ARGËTIM
Për
TY! Mos ngurro. Shtyp këtu...
ANEGDOTA POPULLORE
Shënim: Per hire te origjinalitetit dhe mos humbjes
së kuptimit dhe porosis që i gjejmë te anegdotat apo
te njohura në popull si MESELE ose BISEDA ME RROTULLA
do ti tregojmë mu në atë mënyrë se si janë interpretuar
nga vetë ata që i kanë treguar ose që janë ruajtur gjenerat
pas gjenerate,deri ne ditët e sotme.
MOS PO E RRUJNE EDHE AT QEN
Ish kane njani tuj u rrue.Berberi e kish pas briskin
e pamrehun, e k'ti i diqke l'kura sa qaq bahet.Tuj u
rrue ky njeri, e nijti ni qen tuj piskate n'rruge.At'here
foli:
--A thue , more , cka qaj qen qi po pisket?A mos po
e rrujne edhe atona a?
DJELMT EVLIHA
I kish pas magjupja dy djel.Po i lavdohet shoqevet:
--I kam dy djelt evliha.
--Qysh?--i thane shoqet.
--Mramje per mramje , kur bojne llaf qysh do me marre
moti , njani thot:
--Neser do t'bje shi.--e tjetri thot:
--S'do me ra-- edhe kurr nuk nuk bahet per pa i dale
njanit fjala.
PERTEJ DJEPIT--PERTEJ DETIT
E 'kish pas thirre burri t'shoqen:
--Oj grue , ku je?
--Jam pertej djepit.
--Pertej djepit , pertej detit.
KUSH KA KORRE?--NUSJA
Ish kane ni zotni e kish pas toke shum.Kish pas shti
argat n'are me korre grune , e ner ta ishte edhe 'i
nuse e shpis.Kah akshami ish kan shkue zotnija te argat.Vetke
zotnija tuj shkue ares:
--Kush i ka korre qita rena kaq keq?
--Nusja,-- thojshin tjeret per me e pshtue veten se
e dishin qi nusja nuk flet.Shkojke ma larg zotnija e
prap vetke:
--Kush i ka korre qeta rena kaq keq?
--Nusja,--ithojshin prap argat.
Kur u ba aksham e erdh vakti m'i marre hakun,zotnija
tana paret ja dha nuses.Argat i thane:
--Pse me ja dhane nuses tana paret?
--Prej fjalve t'juja po merret vesh qi nusja e paska
korre krejt aren.
E LUMJA , MORI E EJTE
Ni vajze ish kan hi ner vade (t'marteses).Kishte me
u martue t'ejten.Kur erdh koha , nja kater pes dite
pa shkue , ja nisi e po i njen dit:
--E hane , e marte , lumja mori e ejte.
T'merkuren e kapercei , e harroi pej qejfit e pej ngutes
me shkue sa ma perpara te burri.(ktu ni her jane martue
t'ejteve).
ZJARMI I ZHABARIT
Ish kane shku njani musafir n'Zhabar t'Eper.Aty ku bjen
n'konak , i gjane edhe do musafir tjere.Ish kane dimen
e f'toft i madh.Zhabari s'kan dru shum e e kane zakon
mos me e kalle shum kaftorin.Ky musafiri qi shkoi vetun
, kish pas nirthe.Me i than t'zotit shpis:"Kalle
kaftorin ma shum!,s'kish pas mujte se i kish pas ardhe
marre".Po dikur s'ju durue e foli:
--Valla , more burra , me e dijte qi asht edhe zjarmi
i xhehnemit si zjarmi i Zhabarit , tybe gja s'kisha
lane pa ba.
FEMIJA MUND TI PERGJAS EDHE RROGTARIT
Tuj ba muhabet n'shoqni i thane njanit;
--Djali yt i ka ga' rrogtarit.
K'ti edhe ju ba merak.U idhnue.Shkoi n'shpi e po i thot
t'shoqes:
--Oj grue , po m'thone hallki:"Djali yt i ka ga
rroktarit".
Grueja edhe ja priti:
--He njeri , pse po bahesh budall e po i ngone hallkin.F'mija
i gajne dajve shtat sahat rruge larg , e s'po i gajne
rrogtarit qi a kane n'shpi.
A HIHET NE KET UJE
Ish kane njani tuj ba udhe.Ja mrrini tu ni uj , e zatetet
ni coban stomit t'ujit.E kish menen me dale n'at ana
ujit.E veti cobanin:
--O coban , a hihet n'qet uj?
--Po.
Ujt ish kone koxha i felle.E merr drumtarin e e con
nja 'izet-tridhet metra teposhte.Dikur drumtari mezi
qi duel.U k'thue te cobani e i tha:
--Pse , bre coban , ke tuj m'marre n'qafe e nuk m'kallxove
t'drejten?.Gati u myta.
--Ti nuk m'pvete a dilet , po a hihet n'qit uj.Me hi
a kollaj , po me dal a zamet.Duhet me vete a dilet e
jo a hihet.
TUPANI I LETRES
Ish kane ni deputet e merr udhtim.E teshi n'rruge ni
njeri me ni tupan t'letres.E p'veti:
--Cka asht ky?
--Ky asht tupan pej letre , me i ra kur naj deputet
t'ban xhymertllek.
--Po ky ckyhet , more
--S'e di , se kurr s'm'ka ba vaki me i ra deri sod.
GEZIM MA T'MADH?--KUR JAM MARTUE VETE
Bajram Haliti e kish pas martue djalin.Kur shkojne shoket
me ja ba per hajr , i thone:
--Per hajr , Bajram Haliti qi e martove djalin!
--Hajer paqi!
I thone:
--A ki pas gzim ma t'madh n'ymer tan se sot qi pe marton
djalin?
--Po , qysh jo.
--Kur?
--Kur jam martue vete.
KUSH PO HIN ANDEJ?
E veten ni babe:
--Qysh pe e qon me k'ta t'rit?
--Birinxhi.
--A po t'ngojne?
--Kush po hin anej!SA FEMIJE I KE?
E d'veti ni grue njanin:
--Sa thmi i ke?
--Pese.
--Po m'dhimesh.Sa t'jete thmija i vogel , ta hane kashaten
e gojes , kur t'rriten , ti hane mushknit.
NUK TE NJEH KUSH A JE GJALLE
Ish kane ni katunar i thjeshte , po menen e madhe.N'bramje
shkon te shpija e a ungje e po rrin mazun.E shoqja e
k'thei darken edhe e thirri me hanger.
--He , moj grue , nuk e din ti cfare derti kam une.S'muj
me hanger buke.
--E cfare derti ki , njeri?
--A dek filan bajraktari;filan aga e filan parija e
m'ka mete fisi n'krye.
Greja priti e i tha:
--Hajde njeri e ha buke , se s'tnjeh kush qi je gjalle
, se vec taksirati i ktyne thmive me m'i lane unet ,
qi t'ka hype menja e madhe , se kush s't'nje.
QITEM MOTER TA LAJ FTYREN
Shkoi njani te motra e vet e martueme e nejti rrum dy
muej pa luejte hic.E kish gjet mire aty;me punu s'punojke
e miku i bajke muhabet boll.Ma s'mrami miqt nisen me
u merzite,po s'kishin qysh me i thane me u cue.Edhe
motres nuk i vike mire qi po rrin vllau aq shume.Ni
dit natje i tha vllau motres:
--Qitem uj , moter , t'e laj ftyren.
--Uh , vlla--i tha motra.---Cfare ftyre po do me la!?.Ti
me pas ftyre, shkon te shpija jote.
QAFA E PULES ME PELQEN MA SHUM
E kishin pas vet njanin:
--Cili mish i pules asht ma i miri?
--Mishi i qafes asht ma i miri,--ja kthei ai.
--Qysh more, mishi i qafes ma i miri?.--nisen me ba
hajgare ata qi e kishin vete.
--Per mue asht ma i mire mishi i qafes se dajma kam
hanger qafa t'pulave e mish tjeter i pules s'm'ka ra
kurr hise.
KUSH NUK DIN PER VEHTE NUK DIN PER KERKEND
Niset me shkue njani n'sheher.E mushi ni thes me drith.N'njanen
ane e qet at thes n'kali e n'tjetren ane e qet ni cung.Cungun
e ban barre.E teshe ni njeri n'udhe.I thot ai njeri:
--Cka ke ba kshtu?
--Qe valla,e ngarkova qet cung me e ba barre.
--A ki tjeter thes me veti?
--Po kam.--Edhe ja dha thesin e shprazt.
E shkarkuen kalin,e dane drithin n'dy thas e ja ngarkoi
e ja bani t'dy thaset barre,e cungun e la n'toke.E i
tha:
--A asht ma mire tash?
--Po valla.
--Une--tha-- s'di per vedi se , me m'sue hallk di.
--A s'din per vedi?-- i tha i zoti i kalit.--Nale ta
ngarkoj prap cungun si e pata se, ti qi s'di per vedi,
s'di per kerkan e s'm'ban hajr as mue.
DIJA E ZBULUEME DHE E PAZBULUEME
Ish kan dale ni njeri me shetit.Shkon teri n'stom t'detit.Aty
ish kane ni peme e madhe.N'at peme ni shpen i bardhe.Ai
shpen e kish pas ni pike uje n'kaqep.Ky njeri quditet
shka ish ajo peme aty e ai zog me ni pike uje n'kaqep.Kah
kthehet n'kujtim,teshet n'ni plak t'mrrine.E veti plaku:
--Cka ki qi je kshtu menueshëm,more bir?
Ai u pergjegj:
--Kshtu e kshtu e pashe ni pemë n'stom t'detit e ni
zog n'pemë me ni pike uje n'kaqep.S'po di se cka do
me thane kjo pune.
--Po t'kallzon plaku--i tha i mrrini.--Pema n'stom t'detit
asht dyjeja.Shpeni n'peme asht insani.Pika e ujit n'kaqep
t'shpenit asht dija sa kan mrri njerzit,e ata ujt tjeter
t'detit asht dija e pazbulueme.
KUR QESHET DITUNIA?(IRONIKISHT)
Dijen e kishin vete:
--A kesh naj here n'ymer tan?
--Po,--kish than dija--une keshi (kuptohet:ironikisht)
n'ymer tem tri here:kur i madhi nuk ja din t'voglit,kur
i forti nuk ja din t'ligit edhe plaku kur nuk ja din
t'riut.
I CELSHA VESHET E I MSHELSHA SYTE
Ish kan shku Brahim Uka i Dobrodolit te Rraci i Siqeves,e
thojke:
--Kur shkova te Rraci,i celshna syte e i mshelsha veshet,--se
Rraci ish zingjin,po meshkuj t'muhabetit s'kish pase,krejt
do t'shnosh.
--Kur shkojsha te Tahir Hasani i Kijeves , i mshelsa
syte e i celsha veshet se hem jan kan t'fort pej takati
e hem kan pase burra t'meçem (Ramadan Shabani) .
PAK TLYNE,PAK DUHAN
Nifare Shaba ' Dema i Vuqines e kish pas pi duhanin
shum.Djemt ishin kan pas menue me ja hjek duhanin e
po i thone ni dite:
--Ish.kallaj, bre babe, me e lane duhanin.Na ka kallxue
dikush.
--Qysh , bre bir?
--Me e hanger ka 'i luge tlyne sabale.
Plaku s'kish pas qef me e lane krejt.Po u thot t'bijve:
--Jo,bre bir,s'un e kini marre vesh mire.Kan thane:Pak
tlyne e pak duhan!
SHKA DUHET PER YFTAR
Kishin pas shkue dy vete n'shpi t'Tahir Berishes.Po
bajne llaf shka duhet per yftar.Foli njani:
--Per yftar duhet pogaqe,voe t'perzhitne.petlla,djath
t'njome.
Tjetri tha:
--Duhet me pase edhe hurme,fiq.portokalla.
I thane Tahirit:
--Ti ,Tahir, ke qef me pase per yftar ni sheke kallamoq
(se kujtojshin qi Tahiri s'din gja, se ish kan bjeshkatar).---Tahiri
tha:
---Tana kto po i ngjehni ju per yftar.Yftar e nreqin
ma shume gjinja.Gjin duhet me pase per yftar.
RAHMET PASTE KUSH E KA GJETE MISHIN E PASULIN.
Njani kish shkue n'mal per dru.Gjith diten nejti pa
buke.Edhe e lagu shiu.Kah u kthye ,po thot me vedi:"Ishalla
e gja ' ni pasul per darke".Kur i pruni drute tu
shpija, u shtrue darka.Bacica kish shti pasul , edhe
me mish.Kur e pa ky pasulin me mish u gzue.Hanger shum.Piu
edhe i'gote uje, e dhezi ni cigare e tha:
--Zoti zhdrypte rahmet n'shpirtin e ati qi i ka ra n'men
me i bashkue mish edhe pasul bashke.Pasuli jemek n'veti,
e mishi kapaki i t'tanave,a ka si bahet ma mire!
FALLI I TE VORFUNIT
Ish kan njani fukara.Shkon tu falltori e i thot:
--Allahile, a po m'qet fall?
--Per cka po do me t'qit fall?
--E kam jeten e keqe e jam fukara i madh.Pa kqyr, a
kam m'u ba najhere zingin i madh?
Falltori zu m'i qit fall me pasula.Ikqyri sa i kqyri
, e dikur tha:
Edhe tri vjet qishtu e ke fatin.
--Po masanej?--e veti fukaraja.
--Masanej m'sohesh s't'duhet ma mire.
GJYGYMI I ÇAJIT
Shkon njani n'Shtime.P'e shef njanin qi kish ra n'fukarallik
e i kish qite m'e shitë gjygymin e çajit,e kishte pas
shite edhe token , e tash e kish qite me e shite edhe
gjygymin .Po flet ky qi kish pas shkue n'Shtime.
--A po e shet gjygymin a?
---Po ,po e shes.
E kqyri gjygymin e i tha:
--I mir tuk'a , po i vogel a ?
--Po t'doket i vogel , po i vogel s'a,dymdhet hektere
toke m'i ka hanger.
A S'I KENI DY VEGSHA
Njanit i erdh mysafir ni jaran i madh.E kish menen me
i ba muhabet e ja veti qefin.
--A don me t'shti mish e lakna a mish e pasul per darke?
--Pse jaran, a s'i keni dy vegsha a ?
UNE PO E THEJ QAFEN N'BOSTAN
Ni zot shpije jau dajke punet mashkujve t'shpis nadje.Gjithhere
punet ma t'lehta per veti i dajke.Ni dit po u thot:
--Ti ke me shku me berre, e ti shko n'mulli , ju dy
shkoni n'are e une po shkoj e po e thej qafen n'bostan.
BINI JU SHEHADET
Ni i Drenovcit kish ba me deke.Robt e shpise po i thone:
--Bjer shehadet, babe!
--Bini ju shehadet se mue m'rrou dreqi.
U NIS PER MEVLYD E DUEL SURLE E TUPAN
Qohet Lima Kelmendi e e thrret hoxhen m'e knue ni mevlud.Nuk
vjen hoxha se i dele ni deke a pune.Ja con zoti tupanxhine
e surlaxhine qi i kish zane nata e shkojne me bujte
te Lima Kelmendi n'Balince.I shtin mrena Limani e ua
shtron darken.Mas darke i shtine djemt e shpis mysafirt
me i ra tupanit e surles.Ja filluen kta e po bajne gjymysh
. Limani u ba n'qef e kish pas fole:
--Kalleni,kalleni e bani gjymysh!.E kam pas nise per
mevlud e m'duel surle e tupan.
KËMBËT HEQIN PËR KRYE BUDALLË
Niset njani pej shpije per ni pune.N'ven qi me sose
pune shpejt e me i ra shkurt nget gjith diten posht'e
perpjete e gja s'un n'req.E nxe akshami n'ni katun.Bjen
n'konak te ni mik i veti.Kur merr m'i shtrue miku me
ra mas darke,ja shtroi dyshekun edhe ja qet jastakun.Ky
muer e ra.Kamet i qiti n'jastik e kryet n'fun t'dyshekut.Miku
po i thot:
--O mik, per s'mrapshti je ra se kryet duhet m'e qite
n'jastik e jo kamet.
--Jo,bre mik, se mir jam ra,--ju pergjegj musafiri--se
kamet hekin per krye budalle.Gjith diten kamet kan heke
per k'ta krye budall e tash kamet ne t'pushojne rahat
n'jastik e jo kryet, se s'e meriton.urat Rudit
ANEGDOTA-MESELE
Shënim: Per hire te origjinalitetit dhe mos humbjes
së kuptimit dhe porosis që i gjejmë te anegdotat apo
te njohura në popull si MESELE ose BISEDA ME RROTULLA
do ti tregojmë mu në atë mënyrë se si janë interpretuar
nga vetë ata që i kanë treguar ose që janë ruajtur gjenerat
pas gjenerate,deri ne ditët e sotme.
I GJALLI RRUDHET PAK
-Shkoi ni katunar m’e e ble ni jargan.Edhe e lypi ni
jargan ma t’madhin.Dugajxhija ja qiti njå,po skish pas
jargana shum t’gatë.Katunari u shtri n’dugajë edhe u
mlue me jargan,po i metën kamët pak përjashta.Tha:
-Kanka i shkurtë.
-A e do për t’gjallë a për t’dekun,-i tha dugajxhija.
-Për t’gjallë ,-i tha katunari.
Dugajxhija i ra shtagë kamëve.Katunari i rrudhi kamët
e jargani ja mloi.At’herë dugajxhija i tha:
.Qe vlla,taman e ke jarganin se i gjalli rrudhet pak.
BOLL MA....
Ish kanë ni katunar e e përziu drithin me dhe për me
i ardhë ma i rånë e e con n’magaze me e shitë.Magazinjeri
ish kånë njeri i drejtë.E kqyr drithin edhe e på t’përziem
me dhe.S’po i thot:”Pse e ki t’përziem me dhe”,po po
e vetë:
-Sa vjet i ki?
-Gjashtdhejt.
-Boll ma,-i tha magazinjeri-hiq dorë prej ktyne seneve
se vakti å.
QITMA, ZOT,NJI KALË
Ish kanë ni drumtar kah shkon vetun për shehër.Dikur
po e sheh ni përpjeze e po thot:
-Qitma,zot,ni kali e t’kapërcej qeket përpeze teri n’qat
kodër se jam lodhë e kputë.Nuk shkon nja pesdhjet hapa
e zatetet n’ni zabit t’mretit.Zabitit i kish pjellë
atkija.Mazi i vogël nuk mujke me ecë e zabiti me pritë
s’kish vakt.Kur e pa zabiti drumtarin,i tha:
-Paja kå!-Drumtari ju afrue.
-Kape ket maz,qite n’shpinë se s’po munet me ecë e qitma
n’kodër.
-Vallahi jam lodh e s’muj.-i tha drumtari.
Zabiti ja qiti alltin,ja drejtoi e i tha:
-Kape mazin qite n’shpin se t’vrava.
S’pat cka me ba drumtari,e ngarkoi mazin n’shpinë.Po
i n’gjitet kodrës përpjetë me gjith maz e po flet me
vedi:
-Hej more zot,une t’thash:”Qitma ’i kali t’i hipi n’shpin
e t’dal n’kodër”,se jo me m’hipë mue kali n’shpinë e
m’e qitë une kalin n’kodër.
DO TU TRGOJ T’GJITHËVE...
I kish pas thanë njani ni shoqit t’vet:
-Po t’kallxoj dishka n’besë,po ti kurkuj mos i kallxo.
Ai tjetri i tha:
-Besa do t’i kallxoj t’tanve.Masi s’po mun e ruen ti
at fjalë,kah ta ruej une?
PËR FYTYRË--- KATËR LIRA
-N’kohë t’vjetra, gjaku për fytyrë ish kånë katër lira;gjaku
i burrit dymdhet lira,e varra sakat gjashtë lira.
Shkon njåni te ni plak edhe e vet:
-Qysh båhet kjo punë , qi varra i ka gjashtë lira e
fytyra katër lira?
-Fytyra nuk lahet me pare,-ja kthei plaki.-Ai qi nuk
don m’e hupë ftyrën e vet,për tå åsht pishtoli.Ai qi
nuk ka dert për fytyrë e do m’i marr paret,boll i ka
katër lira.
ME M’I DIJTË TË ZEZAT QË I KAM...
E muerën nusen n’ni katun.Shkuen gra e qika me e pa.Nusja
ish kanë e zezë n’fytyrë.Njana prej grave tha:
-Mashalla,mashalla,mori nuse po e zeza qi kanke!
-He mori gra,-tha nusja-me i dijtë ju t’zezat qi i kam
une mrapa,kurgja nuk jam e zezë n’fytyrë.
MBRETIT JA CELTË ZOTI SYTË E ZEMRËS
Ke ni hallë plakë.E pat ni djalë edhe renë e vet.Djali
ish kan shkue ni ditë n’pazar.Kur erdh pej pazarit,p’e
vetë e ama:
-Bir, a mun erdhe?
-Erdha nanë.
-A kish naj haber,a njeve naj sen?
Djali deshti m’u mahitë pak me nanën për dashtnim e
i tha:
-He mori nanë,ni urdhën qi e kish qit mreti,vejushk
kun mos me lanë,vec tana me e marr ka ni burrë.T’reja
e plaka,jashta m’e pasë ni dham n’gojë,s’ka care pa
u martue.
Halla e shtini gishtin n’gojë e po kqyr mos e ka naj
dham.
-He, more bir,-tha plaka-ja zgjat jetën zoti mretit
shumë se po deshka me sunue mirë.
Reja ish kanë n’magje tuj e sitë miellin.Keshi ho-ho-ho,se
p’e merr vesh qi djali po mahitet.Halla i tha:
-N’dash ban ho-ho-ho,n’dash hi-hi-hi,shka å folë,ka
mu ba.Mretit ja celtë zoti syt e zemrës.
TRE VJET TË KAM LAVDUE
E kish pas marrë ni plak ni grue për djalë t’vet.Reja
i kish pa bå hyzmet shumë plakut rrum tre vjet.Plaku
tre vjet e kish pa livdue renë n’ka ish zatetë,kur kish
pas shkue nëpër miq: »Ni re qi e kam marrë une,kush
se ka n’ket rrethinë ».
Mas tri vjete reja s’po i ban hyzmet e as s’po e ngon.Plaku
ni ditë po i thotë:
-Hej moj bi,shum n’zor jam ra une tash.Tri vjet t’kum
livdue e , tash tri vjet m’duhet me t’kesh për me jau
mush menen hallkut qi s’asht qashtu aysh kam thanë.
S’KE MBETË AS PËR TE SHPIA
Ish kanë ni njeri e kërkojke shumë nëpër miq e dostllarë.Kur
vike te shpija i lodhun,i thojke grues:
-E moj grue,s’jam mbet ma me dal kund.
Grueja ni ditë su durue e i tha:
-He,more njeri,ti s’je mbetë besa as për te shpija (se
s’po ta sheh kush hajrin).
TË KA HUPË EDHE LAMSHI
Njani s’i kish pas punët kurrqysh.Po u ankohet disa
dostllarve t’vet:
-M’ka hupë fija.
Ata dostllarët ja dijshin punët mirë e i thanë:
-Shka bahet qi t’ka hupë edhe lamshi,se për fije kallaj
bahet!
KUR PO MË KUJTOHET DAJA....
E kish pasë njani dajën e keq.Kish pas thanë:
-Kur po e kujtoj dajën,edhe nana po m’mërzitet.
HAJNAT EDHE BORXHLIJT KRYET E MBAJNË ULËT
Kur ish kanë Shemsi pasha n’Mitrovicë,ishin kan vjedh
dugajët natën shumë.Disa prej shehrit shkojnë e i thonë
pashës:
-Cka u ba kjo punë si na fikën hajnat?Me na i gjetë
hajnat!
-Bre burra,-u tha Shemsi pasha,-une i kisha gjetë hajnat
n’pikë dite,po m’u kan përzie me borxhlijt e s’po mij
i daj.
-Qysh kshttu përzihen hajnat me borxhlit?
-Se si borxhlija qi shkon me krye ulët e tuj u tutë
se mos pe e zatet borxhlin e vet e nuk ka me ja pague
paret,ashtu edhe hajni shkon me krye t’ulët prej tute
mos p’e ngjeh nakush qi asht hajn , edhe e kapin.
BINI JU SHAHADET
-Ni i Drenovcit kish bå me dekë.Robt e shpis po i thonë:
-Bjer shehadet,babë!
-Bini ju shehadet se mue mrrou dreqi.
U NIS PËR MEVLYD E DUEK SURLE E TUPAN
Cohet Lima Kelmendi e e thrret hoxhën m’e k’nue ni mevlyd.Nuk
vjen hoxha se i del ni dek a punë.Ja con zoti tupanxhinë
e surlaxhinë qi i kish zanë nata e shkojnë me bujtë
te Lima Kelmendi n’Balincë-I shtinë mrena Limani e u
shtron darkën.Mas darke i shtinë djemt e shpisë musafirt
me i ra tupanit e surles.Ja fillojnë kta e po båjnë
gjymysh.Limani u ba n’qef e kish pas folë:
-Kalleni,kalleni e bani gjymysh!E kam pas nisë për mevlyd
e m’duel surle e tupan.
MUHABETI I GOJËS
Njani po thot:
-Thonë hallku se ata qi kërkojnë (shëtisin),shkojnë
vec me hangër.E une jo,nuk shkoj me hangër,po due me
pasë muhabet t’gojës.
Tjetri ja priti:
-Krejt njå asht bre jaran.Muhabeti i gojës åsht buka.
GJYGYMI I QAJIT
Shkon njani n’Shtimle.P’e shef njanin qi kish ra n’fukarallak
e e kish qitë m’e shitë gjygymin e qajit.E kishte pas
shitë edhe tokën,e tash ekish qitë me e shitë edhe gjygimin.Po
flet ky qi kish pas shkue n’Shtimle.
-A po e shet gjygimin a ?
-Po,po e shes.
E kshyri gjygymin e i tha:
-I mirë tuk å,po i vogël å.
.Po t’doket i vogël,po i vogël s’å.Dymdhet hektarë tokë
mi ka hangër.
MERRJAU BUKËN SE E HARROJNË DJATHIN
Ni zot shpije,kur shkoi tu shpija,po i nien tu kajtë
fmit.E thrret t’shoqen e i thot:
-Oj grue,cka kanë fmija qi po kajnë?
-U kam dhanë bukë e tash po lypin edhe djath.
-Merrjau bukën se e harrojnë djathin.
HERË PO MA KANDA,HERË S’PO MA KANDA
Ish kanë ni njeri,e katuni e kish marrë si njeri jo
shumë të gdhenun.
Kishin marrë e e kishin pre nji pjepën e ni kungull
e ja kishin përzie n’ni sahan.Ja kishin dhanë me hangër.
Ky edhe ja nis me hangër.Kur e vetën:
-Kadri,qysh po t’duket,a po ta kana?
Ky ju përgjegj:
-Herë po ma kana,herë s’po ma kana.
FALLI I TË VORFUNIT
Ish kanë njani fukara.Shkon tu falltori e i thot:
-Allahile,a po m’qet fall?
-Për cka po do me t’qitë fall?
-E kam jetën e keqe e jam fukara i madh.Pa kqyr,a ka
m’u ba najherë zingjin i madh?
Falltori zu m’i qitë fall me pasula.I kqyri sa i kqyri,e
dikur i tha:
-Edhe tri vjet qishtu e kie fatin.
-Po masanej?-e veti fukaraja
-Masanej m’sohesh,s’t’duhet ma mirë.
LE TA DIJË SHPIRTI SHKA PO HAN
I tha djali nanës:
-Oj nanë,qitna dishka për drekë!
Ishin kanë fukara t’kputun.Po i thot nana:
-S’ka nana me shka me ta qit drekën.
Dikur i ra n’men e i tha t’birit:
-A ta qes ni hithnik?
-Mirë,nanë,qite.
Nana e kish pas soll ni voe n’magje.Po e vetë prap t’birin:
-A t’ja qes krejt voen hithnikit a sall gjysën?
-O krejt qitja,nanë bre,le ta din shpirti shka po han!
DERI SA TË MBËRRIJMË ATJE,PIQET MOLLA
Ishin kan shkue me prashitë do argat tu njani.Kur ja
nisën,po i thotë i zoti i arës njanit argat:
-A po del ti, mixha Adem,me i pri renit si i parë?(si
renatar,e tjerët me shkue mas)
-Po dal,po ku i nalni renat?
-Tu qajo mollë,-ia kthehi i zoti i arës.
Mixha Adem e kqyri mollën.Ish kanë molla shumë larg,e
k’ti s’po ja merr menja qi mun me mrri deri atje.
-A gjithherë i coni renat deri tu molla a?
-Po,gjithherë deri qaty.
-Ani mirë,-tha mixha Adem.-Tekteri t’e cojmë renin te
molla,piqet edhe molla e ulmi aty nën hije e hamë molla.
POROSIA E LOPËS SË VETME
Ish kan ‘i plak fukara e kish pasë ni lopë.Dit prej
ditsh i cofi lopa.Fukaraja u qu natje,e pa lopën e coftëe
pej mërzie duel n’oborr e po enet.Kryet e kish ungjë.Kojshija
i vet e pveti:
-A mun u cove, o mixhë?
-Po u cova.A mun u cuet ju?-e pveti fukaraja.
-Po u cuem,-ja kthei kojshija,-po mu ba ni dam i madh
sonte.
Po cfarë dami?-e pveti plaku
Kum pas nji mushterrë-Natën ish ra n’kanop e ish cofë
për gazep.
-Hë,e jemja m’ka cofë mirë,tu folë e tu lanë amanet
me gojë:“Unë cofa,po ty ta thava gojën e s’ke me pa
ma dit t’mirë mas tashit“.
-Cka t’bajmë qi s’ka kush na i rjep,-i tha kojshia.
-Hë,bre vlla,-ja kthei plaku fukara,-s’jam msue me i
mjelë,se me i rjep ja kam zanat.
RENDIN JA DI POR.....
Ish kanë njani e e kish pas zakon,kur i shkojke naj
mysafir,e dhezke zarmin,i shtike gjygym e xhezve n’zjerm,i
nxirrke filxhanat,u ungjke ngat oxhakut e u thojke mysafirëve:
-More miq,renin e di qysh duhet,po cka t’i baj qi s’po
kam kafe e shiqer me ju qitë ka ’i kafe.
SI KAM QENË E SI U BANA
Ish kan ni burrë qi kish pas qef m’u livdue.Kur ish
kan plakë,i kish pas thanë ni ditë t’shoqes:
-Valla,mori grue,qysh jam kan i zoti,kur jam kan i ri,e
tash qi u plaka,jam ba me u vajtue.
Valla bre njeri,n’pac qef po t’vajtoj,ja priti e shoqja.
Besa vajtom se un po t’ngoj.-Edhe u shtri-
E sjoqja,tu kryet,ja nisi e pe vajton:
Njeri ,o njeri!Kur je kan i ri s’e ke pas shoqin!
T’hijshëm sikur ti nuk ka pasë!
Sahatin si ti kush s’e ka pasë!
Cigaren e sermit si ti kush s’e ka pasë!
Pushkën si tanën kush s’e ka pasë!
Atin t’shalës sikur ti kush s’e ka pasë!
Kullën sikur tanën kush s’e ka pasë!
Pleqnar sikur ti kurkun nuk ka pasë!
Burri tu ingue k’to fjalë,u përmallue edhe po kanë.E
shoqja po i thotë:
-Shuej njeri.cka ke qi po kanë për sene t’hueja se,pasha
zotin asnjo k’to tuajat nuk janë,vec i marova me ta
ba qefin.
NUK TË NJEH KUSH A JE GJALLË
Ish kanë ni katunar i thjeshtë,po menën e madhe.N’pramje
shkon tu shpija e å ungjë e po rrin mazun.
E shoqja e kthei darkën edhe e thirri me hangër.
-He,moj grue,nuk e din ti cfarë derti kam une.S’muj
me hangër bukë.
-Cfarë derti ki,njeri?
-A dekë filan bajraktari;filan agë e filan parija e
m’ka metë fisi n’krye.
Grueja,priti e i tha:
-Hajde njeri e ha bukë,se s’tnjeh kush qi je gjallë,se
vec taksirati i ktyne thmive me mi lanë unët,
qi t’ka hypë menja e madhe,se kush s’tnjeh.
SA FËMIJË I KE ?
E dveti ni grue njanin_
-Sa thmi i ke?
-Pesë.
-Po m’dhimesh.Sa t’jetë thmija e vogjël,ta hanë kafshatën
e gojës,kur t’rriten,ti hanë mushknit.
DJALI PËRTAC
Ni babë i kish pasë dy djemë:imadhi,Hamza,edhe i vogli,Hasani.I
tha plaku ’i mbramje djalit t’vogël:
-Qitma,Hasan ‘i gotë uj.
Hasani ish kanë lodhshëm.Bani kishe s’po nin e s’luejti
venit.
-Uh,bre babë!-ja priti djali i madh Hamza,-po ti e di
mirë qi s’a hajri i Hasanit.
Qohu vetë e pi uj,e qitma edhe mue ‘i gotë.
GRAHI PUNËS E MOS U LUT
Ni i likofcas e kish pas vetë hoxhën:
-Hoxhë efeni,a asht gjynah me u lutë:“Ishalla bjen shi“?
-Me kanë tuj pre tulla,po gjyna asht.
-Po me thanë:”Ishalla s’bjen shi”!?
-Kur asht bashqja n’tertik me u tha , gjynah asht me
u lutë “Ishalla s’bhen!”
-E cka me ba pra?
-Grahi punës e mos u lut,as “Ishalla s’bje”,e as “Ishalla
bje”.
SA PLEQ I KA KALI I SHALËS E SA MAGARI
E pvetën Abaz Zenunin e Gjocajve(Junik):
-Sa pleq i ka kali i shalës e sa pleq i ka magari!?
-Magari-tha Abazi-i ka gjashtë pleq.Kali i shalës i
ka tre pleq.
-Qysh kshtu,qi kali i shalës i ban ni milun dinar e
magari nuk i ban as sa gjysma e tij?
-Po,po ju kallxoj.Kali ishalës åsht sall për nji njeri.Shpija
s’ja sheh hajrin hic.
Sall ni njeri i vetum enet me të.Magari i ka gjashtë
pleq,se ai i bån hyzmet krejt shpisë e krejt robt e
shfrytëzojnë.
DEMELIN E KAM N’VEN JASTAKU
Dreqin,niher e kishin pas vetë:
-A flen najherë?
-Po-tha dreqi.
-Po shka shtjen nër krye,n’ven jastaku?
-Demelin e kam n’ven jastaku-tha.
KU PO DOJKE ME HI RROKTAR?
Ni i krajkovas ish kanë djalë hasreti,fukara dhe tepër
demel.Edhe qato gjå shka i kish,pritojke me i rue.
Ni ditë del edhe e gjån ni fukara edhe ma t’këput’se
vetë e po ithotë:
-Hajde te na,vete nanën e nashta t’paguen si rroktar,me
na i rue gjanë!
Shkon fukaraja,thrret te dyert e del halla.Ky po i thotë:
-Djali yt m’ka que te ti me hi rroktar,me jau rue lopët.
Halla e veti:
-E djali jem ku po dojke me hi rroktar e me ta pague
ty hakun?
ÇKA DUHET PËR YFTAR
Kishin pasë shkue dy vetë n’shpi t’Tahir Berishës.Po
bajnë llaf shka duhet për yftar.Foli njani:
-Për yftarë duhet pogacë,voe t’përzhitme,petlla,djath
t’njomë...
Tjetri tha:
-Duhet me pasë edhe hurme,fiq,portokalla.
I thanë Tahirit:
-Ti,Tahir,ke qef me pasë për yftar ni shekë kallamoq(se
kujtojshin qi Tahiri s’din gjå,se ish kanë bjeshkatar).-Tahiri
tha:
-Tana kto po i ngjehni ju për yftar.Yftarin e nreqin
ma shumë gjinja.Gjin duhet me pasë për yftar.
A PËR MUE A PËR QITA MUSAFIRË?
Xhemë Lutanit i kish pas shkue njani n’konak.Musafiri
i kish pasë fjalët e shtira.
Meniherë nisi e u ngatrrue n’fjalë me musafirët tjerë,si
i gjet aty.Llaf-llaf,i tha Xhemës:
-M’u kanë pasë qarrue sytë me t’pa.
-S’p’i di-i tha Xhema-a t’u kanë pasë qarrue sytë me
m’pa mue,a me hangër me qita musafirë!?
QEHRJA NUK HAHET
Bån darsëm Kadri Morina i Sverkës tGashit.Kur shtrohet
darka,i vllai,Laha,po i thotë:
-Qehre,baba Kadri,se s’t’kena ardhë me zor!
-Ha,more,mish e pite se qehrja s’hahet,-ja kthen Kadrija.
SA HERË T’GZON MUSAFIRI?
-Or burra,-e veti odën e burrave njani.-Kur e sa herë
t’gzon musafiri?
Njani prej tyne tha:
-Po,bre burrë po t’tham-musafiri t’gzon dy herë.Ni herë
kur vjen e ni herë kur shkon.
-Ja ke qillue-i thanë burrat.
A VINË MUSAFIRËT PËRIHERI A KA NJA KA NJA?
Ishte kanë njani;e kish pasë ni djalë ushtar.Ai ushtari
i kish pasë shokë nja pesqin vetë,ushtarë edhe ata.
-Babë,-i tha t’jatit nji ditë-na vinë shokët e mi musafirë.
-A vinë përiheri a ka njå ka njå?N’ardhshin përiheri,p’i
presim kijet;n’arshin ka njå ka njå,
po e lshojmë Decanin e dalim n’Carrabreg,se s’un i presim.
PËR PESË DINARË E PRISH QEFIN E MYSAFIRËVE
Kish pasë thanë shehërlija:
-Katundari dy,tre mi dinarë harxhon me e ba darkën.Pë
mos me harxhue pesë dinarë gaz ma shumë,
ja ul fitilin llamës edhe e prish krejt qefin e mysafirëve.
MUSAFIRËVE U QITI GJELLË T’QENIT
Ish kanë miqasue rrafshi khå me Malsi atje.Miqasi e
re.Ky mik khå me ata atje pale se qysh janë njoftë.
Po duen me shkue kta t’rrafshit te miqt n’Malsi.
Malsori i kish pregaditë tåna t’mirat-me bukë,me djath,me
mish e tjera sene,si asht adeti i pritjeve.
Kta tånët,nja tre mashqi,kur shkuen atjetu miqt,po u
qet i zoti shpisë kafe e duhan.
Kur kishte nevojë nojnjani me dalë përjashta n’oborr,i
zoti i shpisë,n’derë e dvetke kët qetrin:
Cka asht ky,cfarë burri åsht?(me u njoftë ma mirë,me
kanë miqasi e vjetër qi mos me ba lazëm me dvetë).
-Ha-tha-qeni qi å ky.
Duel dikur edhe tjetri.Pveti i zoti i shpisë:
-Cfarë burri å ky?
-Qen i madh åsht.
Kur duel i treti,prap dveti edhe për tå.
-Cfarë burri å ky?
-Ha qen i keq å ky.
Shkon malsori e po i thotë baqicës:
-A di shka?Ato jemeke leji t’gjitha aty e m’e marue
ni koritë t’madhe gjellë.
-Për kå?
-Për qata miqt.
-Marre,mori njeri;ikena pregaditë tåna senet.Mos se
po koritesh!Konaku yt s’ka bå kurr ashtu.
-Une po t’tham vetëm koritën e qenit gjellë me ma mushun
edhe lugët me m’i pru.
I zoti i shpis urdhnoi.Baqica ja bani gati.Kur e pruni
n’sofër:
-Urdhnoni-u tha musafirëve.
-Bre burrë i fortë na gjellë nuk hamë.
-Paj masi qi ishit qen...Ky m’tha për kët shoqin e vet:“Qeni
qi asht ky“;ky tjetri m’tha për ket shoqin:
„Qeni i madh asht“,e ky i treti m’tha për ket shoqin
tjetër:“Qen i keq å ky“.
Masi ishit të tret qen,edhe une u pregadita gjellë.
TËRSHANË N’SOFËR PËR DARKË
Dy t’dragobillas shkojnë musafirë te ni i Malishevës.
Kur del i pari n’fun t’oborrit,i dyti po i thotë konakxhisë.
-Ky shoqi jem å kali i madh,s’din me folë,po ti mos
ja vno roen.
-Si vjen i pari,del i dyti,e tash i pari po i thot konakxhisë:
-Mos ja vno fort roen k’ti shoqit tem se kurkun s’ka
ma kali se ky.
Kur erdh darka,konakxhija ju qiti n’sofër ni shoshë
tërshanë.
-Cka po donë me kta tërshanë?-veti njani pej musafirëve.
-Paj sa mujta me marrë vesh,ju të dytë kaki kual.
E na yshym ma t’mirë për kual se tërshanë,skemi,vec
hajde byrum!
MUSAFIRI NALET N’TRI TURLI
Musafiri nalet n’tri turli:malsorqe,drenicakqe dhe kosovarce.
Malsorqe nalet kshtu:”Vallah bilah,edhe me pasë krahë,pej
ktuhit s’un del sonte!
”Ja mshel derën,ja mshefë opangat edhe dy duert ja vnon
n’gjyks edhe e rrxon n’shtrat e s’e le’ me luejtë.
Drenicakqe:”Vallah,pas drejtë me t’kallxue,pak qi i
ki senet e renet me nejtë,
qefin ma maron!”edhe se ngushton ma shumë,po e len me
derë qelë.
Rrafshi i Kosovës e kanë adet masi t’përcjellin,t’qesin
jashtë e t’thonë:
”udha e marë!” e shkon disa hapa larg tij,t’thonë:”Vyti
me nejtë,bre,sonte”.
DIJA E ZBULUEME DHE E PAZBULUEME
Ish kanë dalë ni njeri me shetit.Shkon deri n’stom detit.
Aty ish kanë ni pemë e madhe.N’at pemë ni shpen i bardhë.Ai
shpen e kish pas ni pikë ujë n’kaqep.
Ky njeri cuditet shka ish ajo pemë aty e ai zog me ni
pikë ujë n’kaqep.
Kah kthehet,n’kujtim,teshet n’ni plak t’mrrinë.E veti
plaku:
-Cka ki qi je kshtu menueshëm,more bir?
Ai u përgjegj:
-Kshtu e kshtu e pashë ni pemë n’stom t’detit e ni zog
n’pemë me ni pikë ujë n’kaqep.
S’po di se cka domethanë kjo punë.
-Po t’kallxon plaku.i tha i mrrini.
-Pema n’stom åsht dyjeja.Shpeni n’pemë åsht insani-
Pika e ujit n’kaqep t’shpenit åsht dija sa kan mrri
njerzit,e ata ujt tjetër t’detit åsht dija e pazbulueme.
KAN E KA NJERI MA TË NGAT?
Ish kanë ni tubim.N’at tubim ish kan qillu edhe Xhemajl
Obrija.E vet aty njani:
-Xhemajl aga,du me ma da nji punë.
-Ta daj,n’dijsha.
-Po,po,munesh...Kan e ka njeri ma t’ngatë n’jetë?
-Ma t’ngatin n’jetë njeri e ka ayå me t’cilin munet
me umarrë vesh me dy fjalë,-ja ktheu meniher Xhemajli.
N’SITË E N’SHOSHË
Ishin kan tu udhtue n ishkolluem e ni fukara.Fukaraja
po i thot t’shkolluemit:
-Edhe zoti po punojka me pajë ,bre burrë.
-Pse bre?
-Qysh more pse?Ty t’ka falë kaq t’mecëm e mue jo sukur
ty.
-Jo,bre burrë,zoti,kur na ka falë,na ka falë barabar
si mue si ti,
po une i kam t’qitne n’sitë e n’shoshë ment e ti i ke
lanë aty ku ti ka falë zoti.
I MECMI JA LSHON UDHËN BUDALLËS
E veti djali babën e vet:
-Babë,mu kapë dy gjin t’mecum nër veti,shka bahet?
-Jo,-i tha baba djalit-s’ka rrezik,se gjinja e mecun
e zgjidhin punën si duhet vetë.
-Po mu kapë budalla me t’mecmin,shka bahet?
-As aty s’ka rrezik,se i mecmi ja lshon rudhën budallës.
-Po,mu kapë dy budallë nër veti,shka me ba?
At’herë i tha baba djalit:
-Mus qillofsha aty.
GJINJA SHKOJNË MAS GJINE
Bajram Halitin e kishin pasë vetë:
-A shkon oda mas gjine,a gjinja mas ode?
-As nuk shkon oda mas gjine,as gjinja mas ode,po gjinja
shkojnë mas gjine-tha Bajrami.
N’U KRYMTË KRYPA PJELL EDHE MUSHKA
-Latif Matoshi i Gmicës shkoi niherë musafir n’Moravë
tEpërme.Kur e kthyen darkën,
corba ish kanë pa krypë.I zoti i shpisë,kren i Moravës
t’epërme,priti e foli:
-Bujrum Latif aga,mirë se ke ardhë e mirë se t’pru zoti,po
dishka sivjet nav ka krrymë krypa e s’po dimë shka me
i bå.
-Milne mushkën,e stërpikne krypën me tamël t’mushkës
se kurr ma ska me ju krymë krypa-i tha Latif aga.
-A ke ni nojherë qi pjell mushka,o Latif aga!?
-Paj,n’u krymtë krypa,pjell edhe mushka,hej-ja kthei
Latif Matoshi i Gimcës,e ja msheli gojën krenit t’Moravës
t’Epërme.
A MA MIRË ME KANË I MECUM A I DISHËM
E dvetën niherë Mulla Sherifin:
-Lum hoxha,a må mirë å me kanë i mecum a i dishëm?
-Jo,ma mirë å me kanë i mecum,se i dishëm,sebeb qi i
dishmi edhe qi din i punon do punë t’pamecme,
e i mecmi edhe mos i dit do punë,i mson,e tana i punon
me men.
MILLNE EDHE URTËSINË
Ni i barilevas,n’ato ditë si dojke me dekë,i thirri
t’bijt e po u thotë:
-A po millni edhe dicka n’bahshqe,bre bir,vec k’tyne
zarzavateve tjera,speca,patlixhana,lakna,purri....?
-Po babë,-i thanë djemt-cka t’na thuesh ti.
-Millne,bre babë,edhe urtësinë,e vaditne n’bramje e
sabah.
POROSIT E CAN BEKËS PARA SE ME DEKË
Can Beka pej Ratishi t’Gjakovës,me fis i Berishës,ish
kanë smuet për vdekje.U con fjalë nja katër-pesë shokve
tBerishës,shpi oxhaqe besa.
-Hajdni shihëm bashkë,se une jam tuj dekë.
E nien at fjalë;u cuen edhe shkuen m’e pa.Kur shkuen,Maxhun
Limani i Becit i ra sipri tuj kajtë.Ky ja vnoi dorën
n’gjyks e i tha:
-Largohu,more,qanej.se nesër m’kajnë gratë boll.Une
ju kam thirrë m’u pa edhe me i folë nja dy fjalë t’urta
me ju.
Edhe u largue Maxhuni e u ungjën.I tha njani:
-Eh Caen Beka,kanke ma mirë.Ishalla ban edhe ma mirë!Ishalla
je n’dorë t’zotit e ta largo’ zoti ket dhimtë!
-Paci faqen e bardhë,ore shokë,-tha -pra,ju kam thirrë
për nja dy fjalë me m’i majtë men.
-Fol,Can!
-Amaneti i zotit ju koftë,punët e mdhaja bani t’vogla(të
kqijat e mëdha) ngatrresat e vogla hupini krejt!
SA ME I MARUE SHPIJAT LARGAZ?
Dy vllazën t’ånës Gollakut ishin ka da edhe ranë n’dert
ku me i marue shpijat.E vetën ni plak t’mecum;
-A po na kallxon,bre mixhë,sa me i marue shpijat largaz
pej shojshojt?
-N’kofshi vllazun t’dashtun,n’u pas met hala dashnija
edhe pse ini da,largonu me shpija sa nihet zani kut
t’thirrni,a, n’u pastë hupë dashnija,largohuni me shpija
sa nihet pushka.
DUHET ME BA MUHABET EDHE ME FUKARANË
Niset Ramadan Shabani me shkue n’ni pleqnim.Udhës takohet
me ni njeri qi ish fukara prej takatit.Ramadani,si kej
tu shkue me shokë,u ndal dhe ja nisi e po bån muhabet
me at fukaranë.Shokët e tijë ecën shka ecën e dikur
u nalën n’ni ven për me e pritë.Kur erdh Ramadani,po
i thot njani:
-Ramadan aga,qysh po nalesh me gjithkan qi e takon udhës!?
-Duhet me bå muhabet edhe me fukara.Për qi s’kanë mall.edhe
ata janë t’nershëm e trima.Sa herë qi rri me naj fukara,e
shoh se ai dahet shumë i knaqun prej meje.
SA NJERËZ KA,QAQ RRUGË KA
Binak Alinë e kishin pa’vetë do djem:
-Mixha Binak,shka å kjo punë qi po përmenet “rruga”(me
kuptimin:rruga për pleqni).
-Bre djem,sa njerëz ka,qaq rrugë ka.Gjithkush e ka menimin
e vetë e e gjen rrugën e vetë.
KUSH JET JETIM
Ni djalosh i kish pa dekë baba.N’bisedë,aty,kur janë
shkue me pa,thonë:
-Kush jet jetim?
Po thotë ni plak:
-Jetim jet djali pa babë.
-Po a ka qetër jetim?
-Po,jetim asht edhe ni i zoti i shpis qi ka shumë mashkuj
edhe mashkujt e vetë nuk e ngojnë.Edhe ai asht jetim
taman.
-Po a ka qetër jetim?
-Po,ka jetim apet,Ni njeri,si e ka gruen e nershme me
t’gjitha punët për shpinë e vet,e grue familjare,po
burri i vet ja hup vleftën e nuk e cmon si e meriton,ajo
grue asht jetime-
-A ka qetër jetim?
-Po,ka apet.Jetim asht ni mahallë qi nuk ka burra si
duhet.Ajo mahallë åsht jetim.Edhe ni katun qi nuk ka
burrë n’at katun,edhe ai katun asht jetim.
POROSIT E LLUKMAN HEQIMIT
Llukman Heqimi n’kohnat e vjetra e ka shpikë doktorinë
ma s’pari.Kur asht smue me dekë,i kanë shkue me pa poplli.I
kanë thanë:
-A po fol najsen?
-Po.Katër mi vjet rrnova n’kët dynja edhe katër mi pejgamerëve
u bana hyzmet.Tetë fjalë i zgodha se ishin t’mira.
-A ban me na kallxue?
-Po.Ma e para fjalë:”Rueje menen!”.E dyta:”Rueji sytë!”.E
treta:”Rueje guhën!”.E katërta:”N’sofër t’huej,n’punë
t’huej rueje takatin”Katra tjerat.Dy duhet me i përmenë
e dy jo.
-Cilat me i përmenë?
-Me ipërmen zotin edhe dekën.
-Po dy qi s’duhet me i përmenë?
-Ni njerit kujt ti bash mirë,mos ja përmen,se ja hup
vleftën t’mirës.Po mazallah,n’ta baftë ai t’keqen,edhe
ate mos me e përmenë se,e keqjq,kur përmenet,vjen tu’
u rritë.
BURRI I MIRË ASHT JARGAN I FISIT
Me ni nejë n’odë t’burrave Sherif Sadiku pat thanë:”Burrat
janë duer-duer:janë ni dorë burra qi janë jargan i shpis
t’vet,qi e lanë keq vec shpin e vetë;do qerë e lanë
keq mahallën edhe katunin,po janë ni dorë burrash qi
e lanë keq edhe e shëmtojnë ni krahinë se janë jargan
i fisit t’vet e i ni krahine krejt.
SABËRLIA Å NJERIU MA I LUMTUN
Takohen ni i pasun e ni fukara.I thotåe fukaraja t’pasunit:
-Kum nie se pasaniku å njeriu ma i lumtun.
Ai ja kthen:
-Pasaniku nuk asht njeriu ma i lumtun.Sabërlia å njeriu
ma i lumtun n’dyje.
T’JAP KUR T’NGUSHTOHESH
Zeq Rama i Brovinës e kish pas ni nip,Isufin.Ai ish
kan pasanik i madh.Ni ditë teshet me tå n’Gjakovë.I
thotë:
-Qysh je dajo?
-Mirë daja Zeqë.
-Shka i ke punët?
-Mirë daja Zeqë.
-Qyr,dajo,kur t’ngushtohesh najherë,se je shpi e madhe,drejtomu
mue se kam pare unë-
-Faleminerës daja Zeqë,se s’kam nevojë.
Mas disa dite iu kishin pa duftë nja tridhey lira.Merr
kalin e i shkon n’konak dajës.Hanë darkë e bajnë muhabet.I
thotë Isufi:
-Daja Zeqë,kam nevojë për pak pare.
-A t’duhen nopak?
-Po, nja tridhet lira.
Mas disa kohe e pvet tuj nejtë aty n’odë:
-Isuf a ki nopak berre,more?
-Po,daja Zeqë,nja niqin e pesëdhet copa.
-Po dhi?
-Nja tetëdhetë.
-E lopë?
-Lopë nja katërdhetë.
-Po kual?
-Kual nja dymdhetë.
-Ooo,mashalla,paske gjå mirë.
Rrinë,rrinë,dikur i thotë Isufi:
-Daja Zeqë,du m’u cue.
-Shko babë,-i tha Zeqa ni djali t’vet,-bjerja kalin.
Ja qet kalin.Ky cohet e p’e përcjell.Pare s’ka.Po menon
Isufi: »Tek i ka paret n’xhep e m’i jep te dera ».Kur
dalin n’derë t’oborrit,i thotë:
-Qitu hypi kalit!
-Daja Zeqë,-thotåe Isufi-po paret?
-Cfarë paresh?
-Qi t’thashë me mi dhanë hua.
Une t’kam thanë: »T’jap kur t’ngushtohesh,hajde te une
».Ti skake n’gusht.Hajt ta pasha hajrin,mos ban hajgare.
DHANRI DHE GRUEJA E MEÇME
Ish kan ni djalë koxha si menjemadh edhe ish kanë martue.Masi
fjet natën e parë me grue,t’nesërmen u cue e shkoi me
mjellë grunë n’arë dhe u tha te shpija:
-Bukën me ma pru djali!
Kur shkon te ara edhe ja nis me livrue.Po pret cka po
bajnë robt e shpisë-kush po ja con bukën.
K’ta te shpija s’dinë qysh me ja ba.A bahet pramet me
umartue e sot me ja cue bukën djali te ara.Mirëpo ajo
nusja ish kånë e mecme edhe u thotë robve t’shpis:
-Binma bukën edhe ni drapën,se une kam me ja cue bukën.
Ja bien bukën e drapnin e niset nusja me shkue te ara.Kur
mrrin te i shoqi i tha:
-Puna e marë!
-Marë pac!
-Ku me ja nisë me korrë,o njeri?
-Qysh me korrë-i tha i shoqi-po une qe sa ja nisa me
livrue...!
-Po si qaj djali yt,o njeri-i tha grueja-promë u martove
e sod po don me ta pru djali bukën.
**Shënim: Anekdotat-meselet e përmbledhura në këtë faqe
janë meritë e plakut !!! të vjetër ( meçun ) Murat Rudit
më tepër
|