Home: Fillimi i faqës
Aktuale: Informata aktuale rreth botes dhe vendit
Bota: Informata Rreth botes
Rajoni: Informata rreth rajonit
Vendi: Informata rreth vendit
Anti censura
Diplomacia
Pr & retorika
Ide & opinione
Kulture
Shkenca
Personalitete
Kontakt
Impresum
Argëtim
 

ARGËTIM

Në traditën e familjen e nokshiqanëve ndëshkohej fort fyerja dhe përbuzja e tjetrit, por, njëkohësisht, ndëshkohej fort e pamëshirshem edhe përulja para fyesit dhe përulësit.

Shprehje dhe fjalë të urta popullore


Tradita popullore në këtë trevë ka krijuar, ruajtur dhe zhvilluar një pasuriTé madhe të shprehjeve dhe fjalëve të urta. Nuk ka dyshim, se shumë shprehje dhe fjalë të urta që dëgjohen në këtë zonë, mund të përdoren dhe ne krahina tjera, sidomos në ato qe kufizohen me Vuthajt. Ky është një fakt që dëshmon se kjo zonë nuk ka qenë e izoluar, por, përkundrazi, ka dhënë dhe marrë me banorët e krahinave të tjera, duke ruajtur veçoritë e të folmes dhe të shprehjeve të veçanta. Shprehjet dhe fjalët e urta janë rregjistruar ashtu sikurse përdoren në trevën Vuthjane këtej dhe përtej kufirit politik.


TË PËRGJITHSHME

A ...


" Ai, a, hala, si ka la të tana gjynahet!" Ai çi ban vekshin, din me ba edhe rrëfanen!", "Ai çi ha me dy lugë, njana i metet n' fyt!' "Ai çi s' ha hudra, s'man erë!", "Ai çi menohet, ka kohë me folë!, "Ai çi mjell t'keqen, e keqaja i bin n'shpi (ose n'derë)!, "Ai çi rri nën dardhë, i han dardhat!", "A e din ti pse e ka ujku qafën e trashë? - Po, e di. - Pse? - sepse i këqyr vetë punët e tij! O ujk, a po na kallxo pse e ke qafën e trshë? - pse i kqyri punët e mia vet!"; "Ai e don si krypën në sy. " Anrra n' lesh e mira prej nesh!" "Ara jonë fara e jonë!" "As gishtat e nji dore s'janë njisoj. As gishtat e dorës s'janë barabar!" " As e mira as e keqja s' kanë fund!" As mos u gzo, as mos u idhno shumë". " Rruga e jetës asht edhe shumë e g-jatë edhe shumë e shkurt e mushun plot me gzime, veç edhe me idhnime!" "As dheu s'ka me m'kalbe n'vend t'huej!' "As për gjak s'vritet!" "Asht ba si uji çi s' pihet!" "Asht ba me ju dhimtë gurit e drunit!" "Asht ba si muti n'shi"!" "Asht ba si uji i nejun!" Äsht ba m'u lukat!" "Asht lukat ne vogli!" Äshtu i do mushka drutë!" Ätje gjithçka kish, veç burrni jo rodin!" "Ätje gjithçka kish veç nanë e babë s't'bahet kush! Äsht e zezdita e vetes!"

B ...


"Ba mirë se gjen mirë". "Të mirën në fun të detit me qite ajo se len pa dalë nji dite", Baje Zo anderr! Ishalla jam anderr!" "Bija si ha kuleçët e vet!" "Bini djemt e Geghysenit e vetë mas gardhit!""Bluen si mulli i çartun!" "Borxhi i vonë gzo t'zon!" "Budallën duhet me e çue n'mal për dru!" "T'meçmin duhet me çue me dhen!" "Buka e krypa janë ç'ka janë, se kto tjerat janë e s'janë!" "Buka e thyeme s'ngjitet ma!" "Bukurija shkon e sojnija metet!" "Mos lakmo bukurinë, po sojninë!"


C ...


"Çdo e mirë e ka një t'keqe; çdo e keqe ka një t'mirë mrena!" "'Ci sheh syni, ja ban dora!" "Ç'ka ta ban yti, s'ta ban kush!" "Çka s'ta majn 24 dham, s'ta majn as 48!" "'Cka shohin sytë e nigejojn veshët, s'mun i thot goja!" "Ç'ka t'mjellish ke me korre!", "Ç'ke pse po rrin si n""e thuma?" "Çobanit t'mirë s'ja ha ujku dhet!" "Çobani i mirë i bjen dhet me vakt n'vath!" "Çobanit epja gunën kur ahst diell se kur bje shi e merr vete!" "Çohu prift të ulet hoxha; çohu hoxhë të ulet prifti!"


D ...

" Dardha e ka bishtin mrapa!" S'ka dazem pa mish!" "Delmen e dame prej tube e ha ujku ma kollaj!" "dervish kur se kish!" "Dikush i ka dy yjet e dikush as nji!" "Dita e mirë duket qe ne sabah!" "Dielli i natjes s'rrin gjith ditën!" "djali i mirë t'neron, i keqi t'marron!" "Don me nxjerr vjam prej pleshtit!" "Durimi ka fun, hejdi!" "Dy duer për nji krye janë!" "Dy gurë bashkë s'i le!" "Dy gjela në nji pleh s' mun knojnë!" "Dy t'hagërme s'bajnë keq po dy t' rahme po!" "Dy t'pashpirt, varin nji me shpirt!""Dvet njiqin vetë e ba si të dish vetë!" "Dhe ai asht mashkull, dhe i thotë veti mashkull!" "Dhe (ky) ka gojë me folë!" "Dhe toka çi e shkel e ka të rane; Dhe tokës çi shkel i ranohet!" "Dhimta e burrit, si dhimta e brrylit!" " E ka gjet, me lyp kos te gabeli!"


E ...


"Edhe n'u bjaft kejamet s'kem çka me ba!""Edhe n'mulli ka ren!" "E ka ba pa men në krye!" "E ka gojën mjalt, goja mjalt', qet mjalt per goje!' "E ke engllish!" " E ke mashkull!" "E mira as n'dhe nuk kalbet!" "E sheh qimen në qull t' tjetrit e se sheh tran ne te vetin!" "Edhe me harrue robi, s'harron Zoti!"


F ...


"Faj s' ka, po peles i ka zhdrip ka bishti!" "Faré kungulli!" Fjalë ari!" " Fjala e urtë rrëzon edhe malin!" "" Fjala ka kam!" "Fjala s'ba mort!" "Fjalëte amla e gurt n'strajce!" "Fjalët e hallkut e birat e gardhit s' nalen kurrë!". " Flet me hu n'krah!" "Folë me të, si me folë me murin!" "Flok e men s' rin në një ven!" "Fluturon si zog!" " Flet me thuma!" "Flet pak, po fjala i peshon njiqin derhem!" "Fole me ta, rruej ve e veja lesh s'ka!" ""Ftyra nuk shitet për pare!"


G ....

Gabeli kur u ba mret për herë t'parë vrau babën e vet!" "Gozhda qet gozhdën!" "Gruja e ka shti dreqin n'shishe!" "Guri n' ven t' vet peshon!" "Gjaku n'gjak shko!" " Gjan e keqe as qeni s'e ha!" "Gjuha asht prej tuli, po asht thyen!" "Gjuen nje budalla nji gurë n'uje e dhet t'meçem s'mund e nxjerrin! " "Gjumi asht si deka!" "Gjithkush ka kutin e vet!" "Gjuha s'lidhet!"


H ...


" Ha bukëne vet e man kujdesin e tjerëve!" "Hajt e eja si Adem Peja!" "Hajvan i ati, gomar i biri!" "Hala je shatlbak!" "Hala s'asht ba kjamet, a!" "Hala t'qet buza tamel!" "Hazmi dhe uji s'flejnë!" "Hi lmuet e del gërmuet,nalo!" "He, ku je, jarani i pites!" "Hipi mizes, miza t'çon n'mut!" "Hip se t'vrava, zhdrip se t'vrava!" "Horrjati se ka as kte as atë jetë!" "Hupi si guri n'ujë!" " Hupi si shurra e pulës!"


I ...


"I biri i tet!" "I bje samarit t'nigjoj kali!" "I drejti hjek keq, po me fitue, fiton!" "I dhimet si bora e parvjeme!" "I dhimet edhe muti me ba n'arë t'huej!" "I giti s'ja di t'untit" "I huej të vret e t'le mi dhe, e i joti edhe met vra, të shtje n'dhe!" "I ka ditët e njehuna (numërueme)!;" "I ka le Zotit me zor!" "I ka hi dreqi n'bark!" ""I ka hip thiut të Tahir Haxhisë n'shpinë!" " I ka shtat shpirtna si maca!" "I ka ra luga n'mjaltë!" "I ligu masi s'ka çka me i ba t'fortit, ja sha nanën kunruell!" "I ligu qet gurin e fsheh dorën!" "I l'shon fjalët si lopa bagëlën!" "I majm si mish lepuri!" "I mytuni me pshtue kapet për shkume!" "I nërshem si miu bishtcubel!" "I pabesi s' ka besë!" "ishalla e gjen çka i menon nusja e jo çka i menon nana!" "I shami t'shan!"

J ...


"Ju kanë sose ditët e si ba Zoti derman!" "Ja ka xan rrota bishtin!" "Jeton si veshkja (eshkja), n'vjam!" "Jo Ali Hoxha, po Hoxh Alia!"


K ...


"Ka shkue si shtog i gjatë!" "Ka ra si miza n' mjaltë!" "Kamet e leta, faqja e bardhë!" "Kanga s'mun nalet, s'mun burgoset, as sygjunoset!" "Ke djeg qulli, i fryn dhe kosit!" "Knon si gjeli n'pleh!" "Kojshia i mirë, dera e xhenetit!" "Korbi korbit s'ja xjerr (qet) sytë!" "Ku ka rrjedh gjithmonë, po nuk rrodhi pikon!" "Kujanë dy, i treti s' ka ven!" "Ku kcen dreqi s' ka ven meleqi!" "Ku erret s'njeh!" "Ku rafsha mos u vrafsha!" "Ku s'ka zjarm, z'del timi!" "Ku s' ka as Zot s'ka ç'ka merr!" "Ku shkel ai as bari s'bin!" "Ku asht?... ka shkue me lyp men!" " Ku asht plaku derdhet gjaku!" " Kryet gjok e menjen zog!" "Kuj ja jep Zoti, s'mun ja nale robi!" "Kuj s'ja ka dhanë zoti s'mun ja jep as robi!" "Kur asht puna për vatan edhe sulltanit me ja vu pushkën asht sevap!" "Kur flet populli flet Zoti!" "Kur s'asht pula, hahet sorra!" "kur s'ta jep Zoti s'ta jep as robi!" "Kur shkon djathi, hirren mos e kjaj!" "Kur vin ment si gjen dhent!" "Kur të thyhet qerri, dalin shumë të meçëm!" "Kush ban keq gjen keq!" "Kush d'vet s'tret!" "Kush gutet përmutet!" "Kush i fryn zjarmit digjet vetë n'ta!" "Kush kjoft i Zoti, mos i shkoft i zi moti!" "Kush s'ka men, ka kame!" "Kush vrapon shumë, thyen qafën!" "Ky po, asht kungull pa fare!" "

L ...


"Larg sysh, larg zemre!" "Le, more, hiqu ti, se sillet kah sillet e vjen n'kuj e lidhet!" "Leh shumë!" "Leh si qeni nën kosh!" "Loti ma i ran asht kur dahesh me te gjall se sa kur dahesh me t'dekun!" Luje mace kryet e kaut po mujte!" "Lum qafëgjati!" "Lule pa erë!" "Lyp kos te gabeli!" "Lypsi faqen e zezë ka, po duarthat nuk kthehet!"


M ...


"Ma i zi asht ai çi shtje me ba se ai çi bani keq!" "Ma kadalë se s'ta ka vra babën!" " Ma kadal beg se ka henek!" "Ma kadal se s'asht ka t'njek kush!" "Ma me kam e ha me dham!" "Ma mirë jo nji herë se prit e percjell përherë!" "Ma mirë nji ditë i meçëm se njiqind vjet budall!" "Ma mirë nji zog sot se një pulë mot!" " Ma mirë dekë e rahat se gjallë e për gazep!" "Ma mirë me pas nji derhem men se njiqin dhen!" "Ma mirë me nje mirë se me pa keq!" "Ma mirë nji n'dorë sot se dhet mot!" "Ma mirë nji n'dor sot se nji thes mot!" "Ma mirë me pas nji anmik t'fort se nji mik t'lig!" "Ma mirë pak, po sakt!" "Ma shumë di budalla shpi t'vet se i meçmi në shpi t'huej!" "Me dhanë fjalën asht kollaj, me majtë do punë!" "Mali me mal s'takohet se njeriu me njeri po!" " Malli i hupun shpirti i bjerrun!" "Marrja rrin e i zoti se len!" "Marrja s'lahet me ujë!" "Marrja s'ka bisht!" "Marrja s'ka brina!" "Me ba asht kollaj me zhba asht veshtirë!" "Me ka hup ferkemi n' oborr tem!" "Me dhamin syt kur te shoh!" "Me hi n'loj asht kollaj, po me dalë prej saj asht vështirë!" "Menja e madhe ka fik tri herë iballen!" "Me ja mshel gojën i flet bytha!" "Menja e shnosh n'trup t'shnosh!" "Menja zog e kryet gjok!" "Me radhë lpihen lopt!" "Merr ku ka e ve ku s'ka!" "Mete tan jeten me mut n'goj!" "Me thanë asht kollaj, e me ba vështirë!" "Me të lan huna, ha bar!" "Me i zan ato men i vras pushkë!" "Miku i mirë n'dit të keqe njihet!" "Mik, mik e hama veshin!" "Miku mikut i ngjet katërdhet vjet përpara!" "Miqësia,miqësia po qesja t'shkoj e t'vij!" "Mjeshtri tana shpat e bots i nreq po t'veten jo!" "Mos t'vin seri se ka kujt me i g'ja!" "Mos t'kallxoft dhija, t'kallxon brini!" "Mos t'vuft i ligu për fun!" "Moti i mirë duket n'sabah!" "M'u ka ba therrë në sy!".


N ...


Nana edhe thi me tu ba, prap duhet me krue!" "Nata ska sy, por ka veshë!" "Nuk asht lukat ne vogli!" "Nuk bahen petullat ne ujë!" "Nuk duhet me kjën gjithmonë grebuja, po kaj her edhe t'furk!" "Nuk gjuen moti në hitha!" "Nuk e njeh qeni t'zonë!" "Nuk i ka le Zotit me zor!" "Nuk i kalzo gjarpni kamt e veta!" "Nuk i le dy gure bashkë!" "Nuk i merret as arra prej dore! " "Nuk zihet dielli me shoshë (sitë)!" "Njek moti motin!" "Njeni i bje thumit e tjetri potkonit!" "Nji herë kena le e nji herë kena me dekë!" "Nji martohet e njiqin terbohen!" "Njeri i mrrishëm!" "Nji t'murres e dy t'gurres!" "Nji sy qorr e nji vesh shurdh!" "Nuk ha barë!"


P ...


Pa hager hudra,s't'vjen era!" "Pa hager qepë, nuk man erë!" "Paj, s'ka ku i merr met se s'asht ken aty kur u ndanë!" "Paska vijam sa nje plesht!" "Pasunia shkon e vjen po sojnija nuk blehet!" "Po s'tu krue, s'tu shkrue!" "Peni i hollë képutet kollaj!" "Peni aty ku ahst ma i hollë këputet!" "Per inat té sime re, plase zot tim bir!" "Per pesë pare e nrro fenë!" "Për tanin, mushe me dy!" "Peshku n'det e fulterja n'zjarm!" "PO se luejti kulia bishtin, zagarët s'i shkojn mrapa!" "Pret si sakica e pa bisht!" "Pse po i fut veshët n'tul!" "Pushka i dan fjalët!"

Q ...


"Qen i ati e zagar i biri!" "Qen çi leh s't'ha!" ""Qeni aty ku ha, leh!" "Qeni i lshuem leh gjithë ditën!" ""Qeni ma me kam e ha me dham!" "Qeni nuk leh ne t'zon!" "Qeni plak zbahet zagar!" "Qet nji budalla nji gur n'uj e njiqin t'meçem s'mun e xjerrin!" "Qesh mirë ai çi qesh i funit!" "Qimja n'shpi t'huej të duket tra!" "Qingji i mirë i mirë i thith dy nana!" "


R ...


"Rueju, se ai çi ik prej shiut bjen n'breshen!" "Rrena i kamt e shkurta!" "Rrej per toke e jo për qiell!" "Rruaj ve e veja lesh s'ka!" "Rrnon bleta n'maje t'malit, veç edhe miza n'bythë t'kalit!" "Rri shtremt e fole drejt!" "Rruga çi duket s'do kallauz!"


S ...


"S'asht bujar ai çi ka, po ai çi asht msue!" "S'bahet dasma pa mish!" "S'bahet dasma pa takem!" "Sebeti e kismeti janë motër e vlla!" "S'hi minarja n'thes!" "Si e kalove, si muti n'shi!" "S'jam as n'qiell as n'tok!" "S'ka gjak n'dej!" "S'ka krye pa bisht, as bisht pa krye!" "s'ka me çka me ja qite sytë as vetit!" "Skamja asht ma e fortë se guri!" "Skamja asht nana e tana t'kqiave!" "Skamja të çon n'derë të hasmit!" "S'mahet shpija me hajni!" "Sot as qeni t'zon se njeh!" "S'po t'ankoj ma shumë se gjelin zbath!" "S'tutet arusha me tupan!" "Si të jetë veni bahet kuveni!" "Sillet kah sillet e vjen n'kuj t'vet e lidhet!" "S'jam kastarvec me lulue dy herë!" "Sillet si pula pa krye!" "Sheh molla mollën e piqet!" "Shi i butë çi lag t'marrë e t'urtë!" "Shkoi si dhia te kasapi!" "Shkoi si qeni n' rrush!" "Shkoi (ra) si miza n'mjaltë!" "Shkoi si shyta me lypë brinat e la dhe veshët e u kthye shtë e curane!" "Shpija e mirë rri çelë ditë e natë për mikun!" "Shpia asht e Zotit dhe mikut!" "Shtergo dhamt kur flet!" ""Shterren shenat e çohen brrakat!" "shtje spica"! "Shtohen si fara e hithave!" "Shtriga n'fillim ha thmin e vet!" "Shtrydhe sa të duesh se pleshti s'qet vijam!" "Shtogo rritet shumë, po asht fyell mrena!" "Shtyj byth me Palin po mujte!" "Shumë të majta e kur mu deshte s't'pata!" "Shurra të dan prej shokëve e muti ta hup kryet!"


T ...


"Tan Shkodra janë munue me i dhanë uj nji mushku!" "Të çon me pi uj e të kthen pa pi!" "Të mirën edhe n'uj me qitë, dikur prap del!" "Ti ha trut për tru berri!" "Ti je si lopa çi qet tamel shumë e n'fun i bje shkelem shekës, e derdh tamlin!" "Trimi i mirë me shokë shumë!" "Tu rritë menja!" "Tu rritë nera, ku kjofsh e ku mos kjofsh!" "Ty s'ta sheh hajrin shpija e jote, e jo ma me ta pa unë!" "Thirri murit, muri veshë s'ka!" "Thiu don plum n'ball!" "Thmija i plakut, vaji i sokakut!" "Thmija pa nanë, asht si nata pa hanë!" "Thonë se m'u ule n'byth, nuk t'ha qeni, po ku me marrë bythën m'u ulë!" "Thonë se ari provohet me zjarm gruja me ar e burri me grue!" "Thuejem me ka rri, se se të thom se kush je!" "Thumin niqin herë me rrah, nji maje qet!"


U ...


"Uji kalon,po guret rrinë në ven t'vet!" "Ujku n'rro kimen, po bidatin jo!" "Ujku mjegull do!" "Unë po ta shes lopën, e jo grazhdin!" "Unë t'kallxoj dhinë e ti m'kallxo gjurmën!"


V ...


"Vajza asht si gastarja, nji herë thyhet!" "Vajza asht zjarm ne shpi!" "Varja ujkut mushknit e qingjit n'qaf!" "Vesha kopilesha!" "Viçi i pa lpim!" "Vorr i pa bame!" "Vret larg!"


X ...


"Xhenet e xhelhem janë në kte jetë!"


Z ...


Zjerm o dritë, burr o shpirt!" "Zog i tretun".


****************************************************


BURRNIA URTIA TRIMËRIA


A ...
" A ken burr, e burri i mirë nuk des veç kur e le djalin e keq mas!" "Asht burrë për t'kenë!" Äsht i çartun menç (asht trim i madh)"! "Asht i samës (Asht i zoti, i fjalës,besës,i trimërisë)!"


B ...
"Burri çi bahet si ujë i nejun, si duhet gja as dreqit!" "Burri çi rren s'asht burrë!" "Burri i besës dhe i trimnisë!" "Burr i mirë i bjen shkurt e pa dredha muhabetit!" "Burri i mirë kurrë nuk gutet prej burrnije, e jo prek tute!" "Burri i mirë ta kallxon rrugën!" "Burri i mirë n'dite t'veshtirë njihet!" "Burrë i pa karar n'kuven!" "Burri ka kohë m'u korit!" "Burri kur jep fjalën,jep djalin!" "Burri lidhet për fjale e lopa për laku!" "Burri se le fjalën pemg!" "Burri i mirë le djal të mirë!" "Burrme shtatë zemra!" "Burri i mirë, s'harrohet kurrë!" "Burrit mirë, edhe kur des, i ban drit vorri!" "Burrë n'za!" "Burrë pa shibla!" "Burri s'ha pare!" "Burrnija s'blehet n'pazar!"


Ç ...
"Ç'ban i forti, çuditet i ligu!"(Çuditet i liguç'ban i forti)!" "Ç'ka bahet, bahet e s'mun të ç'bahet!" "'cka lyp gjen!" "Çka tíke prej dore sot, mos e kërko mot!" "" Ç'ka thotë sot's'thotë nesër!" "Ç'ka thotë sot, harron nesër!"


D ...
"Deken e kena borxh,po korin jo!" "Druni pshtet n'dru e njeri n'njeri!" "Dy gjela s'mun knojnë në nji pleh!" "Dhe sorra për sorrën luen veni, e jo ma burri për burrin!" "Dhija e don shkamin e vet!"


E...
E luen gishtin e shllinës. (Duhen nji penë buej me lujt gishtin e shllinës)!" "Ee, si asht ai veç e ruejt Zoti për hise!"


G ...
"Goja sásht sall për bukë,po edhe me folë!" "Gruja e mirë, nera e oxhakut!" "Gruen e pushkës s'duhet me shiblue!"


H ...
"Ha hekur me dham!"


I ...
Ï biri (bija) babës (nanës), i ka hije kuveni!" "I dekuni duhet m'u kthye mare!" "I dekuni s'flet!" "I fut veshët n'tul!" "I forti o t'vret, o t'fal!" "I kan ra trutë në qafë!" "I kan ra penët!" "I ka hije neja n'kuven!" "I ligu zdi me të zhdrip prej qafe!" "I meçmi ja lesho rrugën budallës (Të marrit)!" "I meçmi me nji fyshek vret dy zogj!" "I ka 100 dërhem burrni!" "I urti të vret me fjalë!" Ï vret nalt!" "I merr dita natës, sa kcen gjeli tra m'tra!"


J ...
"Jam burrë e s'jam murë!" "Ju flet nana/ Na thrret jeta/ Jo vllavrasja /Po pajtimi!"


K ...
"Ka o ka, ty t'dhem shpina, mua m'dhem zemra!" "Ku bje s'çohet (ku erret s'njehe)!" "Kur burukaten kijet, mzoret ikin!" "Kush s'ka ren, s'ka kuven!" "Kuvendi i pa ren, bahet pa men!" "Ku vret s'pret!" "Kulia e keqe ti mbledh zagart n'shpi!" "Kur e don puna, s'i dridhet gishti i shllinës!" "Kur flet ai e nigejon ni ordi!" "Kur të vinë reni me blue në mulli, bluej se masi të kaloj reni s'ke pse kjan mrapa!" "Kush dvet s'tretë!" "Kush kqyr nalt bje poshtë!" "Kush kqyr nalt, merr n't'thue!" "Kur muj muj, e kur s'muj s'muj, po ti shtyj bythën e hi mrena!" "Ku s'ka s'ka çka merr, as çka le!"


M ...
"Ma i mirë asht i ati se i biri gjall!" "Ma mirë djepin thatë se dreqin n'ta!" "Ma mirë dek e me nerë se gjall e me marre!" "Ma e mirë ashtë deka se fikja e koria!" "Ma mirë një ditë e me faqe t'bardhë se 100 vjet e me faqe t' zezë!" "Ma e mirë asht nji grue e mirë se nji burrë i keq!" "Ma mirë jo, e me nerë se po e me rrena!" "Ma e mirë një urti se 100 trimni!" "Ma mirë qiri i fikun se gjallë e i koritun!" "Mashkulli i keq as t'vret as t'falë!" "Mashkulli i mirë asht nera e bajrakut (fisit)!" "Me folë asht kollaj, po me majt fjalën asht zor!" "Mi marrsh pleshtat (ti marrtë pleshtat)!" "Miku i mirë, dera e xhenetit!" "Me pas ftyrë s'flet ashtu!" "Me i ra huna në tokë, nuk ulet me marrë!" "Mos na le zo pa miq!"


N ...
"Në vorfni s'ka drejtësi!" "Njeriu kur plaket rrokatet!" "Nuk bahet trimni me gra!" "Nuk jepen haxhet:gruja, pushka, e qesja!" "Nuk lehet peng besa!" "Nuk mun hi ka kam dale!" "Nima e Zotit e pushka e t'fortit!" "Nji ugiç çi s'mun e ban bashkën e vet si duhet gja kuj!"


P ...
"Pa hi n'dhe jo!" "Pushka në duer t'fortit gjithmon vret mirë!" "pushka e t'fortit nuk nalet dhe dera e xhymerrit nuk mshilet!" "Pushka top t'u baftë!"

"

S ...
"Shtyj bythén në punën tane!" "Sásht burrë i mirë ai çi thumon shumë!" "Sásht ken aty kur u da burrnija!" "S'çahen dërrasat pa pyka!" "Se ka rodin e dokës as t'burrnisë!" "S'ta shesgrazhdin, po lopën!" "S'tutet arusha me tupan!" "Shmon si nana e pa djalë!"


T ...
"Trimi ka dy jetë e i ligu as kte as at jetë!" "trim asht ai çi qet e pshto!" "Trimi i mirë me shokë shumë!" "Trimi t'vert e i ligu t'sha!"


Q ...
"Qeni i keq ta bjen ujkun n'vathë!" "Qingji i mirë thith dy nana!" "Qite iriqin në pamuk, ai prap shkon n'therrë!" "Qit vjam prej pleshti e pleshti vijam s'ka!"

U ...
"Ujk, me lëkurë qingji!"

PUNA *****

A ...
"A e din ti se do punë s'janë si do punë!" "Ai çi punon i ka dy jetë!"


D ...
"Don bythe kjo punë!" "


E ...
"E ka hallall bukën çi han (punëtori)!" "E ka haram bukën çi han (dembeli)!"


F ...
"Fjalët e mira janë shi n'kollomoq, por kur s'ka pleh ara, s'ka çka i ban as shiu i gushtit!"


H ...
"Hiqu, ti, se ka ma shumë fjalë se punë!"

I ...
"I ka hije puna!"


J ...
"Ju lumshin krahët!"

K ...
"Kush punon ka!" "Kush çohet herët i ka dy nafaka!" "Kush duron,fiton!" "Kush duron, fiton!" "kush s'punon, e ka haram bukën çi ha!" "Kush si luen duert, qebesa, si luen as dhamet!" "Kraht e nima e Zotit të qesin në dritë!" "Nuk ka gja me t'keqe, se kur rrin pa punë tue thye gishtat!"


P ...
"Pa i lujt duart s'luejn dhamët!" "PO punove ti edhe Zoti t'jep!" "PO s'punove vetë, Zoti t'le me gisht n'gojë!" Prej qelli nuk bje gja n'gojë!" "Puna asht fars!" "Punë me dukë!" "Puna pa dukë!" Punë pa grat!" "Punë pa krye e pa bisht!" "Puna e mirë, faqja e bardhë!" "Puna e mar!" "Puna e mirë edhe mas njiqin vjetësh gjallet!" "Puna e natës, gazi i ditës!" "Puna t'qet ndritë!"


S ...

"S'ta hjek dera ty at punë!" "Sécet me furkaza!"

Z ...
"Zoti ka thanë: Munohu ti pak se munohem unë shumë!"

KËSHILLA ÇKA NUK DUHET BËRË

A ...
"Arushën duhet me vra e mos me lan t'varrueme!"


H ...
"Hiqu ti, se nuk i vjen era njeri, po qen!" "Ha bukë, po le ven edhe për ujë!"

I ...
"I ka kcye delli i ballit e mos e luej se ti kaloj idhnimi!"


K ...
"Ku s'ke vu, mos prek!"


L ...
"Largoju prej tij, se të le në lloç!"


M ...
"Ma gojën, se gojë kam edhe unë!" "Ma kadal, se po thyen qafën!" "Ma kadal, se nuk e ke me tapi kte jetë!" "Masi t'bahet mos bertit!" ""Mos ba çka s'ban kërkush, se qesh gjithkush me ty!" "Mos ba çka s'ban kërkush, se t'gjen çka s'ka gjet kërkan!" "Mos ba ish, kur s'ke pula!" "Mos bluej ven e pa ven!" "Mos dvet shumë, se plake shpejt (megjathatë disa njerzë primitiv nuk pushojnë se pyetuni: kush je, nga je, ku punon, sa e ke rtrogën, ku jeton, a e njeh filanin e fistekun, etj)!" "Mos e gërzhit zjarmin me krane se t'kcejn xixat n'sy!" "Mos e nguc arushën se me guc e me len gjallë, s'të le ven ajo ty!" "Mos ba mizën buell!" "Mos e guc mutin me krane, se man erë!" "Mos e guc gjarpnin me krane, se guc t'zezën tane!" "Mos e shkel bukën çi ha se ti pëlset syt!" "Mos ec si i nërkyem!" "Mos ec hunë përpjet, se thyen qafën!" "Mos ec si miza pa krye!" Mos ec si pula pa krye!" "Mos e lyp si i vorfni copën!" "Mos fol ma, se e çart!" "Mos fol për hava ( mos rrej për qiell)!" "Mos fol ven e pa ven se e ban veten batall!" "Mos fol si mulli i çartun!" "Mos ha shumë, s'e t'jet n'fyt!" "Mos hy borxh, pa pas nevojë!" "Mos hi me trina (dërrasa) nëpër mal! (Mos fol pa lidhje mos rrej; mos premto çka nuk mund të bash, mos hy në rrugë pa krye!") "Mos hi ven e pa ven si sakica pa bisht!" "Mos i hi tjetrit n'hak!" "Mos i beso pijanecit, as kur ban be!" "Mos leh si qen nën kosh!" "Mos i l'sho fjalët si lopa bagëlen!" "Mos e le punën e sodit, për nesër!" "Mos fluturo si miza me kashtë mythe!" "Mos kujto se tjerët kullotin barë!" "Mos i bje t'mirës me shkelm!" Mos i ba leqe muhabetit!" "Mos i ba kuj, çka s'ke qef me ta ba kush ty!" "Mos i dil t'keqes përpara!" "Mos i mat gjanat e tjerve me kutin tat!" "Mos i lesho fjalët ven e pa ven se kan kamë e marrin dhenë!" "Mos i prij punës mrapsht!" "Mos ja ba hyzmetin t'keqes!" "Mos i rri sherrit giat!" "Mos i shtje mish dhije!" "Mos ikë prej shiut, se bie n'breshen!" "Mos i zhdrip peles kah bishti!" Mos i jep besën të pa besit se të pret n'besë tane!" Mos ja ve kamën t'ligut (I ligu në këtë rast është i pafuqishmi, fukaraja)!" "Mos ju t'huej robit se i t'huje dhe Zotit!" "Mos ju trem qenit çi leh shumë!" "Mos kërko besë ku s'ka burrni!" "Mos kërko falje pa e ditë per çka, se e ban veten fajtor!" "Mos kce si zorra n'prush!" "Mos fshij ven e pa ven!" "Mos lyp men te ai çi s'ka, ku i merr me ti dhanë!" "Mos mi ba leqe fjalës!" "Mos na ba zhumile!" "Mos pshesh shumë, se t'jet n'fyt!" "Mos rrej për qeli!" "Mos u ba gazi i dheut!" "Mos u ba fjalëkeq!" "Mos e ba borxhë!" "Mos u ba gojëkeq (fjalëkeq)!" "Mos u ba m'u lukat!" "Mos u ba m'u sha!" "Mos u ba me qesh hallku me ty!" "Mos u gut se t'jet n'fyt!" "Mos u muno me hagër me dy lugë se t'jet n'fyt!" "Mos u ba urë me t'shkel gjithkushi!" "Mos u ndaj prej tube, se t'han ujku!" "Mos u kap me ta, se ta qet tamlin e nanës për hunsh!" "Mos u kap me ta se të ban me hi për birë t'gjylpnas!" "Mos u muno me ja ba kuj gropen, se bjen vetë n'ta!" "Mos u muno me shti minaren n'thes me bythë jashtë!" "Mos u sill si sorrat n'coftinë!" "Mos u sill dyerve t'hallkut, si pordha n'klina!" "Mos shko me krye n'thes!" "Mos shko asaj rruge se asht me therra!" "Mos shkel n'drrasë t'kalbët!" "Mos shkel në shat, se t'bje bishti n'ball!" "Mos u tut prej tij çi flet shumë!" "Mos u tut prej prej qenit si leh shumë!" "Mos qit shkelma prej smirit!"


R ...

"Rueju mos i ve vetes balë n'ballë, se s'ka burrë çi ta hjek!" Rueju ujit dhe zjarmit!" "Rueju pa u ba!" "Rueju se po te jet ne fyt!" "Ruaju prej qenit si s'leh !" "ruaju prej qenit të lshuer prej vargojvë!" "Ruaju prej besës t'pabesit!" "Ruaju, se ta ze rrota bishtin!" Rueju, pa ta zan rrota bishtin!"

S ...
"Shtrij kamët, sa e ke jorganin!"


U ...
"Ulja grykën se e ke naltë!".


***** Bekime

I ...
"I shkoftë shpirti n'xhenet!"

J ...
"Ju baft nanës njiqin vjeç!" "Ju bafsh nanës me shtatë nishana!" "Ju rritsh nanës!"

K ...
"Kjoftë e bardhë ajo dekike çi i leve nanës!" "Kjoftë e bardhë ajo dekike çi çele sytë!"

L ...
"Larg kjoft e keqja prej tij!" "Larg kjoftë i mallekuemi prej teje!"

M ...
"Mos t'gjetë gja e ligë!" "Mos ta preft e ligë rrugën!" "Meleqtë kjofshin me ty!" "Mirë vofsh!"

P ...
"Për hajr t'kjoft varra!" "Pritja Zo t'ligën!"

R ...
"Ruejna Zo prej synit t'keq!" "Rruga e marë!"

S ...
"Siç e bafsh e gjetsh!" "Siç e bafsh banë ashtu t'nimoftë!"

T ...
"T'ardhtë e mramja me hajr!" "T'lumtë goja e t'knoftë zemra!" "T'lumtë goja e të pleqnoftë djali, se mirë po flet!" "T'past nana!" "Të preksha për t'mirë!" "Të priftë e mara!" "Të pastë naan faqebardhë!" "Të ruejt Zoti prej synit t'keq!" "Të ruejt Zoti prej taksiratit!" "Të shkoft shpirti në xhenet!" "T'u baftë dita njimij!"

Z ...
"Zoti t'rujt!"


****** MALLKIME


A ...
"As dreqi s'ka çka ban aty!"

C ...
"Ç'ban ashtu, more, bafsh kryma kryezes!"

E ...
"E paç faqen e zezë, si bytha e kusisë!"

I ...
"I hagërt shpirti ...!" "Ishalla t'japin ujë me lugë!"

K ...
"Kjoftë e zezë ajo dekike çi ti hapi sytë!"

L ...
"Lavshu n'lot e tua!" "Luejsh menç!"


M ...
"Meç pa ty!" "Metë nana pa ty!" "Mos laç farë mrapa!" "Mos pash dit t'bardhë!" "Mos pritsh m'u rritë!" "Mos t'pruftë Zoti shnosh!" "Mos t'lashte vorri mrena!" "Mos t'leftë as djalë as vajzë n'votër!" "Mos mujsh me dhanë xhevap n'atë dyja!" "Mos t'pastë nana!" "Mos t'raftë kashatë n'gojë!" "Mos t'rritë Zoti ma t'madh!" "Mos t'errtë nata!" "Mos bafsh hajër!"


O ...
"Or bir, karadaku ta preftë kryet!"

P ...
"Paç faqen e zezë, djalë mas djali!" "Pastë hijen e vet!"


S ...
"Shkja e bir shkjau!" "Shkofsh e mos u kthefsh!"


T ...
"Ta baftë Zoti sahatin dekike!" "Ta preft i hueji kryet!" "Të ardhtë e mramja me marre!" "Të ardhtë e mramja me sherr!" "T'çoftë Zoti, ku piqet buka n'diell!" "T'u djegtë trupi përse gjalli!" "Të due si krypën n'sy!" "Të dhaça uj me bisht të lugës!" "Të hagert breja!" "Të huptë fara!" "Ta theftë dreqi qafën!" "Ti zatë sytë e keqja e jote!" "T'u mshiltë dera me therra!" "Të plaçin sytë e ballit!" "Të vraftë reja!" "Ty, mos të lashtë Zoti shnosh!" "Thefsh qafën!" "Thi e bir thiu!"


U ...
"Udha e mrapsht të kjoftë!" "U mytsh n'ujë!"


***** TUTSI ( FRIKACAKU )

A ...
"Ai a, asht trim i madh, veçse ka zemér lepuri!" "As hijes së vet, nuk i beson!"


I ...
"I ka hi lepuri n'bark!" "I ligu s'din m'u nalë!"


K ...
"Ka frikë hijen e vet!" "Kamt e leta, e faqja e bardhë!" "Kur s'ka çka i ban, ja shan nanën!"

M ...
"Me gjuhë vret dyjan!"


S ...
"Sikur të mos ishte tuta edhe ai do të ishte trim!"

T ...
"Tutsi te fik e të fik e të korit!" "Tutsi se ka as kte, as at jetë!" "Tuta e ruen vathën!"


***** HALLALLI

"Hallall konsiderohej çdo gjë e fituar me punë, mund e djersë. Prandaj dhe Thuhet:
"Hallall gjinin çi t'kam dhanë!" "Hallall hyzmetin çi t'kam ba!"

"Ma mirë pak e hallall se ma shumë e haram!" "Hallall e paç!" "Hallall i kjoft!" "Njeri hallall!" "E ka hallall bukën çi e ha!" "Nana ja ban hallall thmis munin çi ka hjek me ta!" "Hallalli dhe harami, nuk mun rrinë bashkë!"


***** HARAMI

Haram konsiderohej çdo gjë që nuk fitohej me punë, prandaj dhe thuhej:
A ...
"Asht ba haram!" "Asht zanë haram!

G ...
"Gjaja e vjedhun asht haram!"

"Haram e paç gjinin çi t'kam dhanë!" "Haram e paç bukën çi ha!" "Harami haramin e njek!" "Haram i jati, e haram i biri!" "Harami, haram lyp!" "Harami n'haram shko!" "Harami t'vret!" "Harami t'plast sytë!"

M ...
"Me haram s'jetohet!" "Mos i lakmo haramit, se s'ka pa kush hajr prej tij!".

N ...
"Njeriu çi ban pun t'kqia, i bahet haram çdo gja!"
"Ta baft Zoti haram!"


**** MELEQTË
Simas kuptimit dhe besimit fetar në këtë trevë, Meleqtë ndodhen kudo, e ruejn njeriun nga të papritunat. Në trupin e njeriut qëndrojnë në supin e djathtë. Ata sjellin mirësi. Ata i përzanë dreqnit. Dreqnit ikin prej melaqeve. Në këtë trevë ka shumë vende të bekura dhe shumë të bukura, ku pijnë ujë dhe mrizojnë meleqët". Prandaj thuhet:"
A ...
"Asht meleq!" "Meleqtë e paçin n'dorë!"

I ...
"Ishalla e ruajn meleqetë!" "I urtë, si meleq!"

U ...
"Udhë e marë, e meleqtë kjofshin me ty!"


****** DREQI

Ai konsiderohej shkatari dhe zbatuesi i të gjitha bëmave të këqija. Sipas thënieve dreqi pushon në krahun e majtë. Sillet kudo dhe qëndron në vende të caktuara. Dreqnit "dijnë" të emitojnë tinguj nga më të ndryshmit. Në lidhje me dreqin, përdoeren shumë shprehje si:

D ...
"Dreqi brina s'ka!" "Dreq i jati e dreq i biri!" "Dreq i dreqit!" "Dreqi, e i biri i dreqit!" "Dreqi pastë pun me ty!"""Dreqi e din at punë!"" "Dreqni!" "Dreqi as mjell as korrë!" "Dreqi as han as pin, por dreqni menon!"

E ...
"E mori dreqi hisen e vet!" "E ka hager dreqi punën!"

F ...
"Falja dreqit!

I ...
"I kno dreqi n'vesh!" "I ka hy dreqi n'bark!

K ...
"Kcen si dreqi n'shkam!

N ...
"Nuk e ha dreqi mallin e vet!"

P ...
"Pjella e dreqit!"

S ...
"Se ha dreqi gjan e keqe!" "Se ha dreqi mallin e vet!"

T ...
"Të hagërt dreqi ç'ke n'vesh e përpjet "Të marrtë dreqi!" "Të çoftë Zoti ku ban dreqi ve!"

***** TË NDRYSHME

A ...
"A don mollë? - e pse s'due, mue goja lesh s'me ka!" "Aii, si asht ajo! As arrat mos me ja marrë prej dore e jo ma gja tjetër!" "A ke ken noni herë ma gusht se sot ? - Po, kur më ka ardhë miku n'shpi e s'kam pas bukë me i dhanë!" "Ai çi e ka mizën mas veshit, si ze bytha ven. - A thue, kush ia mori kaun Hasanit ? - ai çi ka mizën mas veshit. Ai që e kishte marr kaun e çoi dorën mbas veshit për ta trembur mizën. Kështu hajni zbuloi vetveten!"


Ç ...
"Ç'ka s'ma merr menja mue, as kurani se ka!"

D ...
"Dhija nji herë ja pa delmës dhe i tha: - T'paska dalë jasht!"

E ...
"Ec për tokë e jo për hava!" "E paç kamen e mirë!"

G ...
"Gojën s'ta ka dhanë Zoti sall për bukë!"

H ...
"Hudra kur ka folë ka thanë: N'daç me ken mirë e mos m'u lodh ditën, hamë sa të çohesh prej shtrati!" "Hiqu ti, more, se asht hafije!" "Hiqu ti, se asht msue m'u lukat!"

I ...
"I mat gjanat me kutin e vet!" "I than qorrit. - A don me ta kthye t'pamit e syve ? - Jo, tha ai, s'due me pa prishana!" "I ka hjek spik!"


K ...
"Kali i huej, t'le n'rrugë!" "Kur ta hash pulën e huej, tanen maje vjerrun për kame!" "Kush, more, ai a? Ai kur s'flet, sakt s'rren!" "kqyr ku po shkelë!" ""Kuline (Kudëren) çi han klysht e vet duhet me vra!" "Kur ra gusht ai ja fali shpirtin Zotit, po ai s'ja mori pa la borxhet!"


L ...
"Lumi ai çijeton midis Synit Skafkaçit, Drunit Shtremt e Shpelles Fratit!" "Lshe, more, lshe! O, pata me lshue, more, po s'po më lshon kymue!" "

M ...

"Mali dhe nata kanë veshë!" "Matu shtatë, e qit nji herë! "Matu shtaë, e fol nji herë!" "Me folë me te, asht njisoj si em rrue ve, e veja lesh s'ka!" "Me mësue tjerët asht kollaj!" "Me ju pri tjerëve s'asht kollaj!" "Me folë prej skamlije, munte gjithkushi, po me kap pushkën e me ju pri trimave, dueht me pas burrni e trimeni!" "Merre kal, merre sas e shtat simita ke n'strajcë e rahma e mos m'vra!" "Mos shko si Muça mas daive!" "M'rrove, e t'rrova, e brisku i berberit!" "Me ditë lopa pse ja japin ballgurin kurr se ha!" "Mos u ba m'u qesh, se dynjaja njat pun ka!" "Mos u muno me ma qit dreqin prej barkut!"


N ...
"Nuk i bihet murit me krye!" "Nuk t'vret kush pa kallauz!"

Q ...
"Qepa kur ka folë ka thanë: ndaç me fjet rahat e m'u çue i letë natje hamë n'darkë!

P ...
"Pa i dalë flaka, ta nalim timin!" "Pse ke shkel ligjin, bre, - Bishtin ja kini lanë shumë t'gjat, pasha zotën, s'pata ku me vu kamën!" "Po si lujte kamët, si luen as dhamët!"


S ...
"S'mahem dy kunguj nën sjetull!" "Sa ta majsh për laku e ke n'dorë!" "S'hi minarja n'thes!" "Sa sharte ka turqnia ? - simas takatit!" "S'kalohet deti n'kam!" "S'po m'vjen keq për kët çi kaloi, po më vjen keq se u hapi rrugë tjerëve!" "Shko e eja, me men në krye!" "Si kam ba kujt mirë, çi t'kam frikë!"


T ...
"Trimi o t'vret, o t'falë; i ligu as t'vret as t'falë!"


U ...
"Ujin e nejun kërkush se pi!"

V ...
"Vlla, he vlla shyqyr çi jam rrah e s'jem vra!"


****** PËRSHËNDETJE

A ...
"A je si je ?!" "A je burr i fort ?!" "A jini a si jini ? ( burra të fortë, burrat e dheut)!"


M ...
"Mirse ju gjeta (gjetëm) burra! Mirse kini ardhë me na nerue!" "Mirse ju ka pru Zoti!" "Mirse vini (po vini) burra!" "Mirse vjen!" "Mir u pashim!" "Mir pjekshim"


N ...
"Natja e mirë!"


P .. .
"Paç faqene bardhë çi na keni gzue e nerue!" "Pramja e mirë!"

T ...
Tungjatjeta!"


U ...
"U kjoftë mirë!"


****** URIME

I ...
"Ishalla i gjeni shnosh e mirë!"

K ...
"Kalofshi mirë!" "Kjoftë Zoti me ty!" "Kjofsh faqe bardh ti e rodi yt (rod mas rodi)


R ...
"Rrug t'marë!"

S ...
"Shkofsh e ardhësh nshnosh e mirë!"


U...
"U kjoft rruga e hajrit!" "U kjoft per hajër!" U kjoft për hajër e me nafak!"


T ...
"T'kjoft rruga e hajrit!" "Ta baft Zoti rrugën dritë!" "T'rujt Zoti prej t'ligave!"


Z ...
"Zoti t'past nore!" "Zoti t'rujt ty e ka paç!"


****** LEDHATIME

A ...
"Asllani i nanës!" "Azgani i nanës!"

B ...
"Bardhoshi i nanës!" "Bukuroshi i nanës!"

D ...
"Dashi i nanës

I ...
"I vogli i nanës!" "I bukuri i nanës!" "I dashtuni i nanës!" "I amli i nans!" "I miri i nanës!"

J ...
"Ju bafsh nanës me shtat nishana!" "Ju rritsh nanës!"

K ...
"Kallushani i nanës!"

L ...
"Lum nana, çi te ka!" "lum nana, për ty!"

O ...
"O trimi i nanës!" "O pëllumi i nanës!"


S ...
"Sokoli i nanës!" "Sugari i nanës!"


****** PËRBETIMI

E ...
"E shedibilahi i Zotit, sakt po (asht njashtu ose s'asht ashtu)!"


M ...
"Ma marrt Zoti fetyren n'po t'rrej!" "M'plaçin syt n'po t'urrej!" "M'vraft Zoti n'po rrej!" "Mi plast syt buka çi kena hager bashk n'po t'rrej!" "Mi qorroft Zoti syt, n'te rrejsha sall nji fjal!"

P ...
"Pasha ate që na e ka dhanë shpirtin!" "Pasha ate që na e ka falë, e na e merr shpirtin!" "Pasha ata çi po ha, e ata çi po e marr me vete!" "Pasha ata çi vra e kthejll!" "Pasha at diell, çi nxen tan dijan!" "Pasha atë tokë çi s'kem çare pa hi n'ta!" Pasha din e iman njashtu asht!" "Pasha ditën e dekës!" "Pasha gjith (gjinin) çi t'kam dhan!" Pash gjit çi t'kam dhan, bane at pun për hatër të nanes (mos e ba at pun)!" "Pasha fjalën e nerës!" "Pasha fjaLén e burrit!" "Pasha kryet e thmive!" "Pasha kryet e djalit!" "Pasha kryet tat!" "Pasha kte e atë jetë!" "Pasha miqësin (kumarin, jaranin), çi kemi, sakt po!" "Pasha natën e vorrit!" "Pasha nerën çi ka burri!" "Pasha syt e ballit, njashtu o kjen!" "Pasha shpirtin e nanës (Babës)!" "Pasha shpirtin e t'gjallve e t'vdekunve!" "Pasha shtat pal tok e shtat pal qell!" "Pasha t'madhin Zo çi ma ka dhan shpirtin e çi na merr kur të don, bash njashtu asht!" "Pasha t'lumin Zo!" "Pasha tok e qiell!" "Pasha kryet tem!" "Pasha Zoten( mund të jet pohuese ose mohuese, por është shumë i përdorur si përbetim)!" "Për t'ben e zotit, e si e bafsha me nimoft, sakt njashtu asht!" "Për kte be e si e bafsha më nimoft, n'po t'rrej!"

 

më tepër

 
 
Mekulipress.com ne gjuhen Shqipe Mekulipress.com ne gjuhen shqipe
Video Bibliothek
Audio Bibliothek
Pictures
SHPREHU
Një shkrim kritik duhet të jetë i guximshëm dhe i vrazhdë, absolutisht me miqtë dhe kundershtarët.
Dhe për agjensinë MEKULIpress KRITIKA është burim i vetëm i INFORMACIONIT, pjesa tjetër ështe vetëm REKLAMË
.me teper
DOSSIER
Po ka ekzistuar një plan i tillë i hollësishëm e tepër sekret, i rëndësisë së veçantë, koduar “Shpërthimi”, hartues jam unë me Maliq Sadushin, nën drejtimin e Mehmet Shehut. Sigurisht, gjithçka bëhej me “OK!” e komandantit të përgjithshëm.... më tepër

 

 

Sitemap: Permbajtja e faqes MekuliPress.com Kontakt Linkat

Foto e Ditës