ANTI
CENSURA
FILOZOFIA FETARE" TITIST-RANKOVIÇISTE
E KISHËS ORTODOKSE SERBE NË "OFANZIVE" E SIPËR
DEZINFORMATIVE ANTISHQIPTARE (!)
Fundamentalizmi politik i autoriteteve kishtare serbe
nuk njeh kufi dhe ka për qëllim të rikthejë kohën e
sundimit të drejtëpërdrejtë të Beogradit në Kosovën
e ngushtë, kohën e llahtarive të terrorizmit shtetëror
të mekanizmave shtetërore të Serbisë, kundër popullit
shqiptar të atjeshëm.
Mona Agrigoroaiei
Një prej themeleve të kalimit nga epoka e Mesjetës
në modernizëm në Evropë është ndarja e qartë e institucioneve
fetare prej puneve politike, të udhëheqjes së një shteti.
Mëgjithatë, në Beograd (edhe në të gjitha shtetet koloniale
ballkanike), këto ende janë të përziera, sepse kisha
ortodokse me shtetin serb gjejnë shumë shpejt gjuhë
të përbashkët: "mendjet e shenjta" të atjeshme
që do të duheshin të merreshin vetëm me fenë, janë projektuese
dhe vazhdojnë të luajnë rolin e mbikëqyrësve të zbatimit
të planeve koloniale pansllaviste. Ky bizantinizëm mesjetar
i kushton shumë shtrenjt demokratizimit të qëndrueshëm
e real në Serbi, i cili që nuk duhet kuptuar veç në
sensin e praktikës korrekte elektorale (zgjedhore),
por edhe në domosdoshmërinë e ndryshimit të mentaliteteve,
të përforcimit të mendimit të lirë e të shoqërisë civile
në "betejen" e përkufizimit të "autokracisë
qeveritare"
* * *
Deklarata e Martti Ahtisarit se "serbët janë si
komb fajtor" do të duhej të ishte një "shi
i ftohtë", shërues të "dehjes" me helmet
serbomëdha të miteve përligjëse të ekspansionizmit,
të cilat rrjedhin në gjirin e masave popullore prej
Kishës Ortodokse Serbe (KOS). Një komb që pranon me
aq lehtësi se "Kosova është Serbi" veç në
bazë të iracionalitetit dhe simbolizmit, duke "harruar"
kush është aty autokton e kush është ardhcak, një komb
që pranon krimet dhe gjenocidin shumëvjeçar dhe që nuk
reagon duke u ngritur kundër kolonializmit serbomadh
luftënxitës, ndan fajin, së paku moral, me udhëheqësit
e tij për tragjedinë e bëra ndaj kombit shqiptar dhe,
si rrjedhoje, duhet të pranojë se Kosova kurrë nuk ka
qenë trevë autoktone serbe, "djep" i Serbisë,
por plaçkë koloniale e këtij shteti kriminal.
Përforcues i së vërtetës të deklaratës së Ahtisaarit
është edhe fakti se as tani nuk e ka shkaktuar një debatë
të gjerë dhe të gjakftohtë që do ta ndante prej trashëgimtarisë
jo vetëm të Millosheviçit, por të tërë periudhës së
errët në kërkimin e "Lebensraumit" garashninian
në Ballkan. Debati jo vetëm se ka munguar, por ishte
zëvendësuar me "korin" e "ofanzivës diplomatike"
të të gjitha niveleve kundër Ahtisarit (i cili edhe
pse në kuadrin e "negociatave" është "ambasador
shtetitës", tani ka pasur një dritë vetëdijeje
për të pranuar faktin se historia nuk mund të jetë në
favorin e kolonializmit serbomadh. Mban që Ahtisari
të rishikojë qendrimin e tij lidhur me kompromisin shqiptaro-serb,
duke thirrur për respektimin e vetëvendosjes së kombit
shqiptar)
Mund të kuptojmë shumë mirë se kjo zhurmë propagandistike
është e nxitur nga Kisha Ortodokse Serbe. Si dëshmi
për këtë qëndron deklaratën e Sinodit të polizuar të
KOS-it, e botuar nëpërmjet një komunikate të agjencisë
serbe Tanjug, më 30 gusht 2006. «Kisha Ortodokse Serbe
shprehu shqetësimin dhe hidhërimin për deklaratën e
kohëve të fundit nga i dërguari special i OKB-së, Martti
Ahtisaari se "serbët janë si komb fajtor".
Deklarata e Sinodit të Shenjtë, e firmosur prej Patriarkit
Pavle shpall se çdo njeri është i përgjigjshëm për veprat
e tij dhe se nuk ekziston një faj kolektiv. Nëse dikush
akuzon një komb të tërë se është fajtor,ai/ajo dëmanton
konceptin e krishtër të njeriut dhe të komunitetit.
Sinodi tragon se një shqetësim më të madh është i shkaktuar
nga fakti se këto vlerësime vijnë prej njeriut që do
të duhej të ndërmjetësonte në mënyrë konstruktive dhe
objektive negociatat serbo-shqiptare, për të arritur
në një zgjidhje kompromisi lidhur me statusin e Kosovës.
Në mënyrë të dukshme, duke mos llogaritur një gjë të
tillë dhe duke harruar se në Evropën moderne nuk ka
më as koloni, as guvernatorë kolonialë, Ahtisaari dha
këtë deklaratë si një shpjegim të vetvetës, pse Serbia
do të duhej të grabitej prej zemrës së saj historike
dhe shpirtërore – Kosova […] duke shtuar se ata që prekin
këtë lloj të teorive në shekullin XXI dëshmojnë se forca
dhe drejtësia janë të kundërta të papajtueshme… »
Shumë bukur! Por nëse flasim për nocionin e përgjegjësisë
në drejtësi dhe për konceptet e krishtërizmit, të dyja
lëmi përjashtojnë si një akt të jashtëligjshëm, përkatësisht
jomoral, shtypjen e një kombi prej një kombi tjetër.
Nga ana tjetër, vrasja dënohet në të gjitha kodet penale
të shteteve të botës. Vrasja kolektive (krimet kundër
njerëzimit dhe genocidi) dënohen edhe në të drejtën
penale ndërkombëtare. Në fushën e krishtërizmit, ndër
mëkatet më të mëdha që mendohet se Zoti nuk i fal, është
vrasja e njeriut prej një njeri tjetër. Atëherë, çka
të na tregojë Sinodi i Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe
është konceptimi i krishtërizmit për vrasjet masive,
masakret, spastrimin etnik, të gjitha tmerret e kryera
prej Beogradit ndaj shqiptarëve të Kosovës historike?!!!
Përse kurrë nuk i ka gjykuan,dënuar?!!....
Sepse, në emrin e interpretimit të vet të krishtërizmit,
Kisha Ortodokse Serbe ka luajtur rolin e instrumentit
të fushatave propagandistike antishqiptare, të sllavizimit
të shqiptarëve, sepse ajo ka vjedhur në Kosovë shumë
kisha e manastira tradicionalisht shqiptare (shembulli
i manastirit të Deçanit është më i dukshëm), është dhe
vazhdon të jetë faktor në përpjekjen e kolonizimit të
Kosovës nëpërmjet "ekstraterritorialitetit".
Më shumë, nëse "objektiv" për patriarkin
Pavle do të thotë "proserb", atëherë një objektivitet
të tillë e ka kokën e prishur, sepse nënshkruesi i kësaj
deklarate me vetëdije llogarit se duhet të gënjejë se
në Evropë ende ka "koloni dhe guvernatorë kolonialë".
Dhe pikërisht "me bekimin" e Serbisë, nga
moment që më 1912-1913, Kosova historike shqiptare u
invadua dhe terrorizua nga ushtrita pushtuese serbe
në një periudh rreth 80 vjetesh, Beogradi ka ndjekur
politikën e kolonizimit me dhunë të trevave shqiptare
sipas "formulës ideale": VRIT, DËBO A SLLAVIZO
SHQIPTARËT AUTOKTONË TË KOSOVËS, DUKE SJELLË SA MË SHUMË
SERBË NË VEND!!…
Është e vërtetë se me rezistencën e pandërprerë të
popullit shqiptar në trojet e pushtuara nuk u vunë në
aplikim planet gjenocidale beogradase me sukses dhe
pas luftërave të vazhdueshme kundër zgjedhës serbe,
Kosova e ngushtë u lirua pjesërisht. Por qeveritarët
serbë vazhdojnë të jenë guvernatorë kolonialë të saj,
në forma të ndryshme:
1) nëpërmes zëdhënësit të Serbisë në Kosovë, UNMIK-ut;
2) me ndihmën e politikanëve shqipfolës që dikur kanë
shërbyer në Jugosllavinë titiste në aparatin represiv
servil të së ashtuquajturës "Krahinë Socialiste
Autonome" të Kosovës dhe që sot funksionojnë brenda
"institucioneve vendore" se bashku me "çlirimtarë"
devijatorë;
3) me krijimin e strukturave paralele në veriun e Kosovës
dhe me manipulimin e komunitetit serb.
Duhet që të mos harrojmë se Serbia ende kolonizon drejtëpërdrejt
Luginën e Preshevës, trevë që Tito ia ka shkëputur Kosovës
më 1957. Dhe se ajo, me bashkëpunim me FYROM-in, ia
ka prerë Kosovës 2400 km katrorë në komunën e Vitisë,
nëpërmjet një "marrëveshjeje" për "përcaktimin
e kufive" midis tyre, fakt që shton dëshminë se
Kosova e ngushtë ende gjendet nën mëshirën e mungesës
së soveranitetit të saj. Të gjitha këto janë pranuar
tradhëtisht nga kolaboracionistët shqipfolës që heshtin
si "derri në misër" përballë deklaratave imponuese
serbo-sllavo-maqedonase se kufiri duhet përcaktuar para
vendosjes së statusit dhe se autoritetet në Prishtinë
janë "të ftuar për të mos kontestuar legjitimiteti
ndërkombëtar të marrëveshjes me kufirin (Ministri i
jashtëm sllavomaqedonas, Antoni Miloshovski, Evropa
e Lirë, 7 shtator 2006). Ortakëritë tradhtare shqipfolëse-serbo-sllavo-maqedonase
janë të gatshme të realizojnë planin strategjik të mbylljes
së kësaj çështjeje me qëllimin e rrethimit edhe më tej
në thellësinë e pjesës juglindore të Kosovës.
Ja përse, në këtë kontekst, forca dhe drejtësia janë
të papajtueshme!! Pushtimi dhe kolonizimi me forcë ndaj
popullit shqiptar të Kosovës historike ka qenë një akt
i padrejtë. Atij iu ka mohuar e drejtën e vetëvendosjes,
të shprehur nëpërmjet vendimit të kuvendit të Vlorës,
ku u shpall pavarësina e Shqipërisë (28 Nëntor 1912)
dhe bashkimin e të gjitha viseve shqiptare në një shtet
të vetëm kombëtar.
"Drejtësia serbe", e imponuar me forcë dhe
e pranuar nga Evropa e vjetër në Konferencën e Ambasadorëve
të Londrës, duhet të merr fund tani. Populli shqiptar
ka të drejtën e vetëvendosjes dhe ka të drejtë të përdorë
të gjitha mjetet demokratike për çlirimin dhe ribashkimin
e Shqipëris dhe nese keto mjete demokratike nuk jan
të mjaftueshme,shqiptaret kan të drejtë legjitime që
edhe nepërmes luftës së armatosur të arrijnë keto obiektiva
të lartpërmendura. Ky do të jetë i vetmi moment kur
forca e drejtësia do të takohen, ndërkohë që çdo qasje
tjetër nën kornizën e miteve "Kosova është zemër
të Serbisë" qëndron jashtë normalitetit, përderisa
botërisht dihet se sllavët "u lindën" në Azi
dhe jo në Ballkan.
Komunikata e Tanjugut vazhdon më tej me deklaratën
e eparkisë "Rashka-Prizren" për të njëjtin
problem: «Eparkia ka kritikuar deklaratën e Ahtisaarit
se trashëgimia e Millosheviçit do të duhej të merrej
në konsideratë kur është fjala për zgjidhjen e statusit
krahinor dhe se "serbët janë fajtorë si komb"
duke e ftuar të rikujtohet sfondin historik të Luftës
së Dytë Botërore kur shqiptarët ishin aleatë të shtypësit
gjerman. Pikërisht që nga ardhja e forcave ndërkombëtare,
terroristët shqiptarë nga Kosova vazhdojnë me shpartallimin
e popullit serb dhe të gjurmave të ekzistencës së saj
krishterë nëpërmjet dëbimit të mbi 220.000 serbë e jo-shqiptarë,
duke vrarë mbi 1.000 dhe duke shkatërruar rreth 150
kisha krishterë, pohon eparkinë. Në të njëjtën kohë,
është theksuar, një derdhje të myslimanëve nga Shqipëria
fqinje është lëjuar, u ndërtuan 400 xhami të reja, të
gjitë këto duke qenë shoqëruar me përforcimin e ideologjisë
në të cilën e ka bazën Al Kaidën»
Sa "mrekullueshëm" funksionon logjika e standardeve
të dyfishta në "filozofinë fetare" të KOS-it!!!…
Por këto dezinformata titist-rankoviçiste të "fajit"
të popullit shqiptar për bashkëpunim me shtypësin gjerman,
absolutisht nuk janë të bazuara me të dhëna reale historike.
Në Kosovën e pushtuar, bashkëpunëtor të hitlerianëve
qe Drazha Mihajloviç, i cili edhe ushtroi terror të
rreptë ndaj civilëve shqiptarë. Shqiptarët, përveç disa
elementeve të skajshme, kanë luftuar kundër pushtuesit
gjerman. Vlen të përmendet se 4500 rekrutë shqiptarë
u vranë nga forcat serbe në Tivar, ku niseshin të mobilizuar
nga ushtria jugosllave për një "ofanzivë"
fiktive kundër gjermanëve.
Gjepurat e tilla të "eparkisë" (të lexohet:
UDB-së!!) ishin të përdorur atë kohë për mohimin e vendimeve
të drejta të Konferencës së Bujanit për "vetëvendosje
deri në shkëputje", për bashkim të Kosovës me Shqipërinë.
Ishte themeli i "argumentimit" përse Kosova
duhet të jetë autonome në kuadrin e Serbisë dhe jo republikë
jugosllave. Ata janë thelbin e racizmit dhe e shovinizmit
të Serbisë që nuk shtrihet në një periudhë kohore të
kufizuar dhe nuk njeh zbehje në intensitet, me të gjitha
"negociatat" e "dialogjet" me shqipfolësit
kolaboracionistë.
Në të njëjtën deklaratë përdorin më dezinformime: djallëzimi
"terroristë shqiptarë" të Kosovës (përgjithësimi
i shpifjes) që gjoja kryenin spastrim etnik ndaj serbëve
dhe joshqiptarëve, duke i dëbuar nga territori i Kosovës
dhe që qenkanë si qëllim të asgjësojnë krishterët serbë.
Duhet thenë se fundamentalizmi politik i KOS-it nuk
njeh kufi dhe nxit në urrejtje fetare, përderisa njihet
se konflikti i shqiptarëve me Serbinë është një konflikt
antikolonial dhe se toleranca, harmonia ndërfetare,
tradita e bashkëjetesës së vazhdueshme midis komuniteteve
kurrë nuk ka qenë e cënuar nga shqiptarët. Në vend se
të krijojnë filma horror që po përputhen me frymën e
"kohës së Martinoviçit" me synimin e ngritjes
së ndjenjeve kolektive serbe të viktimizimit, KOS-i
do të duhej të rikthehet leximit me vëmendje të Biblës,
e humbur tani nëpër sirtarëve të "Naçertanijes",
d.m.th. Mein Kampfi serb. Dhe duhet të kuptojnë se tanimë
shqiptarët kanë vetëdije të lartë kombëtare dhe dinë
të luftojnë dhe do të dinë të ballafaqohen pa ndalim
me kolonizuesit serbo-sllavo-maqedonas, deri në çlirimin
dhe ribashkimin e të gjithë trojeve shqiptare në një
shtet të vetëm kombëtar.
Rumani, 10 shtator 2006

ADEM DEMAÇI: PËRGJIGJE PYETJEVE
TË LEXUESVE
AHMET SELIMI: Si e komentoni Ju mënyrën e rizgjedhjes
së Melihate Tërmkollit për kryetare të Forumit të grave
të LDK-së?
A.D.- Rizgjedhja u bë në frymën tipike titiste-rugoviste:
ME AKLAMCION! Në kundërshtim të plotë me statutin e
gjorë të Forumit. Delegacionet për në konferencën zgjedhore
të Forumit të Gruas nga Degët nëpër komuna ishin komponuar
sipas sugjerimeve të Qendrës(Melihate Tërmkollit) dhe
prandaj, Degës së Besianës( ish Podjevës) e cila nuk
kishte përfillur sugjerimet e Melihate Tërmkollit, nga
mafia partiake, nuk iu lejua që të hynte fare në sallën
e takimit, sepse aty tashmë ishte vendosur “delegacioni
i Tërmkollkës” nga Besiana. Kundër- kandidates së supozuar
nga Gjakova, zonjës Këpuska nuk iu bë e mundur as të
kandidohej, as të merrte fjalën! Delegacioni nga dega
e grave të Therandës i zhgënjyer me ecurinë e takimit,
në mënyrë demonstrative, u largua nga tubimi. Delegatet
e Melihate Tërmkollit e zgjodhën Tërmkollkën kryetare
të Forumit të Gruas me AKLAMACION! Tamam, ashtu si,
i përkrahur nga mafia partiake, zgjedhte Rugova veten
e vet për kryetar! Këtë yrnek e kishin trashëguar Rugova
e rugovistët nga Titoja e titistët. Madje, Melihate
Tërmkolli, në luftën për pushtet, ia kaloi edhe Rugovës.
Ajo, në përfundim të vizitës të vejës Rugova, në Velani,
ka nxjerrë një letër dhe ka lexuar-emëruar anëtaret
e kryesisë së Forumit të Gruas të LDK-së! Kot shprehën
indinjatën e tyre disa nga gratë naive të LDK-së. Ajo,
në stilin e vet “orruk”, u paskish thënë se nuk kishte
nge që të merrej me këso cikrrimash sepse e prisnin
në një takim ndërkombëtarët!...Ata e ato që duan ta
vazhdojnë rrugën e praktikën e Rugovës, ja ku e kanë.
U bëftë mirë! Kësaj i thonë: në daç merre, në daç lere!
Nëse e merr nuk hahet, nëse nuk e merr nuk do të keshë
çfarë të hashë!
Vallë, si na u zhduk dhe ku na treti ajo goca trimëreshë
dhe e ndërgjegjshme, Melihate Tërmkolli, që pati kundërshtuar
me aq dinjitet ndryshimet kushtetuese që na i pati imponuar
me tanke Serbia çetnike e Millosheviqit, në vitin 1989?
XHEVDET AVDIU: Çka mendoni rreth statusit të Kosovës,
rreth ngjarjeve që po ndodhin lidhur me bisedimet dhe
rreth Grupit negociator që në media po paraqitet si
shumë unik e realiteti thotë se punët qëndrojnë ndryshe?
A.D.- Ka çfarë të flitet edhe për Grupin tonë negociator.
Së pari, pala serbe ka dërguar për bisedime ekspertët
e vet më të mirë që disponon. Pala kosovare po dërgon
për bisedime një grup burrash që për veten e tyre janë
majft të mençëm, por të cilët edhepse nuk janë kompetentë,
deri në fund të bisedimeve do të mësojnë mjaft nga fushat
për të cilat po zhvillohen dhe do të zhvillohen bisedimet.
Kjo po ndodhë kështu sepse përzgjedhja e tyre po bëhet
në baza partiake e jo në bazë të aftësive e të kompetencave
pavarësisht nga oborret partiake. Një gjë është fort
e dukshme se më transparent paraqitet grupi i palës
serbe sesa grupi i palës sonë. Nuk e kam të qartë çfarë
kanë për të fshehur biseduesit nga Kosova? Pala serbe
paraqitet agresive e destruktive duke bërë kërkesa kriminale,
ndërsa pala nga Kosova paraqitet e butë, dorëlirë e
zemërgjërë duke mos pasur parasysh se faturat për lëshimet
e tyre të pavend do të duhet t’i paguaj populli i gjorë
i Kosovës. Sa për të kërkuar pavarësinë për Kosovën
këtë po e bëjnë të gjithë anëtarët e Grupit nga Kosova,
mirëpo nuk e di nëse të gjithë do të ishin të gatshëm
që të flijojnë kolltuqet nëse dikush që ka pushtetin
e vërtetë do t’i vente para kushtit: ose kolltuqet bashkë
me autonominë, ose pavarësia pa kolltuqe! Përcaktimi
i statusit të Kosovës varet nga shumë rrethana dhe më
së shumti varet nga ajo se sa Bashkësia Ndërkombëtare
është e interesuar që në këtë pjesë të Ballkanit të
ndërtojë një paqe të sigurt, të qëndrueshme dhe të drejtë.
Disa faktorë të rëndësishëm si SHBA-të, Britania e Madhe
dhe Gjermania e kanë kuptur, ndërsa Italia e Franca
janë në rrugë për ta kuptuar se pavarësia e plotë e
Kosovës nuk është vetëm në interesin e shqiptarëve e
të Kosovës, por njësoj është edhe në interesin e Serbisë.
Sepse, vetëm pasiqë Serbia të lirohet nga politika e
vet hegjemoniste mbi popuj tjerë, ajo do të mund të
lirohet nga garniturat çetniko-neofashiste në pushtet.
Vetëm pas kësaj, popullit serb do t’i lirohet frymëmarrja
e lirë, vetëm pas kësaj populli serb do të mund të hyjë
në rrugën e demokracisë së vërtetë, në rrugën e bashkëpunimit
të barabartë me popujt e shtetet e lira të rajonit dhe
mund të bëhet faktor i paqes e i progresit në kontinentin
e Evropës. Kushdo që do t’i falte veprimet kriminale
e mafioze të regjimeve serbe, kushdo që do t’i bëjë
regjimit të sotëm serb çfarëdo lëshimesh ai do të zgjasë
jetën e terrorizmit shtetëror të Serbisë, shkaktares
së fundit të tensioneve e krizave politike, ekonomike
e të marrëdhënieve ndërnjerëzore e ndëretnike në këtë
pjesë të Ballkanit e të Evropës.
ZYMBER MORINA: I respektuari baca Adem, desha të Ju
pyes, si është e mundur që një personalitet si Ju me
kaq virtyte, një njeriu që ka qëndruar në burg më shumë
se Mandela t’i vijë puna që të ballafaqohet me disa
që e mohojnë, që ky njeri, pas gjithë atyre që ka bërë
për popullin e vet të detyrohet që të mbrojë dinjitetin
e veprimtarinë e vet, sipas meje të shenjtë? Në vendse
të Ju shpallin hero për së galli, Ju vazhdoni të jeni
të përbuzur e të përfolur nga gojët debilëve. Përse
kështu?
A.D.- I nderuari zotëri, faleminderit për komplimentet
Tuaja, por unë nuk dëshiroj që të jem hero përsëgjalli,
sepse ata ose bëhen diktatorë, ose sharlatanë. Unë dëshiroj
që të mbetem njeri i thjeshtë në gjirin e popullit tim
dhe me të të ndajë të mirën e të keqen. Për shkak të
një pjese të keqe nuk e jap shumicën e mirë të popullit
tim. Pastaj, mos harroni se nuk ka shoqëri sterile e
aq më pak Kosova është një shoqëri e tillë. Mos harroni
heronjtë tanë të vërtetë që ishin para nesh e që kanë
kaluar nëpër trajtime edhe më të vrazhda edhe më të
egra nga një pjesë e popullit tonë. Mos harroni se në
kohën kur Azem Bejta, me Shotën e me grupin e tyre luftonin
kundër krajlit, disa këngëtarë të paguar madje edhe
në Drenicë, këndonin këngën: “Azem Bejta! Azem Galica!
Ta pa sherrin, Krejt Drenica”! Mos harroni se çdo gjë,
çdo fenomen ka në vetvete pjesën pozitive e atë negative.
Edhe vetë individi është i përbërë nga pjesa e vet pozitive
dhe ajo negative. Edhe shoqëria jonë kosovare ka pjesën
e vet pozitive e negative. Kështu është në krejt botën,
në të gjitha shoqëritë e popujt e botës dhe në krejt
gjithësinë. Unë e di se disa prej jush që shikoni prej
anash dhe që jeni dëshmitarë të kësaj “drame” që zhvillohet
midis meje e asaj pjesës negative të shoqërisë kosovare,
nervozoheni, zemroheni e mllefoseni. Mirëpo, unë e mbijetoj
gjithë këtë pa ndonjë dramticitet të madh. Përse? Sepse
jam njeri me fat dhe më takoi që shumë herët të mësoj
se jeta është një tërësi e pafund paradoksesh dhe se
për të qenë minimalisht i lumtur dhe për të mbijetuar
duhej ta pranoja jetën me të githa paradokset e veta.
Është fort e pakëndshme kur disa, me fjalët, sjelljet
e veprimet e tyre të lëndojnë, por edhe është tejet
e këndshme kur të tjerët me fjalët, sjelljet e veprimet
e tyre të respektojnë e të lartësojnë. Rastet e respektimit
e të lartësimit nga njerëzit janë shumë, shumë më të
shpeshta se sa rastet e përbuzjes e të ofendimit. Prandaj,
nuk e ndërroj dhe nuk e jap popullin tim, me të mirë
e me të këqinj dhe jam i gatshëm të vdes edhe për ata
që më shajnë! Sa për argëtimin Tuaj dhe të lexuesve
tjerë po Jua tregoj një ngjarje nga burgjet e mia. Pas
burgimit e dënimit të vitit 1964, më patën flakur në
një çeli e cila në vend të dritares kishte një pllakë
metalike me ca vrima. Aty ishte keq. Një ditë dëgjova
një zhurëm njerëzish në korridorin e burgut të Prishtinës.
Papritmas u hap dera e çelisë sime dhe në derë u dukën
disa koka udbashësh. Shefi i tyre ma priti: “ O, Demaçi,
këtu qenke”? Po, këtu jam. “Këtu qenka terr dhe ftohtë.
Si po të duket”? Paj, kur ju vrapojshit për të hequr
flamujt shqiptarë që kishim qitur ne nëpër të gjithë
Kosovën, ne fërkonim duart nga gëzimi. Tash, ju fërkoni
duart. “Po, për cilët shqiptarë po lufton ti, bre Demaçi?
Paj ata t’u bënë dëshmitarë, ata i pate gjyqëtarë”!
Edhe ata nuk i jap! Edhe ata janë të mijtë! Edhe ata
një ditë do të pendohen për gabimet e tyre. “Mirë, bre
Demaçi, a mendon ti diçka? Për çka mendon ti, fare”?
Unë mendoj vetëm për disfatën tuaj! (Qeshi llava e udbashëve
me zë të lartë). “Mirë, bre Demaçi, por deri kur ti
kështu”? Deri në disfatën tuaj të plotë! “Ik, bre, Demaçi
se me ty, me të vërtetë, nuk flitet”! Kështu tha shefi
dhe bashkë me “llavën” e vet ikën. Gardiani mbylli derën
e çelisë, por pa e përplasur si rëndom...Miku im, njeriu
që lufton kundër robërisë e kundër territ duhet të llogarisë
se më së paku do ta provojë burgun dhe terrin. Njeriu
që merr pjesë aktive në rrjedhat e shoqërisë, më së
paku, duhet të llogarisë se ka për të qenë edhe i lavdëruar,
por edhe i sharë. Unë e dua jetën ashtu siç është: me
të ëmbla e me të hidhura, me të mira e me të këqia,
me dimra e me vera, me qetësi e me furtuna, dua që të
gjindem në qendër të rrjedhave, qofshin ato me plot
rreziqe, që çojnë njerëzimin përpara...
NJË I BURGOSUR NGA BURGU I DUBRAVËS: Baca Adem, qysh
po mbetet puna e pavarësisë? Një herë e përmendnin muajin
qershor. Nuk po thonë se po shtyhet. Cili është mendimi
yt?
A.D.- O, vëlla! Pavarësia e liria janë thelbi i jetës,
prandaj mos u merakos, sepse andej jemi duke udhëtuar
dhe kjo rrugë s’ka të ndalur. Por mos e lidh pavarësinë
e lirinë as me Shën Mitër, as me Shën Gjergj. Lirinë
e sjellin njerëzit me shpirt të lirë, lirinë e vonojnë
njerëzit me shpirt të robëruar...
XHELADIN TAFALLARI: Çfarë dëmesh konkretisht na ka
sjellur Marrëveshja e Rambuje-Parisit? A ka sjellur
eventualisht diçka të mirë si dhe a do të ndodhte edhe
te ne tragjedia si në Bosnje po të mos nënshkruhej ajo
marrëveshje?
A.D.- Marrëveshja e Rambuje-Parisit e ka vonuar procesin
e pavarësimit të Kosovës. Nënshkrimi i Marrëveshjes
së Rambuje-Parisit nga ana e katër shqiptarëve ishte
aventura më e madhe politike e kohës. Vetëm, mendoni,
zotëri i nderuar, çfarë do të ndodhte me ne sikur atë
tekst, që përndryshe ishte fort i favorshëm për Serbinë,
ta nënshkruante delegacioni i Millosheviqit?! Sot Serbia
do të ishte “këmbëkryq” në Kosovë, kurse ne të dy nuk
do ta bënim këtë muhabet! Paj, kush, o vëlla, ka menduar
se Millosheviqi ishte aq i çmendur sa të mos e nënshkruante
një marrëveshje aq të favorshme për Serbinë?! Po të
mos e nënshkruanin shqiptarët marrëveshjen e Rambuje-Parisit
nuk do të ndodhte në Kosovë Bosnja, por do të nënshkruhej
diku tjetër një marrëveshje ku do të përfshihej edhe
e drejta për vetëvendosje për Kosovën. Kosova do të
shkëputej nga Serbia para Malit të Zi!...
ZENEPE LUKA(Vlorë): Çfarë përfaqëson Mitrovica për
Kosovën? Historia e bashkëjetesës së shqiptarëve dhe
e serbëve në këtë qytet të pasur?
A.D.- Mitrovica me rrethinë, për Kosovën, ka rëndësi
të madhe historike. Ajo është e rrethuar nga Shala e
Bajgorës dhe nga një pjesë e trevës së Drenicës. Ajo
ishte qendër serioze e kryengritjeve kundër Otomanëve
të udhëhequra nga heroi Isa Buletini me shokë. Por Mitrovica
ka edhe rëndësi të madhe ekonomike. Atje gjinden minjerat
e mëdha të plumbit e zinkut dhe shkritorja e madhe në
Zveçan. Mitrovica ishte edhe qendër e madhe e prodhimeve
metalike e kimike. Atje kishte një koncentrim të madh
punëtorësh me përvojë dhe me orientim përparimtar e
kombëtarë. Greva e madhe e minatorëve të Trepçës, me
kërkesën për shkarkimin nga pushteti të kuislingëve
shqiptarë, pati tronditur Kosovën dhe pati shkaktuar
bujë të madhe në Jugosllavinë e atëhershme dhe në botë.
Mitrovica ishte edhe qendër e madhe kulturore e shkencore.
Në këtë qytet kishte deri në 25% qytetarë me kombësi
serbe, të cilët në të vërtetë mbanin në duart e tyre
krejt pushtetin politik dhe ekonomik. Në këtë qytet
tradicionalisht ishte e gjallë edhe lëvizja ilegale
kundër pushtuesve serbomëdhej. Më 1964 në Mitrovicë
ishte e fuqishme dega e Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin
e Shqiptarëve e udhëhequr nga patriotët Mustafa Venhari,
Ismet Koshutova, Hysen Daci, Arif Hoxha, Xhyle Radoniqi,
Ahmet Shyti, Adem Nura e shumë të tjerë. Në kryengritjen
e fundit të udhëhequr nga UÇK-ja ishin shumë aktivë
luftëtarët nga Zona e Shalës së Bajgorës. Ndër ta më
i spikaturi ishte Mehë Uka, i cili ra dëshmor dhe përmendorja
e tij është e ngritur në qendër të Mitrovicës.
Pas përfundimit të Luftës së fundit Çlirimtare të udhëhequr
nga UÇK-ja, forcat franceze të KFOR-it e ndanë Mitrovicën,
përmes lumit Ibar(dhë), në dy pjesë. Pjesën veriore,
në fakt e kontrollojnë sigurimcat e Serbisë dhe kriminelët
serbë të Kosovës. Pjesa jugore kontrollohet nga UNMIK-u
e qeveriset nga shqiptarët bashkë me pakicat që jetojnë
në pjesën jugore të qytetit. Me këtë ndarje lindi kriza
politike, ekonomike e shoqërore e Mitrovicës. Qyteti,
në të vërtetë është në “komë politike dhe ekonomike”!
Por, po të analizohet më thellë, kjo Mitrovicë, kështu
si është dhe si është bërë, është edhe një “bombë e
kurdisur”( nga kush, vallë?!) që mund të shndërrohet
në një erupcion fort të rrezikshëm për paqen në këtë
pjesë të Ballkanit.

ADEM DEMAÇI: PËRGJIGJE PYETJEVE
TË LEXUESVE MEKULIPRESS
AVDI ABDULLAHU: Në Prishtinë, më tre maj, u organizua
një protestë kundër ndarjes së Mitrovicës dhe kundër
decentralizimit të Kosovës, në baza etnike, në të cilën
morën pjesë një numër shumë i vogël qytetarësh. Cilat
janë shkaqet, sipas jush, që qytetarët ende hezitojnë
të përdorin format më demokratike për të kundërshtuar
tendencat tejet të rrezikshme për të penguar pavarësinë
e Kosovës?
A.D.- Shkaqet e këtij mosbesimi qytetar ndaj mjeteve
paqësore, demokratike e qytetare të zgjidhjes së problemeve
shoqërore janë fort të thella. Për këtë më së paku janë
fajtorë qytetarët, por këtë gjendje të nivelit të ulët
të vetëdijes kombëtare e qytetare mund ta ndryshojnë
dhe ta tejkalojnë vetëm qytetarët në bashkëpunim të
ngushtë me atë pjesë të inteligjencisë së vet e cila,
falë ligjit të jetës, ka mbijetuar të gjitha infektimet
egoiste, demoralizuese, korruptuese, serviliste e kapituluese.
Por, le t’ia fillojmë nga e para. Çdo shtet që ka pasur
a që ka brenda kufijve të vet shumë popuj, me mekanizmat
e vet të dhunshëm e jotëdhunshëm, është munduar dhe
mundohet që të mos lejonte e të lejojë që të krijohej
a të krijohet, vetëdija kombëtare e ajo qytetare. Populli
mbisundues ëahtë munduar që me mjete të dhunës e të
jodhunës të çkombëtarizojë e të asimilojë kombet që
kanë qenë më të “përtypshme” e më të asimilueshme. Kur
ka marrë fund ky proces dhe kur nuk ka funksionuar më
tutje, atëherë populli mbizotërues është munduar që
krahas dhunës të gjejë një formulë me anën e së cilës
do të fshehej synimi i kombit mbizotërues, por që do
të vazhdonte unitetin e shtetit. Turqit në kohën e vet
e kanë pasur termin OSMANLINJË, rusët patën farkuar
termin monstruoz, në frymën e inernacionalizmit ptoletar,
populli sovjetik. Madje edhe lideri i dikurshëm gjermano–lindor,
Erih Honeker, pati deklaruar në kohën e vet se nuk jemi
popull gjerman, por popull sovjetik! Në ish-Jugosllavi
populli dominues serb bashkë me mbeturinat e bastardhuara
nga radhët e popujve tjerë në përbërje të shtetit përkatës,
si komunistë të organizuar, për hirë të privilegjeve
që gëzonin, patën filluar me të madhe ta impononin termin
populli jugosllav a patriotizmi jugosllav! Këtë eksperiment
e kemi përjetuar edhe ne shqiptarët. Qëllimi ishte që
të pengohej pjekja e vetëdijes kombëtare tek popujt
e robëruar. Kjo bëhej me njëqind forma e mjete të dhunshme
e me njëqind forma të padhunshme. Me këto mjete arrihej
që të krijohej bindja tek individët se shteti është
aq i fuqishëm saqë nuk ka mënyrë tjetër për të mbijetuar
përveçse të nënshtrohemi dhe t’i përshtatemi situatës.
Dmth. të kapitulojmë. Mirëpo, ligjet e jetës me forcën
e tyre të pandalshme thyen të gjitha pengesat në udhëtimit
drejt vetëdijes kombëtare e qytetare. Si rezultat i
veprimit të këtyre ligjeve të jetës u shpartalluan të
gjitha perandoritë të mëdha e të vogla. Vetë ne shqiptarët,
për shumë shkaqe, mbetëm ende të papërfshirë përfundimisht
nga këto ligje të natyrës. Përvoja jonë e hidhur e rezistencës
paqësore pasive dhjetëvjeçare në kohën e sundimit të
Millosheviqit nuk ka kaluar pa ndikimin e vet demoralizues.
Edhe në periudhën pas përfundimit të luftës së fundit,
në rrethana të reja, në praninë e forcave amerikano-evropiane
dhe të administrimit ndërkombëtar, një varg demonstratash
paqësore nuk dhanë rezultatet e pritura, sepse nuk ishin
aq sa duhej të fuqishme. Prandaj edhe kemi një ftohje
nga kjo metodë e rrugë paqësore, demokratike e qytetare.
Në këtë frymë në Kosovën e sotme ka plot njerëz që thonë
edhe haptazi: kot e kemi ne, sepse çfarë thotë Amerika,
çfarë thotë Evropa, çfarë thotë UNMIK-u po bëhet e do
të bëhet.
Ndërsa e vërteta është krejt tjetër. As Amerika, as
Evropa, as UNMIK-u nuk dëshirojnë që shumicës shqiptare
t’i imponojnë asgjë që ata nuk duan. Mirëpo këta kërkojnë
që kjo shumicë të artikulojë qartë, me shumicë të madhe
e të padyshimtë dhe në mënyrë demokratike e qytetare
vullnetin e dëshirën e vet. Ata, në asnjë mënyrë nuk
dëshirojnë që ne të qëndrojmë si qyqet, kurse qyqet
të flasin në emrin tonë. Për interesa të vetat qyqet,
pa pushim, na sugjerojnë ne që të rrijmë e të strukemi
si qyqet dhe të presim që dikush tjetër të na e sjellë
lumturinë! Po, vallë, kah na dolën këto qyqe midis nesh?
Paj këto qyqe çelën nga ato vezët që na i kishin lënë
regjimistët serbë. Këta janë ata komunistët e konvertuar
në demokratë të rremë, këta janë ato bastardhat shqiptare
që si shpërblim për harrimin e vetëvetes dhe shkeljen
e interesave të Kosovës hanin e pinin në grazhdin e
pushtuesit i cili mbushej nga gjaku, djersa e lotët
e popullit të vet. Mirëpo, as Zoti as bota nuk i do
qyqarët. Bota tërë kohën na matë se me çfarë serioziteti
ne e duam lirinë, pavarësinë e sovranitetin tonë. Dhe,
ne ende nuk jemi duke treguar seriozitetin e duhur,
sepse ende jemi duke duruar që qyqet të na prijnë, qyqet
të flasin në emër tonin dhe ende po dëgjojmë këngët
e qyqeve, ditë e natë. KJO BINDJE E QYQEVE është bindja
më e keqe, më e rrezikshme dhe më fatale kundër të cilës
është duke luftuar populli ynë dhe kundër të cilës duhet
të luftojë populli ynë. Kjo bindje i kushtoi fort shtrenjtë
popullit tonë me shekuj e po i kushton edhe sot. Këtë
bindje e mbajtën dhe e forcuan në kokën e individëve
komunistët e privilegjuar në ish-Jugosllavi, LDK-istët
gjatë sundimit të Millosheviqit mbi Kosovën dhe, këtë
bindje po e mbajnë e po e imponojnë, për hirë të privilegjeve
të veta, të gjithë ata që janë të inkuadruar në institucionet-kukulla
në bazë të zinxhirëve farefisnorë, klanorë, nepotistë,
kriminalë e mafiozë. Sikur individët të pushonin të
mbeteshin robër të pashpresë të qyqeve dhe ta fuqizonin
veten e tyre duke u organizuar me individët tjerë, do
të krijohej fuqia që edhe me mjetet paqësore do të arrinim
synimet tona të drejta. Kjo ndjenjë e individëve të
pashpresë bëri dhe po bën që populli ynë kaq gjatë të
mbetet i manipuluar. Kjo ndjenjë se kot e kemi, se jemi
të pafuqishëm dhe iluzioni se problemet tona duhet dhe
mund t’i zgjidhin vetëm forcat jashta nesh është shkaktarja
kryesore që njerëzit e padjallëzi dhe intelektualët
mendjelehtë i pengon të njohin dhe të përdorin forcën
e organizimit, mekanizmi i vetëm që është në gjendje
të ndryshojë rrjedhat shoqërore. Prandaj edhe u dukën
aq pak qytetarë në demonstratën e tre majit lidhur me
copëtimin e Mitrovicës dhe lidhur me decentralizimin
sipas vijave etnike në Kosovë. A ka mundësi që kjo ndjenjë
kaq e kobshme të shporret nga kokat e individëve të
pashpresë? Ka, por kjo është temë tjetër, për tjetër
herë.
NUHI KRASNIQI: Si e spjegoni angazhimin e koalicionit
të tashëm në pushtet(LDK+AAK) për shtyrjen e zgjedhjeve
“të lira” në Kosovë, kur dihet se LDK-ja dhe satelitët
e saj, më 22 mars 1998, vetëm dy javë pas qëndresës
e rënies heroike të familjes Jashari e të prekazasve
tjerë në krye me komandantin legjendar Adem Jasharin,
organizuan “zgjedhje të lira e demokratike” nën mbikëqyrjen
e okupatorit serb?
A.D.- Ajo që pati ndodhur para tetë vjet e sa dhe kjo
që po ndodhë sot janë dy rrethana të ndryshme që në
thelb kishin e kanë të njëjtin qëllim – mbetjen në “pushtet”.
Atëherë, që thoni Ju, më 22 mars të vitit 1998, pati
ndodhur një manipulim i mjerë i popullit tonë. Një zotëri
i quajtur Gelbart, i dërguar special nga Qeveria amerikane,
i cili duke vlerësuar gabimisht rrethanat në Kosovë,
qe bërë pjesëmarrës në gabime trashanike politike në
skenën e ngatërruar kosovare. Ai, nën ndikimin e dezinformatave
të regjimit serb dhe të këlyshëve të këtij regjimi brenda
LDK-së, në shkurt të të njëjtit vit, pati shpallur UÇK-në
si organizatë terroriste. Mirëpo, me të pa se ishte
mashtruar ai, tërhoqi akuzën e vet ndaj UÇK-së, por
bëri gabimin tjetër, u bë pjesë e grackës tjetër, të
organizimit të “zgjedhjeve të lira e demokratike” të
22 marsit 1998. Qëllimi i regjimit të Beogradit ishte
që popullata e Kosovës të përçahej, Drenica kryengritëse
të izolohej dhe më lehtë të “pacifikohej” me zjarr e
me hekur, ndërsa pjesët tjera të Kosovës, nën “pushtetin”
kapitulues të LDK-së të përtypej e të nënshtrohej përfundimisht
me ndihmën e pakursyer të dyshit RUGOVA-AGANI. Këta
dy frikacakë e servilë, për çdo ditë, mëkonin popullin
me iluzionin e “pushtetit paralel”. Këta dy frikacakë
e servilë, çdo ditë e çdo çast thërrisnin popullin që
të mos provokohej nga “individë luftënxitës” se përndryshe
“forcat serbe do të na çfarosin për njëzetë e katër
orë”! Për këtë shërbim, regjimi gjakatar i Beogradit
shpërblente rugovistët duke lejuar që të mblidhnin trepërqindshin,
që të kalonin jetë luksoze në Kosovë e jashtë Kosovës
dhe që të aktronin “presidentin”, “presidencën” “luftën
e partive politike për pushtet” e “zgjedhjet e lira
e demokratike”. Kjo ishte atëherë, nën mbrojtjen e regjimit
të Beogradit. Mirëpo, siç e dini, pas heroizmit të Prekazit,
falë gufimit të vetëdijes kombëtare në tërë hapësirën
kosovare, plani kriminal i Beogradit dështoi. Kryengritja
nën udhëheqjen e UÇK-së, shpërtheu izolimin çetniko-rugovist
dhe përfshiu tërë Kosovën. Të tjerat i dimë të gjithë
se si shkuan e si përfunduan...
Sot janë rrethana krejt tjera. Nën bekimin e Këshillit
të Sigurimit e nën mbrojtjen e trupave të NATO-s, të
policisë ndërkombëtare nga pesëdhjetë shtete të botës,
nën administrimin e OKB-së me Katër Shtylla të Mëdha
e me katërqind nënshtylla tjera, në Kosovë janë instaluar,
me “votime demokratike”, sipas listave të mbyllura dhe
me plot të drejta të rezervuara e të pakufizuara për
të dërguarin special të OKB-së, intitucionet kukulla
të Kosovës. Këta njerëz në këto institucione punojnë
fare pak, ndërsa paguhen sikur punojnë shumë, kurse
efekti i punës së tyre është mëse katastrofik. Arsimi
është në gjendje të mjerë, shëndetësia gjithashtu, ndërsa
pensionistët mos më zi! Bujqësia e Kosovës është në
gjendje të vajtueshme: mëse gjysma e tokave të Kosovës
nuk punohen e nuk shfrytëzohen; eksporti i Kosovës memëzi
arrin shifrën prej 4%,kurse importi mbahet në 96%; papunësia
arrinë shifrën prej 70% të atyre që kërkojnë punë. Gjysma
e popullatës jeton në zgrip të varfërisë; 20% e popullatës
jeton në varfëri të skajshme; kriminalitetet e të gjitha
llojeve janë në lulëzim e sipër; mafia kosovare është
në azdisje e harlisje...Vetëm ata që janë futur nën
sqetullën e pushtetit-kukull janë duke bërë jetë komode.
Kjo është arsyeja që LDK-ja e AAK-ja nuk dëshirojnë
që ta prishin rehatinë e vet. Dhe, e dyta e më e forta
është një arsye tjetër: z. Petersen bashkë me strategët
tjerë prapa tij dëshirojnë që komunat e pastra serbe
që do të krijohen në mënyrë krejtësisht të imponuar
e jo ligjore të përligjen duke u mbajtur zgjedhjet edhe
atje. Prandaj duhet pritur. Dhe, shi ti, meqë i levërdisë
zvarritja e zgjedhjeve z. Petersen ka hequr dorë nga
e drejta e vet e rezervuar dhe ka lejuar që për këtë
punë të vendosin vendorët!
ARTAN GASHI: Përse e kundërshtove Rambujenë dhe përse
nuk more pjesë në ato bisedime? Përse dhatë dorëheqje
nga përfaqësuesi i UÇK-së?
A.D.- Për të kuptuar më mirë e më qartë çfarë ishin
bisedimet e Rambujesë dhe përse isha kundër pjesëmarrjes
në atë takim, i respektuari z. Artan, Ju lutem që të
merrni mundimin dhe të njiheni me dokumentet autentike
të këtij takimi. Kjo është një punë fare e lehtë. Duhet
vetëm të hapni kompjuterin Tuaj dhe të kërkoni këtë
faqe: www.vetevendosje.org dhe të klikoni vendin ku
thotë –dokumenti.
Meqë në këto dokumente më duket se nuk ekziston ftesa
zyrtare për takimin e Rambuje-Parisit mund të Ju them
edhe këto: Në dimrin e ashpër të 1998-99- tës, unë e
Albin Kurti u ftuam në Shkup që atje të mernim ftesën
zyrtare. Ftesë na e dorëzoi ministri i atëhershëm i
Britanisë së Madhe, z. Kuk.. Duke na e dorëzuar ftesën,
z. Kuk na pati thënë buzagas: “Zotëri Rugova pa e lexuar
fare dokumentin na ka thënë se e pranon ftesën me kënaqësi”.
Unë, gjithashtu buzagas i thashë se unë nuk jam i mençëm
si z. Rugova që ta pranoj ftesën pa e lexuar dokumentin.
Kur u ngjitëm në dhomën e hotelit “Aleksandria” dhe
e hapëm zarfën patëm çfarë të shihnim! ftesa ishte bërë
në mënyrë ultimative. Aty ishin të rrjeshtuara dhjetë
pika të PANEGOCIUESHME për ata që do të pranonin të
shkonin në bisedimet e Rambujesë. Pika e parë ishte:
PRANIMI I INTEGRITETIT E SOVRANITETIT TË JUGOSLLAVISË
MBI KOSOVËN.
Pika e dytë ishte: PRANIMI I KONKLUZAVE TË HELSINKIT
LIDHUR ME NDRYSHIMIN E KUFIJVE NË EVROPË, esenca e të
cilave është SE NUK KA NDRYSHIM TË KUFIJVE MIDIS SHTETEVE
NË EVROPË PA PAJTIMIN E TË DYJA PALËVE KONTESTUESE.
Në pikën e tretë Kosova përshkruhej si BASHKËSI ETNITETESH
TË BARABARTA PA U PËRMENDUR ASKUND SHUMICA DËRMUESE
SHQIPTARE.
Aty ishin edhe nja shtatë pika tjera të cilat forconin
e mbronin frymën e atyre tri pakave të përmendura.
Çdo koment përse ne nuk pranuam që të merrnim pjesë
në atë takim, më duket se është i tepërt.
Gjithashtu edhe dorëheqja ime nga posti i përfaqësuesit
politik të UÇK-së, në rrethanat e përshkruaara më sipër
kur edhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së vendosi që të
shkonte në bisedime në Rambuje nën ultimatumin e DHJETË
PIKAVE TË PANEGOCIUESHME, ishte e vetmja gjë që më takonte
ta bëja.
NEXHAT HASANI: Para disa ditësh ndodhi një protestë
e Lëvizjes VETËVENDOSJA. Aty ndërhyri në mënyrë të vrazhdë
SHPK-ja. Çfarë mund të na thoni për sjelljet e policisë?
A.D.- Mjerim e katastrofë bashkë!
AGRON BERISHA: Si e vlerësoni deklaratën e Sekretarit
Gjeneral të NATO-s z. Skefer: “Do i thyejmë të gjithë
kundërshtarët si dhe të gjithë ata që nuk do të pajtohen
me zgjidhjen e statusit të Kosovës”. A ju adresohet
ky kërcënim shqiptarëve a serbëve?
A.D.- Të dyja palëve, por mua më duket sikur më shumë
na kërcënohet ne shqiptarëve se sa serbëve! Sepse, neve,
përveç pavarësisë e sovranitetit të plotë asnjë solucion
tjetër nuk do të na rehatonte. Me një “zgjidhje” invalide
për Kosovën as Serbia nuk do të rehatohej. Mirëpo, hegjemonistët
çetnikë e neofashistë të Beogradit ende nuk kanë mbledhur
mend. Por, le të shohim...
ADEM
DEMAÇI: PËRGJIGJE PYETJEVE TË LEXUESVE
ARTAN GASHI: Baca Adem, përse e përçave Lidhjen e Shkrimtarëve
dhe Mitingun e Peozisë e ndave në dysh? Ma kthe përgjigjen?
A.D.- I respektuari Artan, po Jua kthej përgjigjen.
Megjithse paraqiteni mjaft i vrazhdë me pyetjet Tuaja,
e vlerësoj se nuk e keni shkelur vijën e kuqe të dialogut
demokratik. Ju më keni bërë disa pyetje, por kësaj radhe
po u përgjigjem pyetjeve Tuaja më të nxehta e më therrëse.
Dua të besoj se toni Juaj i vrazhdë e ka burimin te
mosinformimi Juaj i mjaftueshëm. Lidhjen e Shkrimtarëve,
në prillin e kaluar e gjeta si një organizatë joqeveritare
e si mos më keq Kjo do të thotë pa mjete të përhershme,
ose pa mjete vjetore buxhetore të cilat janë të domosdoshme
nëse duam që për selinë e Lidhjes të paguhet rregullisht
telefoni, uji, mirëmbajtja, pastërtia e siguria e selisë.
Dhe, çfarë është më me rëndësi, si mund ta planifikojë
veprintarinë e vet vjetore një asosiacion kaq i rëndësishëm
pa një buxhet qoftë ai sado i vogël? Shkrimtari ynë
i ndjerë Hivzi Sylejmani na e ka lënë shtëpinë në përdorim,
mirëpo as komuna e Prishtinës as Ministria e Kulturës
nuk na kanë dhënë as nuk na japin mjete për të financuar
shërbimet që i përmenda. Telefonin e paguajmë nga xhepi
ynë, për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e selisë kujdeset
aq sa mundet, vullnetarisht, pa asnjë metelik, studentja
Arbnesha Shala, për sigurinë e selisë kujdeset aq sa
mundet sekretari i lidhjes z. Demir Reshiti. Me fjalë
tjera të gjithë punojmë vullnetarisht.
Sa i takon përçarjes të cilën Ju, si i painformuar ose
si një zemërbardhë i kurdisur nga dikush, ma mëveshni
mua, e vërteta është kjo: Disa qarqe të brendshme e
të jashtme janë të interesuara që Lidhjen e Shkrimtarëve
të Kosovës ta bëjnë “Lidhje të lypsarëve e të sahanlëpirësve
të Kosovës”. Ata duan dhe përpiqen që ndërgjegjen e
kohës dhe të popullit tonë ta ngulfasin. Sepse kanë
frikë nga populli i ndërgjegjësuar. Sepse, populli i
ndërgjegjësuar nuk do të lejonte që përmes kumbarive
me Ibrahim e Ukë Rugovën të arrinte të bëhej ministër
i kulturës një njeri i padejë për atë post. Sepse populli
i ndërgjegjësuar nuk do të lejonte që titistët e bashkëpunëtorët
e dikurshëm të Udbës të manipulojnë edhe më tutje me
popullin zemërbardhë. Të gjithë regjimet e deritashëm
kanë pasur nevojë për intelektualë servilë, të butë
e të dëgjueshëm dhe që do t’ua mbanin ison regjimlinjëve
dhe politikës së tyre. Mirëpo, prore në këtë Kosovën
tonë të martirizuar edhe në kohën e otomanëve, edhe
në kohën e krajlave edhe në kohën e komunistëve e edhe
sot ka pasur e ka intelektualë e shkrimtarë të atillë
të cilët kanë qenë dhe janë zëdhënës e shërbëtorë të
palodhshëm në interes të popullit të vet.
Sa i takon, asaj që thoni Ju, “ndarjes së Mitingut të
Poezisë në dysh” e vërteta qëndron kështu: Ka pasur
e ka manifestime lokale të shkrimtarëve si në Pejë,
Ferizaj, Mitrovicë e Vushtrri, por Mitingun e Poezisë
dhe Takimet e Hivzi Sylejmanit tradicionalisht i ka
organizuar dhe i ka udhëhequr LSHK. Kjo që ndodhi sivjet
është tentuar që të bëhej qysh vitin e kaluar. Din Mehmet
Gjocaj, një poet nënmesatar, një titist në kohën e vet
i devotshëm dhe një njeri me ambicje të prishura e me
dhjetë fytyra, i shtyrë nga një grup byrokratësh llokmaxhinj
të komunës së Gjakovës e i përkrahur nga ministri i
kulturës Haraqia edhe në vitin 2005 u munduan që ta
lokalizonin Mitingun e Poezisë duke u ofruar si organizatorë
të mitingut, kurse LSHK të merrte rolin e pjesëmarrësit
në atë organizim. Ne refuzuam atë rol dhe tentativa
e parë e vitit 2005 dështoi. sepse Din Mehmet Gjocaj
me grupin e byrokratëve të Gjakovës, në momentin e fundit,
u tërhoqën nga synimi i tyre i mbrapshtë. Z. Astrit
Haraqia, përkrahësi mbrapa zavrakut i përçarësve, na
i pati lejuar gjysmën e mjeteve të kërkuara – 7000Evro-
vetëm një ditë para se të fillonte Mitingu. Mbajtja
pezull deri në ditën e fundit, ishte kontributi i “mangupit-ministër”
për Din-dilinxhinë e grupin e tij përçarës. Mitingu
vjet u mbajt, mirëpo sivjet ishte vetë z. ministri i
padejë me veprimin e tij shkatërrues e lokalist që ra
në nivelin e intelektualit – mjaftueshëm me dysh! Sivjet,
ky ministër pa ndërgjegje, u bë cytësi dhe organizatori
kryesor i përçarjes dhe lokalizmit. Ky, me pretekst
se Adem Demaçi ia bëri të pamundur LSHK-së që t’i bënte
omazhe një profeti të shpifur dhe të një politikani
totalisht të dështuar, mori hak për kumbarën e vet të
përbuzur, Ibrahim Rugovën e ndjerë dhe ia mori të drejtën
TRADICIONALE LSHK-së! Ky arbitër e polic politik(që
askush s’po i thot mos!), ftoi gjakovarët e vet që,
pa të drejtë, të konkuronin për organizimin e Mitingut
të Poezisë pranë Ministrisë së tij private të kulturës
dhe në mënyrë arbitrare ua lejoi gjakovarëve të vet
14.000Evro (4000 më shumë se që kishin kërkuar!) shpenzime
për organizimin e mitingut në fjalë. Mitingun e 13 majit
e organizuan dhe e drejtuan LDK-istët në pushtet të
Gjakovës, poetët e kritikët titistë-rugovistë dhe penistët-regjimistë.
Regjimistët e Kosovës vunë si maskotë të Mitingut, kë
tjetër pos regjimist-enveristin tjetër nga Tirana, me
banim të përhershëm në Paris, Ismail Kadarenë! Din Mehmet
Gjocaj, megjithë përpjekjet e tij për t’u katrrithur,
mbeti diku në bisht të situatës!
Kryesia e LSHK, falë përkrahjes vullnetare të shkrimtarëve
e të intelektualëve të vërtetë të Kosovës, përkundër
opstrukcionit të hapur e skandaloz të z. Haraqia, më
9 maj, ditën e fitores mbi fashizmin, mbajti Mitingun
e poezisë. E mbajtëm sepse kjo ishte e drejta e detyra
jonë për ta mbajtur. Mirëpo, sipas disa hilexhinjve
e telallxhinjve, ne që kryem të drejtën e detyrën tonë
sipas traditës dyzetvjeçare qenkemi përçarës, kurse
ata që për ambicje të tyre të prishura shkelën traditën
dyzetvjeçare qenkan burra të mirë! Aferim e rrofshin!
O, i nderuari Artan, Rugovistët e titistët e mbajtën
dhe po e mbajnë Kosovën të përçarë e të bllokuar dhe
do të përçajnë e bllokojnë krejt çka kanë mundësi, sot
e në të ardhmen. Të njëjtit e përçanë edhe LSHK-në,
e përçanë edhe mitingun. Të njëjtit do ta përçajnë e
do ta bllokojnë edhe veten e tyre.
Po të ishte gjallë, Qamili i Vogël do ta këndonte këngën:
“Moj Kosovë e mjera Gjakovë! Moj Gjakovë e mjera Kosovë”!
SHAHIN HAXHIU: Keni thënë shpesh herë se bota është
zvogëluar dhe prandaj çkado që ndodhë në një pikë globit
prekë të gjithë botën. Ju pyes, çfarë mendoni për programin
bërthamorë të Qeverisë së Iranit dhe kundërshtimet e
shteteve Perëndimore të këtij programi?
A.D.- Pyetja Juaj është një temë për një libër të tërë,
por do të përpiqem të Ju përgjigjem sa më shkurt. Populli
iranian është një popull me kulturë të lashtë, me një
histori të bujshme, me pasuri të mëdha, sidomos me naftën
shumë cilësore, mirëpo gjendet në një hapësirë fort
të rëndësishme gjeo-strategjike dhe prandaj, këto njëzetë
vitet e fundit, kaloi e po kalon nëpër kthesa të forta
politike. Pas rrëzimit të mbretit Reza Pahllavi, pushteti
kaloi në duart e klerit islamik shiit, në krye me Homeinin,
i cili veproi nga Franca për rrëzimin e Reza Pahllavit,
mikut të ngushtë të amerikanëve. Prandaj starti i politikës
së Homeinit kishte një karakter shumë të mprehtë e të
tepruar antiamerikan gjë që i kushtoi politikës së Republikës
Islamike të Iranit fort shtrenjtë. Falë këtij izolimi
politik të Iranit, fashisti Sadam Husein, vlerësoi gjërat
gabimisht dhe me një sulm ushtarak aneksoi disa pjesë
të territorit iranian në Gjirin Persik. Kjo ndezi luftën
gati dhjetëvjeçare midis Irakut agresor dhe Iranit të
vetmuar. Mirëpo, Irani, falë vrullit patriotik, megjithë
viktimat e mëdha, për një kohë jo të gjatë, arriti që
t’i rikthente tokat e pushtuara nga ana e Irakut. Mirëpo,
tash, vetë Irani bëri gabimin trashanik politik duke
iu vërsulur Irakut me qëllim që të rrëzonte regjimin
fashist të Sadam Huseinit dhe të vendoste atje ndikimin
e vet. Për këtë arsye dhe për interesa tjera, shtetet
kryesore Perëndomore të Evropës u rrjeshtuan në anën
e Irakut. Kjo luftë që zgjati shumë, të dyja palëve,
u kushtoi shumë shtrenjtë politikisht, me shumë viktima
njerëzore dhe me qindra miliarda dollarë. Dikur vonë,
Homeini e kuptoi se ai nuk kishte pas qenë në luftë
vetëm me Sadam Huseinin, por edhe me shtetet armëshitëse
të Evropës, prandaj, në fund edhe “piu gotën e hidhur
të pendesës” dhe ndali luftën me Irakun. Fashisti Sadam
Husein, bëri gabimin tjetër me Kuvajtin fqi, por megjithatë
ruajti pushtetin mbi Irakun. Më vonë u pa se kush ishte
Sadam Huseini dhe si po kalojnë ai bashkë me Irakun.
Tash vonë, në krye të Iranit erdhi në pushtet një zotëri
relativisht i ri, energjik dhe mjaft ambicioz, i quajtur
Muhamed Ahmedinexhad. Ky zotëri, duke mos u orientuar
si duhet e sa duhet në hapësirë e kohë, në vendse të
fillonte një start me të cilin të zbuste tensionet në
Lindjen e Mesme, ai doli me disa deklarata bombastike
kundër Izraelit të cilat nuk i hante as nuk i han kurrëfarë
pazari. Pikërisht në këtë kohë dolën në shesh përpjekjet
intensive të Iranit për të zhvilluar kapacitet e veta
energjetike në bazë bërthamore. Mirëpo e keqja është
se materiali që përgatitet për ushqimin e reaktorëve
bërthamorë mund të shërbejë edhe për prodhimin e bombave
bërthamore! Izraeli nuk do ta ndiente veten të sigurtë
nëse Irani do të bëhej fuqi bërthamore. Unë për veten
time plotësisht besoj se Irani nuk ka ndërmend që të
prodhojë bomba atomike. Mirëpo, kush çanë kokën çfarë
mendojmë unë e qiftat e mi? Marrëdhëniet midis shteteve
të botës sonë sot nuk funksionjnë në bazë të besimit,
por në bazë të mosbesimit e dyshimit. Aq më tepër rritet
dyshimi në Iranin pas deklaratave të tij të pamatura
në hapësirën aq fort të tensionuar e të elektrizuar
të Lindjes së Mesme. Le të shpresojmë se liderët e Iranit
nuk do të gabojnë e të harrojnë se prapa shtetit izraelit
qëndrojnë SHBA-të me krejt potencialin vet. Pa u zgjidhur
të gjitha problemet politike në Lindjen e mesme dhe
në Azi vështirë se Fuqitë e mëdha do të lejojnë që Irani
të bëhet fuqi bërthamore as paqësore as ushtarake. Republika
Islamike e Iranit, falë eksportit të madh të naftës
së vetë shumë cilësore ka para shumë.Mirëpo, përveç
parave Irani ka nevojë shumë edhe për dije politike.
Përndryshe liderëve të Iranit do t’u duhet prapë që
të pijnë “gotën e hidhur të pendesës”. Unë për veten
time kam një respekt të madh për kombin persian dhe
për kulturën e tij, mirëpo nuk jam pajtuar me politikën
e Iranit as në kohën e Reza Pahllavit, as në kohën e
Homeinit, as në kohën e sotme të Muhamed Ahmedinexhadit.
Por, kush i dëgjon e i përfillë fjalët e mia në Iranin
e largët, kur nuk më dëgjojnë e nuk më përfillin as
në Kosovën time?
BESART KRASNIQI: Çfarë mendoni për këtë “hallakamën”
rreth Ligjit për mbrojtjen e invalidëve të UÇK-së, për
ndihmën famljeve të dëshmorëve të Luftës sonë Çlirimtare
dhe për të drejtat e Veteranëve të Luftës Çlirimtare?
A.D.- Kjo tregon se në çfarë pozite të mjerë ka ra
Kosova kur qiftat e Hashim Thaçit e të Veton Surroit
e kanë sjellur punën deri këtu që një grup byrokratësh
të Zyres Ligjore t’i korrigjojnë e t’i përshkëllijnë
ligjet që nxjerr Kuvendi i Kosovës. Kjo tregon se të
gjitha institucionet tona janë formale dhe të gjitha
varen nga një nënshkrim i z. Petersen. Mirëpo z. Petersen
nuk ka faj. Kanë faj ata që kanë nënshkruar Marrëveshjen
e Rambuje-Parisit, ata që kanë pranuar Rezolutën 1244
të KS mbështetur në Marrëveshjen Rambuje – Paris, ata
që kanë miratuar Kornizën e Përkohshme Kushtetuese të
Kosovës. Kanë faj ata që luajnë futboll me miliona evro,
ndërsa invalidët e Luftës Çlirimtare, familjet e Dëshmorëve
e të Herojve tanë dhe Veteranët e Luftës Çlirimtare
janë shndërruar në varfanjakë të pashpresë. Kanë faj
deputetët që hezitojnë të meren me çështjet jetike të
invalidëve, të familjeve të Dëshmorëve, të veteranëve
të Luftës Çlirimtare, të merren me çështjet jetike të
pensionistëve të mjerë, të merren me çështjet jetike
të këtij populli me 70% të papunë. Por, le të jemi të
drejtë e të paanshëm, fajin më të madh e kanë qytetarët
e Kosovës të cilët pranuan të dilnin në votime sipas
LISTAVE TË MBYLLURA. Kanë faj sepse dualën në votime
dhe votuan për listat e KRYESUARA NGA RUGOVA, NGA THAÇI,
NGA HARADINAJ, NGA SURROI të cilët në këto lista i futën
shokët e jaranat e vet që bashkë me ta i kanë pranuar
pa rezervë Marrëveshjen e Rambuje-Parisit, Rezolutën
1244 të KS, Kornizën e Përkohshme Kushtetuese të Kosovës,
dhe të gjitha të Drejtat e Rezervuara për të Dërguarin
Special të Kombeve të Bashkuara për Kosovën. Prandaj
Kuvendi i Kosovës nuk funksionon sepse aty janë të gjithë
ata të cilët prej kohësh kanë dhënë prova se nuk u kërset
për Kosovën!
Mos harroni çfarë tha këto ditë, një zëdhënës i lartë
i këtyre shtyllave të Kosovës:” Ne Ligjin përkatës vetëm
e kemi harmonizar me Rezolutën 1244”! Zyra e famshme
Ligjore ka prekur vetëm katër fjalë: LUFTËN tonë ÇLIRIMTARE
e ka ndryshuar në KONFLIKT TË ARMATOSUR. DËSHMORËT E
HEROJT tanë i ka shndërruar në MARTIRË, në kuptimin
e VIKTIMAVE të luftës! Fjalën ARMIK e ka ndryshuar në
KUNDËRSHTAR. Fjalën QYTETARË e ka kthyer në POPULL.
Vetëm kaq! Katër fjalë, por këto janë katër fjalë prekin
themelet e karakterit të luftës sonë. Dmth. sipas këtyre
fjalëve të ndryshuara, ne, nuk paskemi bërë luftë çlirimtare
kundër pushtuesve-armiq, por paskemi bërë luftë qytetare
dmth. qenkemi vrarë midis nesh dhe me disa kundërshtarë
tanë të padefinuar. Prandaj qenkemi gjakhumbur! Pastaj,
ne nuk qenkemi qytetarë të Kosovës, por qenkemi vetëm
njëfarë populli, ose dofarë banorësh të Kosovës! Dhe,
krejt në fund, nëse duam që të jemi qytetarë duhet ta
pranojmë Serbinë si shtetin tonë, ashtu si shkruan në
nenet e Marrëveshjes së Rambuje-Parisit e në Rezolutën
1244 të KS, se përndryshe do të mbetemi pa shtet! Në
dash plas, në dash mos plas!

KRYENGRITJA PAQËSORE
E 1981-SHIT
1. Z. Demaçi, në cilin burg keni qenë në kohën kur në
Kosovë shpërthyen demonstratat e vitit ‘81?
ADEM DEMAÇI: Në kohën kur në Kosovë shpërthyen demonstratat,
në të vërtetë kur shpërtheu kryengritja paqësore e shqiptarëve,
unë bshkë me afro tridhjetë djelmosha, të dënuar politikë
nga Kosova e Maqedonia, ishim në burgun-ferr të “STARA
GRADISHKËS”.
2. Kur dhe si keni dëgjuar për herë të parë për shpërthimin
e demonstratave?
ADEM DEMAÇI: Edhepse burgu ishte ferr i vërtetë edhe
aty vinin gazetat kryesore të Beogradit, “Borba” e “Politika”
dhe ato të Zagrebit “Vijesnik”, “Jutarnji list”, “Dalmacija”,
javorja “Danas” etj. Por edhe nga Kosova më vinin gazetat
e kohës. Shoku im nga organizata jonë ilegale “LËVIZJA
REVOLUCIONERE PËR BASHKIMIN E SHQIPTARËVE”, Zeqir Gërvalla,
më kishte parapaguar me gaazetën “Rilindja” dhe me disa
javore. Por burimi ynë më madh i informatave ishte diçka
tjetër. Kishim një tranzistor të fshehtë të cilin na
e kishte goditur një i burgosur kroat Andria. Ky e kishte
kamufluar aparatin në një kuti të sapunit. Kishte arritur
që ta pajiste tranzistorin edhe me dëgjuesin e veshit.
Për çdo natë, pasi që fikej drita për të fjetur, me
kokën të mbulluar me mahramë, dëgjoja deri vonë natën
të gjitha stacionet më të rëndësishme të botës duke
filluar nga Radio-Tirana, Zëri i Amerikës, RFI, BBC,
Dojçe Velen, Radio-Vatikanin, etj. Mbetesha pa gjumë,
por midis nesh qarkullonin lajme të freskëta. Gjithashtu,
nga të burgosurit politikë kroat, numri i të cilëve
kurrë nuk binte nën 50-60, kishim gjithashtu informata
që ata merrnin nga familjarët e tyre.
3. Si i keni pritur këto demonstrata dhe a mund të
na thuani se çfarë ka qenë mendimi i juaj atë kohë për
kërkesat e shtruara nga demonstruesit?
ADEM DEMAÇI: Mendoj se kërkesat e kryengritësve paqësorë
kanë qenë në pajtim me mundësitë dhe rrethanat kombëtare
e ndërkombëtare të asaj kohe. Që nga Kryengritja paqësore
e nëntorit 1968 në Kosovë, Lëvizja çlirimtare përsëri
kishte kaluar në ilegalitet. Por nga Marsi i madh i
1981-shit Lëvizja paqësore çlirimtare u ngrit në një
shkallë më të lartë, mori rrugët e qyteteve tona. Dhuna
e egër e regjimit çetnik, në vend se të ngulfonte kryengritjen
ajo i dha zjarr edhe më të madh dhe bëri që ajo të masivizohej
edhe më shumë. As burgosjet, as vrasjet nuk dhanë rezultate.
Policia serbe u gjet e pafuqishme para furisë së masave
të elektrizuara. Lidhur me këtë, një ditë, për rrethanat
e burgut supertëizoluar të “Stara Gradishkës”, ndodhi
një ngjarje e rrallë. Një paradite, pranë mureve të
kazamatit zbriti një helikopter. Kjo zgjoi tej mase
kurreshtjen e të burgosurve. Pas pak midis, të burgosurve,
si rrufeja u shpërnda fjala: “ e morën Nedin”. Ai Nedi,
në të vërtetë ishte njëfarë Nenad Tomiq, biri i pronarit
të dikurshëm të gazetës monarkofashisteste të Beogradit
“VREME” të martuar me një gjermane dhe i cili pas shkatërrimit
të Jugosllavisë së krajlit kishte emigruar në SHBA.
Pra ai Nedi, i cili e fliste shumë mirë edhe serbishten,
dy herë ishte dërguar nga amerikanët për të spiunuar
Jugosllavinë titiste. Dhe dy herë pasi që ishte zënë
ishte falur nga dënimi dhe ishte përzënë. Mirëpo, amerikanët
e kishin dërguar edhe për të tretën herë në misionin
e tij. Kësaj here nuk e kishin falur e kishin dënuar
me tetë vjet heqje lirie duke e dërguar në kazamatin
e Lepogllavës. Nga Lepogllava një ditë, kjo i binte
para dy vjetësh e sollën në kazaamatin e Stara Gradishkës
dhe ai sillej rreth meje. Meqë kisha interes për të
dialoguar ngapak me të anglisht edhe unë, duke pasur
një rezervë nga përvoja me spiunat serbë e pranova shoqërinë
me të. Atë ditën e zbritjes së helikopterit, pasi që
e kishin pas çuar Nedin në takim me një inspektor të
lartë federativ e liruan diku vonë pas dite dhe i njëjti
ishte bërë xurxull nga rakia. Atë ditë ai hyri në muhabet
me mua dhe nuk ndahej dot prej meje megjithëse policët
që silleshin në korridorin e gjatë të sektorit katër
të burgut e këshillonin që të shkonte, të shtrihej e
të flente. Atë ditë Nedi ma hapi zemrën. Më tha se i
kishte thënë inspektorit se se aty isha edhe unë Filan
Fisteku. Po, i kishte thënë ai e di, por veprimtaria
e Demaçit ka qenë lule në krahasim me këtë çfarë po
ndodhë tash në Kosovë. Dalin me dhjetëra mijëra nëpër
të gjitha qytetet e Kosovës dhe thjeshtë nuk dijmë se
çfarë të bëjmë me gjithë atë popull. I rrahim, madje
edhe i vrasim ata që shquhen si prijës dhe si organizatorë,
por kot. Të nesërmen dalin edhe më shumë…Po përse nuk
e shfrytëzoni Demaçin që t’ua qetësojë situatën, i kishte
thënë Nedi. Paj, kjo është fara që ka mbjellur vetë
Demaçi, o kolegë! I ishte përgjegjur ai. Po, megjithatë,
a t’ia bëj këtë propozim Demaçit? Jo, ishte përgjegjeur
inspektori sepse kjo është puuë e kotë dhe për më keq
ai do të gëzohej duke dëgjuar se i kemi punët keq…Pastaj
Nedi, si rastësisht m’u drejtua mua: Me të vërtetë,
Demaçi, përse nuk e shfrytëzon rastin? I ke edhe dhjetë
vjet burg. Unë shikova fytyrën e skuqur zjarr dhe sytë
e tij që qitnin shkëndia dhe i thashë:O, Ned! Sikur
Jugosllavia ta kishte politkën në nivelin që e ka policinë
do t’i kishte punët më mirë se që i ka. Mirë të paska
pasë thënë ai inspektori. Nga këto që dëgjova prej teje,
u gëzova aq fort saqë i harrova dhe shleva fare burgjet
e mia. Ashtu si ishim duke ecur korridorit të gjatë,
Nedi u ndal, ma zgjati dorën e më tha: Demaçi, Ju e
dini se unë babën e kam serb e nënën gjermane. Unë sot
do ta tradhëtoj babën tim dhe do të bëhem me nënën time.
Ja, ku po Ju them, mua më kanë sjellur këtu që të Ju
spijunoj, por po gëzohem që dështova. Nuk e dija nëse
fliste rakia, apo ndërgjegjja njerëzore e Nedit? Më
duket se kjo e dyta...
4. Si janë pritur këto demonstrata nga të burgosurit
tjerë politikë shqiptarë (nëse ke pasur në dhomë apo
kontakte me ta) apo dhe nga të burgosur të tjerë?
ADEM DEMAÇI: Burgu kishte tridhjetë dhoma.Në çdo dhomë
ishte vetëm nga një i dënuar politikë shqiptarë të tjerët
ishin të dënuar politikë kroatë, kriminelë kroatë e
serbë, por ne shiheshim gjatë shëtitjeve, pas dite dhe
në repartet e punës. Ta merr mendja se ne shqiptarët
qemë gëzuar fort. Fluturonim nga entuziazmi. Qenë gëzuar
shumë edhe të dënuarit politikë kroatë, madje edhe kriminelët
kroatë, sepse të dyja palët si ne si kroatët luftonim
për të shpartalluar Jugsllavinë e urryer.
5. A ka pasur ndryshime në trajtimin ndaj juve nga ana
e autoriteteve të burgut apo marrje në biseda nga ana
e UDB-së pas shpërthimit të demonstratave në Kosovë?
ADEM DEMAÇI: Thirrje e marrje në pyetje nuk ka pasur,
por ka pasur mbyllje syshë kur disa kriminelë serbë
deshën të hidheshin mbi ne. Mirëpo kur kriminelët e
pakët shqiptarë dhe kriminelët e shumtë kroat morën
anën tonë dhe iu vërsulën kriminelëve serbë, atëherë
sikur intervenoi drejtoria dhe situata u qetësua.
6. Pasi që Ju jeni burgosur si anëtar i organizatës
që angazhohej për bashkimin e viseve shqiptare në ish
-Jugosallavi me shtetin amë Shqipërinë, si e keni pritur
kërkesën dominante të demonstruesve “Kosova Republikë”,
kur kjo kërkesë nënkuptonte barazimin e Kosovës me republikat
tjera në ish-Jugosllavi dhe jo shkëputjen dhe bashkimin
e saj me Shqipërinë?
ADEM DEMAÇI: Ajo kërkesë shprehte nivelin e vetëdijes
dhe nivelin e organizimit tonë në atë kohë dhe rrethanat
kombëtare e ndërkombëtare të asaj kohe.. Sikur kryengritja
paqësore e 1981-shit të kishte ndodhur më 1974-shin,
kur duhej të ndryshohej kushtetuta, kur Kosovën Republikë
e patën përkrahur madje edhe Katarina Patërnogiq-Cica,
Milija Kovaçeviq, Smajo Jusufi e Rezak Shala e derisa
ekuilibristi Tito ende ishte gjallë, Kosova do të arrinte
të barazohej me republikat tjera të Jugosllavisë. Dhe
kjo do të ishte një fitore e rëndësishme në rrugën tonë
drejt lirisë së plotë. Por Fadil Hoxha dhe garnitura
gjakovare në pushtet nuk e vlerësuan situatën drejt.
Kësaj garniture rehatia e gjatë ia kishte thyer tehun
e gatishmërisë për sakrificë, Ajo u përcaktua për rehatinë
e vet duke menduar se kjo rehati do të zgjaste deri
në infinit dhe prandaj flaku tej interesin e përgjithshëm.
7. Cila është perspektiva që hapën demonstratat e mars-prillit
1981 për zgjidhjen e çështjes së Kosovës?
ADEMDEMAÇI: Kryengritja paqësore e e Nëntorit 1968
buroi nga LËVIZJA REVOLUCIONARE PËR BASHKIMIN E SHQIPTARËVE
të 1964-it. Kryengritja paqësore e mars-prillit 1981
buroi nga Kryengritja paqësore e Nëntorit 1968. Kryengritja
e armatosur NË KRYE ME UÇK-në e 1998-99-tës buroi nga
Kryengritja paqësore e Një tetorit 1997.Kryengritja
paqësore e 17-18 Marsit 2004 buroi nga zhgënjimi me
rezultatet e Kryengritjes së armatosur në krye me UÇK-në
të viteve 1998-99.

Revista kroate i botoi emrat
e 1.789 personave si agjentë të KOS-it, afro 40 syresh
shqiptarë
“Nacional” ia futi kot
Autorët pretendojnë se këta janë emrat e agjentëve
të KOS-it, apo të Shërbimit të Kundërzbulimit serb që
ka vepruar në territorin e Kroacisë. Tomorr Buza dhe
Hasan Shasivari, janë të irrituar pse janë përfshirë
në këtë listë
Shkruan: MIGENA ARLLATI (Gazeta "LAJM")
Gjakovë, 4 prill - Ish-kryeshefi i Gjakovës, Tomorr
Buza, dhe Hasan Shasivari, inspektor komunal nga Gjakova,
thanë të martën se nuk është e vërtetë që ata kanë qenë
agjentë të Shërbimit të Kundërzbulimit serb (KOS), ashtu
siç i ka ngarkuar revista kroate “Nacional”.
Revista e pavarur kroate “Nacional”, e cila botohet
në Zagreb, në numrin e saj të 537-të të datës 28 shkurt
2006, ka botuar një listë të gjatë të emrave, të cilët
i quan agjentë të KOS-it (Kontra Obaveshtajna Sluzhba),
apo të Shërbimit të Kundërzbulimit serb që ka vepruar
në territorin e Kroacisë. Autorët Berislav Jeliniq,
Eduard Shoshtariq dhe Maroje Mihoviloviq thonë se fjala
është për një dokument të Udhëheqjes së Shërbimit Informativ
të Sigurimit (SIS).
Buza, aktualisht zyrtar në Ministrinë e Kulturës, i
tha “Lajmit”, nëpërmjet telefonit, se ai ka demantuar
në revistën kroate, duke kërkuar nga redaksia e “Nacionalit”
të bëjnë gazetari të përgjegjshme. “Unë jam krenar që
kam qenë oficer në ish-APJ, por kam dezertuar në vitet
1990. Që atëherë kam jetuar në mërgim dhe këto gjëra
nuk qëndrojnë”, tha ai i irrituar.
Sipas kësaj reviste, agjentët kroatë e kanë përpiluar
këtë listë pas tre vjetësh punë hulumtuese, duke u bazuar
në të dhënat e tyre të marra nga dokumentet e SIS-it.
Autorët e shkrimit thonë se e kanë botuar kopjen e dokumentit
të cilësuar si sekret shtetëror të aksionit operativ
“Jeniçeri”, i cili sipas tyre përmban mbi 2000 emra
bashkëpunëtorësh të KOS-it të Serbisë. Lista me emrat
e 1.789 personave është nxjerrë gjatë viteve të luftës
në Kroaci, në fillim të viteve 1990. Gjithmonë sipas
shkrimit të botuar nga Jeliniqi, Shoshtariqi dhe Mihoviloviqi,
në këtë listë gjenden edhe emrat e afro 40 shqiptarëve
nga Kosova, të cilët paskan vepruar në territorin e
Kroacisë.
Botimi në fjalë ka ditë që sillet nëpër Gjakovë, duke
u përcjellë me komente nga më të ndryshmet. Fakti se
në artikull gjenden edhe emrat e disa gjakovarëve nuk
është përtypur lehtë nga opinioni dhe nga vetë të apostrofuarit.
Edhe pse jo të gjithë kanë pasur mundësi ta lexojnë
këtë botim, ata i janë referuar ueb-faqes: www.nacional.hr,
në të cilën e kanë gjetur të publikuar materialin.
Mes tyre është Hasan Shasivari, inspektor në Drejtorinë
e Inspektoratit në KK të Gjakovës. Kur “Lajmi” e pyeti
për praninë e emrit të tij në listën e agjentëve të
KOS-it serb, Shasivari ishte gati i irrituar. Ai pohoi
se nuk ka asgjë të përbashkët me “Hasan Shasivarin”
që përmendet nga botimi kroat. “Personi në fjalë me
sigurinë më të madhe e them se është emnak imi. Shasivarë
ka gjithandej, edhe në Bosnjë e Hercegovinë, në Kroaci.
Qëkur më ra në dorë lista, nisa të hulumtoj rreth përfshirjes
së emrit tim aty. Personi në fjalë, me emër dhe me mbiemër
timin, është goran i Tetovës, i cili ka qenë epror ushtarak
në Pulë të Kroacisë”, sqaron Shasivari nga Gjakova,
rrethanat e përfshirjes së emrit në këtë listë. Sipas
tij, personi, për të cilin e ka fjalën lista e botuar
në Kroaci, ka dezertuar nga ushtria dhe tash jeton në
Zvicër. “Ata janë tre vëllezër. Motra e tyre, Shefka
Shasivari, ka qenë bashkëpunëtore e Ibrahim Rugovës
dhe një kohë ka punuar në UNMIK. Unë s’kam lidhje me
këtë storie. Diferencohem prej kësaj dhe publikisht
bëj të ditur se s’jam ai person për të cilin tregon
lista”, tha Shasivari për “Lajmin”.
Hasan Shasivari, përveçse inspektor komunal, në Gjakovë
njihet edhe si ish-futbollist i “Vllaznimit”. Prej shumë
vitesh, ai e udhëheq shkollën e tij private të futbollit
“Kigen A”, prej nga kanë dalë shumë talente të këtij
sporti. “Jam sportist dhe kurrë në jetë s’kam qenë kurrfarë
eprori ushtarak. S’jam i involvuar në kurrfarë Kos-i
apo agjenture”, përforcon H. Shasivari, i cili duket
i lodhur nga stresi që i ka shkaktuar gjetja e emrit
në listën e KOS-it, botuar nga media kroate.
Disa nga shqiptarët e përfshirë në listë
Rrahim Ademi, Nikollë Kaçinari, Salih Buçaj, Mark Cuni,
Nasuf Damoni, Muhamed Xhemajli, Kristë Gjergji, Agim
Gagica, Sahit Gashi, Shaban Haxhijaj, Enver Hasimi,
Gaspër Augustini, Nysret Sadiku (Prizren), Naser Sabedini,
Naser Selajdini, Hasan Shasivari, Hetem Rahiqi, Agim
Rrustemaj, Ramadan Sadikaj, Nebi Shehu (Brezovicë),
Fadil Zejnullahu, Lirab Zenuni, Besnik Maxhuni, etj.
më tepër...
|