Demir Krasniqi; ky krijues i rrallë vlerave artisitke
Pikërisht sot po shënohet në Tugjec të Dardanës manifestimi i shtatë tradicional "Takimet e Vendlindjes", të cilën plot shtatë vjet me radhë po e udhëheq këngëtari dhe krijuesi, veterani i arsimit tonë kombëtar z. Demir Krasniqi.
Në Tugjec të Dardanës u lind , u rrit dhe kaloi një pjesë të rinisë ky këngëtar dhe krijues i madh, ku më vonë për shkak të vijimit të shkollimeve dhe punësimit iu desh të lë vendlindjen dhe një kohë të gjatë jetoj në Prishtinë dhe më pas në Gjilan. Pavarësisht ku jetoj, shpirtërisht nuk u asimilua dhe me energji iu përkushtua vendlindjes sikur të ishte ballë saj. Vendlindja është e shejtë sidomos për krijuesit, e veqmas për Demir Krasniqin sipas të cilit çdo gjë ka kuptim dhe vlerë vetëm në vendlindjen e tij, ku edhe qielli është tjetër, kaltërsia e vendlindjes ndryshe, ku edhe pëllumbi fluturon ndryshe, ku me këngë e poezi shpalos peisazhin e vendlindjes, atë peisazh që krijuesin nuk e lë të qetë në asnjë çast pa e shpalosur botën e tij të brendshme dhe mallin që iu është mpleksur, për mes poezisë dhe këngës. Tani shtatë vjet krijuesi dhe këngëtari ynë Demir Krasniqi, ka zgjedhur këtë formë manifestimi "Takimet e vendlindjes", manifestim ky tradicional që shënohet në fundqershorin e çdo viti, i cili shënohet tradicionalisht në Tugjec dhe çdo vit tubon mbi 15. 000 mysafir nga trojet etnike shqiptare.
Mrekullia dhe gëzimi i këtij manifestimi nuk mund të përshkruhet me pak fjalë. Ky manifestim tubon intelektual, krijues të gjitha fushave, qindra këngëtar dhe valltarë, humorist dhe instrumentalist. Aty shpërthen poezia, buqet kënga kombëtare dhe ajo e mallit e relaksuar me humor nga disa humorist të njohur të kësaj ane.
Në kët fshat të manifestimit tradicional pra në Tugjec të komunës së Dardanës u lind Demir Krasniqi në shkurt të vitit 1950. Pasi mbaroj shkollën fillore në vendlindje, u drejtua drejt Prishtinës për të u arsimuar, ku zgjodhi drejtimin muzikor të cilin e kreu me sukses të shembullor, dhe pastaj punoi arsimtar në shumë shkolla të Kosovës. Veq punës si mësues ushtronte profesionin e gazetarisë në Televizionin e Prishtinës dhe nëpër gazetat dhe revistat tona ku botoj qindra artikuj.
Nga fëmijëria pasion kishte muzikën ku si i ri e mori bazën muzikore. Ka kënduar në manifestime dhe festivale ku ka fituar shumë shpërblime, por shpërblimin e parë e mori shumë i ri në Manifestimin Rajonal"Mikrofoni është i juaji": Në opusin e vet Demir Krasniqi ka mbi 2000 këngë të cilat vet i shkrou , komponoi dhe inçizoi në disqe gramafonash, cd, audio dhe video kaseta, DVD, në studion e Televizionit të Prishtinës etj. . . . . Është mbledhës i mirë i folklorit ku ka mbledhur mbi 4000 këngë disa të cilat i ka botuar në blendet shqiptare IV, V, VI, VII. Demir Krasniqi ka botuar 14 vepra dhe në botim e sipër ka "Lirika popullore e Gollakut" me 1216 këngë të mbledhura.
Pra po bëjmë fjalë për Demir Krasniqin një krijues dhe këngëtar, që thur poezi të bukura nga të cilat komponon këngë të bukura. Demir Krasniqi është ndër këngëtarët e rrallë që ruajti muzikën tonë kombëtare nga vala e vlerave të dyshimta. Si pjesëmarrës i shumë festivaleve, koncerteve dhe organizimeve tjera të skenës parapublikut rrespektoj në mënyrën më njerëzore publikun dhe skenën nga që të dyjat janë të shejta. Ai mori përgjegjësinë për publikun, para tyre doli i pregaditur dhe plot rrespekt, sepse e deshi këngën, i deshi njerëzit e atdheut dhe ishte në njohuri se kënga nuk mund të qëndroj pa mbështetje kombëtare.
Tani ai kremton këto jubile: Dyzetvjetorin e krijimtarisë së tij muzikore, tridhjetëeshtatëvjet punë arsimi dhe shtatë vjetorin e manifestimit tradicional"Takimet e vendlindjes". Pozita e artistit në Kosovë edhe pse gjenë sado kudo forma të mbijetoi, Demirin nuk e zëri në lakminë e anës materiale, ai këndoj edhe në oda, dasma dhe shënime kombëtare pa paga, vetëm për të kënaqur dhe frymëzuar shoqërinë. Rrethanat që u krijuan vitet e para dhe pas lufte në Kosovë u munduan të topisin tehun krijues, por muza e tij krijuese nuk pushoj. Padyshim duhej edhe guxim të vesh në thumb shoqërinë karieriste, forcën pushtuese, por ai u sul kundraj tyre, i këndoj atdheut, kombit, luftoj pseudo-vlerën artistike, shundin dhe kiçin që po kalonin qdo kufi, kurse vet mbrojti dhe krijoi këngën e mirëfilltë, e cila padyshim do të qëndroj nëpër shumë kohë. Gjithqka në jetën e vet e lidhi me krijimtari, këngë, mall, atdhe dashuri, shumë i lidhur me vendlindjen që i mungonte, të cilës i thurte këngë e vargje, mes të cilave shpaloste peisazhin e vendlindjes.
Tridhjetë vjetë më parë kur vizitoj vendlindjen të cilën ishte detyruar të e braktisë, e nxiti të i kushtoj këngë malli:
Ç´më ka ra një mall i shkretë diqka zemra është tuj hjekë bvendi im kur mu kujtue lot më rridhnin sikur krue vaj medet.
Duke vizituar vendet e fëmijërisë, lojërat, shkollën , shokët, ndejat me të afërmit, odat, kjo e nxiste të fur vargje, vargje malli që rridhnin vetvetiu, dhe dashuria për vendlindje bëhej më e madhe. Duke kujtuar bujarinë dhe traditat e këtij vendi, rrapsodi mes këngës ia thotë:
Vend i vjetër në atë malësi por i dashur për njerëzi për mikpritje dhe bujari vaj medet.
Pastaj kujton ndejat me shokët dhe të afërmit dhe vijon më tej:
Kur u mblidhnim nëpër oda tue këndue , tue luajt lojna Baci Nel-tue u ra kavallav tuj pi kafe me filgjana tuj ngranë molla , tuj ngranë dardha vaj medet
Me që kënga vazhdon gjatë për natyrën e këtij shkrimi, krijuesi ynë pas një vizite që i bënë cep më cep vendit të tij të dashur, shprehet:
Skaj më skaj e vizitova rrënzë një guri ula pushova tue qajt në zë sikur fëmijë deri sa shfryna zemrën mirë vaj medet.
Kjo këngë edhe sot qon peshë shumë zemra mërgimtarësh që u mungon atdheun, dhe kjo këngë malli sikur ju duket medikament për zbutje malli. Sido -kudo manifestimi tradicional"Takimet e vendlindjes", iniciator dhe organizatorë i të cilës është vite me radhë z. Demir Krasniqi, ka një rëndësi të veqantë: Aty përballesh me vlera të reja dhe përzgjedhura krijuese, manifestim që lidhë komunikime me njerëz të njohur autoritativ, ku gjenë kënaqësi dhe emocione të mëdha, ditë kur qytetarët e rrethit të Anomoravës hedhin brengat e përditshmërisë, kur mërgimtari ynë lehtëson mallin. . . . .
Sa mirë do të ishte sikur të dalin edhe inicues të tjerë nëpër komuna tjera anekënd Kosovës dhe të organizonin"Takimet e vendlindjes", besoj se edhe jeten e qytetarit dhe mërgimtarit tonë do të bënin më të lehtë.

Kosova do të sundohet nga institucionet ndërkombëtare
Përrallëtari Hashim Thaçi
Thaçi flet për misionin e BEsë i cili na paska legjitimitet të plotë për të vepruar në Kosovë. Këtu përrallëtari Thaçi tregon vetë se kush qenka i thirrur në Kosovë për të vepruar. Assesi populli i Kosovës! Por UNMIK-u dhe EULEX-i, e në terren shteti serb. Thaçi është zotuar se do të bashkëpunojë ngusht me faktorët e sipërpërmendur. E kjo nuk është gjë tjetër pos bashkpunim me armiqtë e të drejtës për vetëvendosje.
Shkruan: Max Brym
Mynih, 24. 06. 2008
Në një intervistë tipike për të, dhënë Deutsche Welle-s më 20 qershor2008, kryeministri Thaçi si gjithnjë edhe kësaj radhe u përgjigj në mënyrë të pakuptimtë, dhe për më keq, ajo që thoshte nuk përkiste fare me realitetin e krijuar në Kosovë. Përmbledhjet e përrallave të vëllezërve Grim, në krahasim me përgjigjet e Thaçit, lirisht mund të quhen punime shkencore. Këtë, lexues të nderuar, dua t'ua vërtetoj me anë të vërejtjeve kritike ndaj përgjigjeve të Thaçit.
Hashim Thaçi deklaroi: "Me hyrjen në fuqi të kushtetutës, shumë gjëra kanë ndryshuar thelbësisht në Kosovë. Institucionet vendore tani e tutje do t'i kryejnë detyrat e tyre në përputhje më kushtetutën, në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim do të orientohemi në bazë të këshillave ndërkombëtare".
Vërejtje: Në Kosovë asgjë nuk ka ndryshuar thelbësisht. UNMIK-u ende do të mbetet në Kosovë dhe për më keq misioni i BE-së (EULEX) do të jetë nën ombrellën e tij dhe Rezoluta 1244 do të mbetet në fuqi. Thaçi e përcakton vetë rolin e qeverisë së tij, sepse ai thotë që - do të orientohet në bazë të këshillave ndërkombëtare. Mirëpo, ai ka harruar të shtojë që i ashtuquajturi Parlament i Kosovës nëpërmjet kushtetutës ka pranuar t'i nënshtrohet në mënyrë absolute Përfaqësuesit Civil nga BE-ja.
Hashim Thaçi: "Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton Kosovën shtet të pavarur, sovran, demokratik, multietnik dhe të pandashëm. Në Kosovë do të veprojnë institucione legjitime. Misionet ndërkombëtare civile do të veprojnë në tërë Kosovën. Nuk do të ketë dallime apo ndarje në mes të institucioneve ndërkombëtare që do të kenë misionet e veta në Kosovë. Mirëpo, jemi pajtuar që do të ketë rikonfigurim në marrëveshje në mes të misioneve të ndryshme ndërkombëtare."
Vërejtje: Plani i Ahtisaarit e ndanë Kosovën në vija etnike, plan të cilin e ka miratuar me aklamacion Parlamenti i Kosovës dhe vetë Thaçi. Kompetencat e të ashtuquajturave komuna serbe në Kosovë tejkalojnë kompetencat që ka Republika Serbe në Bosne. Një fakt tjetër që dëshmon se vendi po ndahet është ai që UNMIK-u po vepron në mënyrë intensive në zonat e banuara me serbë, ndërsa EULEX-i në zonat e përcaktuara nga UNMIK-u si zona shqiptare. E tërë kjo nga Thaçi quhet rikonfigurim.
Hashim Thaçi: "Kosova tanimë është shtet demokratik i cili ofron mundësi të barabarta për të gjithë. Të gjitha pakicat do t'i gëzojnë edhe në praktikë të drejtat e garantuara për ta".
Vërejtje: Kush beson në Kosovën shtet demokratik, beson edhe në babadimrin dhe në lepurin e Pashkëve. Kosova do të sundohet nga institucionet ndërkombëtare të cilat kanë pikëpamje të ndryshme për zgjidhjen e problemit të Kosovës, këto të fundit kanë vendosur që këto probleme të Kosovës të mos i zgjidhin, por të sundojnë në këtë vend. Në Kosovë nuk ekziston "mundësia e njejtë për të gjithë", siç thotë Thaçi, por njerëzit atje po përjetojnë rritje të mjerimit social dhe provokim të konfliktit etnik, fenomene këto që me vetëdije të plotë po mbështeten nga sistemi kolonial, pjesë i të cilit është edhe shteti serb.
Hashim Thaçi: "Misioni i ri civil ndërkombëtar ka legjitimitet të plotë për të vepruar në Kosovë. Institucionet e Kosovës do të bashkëpunojnë ngusht me faktorët relevantë dhe autoriteti i misionit të BE-së do të shtrihet në tërë territorin e Kosovës".
Vërejtje: Thaçi flet për misionin e BEsë i cili na paska legjitimitet të plotë për të vepruar në Kosovë. Këtu përrallëtari Thaçi tregon vetë se kush qenka i thirrur në Kosovë për të vepruar. Assesi populli i Kosovës! Por UNMIK-u dhe EULEX-i, e në terren shteti serb. Thaçi është zotuar se do të bashkëpunojë ngusht me faktorët e sipërpërmendur. E kjo nuk është gjëtjetër pos bashkpunim me armiqtë e të drejtës për vetëvendosje.
Përktheu: Arbënor Dehari
Autori është gazetar i pavarur gjerman nga Mynihudhe kryeredaktor i mediumit: www.kosova-aktuell.de