Gëzim Mekuli: Gazeta "Правда" dhe "Kamishi"
27.01.2012 (komentet: 0)
Retorika dhe Politika: "Pravda" dhe "Kamishi"
Gëzim Mekuli
Etosi
ka rëndësi të madhe për fuqinë e fjalës. Kjo "detyron" popullin të të
dëgjoj atë se çfarë thua ti. Dhe më e rëndësishmja është se etosi të
ndihmon dhe të mundëson të bindesh popullin me fjalët dhe idet e tua. Ne
si publik vlerësojmë jo vetëm nga ajo se çka thuhet, por edhe nga ajo
se kush e thot fjalën. Edhe Aristoteli, jo rastësisht, e quan Etosin si
"momentin më të fuqishëm të bindjes".
Etosi
Domëthënjen e etosit dhe besueshmërisë të dërguesit e ka përforcuar edhe
hulumtimi i cili është kryer nga studiuesit e ashtuquajtur "Grupi Howland".
Në
një nga studimet e tyre nga viti 1951 Howland dhe Walter Weiss
prezentuan artikullin e njejtë për dy grupe të ndryshme. Artikulli
kishte të bëjë me atë se si do të ishte mundur që të ndërtohej një
nëndetëse atomike e asaj kohe. Një grupi ju afrua artikulli me burim
reference të hulumtuesit të njohur amerikan Oppenheimer. Ai ishte edhe
njeriu i cili udhëhoqi grupin që zhvilloi bombën atomike, dhe për këtë
arsye ai ishte një burim me një besueshmëri të lartë. Grupi tjetër i
lexuesve si burim mori gazetën ruse "Pravda" e cila kishte një
besueshmëri të ulët për shkak të propagandës dhe luftës speiale që kjo
gazetë ushtronte në atë kohë.
36 % të lexuesve, të cilët lexuan
artikullin, kinse të shkruar nga Oppenheimer, u bindën nga të dhënat dhe
ndryshuan mendimin dhe qëndrimin e tyre. Këta
lexues i besuan burimit të informatave siq ishte Oppenheimer. Ndersa
tek lexuesit që kishin si burim të informatave gazetën ruse "Pravda" nuk
kishte as edhe 1 % të lexuesve që ndërroi bindjet e as edhe qëndrimet.
Artikulli ishte i njëjtë, por burimi i lajmit, etosi i dërguesit,
besueshmëria ishte e ndryshme. Dhe, ishte mu ky, etosi i dërguesit, pra
burimi informacionit, që kishte domëthënje vendimtare për të bindur
lexuesin/opinionin.
Spinn doktorët
Njëjtë
si tek retorikasit antik, poashtu edhe tek retorikasit e sotëm, është
shumë e qartë domëthenja e etosit. E kjo vlenë edhe për "Spin-doktorët".
Një spin-dotktor është një këshillëtar (politik) i komunikimit. Ky emër
vjen nga fakti se këta këshilltarë shpesh gjërave dhe ndodhive u japin
kahje të kundërt, i përpunojnë, i shtrëmbërojnë, dhe nëse është nevoja,
edhe i
fabrikojnë këto. Të gjitha këto përpunime bëhen me qëllim që fjalimi,
teksti apo debati të jetë "i dobishëm" për dërguesin apo folësin.
Një
ndër "spinn -doktorët" më të njohur në SHBA, Mchael Sitrick, shton se:
"Spinn do të thot të bindësh dikënd, dhe bindja është e varur nga
besueshmeria." Nëse ti si politikan, deputet apo si gazetar je i njohur
si person që nuk mund t'i besohet gjithmonë, do të jetë gati e pamundur
për ty që "të bindësh dikënd, rreth diçkaje". Një "spinn doktor"
përdorë teknika e shprehje të ndryshme të bindjes retorike, por është
një gjë që ai kurrë nuk mund të mbijetoj pa të: "Të folurit e bukur,
ekspertizat teknike, aftësia për dramaturgji - po të gjitha këto
ndihmojnë, por pa besueshmëri çdo gjë është e pavlerë.
WikiLeaks apo "Kamishi"
Lëvizja
"Vetëvendosje",
duke u bazuar në burimet e WikiLeaks, bëri të njohur për opinionin
publik takimet sekrete të kryeminstrit Thaçi me kryetarin e Serbisë,
Boris Tadiq. Ishte lëvizja "Vetëvendosje", ajo që kërkoi edhe përgjigje
nga kryeminstri Thaçi rreth këtij takimi të mbajtur fshehtazi prej
opinionit publik. Përgjigje nga kryeministri nuk pati, por ndodhi
tjetra: PDK, tani përdori deputetin e tij, Bekim Haxhiu - "Kamishi",
për t'iu kundërvën Lëvizjes "Vetëvendosje", saktesisht duke ju drejtuar
liderit të saj, Albin kurti, ndër tjerash, me fjalët: "Kurti Policia e
Kosovës në vitin 2004 ju ka ndaluar me një makinë së bashku me disa
serbë ndërsa në bagazhin tuaj kishte dokumente dhe shishe të verës
suxhuk e gjëra tjera ushqimore...".
Në fushën e shkencës së
retorikës kjo strategji e zhvendosjes dhe largimit të vëmendjes se
opinionit publik nga një problem tek një problem tjetër është e njohur.
Por këtu,
pra tek retorika e porositur nga partia, kemi një problem të madh
retorik; "besueshmërinë".
I mbetet popullit të mendoj, nëse është më i
besueshëm burimi i WikiLeks apo i "Kamishit". Kush e ka etosin më të
pastër e më asnjënës: "WikiLeaks" apo "Kamishi" ?
Shëndeti mental i popullit
Gazetaria
nuk është qebaptore, ajo është një veprimtari dhe profesion me
detyrime. Gazetaria është dhe duhet të jetë institucion. Gazetaria është
gurethemel i një kombi e një shoqërie. Por si eshte duke u zhvilluar
gazetaria shqipe? Cfarë doli në sipërfaqe këto ditë në gazetarinë
shqipe? Sa rrespektuan gazetarët parimet etike të gazetarisë dhe sa
ishin në mbështetjen e demokracisë këta gazetarë?
Janë disa
probleme që po e mbysin gazetarinë shqipe. Një nga këto probleme është
edhe retorika e luftës. Është kjo që nuk po e lejon zhvillimin e
gazetarisë së
mirë.
Gazetarët duhet ta din një gjë: Punëdhënësi yt nuk është
askush tjetër, pos hapësira publke, publiku yt. Ndihmoji këtij të kuptoj
proceset demokratike. Mos e ngatërro e mos i shkatërro shëndetin
mental.
Edhe diçka: Se përse "Kamishi" i PDK-së nuk e tha këtë
"fshehtësi" për Albin Kurtin më parë, por priti deri në vitin 2012, e
dinë vetëm ata!




Shto koment