|
November 4, 2007 10:54
Kanceri dhe unë! *)
Si e mposhta Kancerin !?
-- nga Gëzim Mekuli, Oslo
...Kaloja e shijoja jetën e nje fëmiu të lazdruar, të gezuar
dhe të lumtur. Prinderit ma mundesuan këtë,... të gjithëve
neve femijeve; me dashuri, punë, edukatë, kujdes,…ndonjehere
edhe "të tepruar"...
E doja sportin dhe isha i ndërtuar bukur! Perpos tjerash
në jetën time s'ndeza duhan ndonjëherë. Alkoolin e kisha tabu;
birra me fryente barkun dhe kafeja më linte pa gjumë …dhe
nuk e preferoja...mi zijoste dhëmbët!
Se cmë kujtohet se sa shumë qejf kisha të shiqoja filmat
vizatimor; te padhunë dhe edukues... siq ishte ai me "Calimeren",
Tomin dhe Jery"dhe aha mos ta harroj ”Pera Detliqin.”
Pastaj i kënaqur e ëndërraplot të ikja në dhomën time, e te
fleja thellë e këndshëm... Kisha shoqeri të „shëndoshë",
mendjen e trupin po ashtu...
Unë si një fëmijë lazdran që isha, vellaut tim, Kujtimit,
i tensionoja, goxha si shpesh nervat; mburresha cdohere dhe
në cdo rast: "Shef ti se c'farë muskujsh kam unë, eja
e të provojmë fuqinë" Ai qeshej, dhe ma kthente: "eee
lehte e ke ti, vetem qumësht e mjaltë ka trupi yt… je natyrë
100 %…! Mua më "rritej mendja". Shpejte e me një
pamje serioze, si të një doktori të fshatit ballkanas e qortoja:
"Ki kujdes se si ushqehesh, se shumë je dobët nga shëndeti
ti, je i padisciplinuar në ushqimin... Ja, më shiqo mua...
Ai më ndëgjonte dhe vështronte. Dhe ndihej keq. Se nuk po
ushqehej shëndosh... si vëllau i tijë! Kujtimi ndezte duhanin…
Zbulimi dhe Diagnostifikimi i sëmundjes sime…
Tetor, 1996.
Duke ndjekur studimet në universitetin "Johannes Gutenberg"
në Mainz të Gjermanisë; drejtimi shkencat politike, zhurnalistikë
dhe germanistikë...
Mbrëmje e një fundjave të qetë. Ndiej një ndjenjë jo të këndshme...
Iki për në spitalin universitar të Mainzit për të hequr merakun
dhe të kthehem sa më parë në banesën time, ku me pritinin
edhe ca musafir... Por...
"Herr Mekuli, Du hast Krebs!" (Zoti Mekuli, Ti ke
kancer) Këto fjalë buqiten dhe më tronditën si rrufeja në
mes të ditës së bukur e me diellplot. Mjeku specialist kishte
bërë diagnostifikin. Qartë, shpejtë dhe profesionalisht. E
unë „s‘doja" se s‘doja t‘i besoja!? E pyeta me një zë
të dobët, pothuaja të shtjerrur, plot frike, pasiguri dhe
i mallëngjyer: „Më falni, keni diplomuar juve në mjekësi apo,
jeni duke kryer praktikën këtu në spital"? Më duhet të
them se specialisti dukej shumë i ri, apo mua më dukej ashtu,
se s'më pëlqente të ishte mjek në ato momente… „Po, edhe doktoraturen
këtu e kam mrojtur" - ma ktheu. Por sa më shpejtë dhe
pa humbur kohë të fillojmë „bombardimin e qelizave të kancerit",
"mjekimin dhe luftimin e tijë…!", më urdhëroi ai...
„Oh, Zot i Madh dhe i gjithfuqishëm, c‘farë ndodhë kështu
me mua"?, pyesja në heshtje dhe i panikosur në vehten
time… Në realitet „UNË" as nuk isha unë! Tani UNË ishte
ai. Kanceri! Si? Mua të më sulmoj kanceri? E pabesueshme!?
Nuk është e mundur! Gabim në diagnostifikim! Kështu dëshiroja
ta mashtroja vehten time.... Cdoherë mendoja se kanceri i
takon personit të tretë, fqiut, të panjohurve. Jo, asdhenjehërë
kanceri nuk „i takon" të dashurve të mijë, familjes sime…e
lere vehtes sime… Duhej „të pajtohesha" me lajmin e sëmundjen
e zezë. Ta pranoja se ai ishte i imi, dhe ta akceptoja si
timin...! Filloi mjekimi dhe njëkohësisht torturimi i shpirtit,
mendjes dhe trupit tim… i qenjes sime. Te gjitha i përballova
dhe u shërova…
Këtë shkrim ia dedikoi, si faleminderim dhe mirënjohje familjes
sime së shtrenjët: Mamit të dashur (ndjesë pastë), Babit,
motrave (në vecanti motrës sime Shqipes, e cila u gjend pranë
meje deri në castet e fundit të mjekimit tim), vëllaut Kujtimit,
të afërmve dhe miqëve të mijë, të njohurve e të panjohurve,
që me qindra e qindra m’u gjendën në ato ditë të vështira,
të skëterrshme, të cilët në cdo kohë më jepnin përkrahje…,
shpirtërore e morale… Përkrahje e cila në ato caste është
më se e rendesishme për mjekimin dhe mbijetesën...
Njëkohësisht ky shkrim ka për qëllim informimin e opinionit
mbi kancerin e testisit, mënyrën se si zbulohet ky, dhe rëndësin
e madhe që ka zbulimi i hershem i tij; informim që do duhej
të kryehej e transportohej nga mjekët tanë specialist; mjekë
të cilët, fatkeqësisht, më me dëshirë e vullnet mirren me
politkën partiake, se sa profesionin e tyre të shenjët.
Le të jetë ky shkrim edhe një qortim moral dhe kritikë ndaj
këtyre njerëzve...
C‘farë është Kanceri i testisit?
Kanceri i Testisit është një ndër kancerët më të shpeshtë
tek të rinjët e moshës 15-35 vjeqare. Por ka raste kur ai
paraqitet edhe në moshën 70 vjeqare. Sipas institutit nacional
të kancerit (USA) pritej që në vitin 1995, nga kanceri i testisit
të sëmurën 700.000 amerikanë, ku nga ky numër parashikohej
të vdesnin mbi 325 vetë. Në krahasim me kancerin e prostatës
ku nga 244.000 të sëmurë do të vdesin 40.400 (vetëm në vitin
1995), kanceri i testisit është pak më "mbytës".
Megjithatë meshkujt e moshës 15 – 35 vjec sulmohen dhe pësojnë
më së shumti nga ky lloj kanceri. Për arsye të pasqaruara,
ky lloj kanceri sulmon 4 herë më shumë racën e bardhë se atë
të zezë.
Jo më larg se para 15 viteve, diagnostifikimi i kancerit
ishte lajm trishtues e kobëzi. Atëherë vdisnin 10 herë më
shumë pacientë të sëmur se sa sot. Por, përparimi i shpejtë
e dramatik në medikamentet kimike, në këto 2 dekadat e fundit,
diagnostifikimi i shpejtë dhe i saktë, bëri që numri i të
mbijetuarve të shtohet dukshëm. Sot, kanceri i testisit, në
të shumtën e rasteve, është plotësisht i "shëruar"
dhe nën kontroll, vecanërisht nëse zbulohet, trajtohet dhe
mjekohet herët.
Administrata "Ushqim dhe Medikamente" ka sofistikuar
disa lloje të medikamenteve për trajtimin e kancerit të testisit,
duke përfshirë Ifex (ifosamide), Vepesid (etopisode), Velban
(vinblastine sulfate), Blenoxane (bleomycin sulfate), dhe
Platinol (cisplatin). Shumë ekspertë profesional të fushës
së mjekësisë e konsiderojnë Platinolin si "cudibërës"
rreth trajtimit dhe bombardimit të disa lloje të posacme të
qelizave të kancerit të testisit. Kjo administratë lejoi që
medikamenti me bazë-platinum të përdoret pas operacionit ose
rrezatimit. Platinoli gati gjithmon përdoret në kombinim me
medikamente tjera të terapisë kimike. "Trajtimi me bazë-platinum
është padyshim suksesi më i madh për terapin kimike",
thotë S. Bruce Malkowitz, MD., bashkëdrejtor i urologjisë-onkologjisë
pranë qendrës medicinale të Universitetit të Pensilvanisë.
Këto medikamente kanë ndihmuar që të zbusin vdekshmërinë dhe
të rrisin numrin e të shëruarve, thotë ai, duke shtuar se
shumë pacientë "me "sukses e bartin" trajtimin
me medikamentet që kan bazë-platinum. Ky lloj trajtimi ka
sukses edhe nëse kanceri është shpërnda (metastazuar) përtej
testikulve.
"Kjo nuk është dënim me vdekje", thotë Malkowicz.
Sipas Institutit Nacional të Kancerit (the National Cancer
Institute-USA), rreth 70% të pacienteve me kancer të metastazuar,
kanë gjasa reale të shërohen.
Zbulimi dhe Diagnostifikimi
Shumica e kancerëve të testisit janë zbuluar nga vet pacientët
ose rastësisht, (sikurse që ishte rasti me mua), por ka raste
kur ky lloj kanceri zbulohet edhe me rastin e vetëkontrollit
të testikulve. Zakonisht në testikul paraqitet një kokërrzë
e rritur, që nuk përcillet me dhimbje, (e them nga përvoja
ime). Ndonjëherë mund të keshë edhe dhimbje por që nuk janë
edhe aq alarmuese për një sëmundje kaq te rrezikshme. Kokërrza
apo e enjura mund të jetë edhe e madhësisë së një lajthie
apo të një fasule, por ka raste kur kjo mund të jetë e madhe
sa një arrëz.
Vetëkontrolli shpëtim i jetës
Përpos kokërrzës, nëse personi heton ndonjë anomalitet si
p.sh testikulin e fryrë, ndjenja e peshës ose mbushja e papritur
e qeses me ujë, pastaj nëse ka dhimbje në pjesën e poshtme
të abdomenit, ai duhet që mënjëherë e pa humbur kohë të shiqohet
tek specialisti (urologu). Këto të gjitha simtoma janë alarm
i vërtetë se ke sëmundje serioze, besueshmërisht Kancer. Pra,
pa hezitim dhe ndjenjë turpi e urgjentisht të vizitohet specialisti.
Specialistët kanë metoda të shumta për diagnostifikimin e
kancerit në testis. Tumorët e kancerit të testisit janë të
dy llojeve: Seminoma dhe Nonseminoma. Llojet e tjera të tumorëve
të kancerit, si Sarcomas ose Lymphonas, janë shumë të rrallë.
Seminomat numrojnë rrethë 40 % të të gjithë kancerëve të
testisit. Zakonisht tumorët seminom zhvillohen ngadalë dhe
kanë tendenca qe të mbesin të lokalizuara për një kohë të
gjatë brenda në testikul. Nonseminomat janë një numër i kancerëve,
që nganjëherë paraqiten në kombinim me tumorët e tjerë. Nonseminomët
kanë tendenca të jenë më agresiv se sa seminomët. Sipas Shoqatës
Amerikane të kancerit, rrethë 60% deri në 70% të pacientëve
që kanë tumor nonseminom kanë kancer i cili ka metastazuar
(shpërndarë) në gjëndrat lymfatike apo mushkëri. (këte metastazim
të mushkërive e ka perjetuar dhe njëkohësisht mposhtur autori
i këtyre rreshtave).
Shkallët (staging) e kancerit të testikujve
Specialistët bëjnë kontrollim të kancerit me metoda e teste
të ndryshme, e që kanë për qëllim hulumtimin se, në cilën
shkallë/fazë të zhvillimit gjendet sëmundja "mbytëse".
Këto teste fillojnë që nga analizat e gjakut e deri intervenimin
shtesë kirurgjikal.
Kategorizimi/staging i sëmundjes ju mundëson mjekëve që të
bëjë trajtimin adekuat të sëmundjes për cdo pacient.
Janë tri shkallë/staging të kancerit të testikujve:
Shkalla 1: Kanceri është i lokalizuar në testikul.
Shkalla 2: Kanceri është shpërnda në gjëndrat lymfatike, por
i lokalizuar vetëm në pjesën e poshtme të abdomenit.
Shkalla 3: Kanceri është shpërnda jashtë gjendrave lymfatike,
pra ka metastazuar në organet më të largëta të trupit: si
mëlcija, mushkëritë, veshkat dhe truri.
Mjekimi i kancerit
Nuk ka ndonjë trajtim të përgjithshëm për të gjitha llojet
e tumorëve të testisit. Seminomat dhe Nonseminomat dallojnë
në tendencat e tyre sa i përket shpërndarjes, si dhe reagimit
ndaj terapisë radioaktive. Kështu ato shpeshë kerkojnë strategji
e metoda të ndryshme të mjekimit, ku specialisti do të zgjedhë
atë metodë e cila është e bazuar në llojin e tumorit si dhe
shkallës së zhvillimit të tijë.
Pasiqë zhvillohen ngadalë dhe kanë tendenca që të mbesin
të lokalizuara, seminomat zakonisht diagnostifikohen në shkallën
e 1 ose të 2. Trajtimi mund të jetë kombinues, pra operim
(heqje) i testikulit, rrezatim, ose terapi kimike. Për pacientët
me Seminom, zakonisht, nuk është i domosdoshëm mënjanimi kirurgjik
i gjëndrave lymfatike, sepse ky lloj tumori, sic thotë profesori
i Universitetit të Pensilvanise Malkowicz është "skajshmërisht
i ndieshëm" ndaj terapisë radioaktive. Shkalla e 3-të
e seminomas zakonisht trajtohet me terapi kimike të kombinuar.
Edhe pse shumica e tumorëve nonseminom nuk diagnostifikohen
në shkallët e hershme të sëmundjes, eksperiencat dëshmojnë
se, vetëm mënjanimi i testikulit të sulmuar nga kanceri është
i mjaftueshëm. Këta pacientë duhet të jenë nën kujdesin rigoroz,
fanatik dhe kompleks të specialistit së paku për 5 vite, për
arsye se 10% e pacientëve të tillë me shkallën 1 të sëmundjes
kanë rikthim të sëmundjes.
Nonseminomat me fazën e 2 të zhillimit të sëmundjes nuk kan
nevojë për terapi kimike por vetëm intervenim kirurgjik, pra
heqje të testikulit dhe gjendrave lymfatike. Shumica e pacientëve
në shkallën 3 të sëmundjes trajtohen me terapi kimike të konbinuar.
Terapia kimike - BEP metoda. C'farë është terapia
kimike?
...Thjeshtë, përdorimi i medikamenteve (kimke) për mjekimin
e kancerit.
BEP metoda? ...Kombinim i elementeve të forta kimike për
të asgjësuar qelizat kancerogjene. BEP metoda përbëhet nga:
CISPLATINA, ETOPISOD, dhe BLEOMYCIN.
CISPLATINA
Në vitin 1973 në Indiana (USA), Dr. Einhorn erdhi në përfundim
se Cisplatina është një element shumë efikas për "bombardimin"
me sukses të qelizave kancerogjene. Ai zbuloi se ky lloj elementi
në kombinim me Etopysode dhe Bleomycin është mënyra më e perfeksionuar
për luftimin e kancerit të testikujve. Si argument do e ceki
se, pas përdorimit te këtijë elementi numri i të shëruarve
u rrit nga 10% në 80%. Fatëkeqësisht ky lloj medikamenti ka
kundërefektet e veta si: vjellje, kokëdhimbje, rrahje të shpejtë
të zemrës, zbehje të fytyrës, ushtimë të veshëve, molisje
të këmbëve, urinimi me gjak, marramendje, depresione te thella,
dhimbje te "padurueshme" ne trup, vështërsi gjatë
ecjes, humbje e aftësisë të dallimit të ngjyrave, humbje të
oreksit. (të gjitha këto unë i përjetova, dhe "lehtësisht"
i tejkalova). Mjeku do t'ju obligon që gjatë tërë kohës së
marrjes së Cispaltinës duhet të urinoni pandërprerë. Kjo bëhet
me qëllim që të evitohet shkatërimi i veshkëve si dhe veshkat
të vazhdojnë funksionin e tyre normal. Me rëndësi të vecantë
është se, pavarësisht se cfarë dhimbjesh apo kunderefeketesh
keni, nuk lejohet të ndërpritet terapija kimike sepse kjo
do të ishte vetevrasëse.
Gjatë marrjes së Cisplatinës si dhe pas saj, në asnjë mënyrë
nuk guxon të marrësh asnjë injeksion apo medikament tjeter
pa informimin dhe lejen e Mjekut specialist. Kur Cisplatina
jepet në doza të mëdha, ajo zvogëlon numrin e rruazave të
bardha të gjakut, dhe kështu mundësia për infektim është më
se e madhe ...pra në këtë rast edhe mbytëse. Në spitalin universitar
në Mainz (RFGJ) ku isha duke u trjajtuar egzistonin "rregulla
ushtarake" po si të një kërcënimi të një lufte atomike.
Edhe oksigjeni ku unë qendroja testohej dhe kontrollohej rregullisht
dhe rreptësisht...
Atëhere:
Shmangu njerëzve me infeksion. Kujdes gjatë pastrimit të
dhëmbëve (përdor brushë të butë), që mos të shkaktosh gjakderdhje
dentale. Mos prek brendësinë e hundës ose të syve, përderisa
nuk i ke pastruar duart mirë. Kujdes nga prerjet (gjatë rrojes),
lëndimeve apo gërvishtjeve... etj.
ETOPISODE i njohur edhe si VePesid ose VP-16. Po, kjo është
ajo: Ky lloj medikamenti shkakton rrënjën e përkohshme të
flokëve. Pas trajtimit fillon rritja normale e tyre... mos
ke frigë! Edhe ky lloj medikamenti ka po të njëjtat kundërefekte
si Platinoli. Edhe për këtë vlejnë po të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet e cekura më sipër si: vjellje, kokëdhimbje,
rrahje e shpejtë e zemrës, zbehje e fytyrës, ushtimë e veshëve,
molisje e këmbëve, urinimi me gjak, marramendje, vështërsi
gjatë ecjes, humbje e aftësisë të dallimit të ngjyrave, humbje
të oreksit... etj.
Kur Etopisode jepet në doza të mëdha, ajo ka po të njejtat
kundërefekte, mu si CISPLATINE.
BLEOMYCIN Lexo më sipër.
Si vepron terapia kimike?
Qelizat normale zhvillohen dhe vdesin në mënyrë te kontrolluar.
Por kanceri paraqitet atëherë kur këto qeliza, fillojnë të
ndahen dhe të formohen pa kontroll e rregull. E paspjeguar
shkencërisht, këto qeliza në mënyrë të befasueshme fillojnë
të bëjnë "vetevrasje", pra fillon dëmtimi i organeve
të trupit... Medikamentet antikancer, shkatërojnë qelizat
kanceroze, duke i ndërprerë atyre rrugën e zhvillimit dhe
shumëfishimit. Terapia kimike vepron më me sukses së bashku
me kombinimin e medikamenteve të tjera. Kjo quhet terapi kimike
e kombinuar.
Ku do të marr terapinë kimike?
Ju mund të pranoni terapinë kimike në Spital, në ordinancë
të mjekut ose në klinikat e profesionalizuara për ketë fushë.
Por kjo mvaret më se shumti nga lloji i medikamenteve gjendja
e pacientit si dhe natyrisht nga propozimi i mjekut.
Sa herë do të marr terapinë kimike, dhe sa zgjat
ajo?
Terapia kimike zakonisht "merret" me ndërprerje,
me qëllim që trupi ytë të ketë rastë të ndërtojë qeliza të
reja e të shëndosha, si dhe te rifitoi fuqinë dhe vitalitetin.
Pacientët me kancer të testikulit zakonisht marrin 2-3 cikle
të terapisë e ashtuquajtura PEB metoda.
A ka dhimbje gjatë terapisë kimike?
Përgjithësisht, "JO". Por kundërindikacionet janë
shumë të mëdha, bile bile ka caste edhe "të padurueshme".
Rrënja e flokëve, dhimbje koke, depresione, vjellje, temperaturë,
alergji të ndryshme, humbje peshe, pengesa në jashtëqitje,
humbje oreksi, maramendje, lëkura të zijoset, ethe dhe dridhje
te gjymtyrëve të trupit, depresione, dhimbje, ...et, etj!
Kundërefektet
Gjdo lloj trajtimi mjekësor të kancerit të testikulve mund
të shkaktojë kundërindikacione të padëshiruara e shpeshëherë
edhe të "paduruara". Por, jo të gjithë pacientët
reagojnë në të njëjtën mënyrë. Një ndër brengosjet më të madha
tek të rinjët është se, në cfarë mase trajtimi i kancerit
(pra heqja e njërit testikul, e gjëndrave limfatike si dhe
terapia kimike) ndikojnë në jetën e tyre seksuale dhe aftësisë
trashëguese, pra krijimin e familjes. Heqja e një testikuli
nuk të bën fertil e as impotent. Testikuli i mbetur prodhon
spermë dhe hormone adekuate për planifikim të familjes.
Kanceri i testikulit dhe seksi...
Sa herë që flitet për kancerin në testikul, padyshim një
nga brengat më qënësore që ngriten nga meshkujt është ajo
rreth seksit. A do të jem i aftë të kem jetë seksuale normale
(erekcion)? A do të jem steril? A do të humbi aftesin e mardhënjeve
sexuale... etj?
Të gjitha këto brenga duhet të bisedohen qetë, hapur e paturp
me specialistin. Unë personalisht kam bërë disa hulumtime
ne këtë fushë, dhe ja se c'farë "zbulova":
Shumë njerëz brengosen se mos humbja e njërit testikul është
edhe humbje e aftësis sexuale, apo do ti bëjë ata steril.
Por, JO! Trupi me një testikul të shëndoshë mund të ketë erekcion
normal dhe të prodhojë spermë normale. Kështu pra heqja e
një testikuli nuk e shëndërron mashkullin në "burrec"
impotent e as fertil. Eshtë brengosje e madhe dhe një presion
e ngarkesë e madhe psiqike për ata të rinj, të cilët akoma
nuk kanë filluar "ndërtimin" e familjes apo që dëshirojnë
të kenë më shumë fëmijë. Poashtu edhe terapia radioaktive
nuk ndikon në aftësinë seksuale. Sa i përket terapisë kimike
dhe kundërefektet e saja, shumica e personave mund të vazhdojnë
pa pengesa jetën e tyre seksuale, por ka raste kur disa lloje
te barërave anti-kancer mund të pengojnë përkohëisht produktivitetin
e spermës. Kjo zakonisht ndodh rrallë dhe pas një kohe të
caktuar ajo vjen e normalizohet.
Alfa dhe Omega e gjithë kësaj, është që relacioni pacient-mjek
të jetë i hapur dhe komunikativ, para dhe pas cdo trajtimi
të kancerit të testikujve.
Jeto, shijo dhe ushqehu vetëdijshëm. Jeta do të jetë edhe
më e kuptimtë, do të jete edhe me e mbushur, më e pasur….
Bazuar në publikime shkencore, vuajtjet dhe përvoja ime
*) Copëza nga libri "Kanceri dhe Unë"
|