Home: Fillimi i faqës
Aktuale: Informata aktuale rreth botes dhe vendit
Bota: Informata Rreth botes
Rajoni: Informata rreth rajonit
Vendi: Informata rreth vendit
Anti censura
Diplomacia
Pr & retorika
Ide & opinione
Kulture
Shkenca
Personalitete
Kontakt
Impresum
Argëtim
 

ARGËTIM

5 GËNJESHTRAT MË TË MËDHA QË DALIN NGA GOJA E MESHKUJVE

Një nga ankesat më të mëdha të grave është se burrat i gënjejnë. Ndërsa gratë janë të prirura t’i lënë ata të ikin edhe pse dëshpërimisht duan t’i besojmë. Por ju mund të jetoni një dashuri të lumtur...

Një nga ankesat më të mëdha të grave është se burrat i gënjejnë. Ndërsa gratë janë të prirura t’i lënë ata të ikin edhe pse dëshpërimisht duan t’i besojmë. Por ju mund të jetoni një dashuri të lumtur duke njohur gënjeshtrat e burrit e duke e pritur, që ai një ditë të bëhet i përgjegjshëm. Ja pesë gënjeshtrat që kryesojnë top-listën e atyre, që burrat thonë përditë dhe, arsyet pse detyrohen të gënjëjnë:

1. Ajo është vetëm një mikeshë
Një grua e panjohur përgjigjet në telefonin e tij? Duke fjetur në divan të duket sikur është gati për sulm, të kapë telefonin nëse i bie? Shpenzon netë të gjata me të? Me sa duket ajo është një “mikeshë ”?… Po, por njëra me të cilën ai shkon në shtrat herë pas here.
Burrat thonë këtë gënjeshtër, pra është thjesht një mike sepse duan të të bindin se është e pamundur që ata të dalin me çdo grua, në jetën e tyre.”Mikeshë” nuk mjafton për të qenë “e dashur” …por ai kurrë nuk do të donte t’iu jepte fund krejtësisht gjërave, sidomos në rastin kur kjo nuk ka lidhje me ty, sipas tij.


2.Jam gati të ndryshoj
Ka dy arsye pse meshkujt, të cilët momentalisht nuk janë gati të ndryshojnë, thonë se jani gati për ta bërë. E para sepse mendojnë se ju do t’i vini veshin këtij premtimi. Ata e bëjnë për vete një grua duke u shprehur interesin e tyre që ajo të jetë gruaja dhe nëna e fëmijëve të tij, dhe kështu janë gati ta bëjnë këtë gënjështër sa herë e kanë të nevojshme. Arsyeja tjetër është se ata sinqerisht besojnë se do të ndryshojnë … deri në pozicionin kur iu duhet ta mbajnë vërtet këtë premtim. Dhe papritur ata vendosin që nuk është kjo ajo të cilën ata kanë dashur të bëjnë tek vetja e tyre. E dhimbshme, apo jo…


3. Nuk je ti problemi, jam unë
Nganjëherë ai ideali jeni ju. Burrat nuk janë aq të zotë sa gratë në artin e bukur të diplomacisë në zgjidhjen e konflikteve. Nëse një grua ndihet e çlirët ndërsa i tregon një burri se nuk është e interesuar ndaj tij, ai ndihet shumë i frikësuar nga komunikimi direkt. Kur ai thotë “Nuk je ti problemi, jam unë”, në fakt është duke thënë “Unë nuk ndiej dhe aq për ty”… Gjithmonë i bie pak larg për të thënë atë që ndien vërtet.


4. Kam qenë dikur…
Kur një burrë është tashmë i njohur si mashtrues, falja e parë që të ofron është se “ ka qenë dikur” . Në realitet, të qenit mashtrues është motiv dhe mënyra e tij e të sjellurit. Nëse burri juaj mashtron dhe betohet se nuk do ta bëjë më, mos e merrni shumë për bazë fjalën e tij. Ti nuk mund ta besosh se si ka mundësi që po tregohet kaq i sinqertë me diçka, që sërish po ju gënjen.


5. Kurrë nuk do të të gënjej ty
Mund të jetë problem nëse një burrë mbron vazhdimisht idenë se sa i ndershëm është. Nëse ai rregullisht ju bën një sërë betimesh se nuk do t’ju gënjejë kurrë, kjo mund të jetë një shenjë e pandershmërisë ndaj teje.


Të tjera gënjeshtra:
Do të telefonoj
Kur një burrë thotë “Do të telefonoj” , mendojmë se ai mund të telefonojë në mos nesër, në një nga ditët më të afërta. Por nëse të thotë ekzaktësisht kështu ai ka parasysh se “mbase flasim ndonjëherë”.
Sapo kam bërë analizat

“Besomë mua!”, nuk mjafton për trupin tënd. Nëqoftëse shëndeti seksual është i rëndësishëm për të, atëherë është gjithashtu e rëndësishme të përdorë kontraceptivë, gjithnjë, edhe me ju.

Jam tip i komplikuar
Jo, nuk është i komplikuar. E vërteta është se ai e ka një të dashur, por i pëlqen të shkojë në shtrat dhe me ty njëkohësisht.

S’shkoj kurrë në një shtëpi publike
Shumë gra mendojnë se të paktën këtë gjë burri i tyre nuk e bën kurrë. Por industria e seksit fiton miliarda çdo ditë…

Flasim më vonë
Të ka thënë kështu? Në fakt ka dashur të thotë “Le t’i japim fund kësaj bisede dhe të mos i kthehemi kurrë më”.

ARISTOTELI (384-322 p.e.r.), filozof i Gregisë së lashtë

* E pyetën Aristotelin:
- Çfarë fiton kur mendohesh?
- Që të mos jesh kreditor kur thua të vërtetën.

* I dituri Aristotel shpesh thoshte:
- O miqtë e mi, nuk ka miq!

* Dikush i tha Aristotelit se disa miq të tij flisnin keq për të mbrapa krahëve. Aristoteli i tha mikut:
- Që flasin keq për mua në mungesën time nuk ka asnjë rëndësi, se në mungesë pranoj edhe të rrahin.

* Një llafazan foli e foli pa pushuar për më shumë se një orë përpara Aristotelit. Kur mbaroi së foluri, e pyeti Aristotelin:
- Nuk të habit gjithë kjo elokuencë?
- Për një gjë habitem! Ne që kishim veshë për të dëgjuar dhe këmbë për të ikur, si nuk i vumë ato në punë?

* Një fjalëshumë po fliste me Aristotelin dhe nuk dinte të pushonte. Meqenëse Aristoteli nuk po e ndiqte fare në bisedë, ai i tha:
- Ndoshta po të mërzit me këto gjëra që të them dhe që nuk të interesojnë, sepse të pengojnë në mendimet e tua të mëdha.
- Oh, jo, - u përgjigj Aristoteli, - mund të vazhdosh sepse sa më shumë që ti flet, aq më pak të dëgjoj unë.

EURIPIDI (480-496 p.e.r) dramaturg i shquar i Greqisë së lashtë

* Euripidi përqëndrohej shumë kur shkruante tragjeditë e tij dhe punonte me ngadalësi të madhe. Njëherë iu ankua poetit Alçest për ngadalësinë e tij:
Kam tri ditë rresht që po punoj dhe kam arritur të shkruaj vetëm katër vargje.
- Unë , - i tha Alçesti, - gjatë kësaj kohe kam përfunduar një tragjedi.
Është e vërtetë, - u përgjigj Euripidi, - po vargjet e tua po qëndrojnë
tri ditë, kurse të miat do të jetojnë në shekuj.
* Arkelau, mbrojtësi dhe miku i Euripidit, i shprehu tragjedianit të madh dëshirën që të bëhej personazh i shquar në ndonjë nga veprat e tij. Euripidi iu përgjigj:
- Nuk do qielli, që të bëhesh subjekt për tragjedi.

* Një sundimtar i mërguar nga Azia e vogël ishte vendosur në Athinë. Atje u njoh me Euripidin dhe lidhi me të një miqësi të ngushtë. - Është e vërtetë që kam humbur një mbretëri, - thoshte ai, - por jam shpërblyer se kam fituar një mik. Ky dëmshpërblim më mjafton.
* Kur u dha shfaqja e një tragjedie të Euripidit, athinasi thanë se ishin mbledhur copa të ndryshme të papëlqyeshme. Atëherë, në një shfaqje tjetër Euripidi doli në skenë dhe thirri para shikuesve me zë të lartë:
- Unë nuk i kam shkruar tragjeditë e mia për të mësuar prej jush, por për t'ju mësuar juve.

* Një pjesë të jetës së vet Euripidi e kaloi në mërgim pranë pallatit të Arkelaut, mbretit të Maqedonisë, ku u prit shumë-mirë.
Megjithëse te mbreti ishte shumë i mirëpritur, nuk e shfrytëzoi kurrë rastin për të kërkuar gjë.
Në një banket mbretëror, ku ishte edhe Euripidi, Arkelau i tha një skllavi:
- Merre këtë vazo (ishte një vazo e bukur me shumë vlerë) dhe çoje në shtëpinë e Euripidit. Ai është i vetmi këtu që nuk ka kërkuar gjë dhe është i vetmi i denjë për një dhuratë të tillë.

PUSHKIN Aleksandër (1799-1837) poet i shquar, themelues i letërsisë së re ruse


* Pushkini kishte mendimin se nga krushqitë me familjet e huaja mbretërit e shteteve evropiane kishin gjithnjë më pak gjak nga kombi i tyre dhe po bëheshin të huaj për popullin e vet. Për t'u treguar bashk-atdhetarëve të vet për Carët e Rusisë ai mori nga një hanxbi disa gota bosh dhe një gotë plot me verë të kuqe.
- Kjo, - thoshte duke mbajtur në dorë gotën me verë, është Pjetri ynë
i madh, njëqind herë rus.
Në gotën e dytë përzjeu gjysmën verë dhe gjysmën ujë, në të tretën një çerek verë dhe në pjesën tjetër ujë dhe gotën e fundit e mbushi vetëm me ujë dhe shumë pak verë.
- Dhe këta, - thoshte ai, - janë pasardhësit. Cari i atëhershëm Aleksandri II paraqitej me një gotë uji që skuqej fare pak.

* Kur kishte miqësi të madhe me poetin e shquar polak Miçkieviç një mik i tha:
- Kij kujdes Pushkin, ti e lavdëron vazhdimisht Miçkieviçin. Mirëpo do të shohësh se një ditë ky djalosh do të ketë më shumë popullaritet se ti.
- Miku im, kjo tashmë ka marrë fund. Dhe është një gjë shumë e drejtë sepse Miçkieviçi është poet shumë më i madh se unë.

* Miqtë e qortonin Pushkinin sepse nuk largohej kurrë nga Rusia.
- Ka shumë botë për të parë, - i thoshin.
- E, ç'farë do të bëj nëpër botë? - u përgjigjej Pushkini. Natyra më është paraqitur mua shumë më e bukur se sa është në realitet. Mund të udhëtoj për t'u takuar me njerëz të mëdhenj... kjo po, mirëpo nga çasti që kam njohur Miçkieviçin, që është njeriu më i madh në botë, me të tjerët nuk kam asnjë punë.

* Në Petërburg një poet polak me emrin Bulgarin, që kishte marrë nënshtetësinë ruse nuk ia pëlqenin poemat.
Për këtë iu ankua Pushkinit dhe mossuksesin e tij lidhte me origjinën polake. Pushkini iu përgjigj:
- E keqja nuk është se jeni polak. Edhe Miçkieviçi është polak. Mund të ishit edhe tartar dhe nuk dotë dëmtoheshit aspk. E keqja është se jeni Bulgarin, vetëm kjo ju dëmton.


* Kur Pushkini përfundoi "Boris Gudonovin"1} nisi ta lexojë nëpër sallone. Censura ndërhyri që t'i ndalonte këto lexime, sepse drama ende nuk kishte kaluar nëpër kontrollin e saj. Madje i thanë se për këtë dramë duhet të jepte mendim edhe vetë car Nikolla I. Cari e lexoi dhe urdhëroi të hiqeshin skenat popullore dhe vepra të merrte trajtën e një romani.
Pushkini atëherë e mbylli dramën e vet në arkë.


* Në teatër po luante aktorja e famshme e kohës Asenkova, që Pushkini nuk e duronte dot. Të dy personat që Pushkini kishte në krahë ishin entuziastë dhe duartrokisnin me sa fuqi që kishin. Ata kur panë qëndrimin indiferent të Pushkinit, folën me njëri - tjetrin.
- Duhet të jetë budalla.
- Zotërinj, - tha ai, - nuk jam budalla, këtë e kam provuar, jam poeti Pushkin. Për fyerjen që më bëtë meritoi që t'ju jap disa pëllëmbë secilit nga ju, por druaj se nga zhurma e tyre aktorja mund të kujtojë se po e duartrokas.

* Një ditë poeti ishte në humor të keq se nuk kishte para:
Në atë kohë erdhi për ta takuar këpucari i tij. Duke kujtuar se kishte
ardhur për t'i kërkuar paratë e këpucëve që kishte bërë kohët e fundit,
Pushkini e priti shumë keq.
- Nuk kam asnjë dhjetësh që të jap! - ulëriu poeti.
- Po unë nuk kam ardhur për të marrë por për t'ju sjellë - shpjegoi këpucari.
Kur pa se Pushkini mbeti i habitur ai vazhdoi:
- Kam prodhuar një xhelatinë për të lustruar këpucët dhe për këtë do të dëshiroja që të bleja nja tetë fjalë nga krijimtaria juaj, tetë fjalë që do të më shërbejnë shumë për të bërë të njohur vlerat e lustrës sime.
- Ju jeni i çmendur!
- Jo aspak. Do të doja të shtypja mbi kutinë e lustrës sime vargun tënd "më i qartë ditën, më i errët natën". Dhe ju ofroj për këtë varg Pesëdhjetë rubla.
Nga gëzimi Pushkini pranoi menjëherë dhe i mori me kënaqësi të pesdhjetë rublat

Kthehu në fillim

 
 
Mekulipress.com ne gjuhen Shqipe Mekulipress.com ne gjuhen shqipe
Video Bibliothek
Audio Bibliothek
Pictures
SHPREHU
Një shkrim kritik duhet të jetë i guximshëm dhe i vrazhdë, absolutisht me miqtë dhe kundershtarët.
Dhe për agjensinë MEKULIpress KRITIKA është burim i vetëm i INFORMACIONIT, pjesa tjetër ështe vetëm REKLAMË
.me teper
DOSSIER
Po ka ekzistuar një plan i tillë i hollësishëm e tepër sekret, i rëndësisë së veçantë, koduar “Shpërthimi”, hartues jam unë me Maliq Sadushin, nën drejtimin e Mehmet Shehut. Sigurisht, gjithçka bëhej me “OK!” e komandantit të përgjithshëm.... më tepër

 

 

Sitemap: Permbajtja e faqes MekuliPress.com Kontakt Linkat

Foto e Ditës