”.
U tha e u ripërsërit qindra herë nga mediat se kjo levizje
si qëllim parësorë kishte “futjen me dhunë në institucione”.
Dhe, kjo ishte edhe “arsyeja” se pse u vranë (nga policia)
dy shiqptar të pafajshëm. Qëllimi arsyeton mjetin; kjo
ishte porosia që dëshironte ta arrinte sajuesi i lajmit
të ngjyrosur. Këtë lajm decidivisht e kundërshtoj edhe
kreu i lëvizjes Vetëvendosje....Më shume...?
Kontakto redaksine

- Koment
i Mekuli Press-
Mediat dhe Politika
Ndertimi i publikut nga mediat
e UNMIK-ut
...publiku nuk eshte ”i virgjer” dhe aq i menqur. Sipas
modelit te ketyre dy shkenctareve publiku s’eshte asgje
tjeter pos ndertim apo konstruktim i fjalimeve politike.
Perelman dhe Olbrechs-Tyteca ne ”The New Rhetoric. A
treatise on Argumentation, (1969) thone, se: „qellimi
me argumentimin eshte qe (folesit) te fitojne dhe te
ngrisin sa me shume numrin e besueshmerise tek publiku.“
Pra folesit apo foleset partiake jane ato qe deshirojne
qe me ane te „argumenteve“ te ndikojne tek publiku dhe
debati publik.
Per keta dy retorikas te pavdekshem publiku nuk eshte
dicka ”konkrete ose e materializuar“ e as e cimentizuar,
por sic u tha me siper, publiku eshte vetem nje ”pjelle”
apo ”ndertim i fjalimeve politike. Secili foles apo
folese mendon, pak a shume, vetedijesisht dhe qellimisht
ne publikun dhe per publikun e tije. Më shume...?
Kontakto redaksine

- Koment
i Mekuli Press-
KANCERI
Eshte kjo nje semundje e rrezikshme dhe kercnuese per
trupin e njeriut. Ai/ajo qe zbulon kete semundje „te
zeze“, te shumten e rasteve, eshte i „denuar me vdekje“.
Jane qelizat kancerogjene ato qe paralizojne trupin,
sulmojne ate dhe bombardojne secilen qelize te shendoshe,
dhe, po nuk u ndermor ndonje hap i shpejte, ne parandalimin
e metastazave/shperndarjes se kancerit, trupi do te
lodhet, moliset, shterret, e rrezohet per vdekje… Une
isha ai qe perjetova sulmin e ketije te „pa besi“. Une
isha ai, qe edhe i shpetova „denimit me vdekje“ nga
kanceri.
Sa fresket me kujtohet ajo ditebardhe e diangostifikimit
te kancerit ne trupin tim. Me kujtohet fort mire se
si mjeket gjerman u alarmuan, dhe pa u hamendur menjanuan,
me skalper, kancerin tim agresiv e vrases. Perpos kesaj
filloj edhe terapia kimike. Ishte e rende kjo terapi,
o Zot sa e tmershme dhe e sketershme ishte ajo kohe
per trupin e mendjen time….Ishte helmi, ai, qe futej
me shpejtesi ne qelizat e shendosha te trupit tim; Helmi
qe vriste armikun e ardhmerise sime; kancerin.
Nuk e di se c’fuci me detyroj te filloj te shkruaj kete
shkrim me kancerin dhe trupin tim. Dite me radhe „qendrova
e durova“ qe ti ikja dhe te mos besoja ne konotimin
e fuqishem qe pakoja e Ahtisarit kishte me kancerin
„tim“. Më shume...? Kontakto redaksine
-Koment
i Mekuli Press-
Mediat dhe Etika: E tmerrshme
etika e gazetarisë sonë
Në këtë muaj Kosova jonë e vogël u trondit
nga një tragjedi njerëzore, akoma më shumë Kosova jonë
e vogël u provokua nga gazetaria jone amatore dhe e
pashkolluar. Ja një shembull që përforcon mendimin tim:
Vrasja e shtatëvjeçares Elona Krasniqi dëshmoi se gazetaria
jonë dhe prezantimi i kriminalitetit në televizion e
në mediat tjera vuan nga deficiti etik.
Etikë gazetareske nuk do thotë që të paragjykohen reportazhet
e krimit dhe të drejtësisë. Raportimi mediatik rreth
këtij rasti tragjik të shoqërisë sonë bëri që familja
e së ndjerës Elonë të vritet e të përdhunohet për së
dyti herë.
Pse mendoj kështu e pse e them këtë?
Gazetaria jonë nuk tregoj as më të vogëlin rrespekt
për vitkimën; për fëmiun…Mediat elektronike dhe të shkruara
nuk “u lodhën” fare për të ngushëlluar dhe për të nderuar
e rrespektuar familjen dhe të afërmit e viktimës. Nuk
u tregua e nuk u shfaq kujdes edhe në paraqitjen dhe
publikimin e emrit dhe fotografise së dorasit të dyshuar.
Po ashtu përzgjedhja e fjalëve ishte e njëanshme, ofanzive
dhe me plot emcione. Fjalitë ishin frikëprodhuese dhe
mundësia për të prodhuar dhunë dhe ngaterresa brenda
familjes sonë, në përgjithësi, ishte e madhe.
Reportazhet amatore gazetareske nuk u ndalën të analizojnë
rrethanat sociale, psikologjike e shëndetësore të vrasësit
të dyshuar. Nuk pamë e nuk degjuam mbi jetën, eventuale,
të çrregulluar e të vështirë familjare… Nuk pamë e nuk
lexuam për raportet mjekësore të gjendjes psiqike e
shëndetësore të akuzuarit. ...Më shume...? Kontakto
redaksine

-Koment
i Mekuli Press-
Retorika dhe Politika
Retorika dhe ndërtimi i identietit
serb
Retorika konstruktive dhe vrapi për të ndikuar në opinion
është në ofansivë. Ky vrap nuk është aktual dhe i dukur
vetëm në hapsirat shqiptare, por ështe aktual dhe i
dukur në tërë botën. Por, Kosova dhe retorika konstruktive/ndërtuese
që eshtë duke u lancuar atje është e rendësisë së vecantë.
Është fjala këtu për vendimet politke, vendime të mëdha,
të rënda e historike, si për ne, e po ashtu edhe për
poltikat gjeostrategjike europiane.
Fjalimet e shumta politike në Kosovë, që nga fundi
i vitit 1999 kanë në shënjestër publikun shqiptar të
Kosovës. Ne vecanti kjo retorikë konstruktive është
në ofanzivë kur kemi të bëjmë me ”Decentralizimin” ne
baza etnike.
Nuk mund të kemi një situatë retorike po që se nuk kemi
ekzistencën e një publiku. E, publiku retorik përbëhet
gjithmonë nga personët të cilët mund të ndikohen nga
retorika e dërguesit dhe mu këta janë ata që kontribojnë
për të ndërmjetësuar ndryshimet. ... Më shume?
Kontakto redaksine

Faik Konica - Këshilla një gazetari
Faik Konica boton në të përkohshmen "Albania"
me datë 15 shtator 1901, këshillat pasonjëse për një
djalë që kish nërment të botonte një gazetë shqip në
Misir.
I dashur mik - në e bëfsh gazetën me fleta të mëdha;
shqiptarët do të thonë që s'fshihet dot lehtë; në e
bëfsh me fleta të vogëla, do të thonë se s'është gazetë,
por libër. Në e shtypsh me letra të holla, do të thonë
se s'këndohen edhe prishin sytë; në e shtypësh me letra
të trasha do të thonë se je "hamall" e kërkon
të mbushësh vend. Në shkrofsh toskërisht, do të thonë
se s'është gazetë për gjithë shqiptarët; në shkrofsh
gegnisht prap ashtu, në shkrofsh në gjuhë të përzier
me të dyja, gjysëm gegnisht, gjysëm toskërisht, do të
thonë se është "çervish".
Në mos shkrofsh për politikë, do të thonë se s'është
koha të punojmë për letratyrë, kur vendi ndodhet në
rrezik; në shkrofsh për politikë do të thonë se prishë
punë duke egërsuar qeverinë. Në folsh butë për Turqinë,
je i paguar prej Stambollit; në shkrofsh rreptë kundër
Turqisë, kërkon të të jap Sulltani të holla që t'a pushosh
gazetën. Në mos gjefsh të holla që ta mbash gazetën,
do të thonë se s'je i zoti, me qenë aq njerëz duan zgjimin
e kombit shqiptar; në gjefsh të holla je intrigant a
i shitur. Në folsh për plot çlirimin e Shqipërisë, do
të thotë je djall e kërkon gjëra që duheshin gatitur
në qind vjet më parë; në folç për nevojën të përpiqemi
t'a shpëtojmë gjuhën dhe kombësinë, duke vënë vendin
nën hijen e një Fuqisë së Madhe, s'qënke shqiptarë i
vërtetë.
Në folsh mirë për shqiptarët e krishterë, hidhërohen
shqiptarët muhamedanë; në folsh mirë për muhamedanët,
hidhërohen të krishterët; në folsh mirë për të krishterët
e për muhamedanët që janë shqiptarë të mirë, e ligsht
për të ligjt, aherë do të hidhërohen të gjithë. Aq për
sot, se kam frikë mos të zërë gjumi.
Gazeta "Dielli", 10 prill 1957
 |