Home: Fillimi i faqës
Aktuale: Informata aktuale rreth botes dhe vendit
Bota: Informata Rreth botes
Rajoni: Informata rreth rajonit
Vendi: Informata rreth vendit
Anti censura
Diplomacia
Pr & retorika
Ide & opinione
Kulture
Shkenca
Personalitete
Kontakt
Impresum

 

Askush s'i njef shqiptarët më mirë se MekuliPress
 

RAJONI

ESE POLITIKE

Prof.Dr. Mehdi HYSENI

KUSH, DHE PËR LLOGARI TË KUJT DESHI TA VRAJË ALI AHMETIN?

*** Plumbat dhe dyfeqet ruani për t’u mbrojtur nga armiqtë kolonizatorë dhe imperialistë të huaj shekullorë sllavë,jo për vetëvrasjen tuaj, sepse një akt i tillë (ndër të tjera) para botës dëshmon edhe shkallën e ultë të kulturës dhe të vetëdijes kombëtare, politike, demokratke dhe civilizuese. Të gjithë duhet të mbajmë parasysh faktin dhe realitetin e pamohueshëm se ndodhemi në shekullin XXI të përparimit dhe të qytetërimit të njerëzimit, jo në kohën e gurit dhe të egërsisë paramesjetare dhe mesjetare.

*** Thjesht, dhe shumë qartë, ja kjo është arsyeja kryesore pse shqiptarët në “Maqedoni” nuk duhet të grinden, të përçahen dhe të vriten mes veti, por duhet të bashkohen si një trup i vetëm për ta realizuar të drejtën historike dhe legjitime-vetëvendosjen për të dalë nga kthetrat e përgjakshme hegjemoniste dhe kolonizuese të sundimit sllavomaqedon: “Shqiptarë, mos u vritni për pushtet, kur pushtetin dhe shtetin (arrën dhe çekanin) e kanë pushtuesit dhe kolonizatorët sllavo-maqedon.” (Shih: “Deklaratën publike nr.12 të datës 13 maj 2008 të zëdhënësit politik të FBKSH-së”,www.dervina.com,www.al-today.com, www.shqiperiaebashkuar.org, 13.05.2008).

*** Me atentate politike vëllavrasëse nuk zgjidhet asnjë probem ekzistues i shqiptarëve, përkudrazi ato shumëzohen në llogari të triumfit të strategjisë dhe të pol14/05/08 18:07vë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.

Të gjitha zënkave, mosmarrëveshjeve, konflikteve, shpifjeve, tradhtisë, mashtrimit, manipulimit, burgosjes, përçarjes, shfrytëzimit, vetëmohimit dhe vrasjeve shqiptare-shqiptare iu gëzohen vetëm ata armiq të brendshëm dhe të jashtëm të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, të cilët e kanë “për detyrë shtëpie” ( nga “projektuesit”, nga organizatorët, nga financuesit dhe nga mbështetësit e tyre), të rrënojnë dhe të shpërfytyrojnë çdo gjë që është interes i përgjithshëm dhe vlerë e pacenueshme shqiptare. Mirëpo, të gjithë ata armiq të shqiptarëve, që “qepin” kurtha të tilla terroriste vrastare, duhet të mbajnë parasysh, edhe fundin e tyre, sepse edhe vetë do të digjen në flakën dhe në zjarrin e tyre. Të gjithë kriminelët dhe terroristët atentatorë antishqiptarë, duhet ta mbajnë parasysh faktin se ka perënduar njëherë e përgjithmonë strategjia dhe taktika “gjuaje gurin, fshihe dorën”, sikurse me rastin e atentateve vrastare politike të heronjve, të dëshmorëve dhe të patriotëve kombëtarë shqiptarë siç ishin: Ismail Qemali, Bajram Curri, Haxhi Zeka, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Avni Rrustemi, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka etj. E qartë si dielli, edhe atentati i dështuar kundër kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti ka motive të thella politike në qarqet reaksionare, polpotiste dhe fashiste të politikës shqiptare jo vetëm në “Maqedoni”, por edhe në hapësirat e tjera shqiptare në Ballkan dhe në diasporë. Në kuptim të thellë dhe të gjerë historiko-politik dhe kombëtar shqiptar, edhe atentati i kryerë kundër Ali Ahemtit nxjerrë në shesh faktin se, armiqtë më të rrezikshëm të shqiptarëve janë shqipfolësit-dora e zgjatur e armiqve të huaj tè ndryshëm të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike. Atentati me thika dhe me plumba nuk është simulim politik, por terrorizëm!

Më 12 maj 2008, Ali Ahmeti (kryelideri i BDI-së) i shpëtoi atnetatit, të kurdisur nga “forcat motorike” të errësirës së kuazidemokracisë në “Maqedoni”. Sipas “Zërit të Amerikës”, kur Ali Ahmeti “ndodhej në një takim parazgjedhor në fshatin Rakovec, disa persona kishin hapur zjarr, me ç’rast ai kishte ndërprerë tubimin me votuesit dhe kishte hipur në makinën e tij të blinduar, e cila ishte qëlluar përsëri me plumba, me ç’rast ishte plagosur vetëm një fëmijë.”(www.voa/shqip/,12.05.2008).

*** Mënyra e komunikimit politik dhe demokratik nuk janë thikat e ndryshkura çetniko-fashiste serbosllave, dhe plumbat e atentateve vrastare me prapavijë të thellë politike armiqësore dhe revanshiste antishqiptare, por edukata e shëndoshë familiare, ndërgjegjja, disiplina dhe arsimimi i lartë kombëtar individual dhe kolektiv i shqiptarëve, kultura politike, demokratike dhe paqësore e dialogimit për zgjidhjen e problemeve aktuale ekonomiko-politike, shoqërore dhe kushtetuese të shqiptarëve në “Maqedoni”. Jo vetëm në “Maqedoni”, por edhe në Kosovë, edhe në Gjysmë Shqipërinë (1912), edhe në Malësinë e Madhe Shqiptare në Mal të Zi, edhe në Anamoravë: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), si dhe në mbarë diasporën shqiptare kudo në botë, problemet, mosmarrëveshjet dhe konfliktet ezkistuese politike, shqiptarët assesi nuk duhet t’i zgjedhin me forcë dhe me atentate politike terroriste, si dhe në forma të tjera të ushtrimit të represionit, të mbjelljes së frikës, të torturës dhe të keqtrajtimit psikiko-fizik e mendor, të shkeljes, të uzurpimit dhe të mohimit të drejtave dhe lirive elementare të qytetarit, por në mënyrë paqësore dhe demokratike në frymën e toleranës, të mirëkuptimit dhe të besimit të ndërsjellë tradicional shqiptar. Populli shqiptar nuk ka nevojë për kuazidemokraci, dhe për asnjë formë të terrorizmit, të komunizimit dhe të fashizmit, por për liri, drejtësi, mëvetësi, barazi, demokraci dhe paqe, të drejta këto, që i gëzojnë të gjithë popujt e shteteve të pavarura dhe sovrane të sistemit shtetëror ndërkombëtar në përmasa botërore. Mjaft më me atentate politike vrasëse shqiptare-shqiptare, sepse ato janë arma më e fuqishme, dhe më perfide e sunduesve kolonizatorë serbosllavë mbi shqiptarët, dhe mbi atdheun dhe shtetin e tyre, që njihet me emrin Shqipëria Etnike.

Atentatet politike të suksesshme dhe të dështuara përbëjnë thelbin e përmbajtjes së strategjisë së vjetër politike divide et impera, që me shekuj ka qenë dhe, prapë, edhe sot, është në qarkullim dhe në veprim konkret të përçarjes, të vrasjes, të sundimit dhe të pushtimit kolonizues dhe gjenocidal të shqiptarëve nga ana e amiqëve serbosllavë të Ballkanit. Multipartizmi, pluralizmi dhe demorkacia nuk do të thotë linçim dhe vrasje të kundërshtarëve politikë, dhe të atyre që shprehin mendime të ndryshme nga ato të mendimeve, të koncepteve dhe të programeve të ndryshme të liderëve diktatorë, fashistë, neofashistë, pseudodemokratë dhe pseudopatriotë shqiptarë, ashtu siç ka ngjarë, dhe po ngjet te shqiptarët, qysh nga periudha e lavdishme historiko-politike kombëtare dhe ndërkombëtare e Skënderbeut e deri te rasti i fundit të kryeliderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti në “Maqedoni”. Nëse dikush për interesa karrieriste politike lideriste dhe profitabile eknomiko-tregtare vetjake, grupore, partiake, ideologjike ka planifikuar ta likuidojë, ta izolojë dhe ta zhdukë nga skena politike, duke e privuar nga jeta Ali Ahmetin ose ndonjë politikan tjetër, atëherë ai, ose ata atentatorë terroristë të brendshëm dhe të jashtëm janë të veteliminuar dhe të vetëvrarë, sepse në vend të jetësimit dhe të afirmimit të vlerave kombëtare shqiptare, dhe të atyre demokratike dhe paqësore ndërkombëtare, ata duan me çdo kusht(duke përdorur strategjinë dhe taktikën e frikësimit, të dhunës, të terrorit dhe të vrasjes sikurse regjimet policore çetniko-fashiste dhe polpotiste të Serbisë së Nikola Pashiqit dhe të Slobodan Milosheviqit etj.), që popullin shqiptar të Iliridës ta izolojnë nën kanxhat e anarakisë dhe të kuazidemorkacisë, do të thotë ta shpiejnë, dhe ta gozhdojnë atë në fashizëm dhe në rrugë të pakrye të sundimit kolonial serbo-bullgaro-grek, sikurse këtu e 100 vitet e shkuara. Edhe nëse Ali Ahmeti “ e ka harxhuar” kredibilitetin, që të jetë në krye të politikës dhe pushtetit në “Maqedoni”, kjo, në asnjë mënyrë, nuk nënkupton se ai duhet të eliminohet fizikisht nga skena poltike shqiptare, sepse një akt i tillë do të kishte thjesht karakter terrorist antinjerëzor, antiligjor, antidemokratik dhe antikombëtar shqiptar. Së këndejmi, do të ishte i dënueshëm si mbi bazën kanunore shqiptare, të së drejtës së brendshme, ashtu edhe mbi bazën ligjore të së drejtës ndërkombëtare.

Të gjithë ata që janë të prirur dhe të paguar nga dikush, që të përdorin çfarëdo lloj force me thika apo me plumba në kurriz të veprimtarëve politikë kombëtarë shqiptarë, ose kundër çdo qytetari,ata nuk janë vetëm armiq të popullit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, por edhe armiq numër 1(NJË) të Amerikës, e cila është jo vetëm në anën e mbrojtjes së çështjes shqiptare, por edhe në anën e vendosjes, të mbrojtjes dhe të promovimit të vlerave të lirisë, të demokracisë, të drejtësisë, barazisë, të sigurisë, të rendit, të stabilitetit dhe të paqes në Ballkan.

GËRDECI  GODET  KOSOVËN  LINDORE

Marrëdhëniet shqiptaro-serbe gjithnjë do të jenë kërcënuese, të acaruara dhe të paparashikueshme, përderisa shqiptarët nuk faktorizohen. Vetëm kur shqiptarët bëhen për vete, paqja në mes dy popujve do të mbizotëroj. Mungesa e një baraspeshe të tillë më së shumti do të i dëmtoj shqiptarët.

Besnik Hysa,
Bujanoc,1878.

Kur na ndodhi tragjedia e Gërdecit shumë artikullshkrues me shkrimet e tyre shprehnin keqardhje dhe dhimbje për rastin e ndodhur dhe i përfundonin artikujt e tyre me "inshalla është e fundit". Por ata që e njohin mirë skenën politike gjithëshqiptare e dinë se edhe shumë Gërdeca tjerë do të na ndodhin derisa në trojet shqiptare do të kemi këtë klasë politike.

Dhe ja, pas disa ditëve në një pjesë tjetër të Shqipërisë së okupuar po përgatitet një Gërdec i ri, tash me epiqendër në Kosovën Lindore. I tërë rasti ka të bëj me pjesëmarrjen e shqiptarëve, në parlamentin  e shtetit serb, të dy komunave të mbetura shqiptare,  Preshevës dhe Bujanocit, përderisa Medvegja po e përgatit flamurin e bardh të kapitullimit.

Në skenë na paraqiten aktorët e njëjtë, pra këta të periudhës pas komuniste. Të folurit e tyre të shpeshtë për do integrime euroatlantike tashmë janë bërë bajate, e në anën tjetër veprimet e përditshme na bëjnë të ditur se nuk e kanë ndërmend që të u thonë ndal mendimeve dhe veprimeve të çmendura kombëtare.
Integrimet e premtuara euroatlantike vetëm se po na copëtojnë, tkurrin e defaktorizojn edhe më tepër përkundër propagandës se kjo është një e arritur e madhe e gjithë kombit shqiptar.

Nuk mund të jetë e arritur e madhe kur një popull është i ndarë në 5 shtete tjera dhe nuk ka kurrfarë peshë në atë shtet, por vetëm shërben si monedhë për kusuritje, si element turbullues  apo si dekor. Delegacioni i Maqedonisë në samitin e NATO-së në Bukuresht na vërtetoi mendimin, ku nga 50 anëtarë vetëm një ose dy ishin shqiptar.

Dhe kur jemi te dekori të njëjtën peshë e kanë edhe shqiptarët e Kosovës Lindore. Pse politika mafioze vendore dhe ajo gjithëshqiptare luan me fatin dhe jetën e shqiptarëve të mbetur jetim në këto dy komuna? Pse këta politikan mafioz fatin e popullit të vetë edhe më tutje e lënë në duart e bashkësisë ndërkombëtare? Për çka populli i ka zgjedhur ata? Përgjigjja është shumë e thjeshtë, janë të verbuar pas pasurisë personale!

Mafiozët politik vendorë  tashmë fytyra të njohura për botën shqiptare në bashkëpunim me ata qendror Tiranë, Prishtinë e Shkup assesi nuk po ngopen me tregtinë e territoreve shqiptare. Politika e tyre hem..hem..ose..ose..nëse..nëse, kështu ose ashtu, vazhdon të i sjell shqiptarëve kudo që janë vetëm vuajtje, pikëllim, e tragjedi të reja.

Mafiozët e Kosovës Lindore, Riza Halimi, Shaip Kamberi dhe Skender Destani  thirren në Berishën pasi që ata janë si ai. Ai nuk ndjeu as një përgjegjësi për shkatërrimin e deritashëm të Shqipërisë e pse edhe këta të fundit mos të sillen njësoj në feudin e tyre. E kirurgu Berisha e ka dëshmuar shumë herë deri më tash se sa herë që bënë ndonjë operacion politik, pacienti i vdesë(populli shqiptarë) dhe ky fare nuk skuqet, madje deklaron se operacioni ishte i suksesshëm . Ata thirren në Rugovën, Sejdiun, Thaçin, Haradinaj sepse janë si ta. Nga Kosova shqiptare krijuan Kosovën multietnike pa identitet shqiptar. Ata thirren në Ali Ahmetin, Menduh Thaçin e Arben Xhaferin sepse janë si ta. Me pushkë në dorë dhe me gjakun shqiptarë mbrojnë integritetin e Maqedonisë.

Këta zotërinj jo vetëm që po na sjellin dëm por edhe po na njollosin kombëtarisht pranë faktorit ndërkombëtar duke i paraqitur shqiptarët si dyfytyrësh, të pabesë, dhe të pa moral. Kanë arritur që ta mashtrojnë edhe faktorin ndërkombëtar duke thënë, le të dëgjohet zëri i ''Luginës në Beograd''. Po nëse janë serioz në këto kërkesa, përse me bashkësinë ndërkombëtare nuk ju krijojnë kushte shqiptarëve të Beogradit që të u dëgjohet zëri? Por sa guxojnë të mjerët të ndihen të gjallë në ''Serbin demokratike" e tregon edhe numri i tyre që nuk kalon mbi 300 veta duke mos guxuar fare të shprehin identitetin kombëtar, përkundër faktit se mafiozët politik shqiptar për interesa të tyre grabitqare thonë se aktualisht ka mbi 2000 shqiptar në Beograd.

Nëse të bie rasti që të merresh pjesë në fushatën e tyre paraelektorale, atdhetarit të vërtet menjëherë i bie në sy një detaj mjaft i dhimbshëm. Është fjala për FLAMURIN KOMBËTARË. Duket tërësisht i humbur nga ai i BE-së, lecka e Ahtisarit, SHBA-ve, dhe flamujve partiak. Nëse në një vend janë 10 flamuj vetëm njëri nga ata është ai KOMBËTAR. Ku do të mbetet flamuri ynë kombëtar pas 3-5 viteve?

Në jetë janë disa rregulla që i ka vendosur nëna natyrë dhe lojërat për të i thyer ato rregulla kanë përfundim qesharak dhe vdekjeprurës. Të tilla janë edhe marrëdhëniet shqiptaro-serbe. Vetë pjesëmarrja e shqiptarëve si tërësi në lojërat serbe gjithmonë ka dhëne efekt të kundërt e aq më pak e një grusht shqiptarëve nën administrimin serb.   
Gjeni serb kur janë në pyetje shqiptarët ka qenë, është dhe do të mbetët i papërmirësueshëm. E ka vërtetuar historia, e dëshmon e sotmja dhe do ta rivërtetoj dhe ridëshmoj e ardhmja.

I vetmi ilaç për përmirësimin e këtyre marrëdhënieve do të mbetet kur shqiptarët do të bëhet zotë të vetvetes. Kur të bëhemi zot të vetvetes të gjithë do të na respektojnë pa përjashtuar edhe serbët. Ndryshe çdo lojë, e llojit kështu ose ashtu është e dënuar të dështoj paraprakisht, por pasojat më së shumti do të i bartim ne.  Edhe një gjë duhet ta kemi të qartë, me këta politikuaj me tituj: Pr, Dr, Master dhe Ph.D,  kurrë nuk do të bëhemi për vetvete.

Deri kur do të zgjas epoka e tyre këtë do të na tregoj shumë shpejt populli. Shqiptarët zakonisht vonë zgjohen nga gjumi politik, por historikisht është treguar e dobishme,  më mirë vonë se kurrë.

Bojkotimi i zgjedhjeve  parlamentare nga ana e PDSH-ës, së Ragmi Mustafës, kryetar aktual i komunës së Preshevës, është për të u përshëndetur, por jo vetëm ai deklarativ. Kjo parti ka potencialë që të i angazhojnë anëtarët e tyre  në teren për të i shpjeguar popullit domosdoshmërinë e bojkotimit.

Cila mund të jetë e arritura e madhe dhe e vetme e popullit shqiptarë në Ballkan? E arritur e madhe e shqiptarëve mund të konsiderohet  vetëm RIBASHKIMI  KOMBËTAR në një shtet të vetëm, dhe vizioni i qartë se çka më tutje si komb në marrëdhëniet dhe lëvizjet gjeostrategjike ndërkombëtare.

P.S.

Të shkruaj më shumë hollësira për mafiozët politik nuk po e shoh të udhës ngase për të njëjtin problem pata shkruar një artikull para dy viteve me titull ''Esat Pashë Toptanët e Kosovës Lindore'' dhe është interesant se po ta lexosh, do të shihesh të njëjtit aktor me shumë pak ndryshime të të njëjtit proces. Krijohet përshtypja se për shqiptarët koha është ndalur. As edhe një milimetër nuk ka ndryshuar diçka por vetëm është përkeqësuar. I njëjti fjalor dhe të njëjtat veprime si para 2 viteve.

Një risi është se ndërkohë mafiozët politik kanë arritur ta kenë edhe një stacion televiziv në Preshevë i quajtur ALDI i cili është transmetues besnik i ideve të tyre. Përkundër propagandës mediale, populli prapë nuk i ka përkrahur, nënshkrimet që me çdo kusht të shkojnë në Beograd i kanë marrë nga hungarezët e Vojvodinës dhe boshnjakët e Sanxhakut. LPD që thirret në vlerat e luftës dhe në UÇPMB e vendosur të shkoj në Beograd. Vendimi i Jonuz Musliut në bën të kuptojmë se ai me shokët e tij paskan luftuar me mbrojt integritetin e Serbisë ashtu sikur se Ali Ahmeti të Maqedonisë. Një fraksion i saj si parti më e re politike UDSH, edhe ajo në Beograd.

Artikulli '' Esat Pashë Toptanët e Kosovës Lindore'' para dy viteve  ishte shkarkuar nga interneti dhe ishte shpërndarë nëpër shtëpitë shqiptare. Veprimtarët me punën e tyre ia kishin arritur qëllimit. Populli kishte bojkotuar zgjedhjet parlamentare ndërsa deputeti serb me origjinë shqiptare Riza Halimi, ishte i falur nga Serbia me një ulëse, për hir të interesave të kohës, gjithsesi interesa kundërshqiptare.  Vetëm disa muaj pas zgjedhjeve parlamentare aktorët e përfshirë kishin akuzuar njëri tjetrin në media për mos ndarje të barabartë të 60.000 EUR të ofruara nga Serbia. EUMM organizatë globaliste e Solanës, përgjegjëse për siguri, ishte larguar nga Kosova Lindore duke i lënë shqiptarët të vetmuar, edhe sot, nën rrethim të hekurt të forcave të sigurisë serbe.

 
05/07/2008
Mekulipress.com ne gjuhen Shqipe Mekulipress.com ne gjuhen shqipe
Video Bibliothek
Audio Bibliothek
Pictures
SHPREHU
Një shkrim kritik duhet të jetë i guximshëm dhe i vrazhdë, absolutisht me miqtë dhe kundershtarët.
Dhe për agjensinë MEKULIpress KRITIKA është burim i vetëm i INFORMACIONIT, pjesa tjetër ështe vetëm REKLAMË
.më teper
DOSSIER
Po ka ekzistuar një plan i tillë i hollësishëm e tepër sekret, i rëndësisë së veçantë, koduar “Shpërthimi”, hartues jam unë me Maliq Sadushin, nën drejtimin e Mehmet Shehut. Sigurisht, gjithçka bëhej me “OK!” e komandantit të përgjithshëm... më tepër
Sitemap: Permbajtja e faqes MekuliPress.com Kontakt Linkat

Foto e Ditës