Home: Fillimi i faqës
Aktuale: Informata aktuale rreth botes dhe vendit
Bota: Informata Rreth botes
Rajoni: Informata rreth rajonit
Vendi: Informata rreth vendit
Anti censura
Diplomacia
Pr & retorika
Ide & opinione
Kulture
Shkenca
Personalitete
Kontakt
Impresum
Në traditën e familjen e nokshiqanëve ndëshkohej fort fyerja dhe përbuzja e tjetrit, por, njëkohësisht, ndëshkohej fort edhe përulja para fyesit dhe perbuzësit
2008-06-26 20:39
 
AKTUALE 

BDI – të jetë serioze këtë rradhë

            Zhvillimet politike të pas 2001 në FYROM treguan në një mori rastesh brishtesine serioze politike, ekonomike gati sistemore te kësaj republike ish Jugosllave. Me këtë, disa here eshte vene ne pyetje vetë mbijetesa e këtij vendi si shtet i pavarur dhe sovran.Perderisa para vitit 2001, shkaqet e këtij jostabiliteti sistemor ishin gati të natyrës apartheido- fazhizoide, pas kesaj date vendi nuk u stabilizua siç menduan shumekush nga nderkombetaret dhe disa vendore qe u lëpihen kētyre si qeni nga pas. Marrëveshja e Ohrit megjithë rëndësine e saj të madhe në zbutjen e kundërthënieve etnike mes dy kombeve më të mëdehnj përbërës te Maqedonise,me kalimin e kohes shpalos gjithnje e me shume të meta serioze si ne përmbajtje ashtu edhe në aplikimin praktik te saj. Këtu nuk duam të flasim per mosinteresin e faktorit etnik maqedonas që kjo mareveshje më në fund te përmbyllet me sukses.
Kemi të bëjmë më shumë me formulime te mjegullta e shume makiaveliste ne vetë dokumentin në fjalë. Një numër i ekspertëve shqiptare i kane shpalosur këto mangësi të kësaj marëveshjeje që më 2001. Megjithatë, rrethanat  politiko-ushtarake te asaj kohe si dhe ndikimi i fuqishem i qendrave nderkombetare te vendosjes bënë që kontrata te nenshkruhej e tille ç’farë është sot.Por zhvillimet e pergjithshme shoqërore - (politike, ekonomike,demografike, kulturore etj ) nuk jane procese statike, të ngurta, të pandryshueshme në vete.Ato ndryshojne, lëvizin, marrin forma tjera me kalimin e viteve, në kohë dhe hapësirë.Kështu edhe raportet e brendshme në Maqedoni janë në ndryshim te vazhdueshem me kalimin e kohës. Këto raporte regullohen me aktet më të larta ligjore të vendeve sovrane, pra me kushtetutë dhe ligje.Marrëveshja e Ohrit me gjithë të metat e saj është pjesë përbërëse e kushtetutes.Ajo nuk realizohet në plotësine e saj gati tetē vite.Për këto dhe shume arsye tjera partitë politike fituese të zgjedhjeve te blloku shqiptar (nē këte rast BDI) duhet tē ndryshojnë strategjinë e veprimit politik.Kur themi ndryshim strategjie, nuk kuptojme edhe ndryshim te mjeteve.Mjetet mbeten gjithmonë procesi politik demokratik dhe lufta politike brenda institucioneve shtetērore dhe për këto institucione.

Bashkimi Demokratik për integrim, si trashëgimtare e vlerës më të madhe kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni që nga lufta e dytë botërore –Ushtrise Clirimtare Kombëtare - u tregua i përkushtuar nē mbrojtjen e vlerave të demokracisë si në zgjedhjet e vitit 2006 ashtu edhe me 1 e 15 qershor 2008.Per më tepër qendrimi i Bashkimit Demokratik per Integrim në bisedat e 2006-ës për formimin e qeverisë me mandatarin Gruevski ishte parimor dhe shumë i drejtë.Dështimi i këtyre negociatave nuk mund ti faturohet BDI-së.Ishin tjera arsyet që shtynë VMRO-në të ndërmarrë veprime gati gati aventureske per mosrespektimin e vullnetit legjitim te shqiptarëve në vend.E bëri këtë ngaqë ia sugjeruan qarqet sërbë, bullgare apo greke, e bëri që ti shërojë komplekset e vitit 2001, apo veproi kēshtu i shtyrë nga nacional-shovinizmi primitiv që në disa raste e karakterizon veprimin dhe mendimin politik të kësaj partie është  irelevante sot dhe këtu.Fakt është se qeveria maqedonase e formuar më 2006 nuk kishte legjitimitetin e duhur demokratik që të qeveriste këtë vend, së paku jo në pjesët perëndimore të tijë.
Kjo keqqeverisje e Vmro-se dhe marionetës së saj Pdsh, shkaktoi kriza të pandërprera politike të cilave duhet t’iu vije fundi me formimin e qeverisë së re mes fitueses shqiptare BDI-se dhe asaj maqedonase (këtu maqedonase në kuptim etnik) Vmro.
Por Bashkimi Demokratik per Integrim në asnjë mënyrë nuk mund të bjerë pre e malverzimeve shantazuese që i shohim ditët e fundit në mediat e shkruara dhe vizive maqedonisht-folëse.Deklaratat e kohëpaskohshme të Gruevskit dhe ministrit të tijë infantil të punëve të jashtmë se në qeveri ”do të përfshihet ajo parti shqiptare që respekton standardet demokratike”  janë për shqiptarët më tepër se fyese dhe denigruese.Për tu shprehur më drejtë, këto jane deklarata fashizoido-raciste tē nxjerra ndoshta nga fjalori i fillimviteve të shekullit XIX tē kolonialistit anglez në Afrikë Cecil Rhodes-it, apo nga fjalori i diktatorëve të banana-republikave Amerikano-latine të viteve 1960-90 që deklaronin se “do i jepnin popullit parlamentarizmin kur ky të piqej për demokraci”.
Procesi zgjedhor i 1 qershorit u shkatërua nga struktura të uniformuara dhe pa uniforma të  MPB-së dhe shërbimeve tjera shtetërore nën kontrollin direkt qeveritar të Gruevskit, njëjtë sikundër nën presionin ndërkombëtarë po këto struktura treguan se kur janë të interesuara mund të garantojneë zgjedhje të lira e të drejta si ato te pjesshmet mē 15 qershor.BDI i fitoi me meritë këto zgjedhje dhe ajo dhe vetëm ajo medoemos të jetë pjesë e ekzekutivit të vendit si përfaqësuese e shqiptarëve në të.Pra, ta themi edhe njëherë shumë qartë e pa ekuivoke: BDI- si fituese absolute e votave shqiptare duhet të jetë parti e vetme shqiptare në qeveri.Përndryshe, nëse Gruevski vazhdon me manipulime të tipit “dy parti shqiptare” nē qeveri, atëherë BDI duhet te insistojë në masë të njëjtë për përfshirjen edhe të një partie etnike maqedonase në qeveri, e kjo natyrshëm i bie të jetë partia e dytë për nga numri i votave maqedonase-LSDM.

Ose do respektohen procedurat dhe përvojat demokratike të cilat në gjithë botën e demokracisë parlamentare thonë qartë që fituesi formon qeveri, ose le të realizohet maksima e Gruevskit - “tē gjithë në qeveri”.Por kjo të “gjithë në qeveri” duhet te vlejë njëkohësisht si për shqiptarët ashtu edhe për maqedonasit etnikë në shtetin dyetnik e shumëetnik të Maqedonisë..Kjo tu bēhet më shumë se e qartë edhe disa ndërkombëtarëve të cilat shpehsherë shfaqin tendenca të rënies në pozitat e “më të fortit”.Dhe “të fortin” në këtë rast si rezultat i numrave te votave të fituara duket se po e luan Vmro e Gruevskit bashkë me kompani.
Për këto dhe shumë arsye tjera, e sidomos për faktin e gabimeve të rënda të së kaluarës kur nuk realizoi marrëveshjen e Ohrit dhe nuk u imponua sa duhet dhe si duhet në qeveri, Bashkimi Demokratik per Integrim duhet te jetë i vendosur që të mos bëhet pjesë e qeverisë së ardhshme pa përmbushjen e së paku nëntë kushteve kryesore që do i shpalosim në vazhdim.

1.Preambula e kushtetutes - (komb shtetformues, bartës i sovranitetit, ”lufta e perbashket”..etj)

Preambula apo pjesa hyrëse e kushtetutës megjithëse nuk përbën detyrim juridik është shumë  e rëndësishme pasi shpreh karakterin, brendinë si dhe frymën në të cilën është përpiluar (miratuar) ajo.Prandaj që në preambulë është e nevojshme që të bëhen ndryshimet e nevojshme të cilat do hapnin rrugën dhe njëkohësisht do ishin edhe në frymën e ndryshimeve tjera të mëdha e të domosdoshme që do pasonin atë.Preambula e sotme e kushtetutës së këtij vendi është e papranueshme për popullin shqiptar këtu.Ajo nuk shpreh vullnetin e qytetarëve shqiptarë, te cilët siç e përsërisim vazhdimisht, në bazë të standardeve ndërkombëtare e europiane duke u bazuar ne numrin e tyre tek popullsia e gjithmbarshme në këtë shtet, duhet medoemos te pyeten për vendime të tilla kardinale e substanciale si çështja ne fjalë.Kombi shqiptar në Maqedoni është automatikisht popull shtetformues në bazë të fuqisë numerike si dhe autoktonisë teritoriale të tij.Duke u bazuar në këtë, në preambulë bashkë me kombin maqedonas si bartēs i barabartë i sovranitetit duhet te emërtohet tekstualisht edhe kombi shqiptar.Të hiqet menjëhere ajo fjalia mbi “pjesën e kombit shqiptar”që i barazon 30 % shqiptarë të popullsisë së Maqedonisë me 2% romë, 2% sërbë , 2% Vllehë, e 2% pseudo”turq” dhe të vendoset urgjentisht fjalia si vijon -”bartes te perbashkët të sovranitetit në Republikën e Maqedonisë jane dy kombe të barabarta – kombi maqedonas dhe kombi shqiptar të cilët e krijuan këtë shtet me koncenzuzin e tyre te përbashkët politik”.Jo me luften e tyre pasi shqiptarët kanë luftuar që të shtetformohen vetë si Shqipëri në të gjitha tokat e tyre, kurse shumica e maqedonasve në atë kohë as që jane marrë me çështje të tilla politike e shtetformuese.Edhe vetë kryengritja e a.q e “Shën Ilisë” më 1903 e njohur edhe si beteja për Republikën e Krushevës ka qenë një aferë e përbashkët e qarqeve nacionaliste bullgare te Sofjes, disa nacionalistëve të paktë në numër maqedonas pro-bullgarë si dhe në shumicë çështje dhe betejë e shqiptarëve muslimanë e ortodoksë si dhe vllehëve te Maqedonisë perëndimore për çlirim nga okupatori Turk e jo e shumicës së  maqedonasve të atëhershëm, të cilët në atë kohë kanë qenë te dyzuar në lojalitetin e tyre të dyfishtë etnik duke u paraqitur herë si bullgarë dhe herë si sërbë.Si atëherë edhe sot e kësaj dite Maqedonia perëndimore (ku gjendet Krusheva) ka qenë në shumicë derrmuese e banuar nga shqiptarë muslimanë, shqiptarē ortodoksë dhe pak katolikë si dhe nga disa xhepa te vegjël të vllehëve dhe sllavëve të papërcaktuar etnikisht.Andaj preambula e gënjeshtërt nga ana historike duhet të hidhet poshtë si falsifikat i pastër historik dhe të rishkruhet urgjentisht.Sepse falsifikimi i historisë sjell rreziqe të mëdha për të ardhmen e rajonit sic shihet qartë në kontestin gati 20 vjecar Athinë-Shkup për çështjen e emrit.Për këtë më poshtë.Këtu neve na intereson më shumë qē shqiptarët të paraqiten në preambulë si element konstituiv dhe bartës i sovranitetit – njëjtë dhe të barabartë me maqedonasit etnikë.E kjo medomos të ndodhë pasi “sovraniteti  buron nga populli, është në duart e popullit për popullin”.Dhe populli në Maqedoni është 30% shqiptarë.Nëse nuk ndahet sovraniteti atëherë do ndahet populli bashkë me teritorin e popullit.

2.Gjuha zyrtare

Kushtetuta e Republikës së Maqedonise duhet të përcaktojë qartë që “në gjithë teritorin e vendit si dhe në marrëdhëniet me jashtë gjuhë zyrtare dhe shkrim zyrtar janë gjuha maqedone dhe shkrimi i saj cirilik dhe gjuha shqipe dhe shkrimi i saj latin”.Kjo të qendroje tekstualisht në kushtetutë.Perqindjet e tipit 20 apo 30 janë të parapara si mekanizma te organizmave ndërkombetarë të sferës së lirive e të drejtave të njëriut që meren me mbrojtjen e minoriteteve.Shqiptarët në Maqedoni nuk kanë qenë, nuk janë e as që e kanë ndërmend që të jenë ndonjëherë minoritet në trojet e veta etnike.Kjo shkaku i numrave e jo për ndonjë arsye nacionaliste apo ekstremiste siç propagandon nacional-shovinizmi sllav, se gjoja shqiptarët kërkojnë shumë e gjithmonë dalin me kërkesa të reja.Apo siç shkruan me eufemizma ndonjë dashamirës europian i shovinizmit maqedonas “ shqiptarët në Maqedoni janë një minoritet shumë aktiv politikisht”.Shqiptarët nuk kërkojnë asgjë më shumë se ç’u takon në bazë të të gjitha konventave ndërkombëtarë që i regullojnë çështjet nga këto fusha.
Nuk ka shtet në hartën politike të kontinentit europian ku gjuha e 25% te banorëve (shtetasve) të tijë mos të jetë edhe gjuhë zyrtare ne gjithë teritorin e atij shteti.Për më tepër, shtete me përkatësi etnike të përzier të perafërt me shifrat e Maqedonisë si Belgjika, Zvicra apo Bosnja e Hercegovina shkaku i këtyre numrave jane regulluar me kushtetute e me marrëveshje ndërkombëtare si shtete të përbëra, d.m.th si federata e konfederata.Shqiptarët në Maqedoni kane pranuar rregullim unitar e centralist te shtetit e pushtetit.Ky është një lëshim i pafalshëm i klasës politike shqiptare këtu, i bërë të detyruar në një masë të madhe nga rethanat gjeopolitike të së kaluarës dhe në një masë më të vogël nga paaftësia dhe mediokriteti korruptiv i atyre vetë.Por më 2008, në mes të Europës, të instalohen praktika gjuhësore mesjetare, pra të vendosen kufizime përqindjesh minoritare për gjuhën e një kombi i cili lëviz nga 25-35% të numrit të popullsisë!!!.Kjo ndodh vetëm në Maqedoni dhe vetëm më shqiptarët.Nuk ka rast tjetër të ngjashëm në gjithë Europën.Ndodh edhe në Greqi (rasti me 2 milione arvanitët), por në një konteskst dhe rethana krejtësisht tjera.Nuk mund të kufizohet me përqindje gjuha shqipe në Maqedoni.Përqindjet janë praktikuar për mbrojtjen kulturore të  minorancave të tilla si vllehet, sërbët, romët, grekët, bullgarët, kroatët, boshnjakët, si dhe
për të ashtuquajturit”turq” - të cilët në realitet ekzistojnë vetëm në pjesë të caktuara të Maqedonisë lindore e për grupe tjera numerikisht të papërfillshme.Këto përqindje nuk mund të aplikohen asesi e kurrësesi për gjuhën e një kombi shtetformues që përbën zyrtarisht 25 e jozyrtarisht mëse 35 % të numrit të përgjithsshëm të popullsisë ne këtë vend.

3.Simbolet shtetërore

Asnjë nga shtetet europiane dyetnike apo shumëetnike që  kanë proporcione të pëerafërta të përzierjes etnike si Maqedonia, pra Belgjika, Zvicra apo Bosnja dhe Hercegovina nuk i kanē vendosur simbolet me karakter etnik te vetëm një grupi te caktuar etnik si simbole shtetërore të detyrueshme për gjith banorët e tijë.Nje rast i tillë unikat në Europe ekziston vettem në Maqedoni (dhe ne kushte të caktuara edhe në Greqi me masën dy milionëshe shqiptare “arvanitoi”) ku simbolet etnike me të cilat vetë-identifikohet populli (kombi) maqedonas jane shpallur njëkohësisht edhe si simbole zyrtare identifikuese brenda e jashtë shtetit të Republikes dyetnike e me shumë minoranca tjera të Maqedonisë.
E kjo eshtë bërë pa vullnetin e qytetarëve shqiptarë, që per nga numri i popullsisë kanë të drejtë të pyeten nē këso rastesh.Dhe jo vetëm që kanë të drejtë të konsultohen por edhe nuk mund të vendoset pa miratimin e tyre.Kjo del nga numrat e banorëvë qe sot bashkëjetojnë në vendin tonë.Kjo buron nga vetë demokracia koncenzuale mbi të cilën pretendohet te ndërtohet ky shtet, që gjeografikisht shtrihet në Europë.Pra, flamuri shtetërorë, himni shtetërorë (kombëtarë) si dhe stema e Republikës kërkohet te përmbajnë në vete elemente identifikuese të dy kombeve shtetformues ose të jene tërësisht neutrale nga ana etnike.Kështu i kanë rregulluar flamujt, himnet e stemat e tyre Zvicra, Belgjika,Bosnja Hercegovina, bile edhe Kosova e 94% shqiptarëve etnikë.Këto janë rregullat e vendosura nga Bashkimi Europian drejt të cilit aspirojmë gjithë së bashku.Nuk mund në këtë shtet ku edhepse më shumë se 40% e popullsisë s’ka lidhje me kulturën sllave e maqedonase, prapë se  prapë simbolet etnike te këtij grupi sllavo-jugor imponohen si simbole shtetërore të Republikës së Maqedonisë.Kjo cështje duhet të marrë zgjidhje të menjëhershme e sa më baraspeshuese të mundshme.

4.Bartesit e tre posteve kryesore shtetërore

Njëri nga tre postet kryesore reprezentative ose ekzekutive, edhe atë: posti i kryeministrit, kryetarit të parlamentit ose kryetarit të shtetit (presidentit te Republikës) medoemos tu takojë shqiptarëve etnikë ne vend.Kjo mund te arrihet shumë lehtë me një ndryshim të vogël në dispozitat kushtetuese dhe në ligjin mbi zgjedhjen e kryetarit të republikës.Pra,presidenti të zgjidhet (votohet-emërohet) nga parlamenti e jo nga populli.Kjo do kishte si pasoje marjen e disa kompetencave të rëndësishme nga  kryetari (presidenti) dhe delegimin apo dhënien e po këtyre kryeministrit dhe kreut te kuvendit.Në këtë mënyrë dobësohet ndjeshëm fuqia ndikuese e Presidentit nē çeshtjet administrativo-ekzekutive.Si zakonisht presidentët e zgjedhur në mënyrë të drejpërdrejtë nga populli kanë fuqi më të madhe vendimmarrëse se kryetarët e emëruar nga kuvendet.Por forma të ndërmjetme të zgjidhjes së kontesteve e formulime të mundshme juridike kanë ekzistuar gjithmonë.Politika shqiptare në Maqedoni duhet të luftojë e kujdeset për sa më shumë kompetenca të një presidenti të ardhshëm të zgjedhur nga Parlamenti republikan në bazë të dispozitave të reja kushtetuese..Kryesorja është që njëri nga bartësit e tre funksioneve kryesore ne këtë vend të jetë perfaqësues i 30% të popullsisë shqiptare këtu.

5.Formimi i qeverisë pas zgjedhjeve te lira, të drejta e dyetnike

Të përcaktohet qartë me dispozite kushtetuese që “ne nje shtet te tille unitar të centralizuar e dyetnik (bietnik) si Fyromi i sotëm, qeverinë e formojnë partitë politike fituese qē perfaqesojne maqedonasit etnikë apo me anëtarësi etnike maqedonase dhe partia politike fituese përfaqësuese e shqiptarëve etnikë ose me anëtarësi etnike shqiptare”.Pra, ky parim të bëhët urgjentisht pjesë e kushtetutes.Nuk ka këtu parim të dyfishtë apo Badinter.Në kushtetutë të shkruhet tekstualisht e pikë  për pike ajo qe thamë më lartë.Gjithashtu zgjedhjet të jenë të lira, të drejta, transparente, tē monitoruara nga ndërkombëtarë e vendorë njëkohësisht dhe të pranuara si të tilla nga populli shqiptar në Maqedoni, nga vëzhgues të paanshëm ndërkombëtarë si dhe nga Republika e Shqipërise e Republika e Kosovës si dy shtete shqiptare të interesuara për stabilitet në rajon.Pasi shumë lehtë mund të ndodhë të këmi “zgjedhje” si ato të 1 qershorit ku nga strukturat policore shtetërore maqedonase u vodhën gati 50 % e votave të qytetarëve shqiptarë.Faktori politik nga Shqiperia dhe Kosova, intelektualët e njohur shqiptarë, intelegjencia shqiptare bashkë me opinionin publik përparimtar në vend dhe jashte tijë, duhet te ushtrojnë presionin e tyre të domosdoshëm që kjo marreveshje të respektohet dhe të pranohet si dispozitë kushtetuese edhe nga humbësit shqiptarē tē zgjedhjeve.

6.Numri i Ministrive

Duke pasur parasysh që ministritë janeēorganet më të larta të adinistrateës publike apo organet më të larta shtetërore që përcaktojnë-planifikojnë, hartojnë-zhvillojnë dhe kontrollojnë-mbikëqyrin zhvillimet e gjithmbarshme politike e ekonomike në një shtet, kërkohet të bëhet një riregullim transparent e mjaft demokratik edhe i burokracisë qeveritare ne Maqedoni.Numri i ministrave shqiptarë në kabinetin e sotëm me 15 ministra të mos jetë kurrë më i ulët se gjashtë-shtatë (6-7).Në tre rastet e mëposhtme, njëra nga tre ministritë medoemos të jetë me ministër shqiptarë, edhe atë:

a).Ministria e mbrojtjes ose e punëve të brendshme
b).Ministria e ekonomisë ose e financave
c).Ministria e punëve të jashtme ose e drejtësisë

Te ministria e punëvë të jashtme është i domosdoshëm kompromisi, pasi edhe shqiptarët duhet të udhēheqin me këtë ministri në periudha të caktuara kohore.
Përvec këtyre ministrive, shqiptarët duhet te insistojnë edhe në ministrite e transportit dhe lidhjes, arsimit dhe kulturës pasi në këto fusha kemi ngecje gati shekullore si komb.
Infrastruktura e qyteteve shqiptare është e ngjashme me orientalizmin primitiv të tipit “Afganistani i luftës civile”, kurse arsimi dhe kultura jone kombëtare gjenden pak mbi nivelin mesjetarë të saj. Në gjithë ministritë tjera ku shqiptarët nuk janë ministra, zëvendësministri të jetë medoemos shqiptarë etnik (nga partia fituese e zgjedhjeve kuptohet).Gjithashtu sekretarët shtetërorë të përfshihën së paku në numër të njëjtë me ministrat e z.ministrat.Pjesa tjetër e titullarëve më të ulët si dhe e administratës tjetër publike jopolitike, në përgjithësi të reflektojë përqindjet e popullsisë në gjithë vendin.Këtu të kihet kujdes e të mos lejohet që në emër të shqiptarëve ne organet shtetërore të punësohen persona apatridë e pa ndjenja kombëtare të cilët ne shtëpite e tyre nuk flasin shqip, sic ndodh zakonisht në Gostivar, e më pak në pjesë tjera të vendit.

7.Çështja në lidhje me emrin e vendit

Greqia dhe Serbia si dy femijë ilegjitimë të Rusisë dhe Europës kanë qenë deri vonë të përkëdhelurat e ketyre dy gjigantëve botërorë.Perderisa Sërbia me agresionet e hapura dhe masakrat ç’njerëzore të viteve 1990-99 e ka humbur këtë dorë të butë që e financonte e ndihmonte vazhdimisht, Greqia vazhdon të jetë e perkëdhelura (tani pa shoqërinë sërbe) e Europes, Rusisë e Amerikës njëkohësisht.Duke qenë gruaja e Rusisë dhe dashnorja e perëndimit, e për më tepër duke u financuar prej tij, Greqia e kamuflon paksa politikën e saj shoviniste, por shpirti agresiv bizantin i mësuar historikisht me zhvatjen e teritoreve e ç’do gjëje tjetër të huaj nuk gjen dot qetësi.Në vazhdën e kontesteve artificiale dhe tensioneve absurde që i prodhon vazhdimisht shteti grek ne marrëdhënie me të gjithë fqinjët e tij hyn edhe absurditeti më i madh nga të gjithë: çështja e emrit kushtetues te Maqedonisë.Ka nja 20 vite që Greqia merret me këtë “çështje të re kombëtare” të saj.Aty kah vitet 1986-87 duke parandjerë shpërbërjën e ish-Jugosllavisë (apo ndoshta edhe të mirëinformuar nga aleati i tyre Millosheviqi), grekët ndermorrën një reformë (organizim të ri territorial) duke bashkuar tre provincat e tyre veriore në kufi me Jugosllavinë e atëhershme.Provincēn e re të sapoformuar në kuadër të ndarjeve të tyre administrative e quajtën me një emër të ri: Maqedonia (Makedonia).Me këtë i paraprinë edhe pavarësimit të Maqedonisë, të cilën u përpoqën ta ndajnë bashkë me Sërbinë, dhe do e kishin realizuar planin po të mos ishte fobia greke nga ujku turk që u qendron grekëve si shpatë Damokleu mbi kokë dhe memzi pret ndonje rast të “thyerjes se integritetit territorial”të ndonjë vendi nga Greqia, qe t’ia marre kësaj pastaj ishujt e Egjeut, të cilët ishuj edhe ashtu në bazë te së drejtës ndërkombëtare detare duhej ti takojnë Turqisë.
Me pavarësimin e Maqedonisë më 1991-92 atavizmat greke u ngritën në qëndrime zyrtare të diplomacisë e shtetit grek.Thelbi i çështjes qëndron në pretendimet greke se “sllavo-maqedonët”, sic i quajnë ata maqedonasit e sotëm u vjedhin historinë, kulturën dhe në një të ardhme ndoshta jo shumë të largët mund të paraqesin edhe pretendime teritoriale ndaj “Maqedonisë greke”.Tani, që maqedonasit e sotëm bëjnë disa përpjekje krejtësisht absurde e joshkencore që të vjedhin historinë e maqedonasve antikë është shumë e vërtetë.Maqedonasit e sotem janë sllavë etnikë të jugut me fe ortodokse që s’kanë asnjë lidhje gjuhësore me maqedonët antikë.Edhe uzurpimi i simboleve antike maqedone si p.sh “Dielli i Verginës”eshtë një nga sëmundjet e shumta greko-sllave ballkanike për përvetësimin e kulturave të huaja, një process që ndodh pa u ndalur përgjatë gjithë historisë sonë të njohur.Është një process historik i vjedhjeve, plackitjeve, vrasjeve masive-gjenocideve e asimilimeve ku si gjithmonë më të humbur dalin shqiptarët.E ku si gjithmonë, greke e sllavë bëhen bashkë kundër shqiptarëve.Por,edhe grekët nuk kanë asnjë të drejtë të pretenduar historike ndaj maqedonëve antikë.Populli antik maqedon është cilësuar nga të gjithë autorët antikë grekë si “barbar” d.m.th jogrek.Poashtu edhe fiset ilire qē banonin në atë që shovinizmi grek e quan sot “Epir”apo kontinent, autorët antikë grekë i quanin njëjte si “barbare”, pra jogrekë.Madje maqedonasit antikë një kohë të gjatë nuk pranoheshin nga fiset greke në lojërat olimpike pasi ishin ”barbaroi” - jogrekë.Tjetër gjë pastaj se Leka i Madh (Aleksandri i Maqedonisë) e simpatizonte kulturën greke apo se mësuesi i tij ishte “greku”me origjinë barbare Aristoteli.Maqedonasit antikë nuk ishin grekë etnikë.Gjuha e maqedonasve megjithë ndikimet e influencat greke që ishin të natyrshme për atë  kohe s’ka asnjë lidhje me greqishten e vjetër.Prandaj në këtë luftë të pandershmë ndaj njëri-tjetrit gabohen rëndë të dyja palët.Por, grekët e maqedonasit e sotëm sllavishtfolës dine c’bëjnë.

Tani,vëmendja dhe fokusi i intersimit tonë për këtë çështje ka të bëjë me qëndrimin ndaj këtij problemi të participientit shqiptarë në qeverinë e ardhshme te Maqedonisë.Bashkimi Demokratik per Integrim, si fitues i zgjedhjeve te popullata shqiptare ne Maqedoni dhe si perfaqesues i vullnetit politik të më shumë se 800.000 shqiptarëve duke i mbrojtur të drejtat historike të shqiptarëve duhet të përzihet fuqishëm në çështjen e emrit.Është shumë e rezikshme që 30% e popullsisë të mos përfaqësohet në këto bisedime që percaktojnë vetë emrin e shtetit te tyre.Qeveritarët shqiptarë ne ekzekutivin e Shkupit duhet tē jenë shumë të kujdesshëm në lidhje me mundësite e ndryshme të ndonjë kompromisi të mundshëm greko-sllavo-maqedonas në kurriz te së kaluarës, te tashmes dhe të ardhmes shqiptare këtu.Ministrat shqiptarë në qeveri të jenë pjesë aktive, serioze dhe konstruktive në këto bisedime.Një ndër kushtet e BDI-së për formimin e qeverisë së re të jetë edhe përfshirja e plote e me kompetenca vendimmarrëse e ekspertëve shqiptarë në ekipin negociator me Athinën për çështjen e emrit.Përfaqēsimi politik shqiptar të jetë prezent dhe shumë aktiv në kuadër të qëndrimeve të harmonizuara praprakisht, në të gjitha takimet diplomatike në lidhje me këtë cështje me ndermjetësin ndërkombëtarë Metju Nimic nē Nju-Jork, Shkup apo Athinë.Është absolutisht e papranueshme dhe e pafalshme mungesa totale e shqiptarëve në këto bisedime.Gjithashtu,  ministrat shqiptarë të jenë në kontakte të ç’doditshme me Tiranën dhe Prishtinën në mënyrë që ky process të dalë me perfitime për shqiptarët, p.sh me njohjen e pavarësise së Kosovës edhe nga aleati numër një i Sërbisë në rajon-Greqia.

8. Njohja e Republikës së Kosovës

Pavarësimi i Kosovëes nga Sërbia është fitorja e dytë më e rëndësishme e shqiptarëve në historinë tonë më të re, pas pavaresimin të shtetit amë të gjithë shqiptarëve - Shqipërisë më 1912.Është një ndodhi,ngjarje, fenomen, process që hap perspektiva e mundësi të mëdha për çuarjen përpara dhe shpejtimin e disa proceseve si dhe hapjen e disa çështjeve tjera në interes të shqiptarëve, si ne fqinjësi në Ballkan, poashtu edhe më gjerë në Europë e Amerikë.Duke e kuptuar shume mirë këtë gjendje cilësisht të re e të pakrahasueshme me të kaluarën në raportet balkanike, Sërbia haptas e Greqia fshehtas në plan regjional, si dhe Rusia e Spanja në plan global, po bëjnë nje lufte kriminale e të paprinciptë për të bllokuar e vonuar sa më shumë që të jetë e mundur procesin e pakthyeshëm të njohjes së pavarësise se Kosovës.Rusia është duke shantazhuar në mënyra të ndryshme disa nga shtetet më me influencë të konferencës islamike (si Irani e Indonezia për shëmbull) dhe republikat islamike të Azise qëndrore bashkë me Gjeorgjinë e Azerbaijxhanin.Kurse Spanja në mënyrë shumë më perfide e të rafinuar është duke e bërë një vëprim të tillë me gati të gjitha shtetet spanjishtfolëse të Amerikës së mesme dhe jugore .Dhe këto shtete të marra së bashku janë mëse 70% e mbi 200 anëtareve të OKB-së sot.Edhe blloku sllavo-ortodoks i Europës (perveç Bullgarisë) i është bashkuar Rusisë ne këto përpjekje antishqiptare në plan global.Kina dhe India qëndrojnë në pozita pritëse e dyshuese të shtyra nga inercioni tradicional antiamerikan i politikave të tyre.
Shikuar nga ky aspekt, ç’do njohje e pavarësise së Kosovës nga cilido shtet në botë është shumë e mirëseardhur për Kosovën tani.Kjo eshtë veçanërisht e rëndësishmë pas paralajmërimëvë sërbe për ankesë ndaj vendimit për shpalljen e pavarësise se Kosovës në gjykaten e se drejtës ndërkombetare ne OKB.Analisti i njohur shqiptar z.Kastriot Myftaraj në një shkrim të tijin të disa muajve më parë e pati  analizuar shumë pedantëerisht raportin e forcave në këtë gjykatë,numrin e shteteve,numrin e gjykatesve,origjinën etnike të tyre,motivet e mundshme nga mund të niseshin këta gjykatës ne votimin e tyre përfundmitar (motive këto që mund të mos kenë fare lidhje me rastin e  Kosoves) etj. dhe arrinte ne perfundime shumë të zymta në lidhje me vendmin përfundimtar të kësaj gjykate. Me këtë situate shumë serioze dhe me këto afate të shkurta kohore janë duke luftuar shteti i njomë i Kosvës që duan ta ekzekutojnë që në fillimet e tij dhe gjithë shqiptarët tjerë sot.Pra situata është më shumë së serioze.PDSh duke mos pasur fuqi të duhur elektorale e cila perkthehej me ndikim shumë të reduktuar ne ekzekutivë, nuk ishte në gjendje të ndikonte në njohjen e pavarëesisë së Kosovës nga qeveria maqedonase.Kjo parti gaboi dhe i dëmtoi rëndë interesat shqiptare që në start më 2006,  kur si parti pakicë luftoi me c’do kusht që të ishte në qeverinë e Gruevskit apo partnerit të tyre strategjik, siç vazhdojnë ta quajnë akoma edhe pas fiaskos së 15 qershorit.Mirëpo ky partneri strategjik nuk i pyeti dhe nuk i respektoi fare në lidhje me vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.Të mos flasim pastaj për ato premtimet e famshme të tipit të “60 ditëve” në lidhje me statusin e gjuhës shqipe apo luftëtarëve të UÇK-së që dolën mashtrime të pastra elektorale e nuk dukeshin gjëkundi as pas 18 muajve keqqeverisjeje.Sic duket ishin të zënë me organizimin e ekspeditave ndēshkuese policore nëpër fshatrat shqiptare të Maqedonisë.

Tani e gjithë përgjegjësia kalon tek Bashkimi Demokratik per Integrim, i cili nuk duhet në asnjë mënyrë të hyjë në qeveri pa realizimin e kësaj cështjeje më të rëndësishme rajonale për gjithë shqiptarët sot.Njohja zyrtare e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga ana e Republikës së Maqedonisë dhe vendosja e shpejtë e marrëdhënieve diplomatike në rang ambasadash është cështje mbi cështjët për fituesin shqiptar të zgjedhjeve sot.
BDI e ka shansin historik që ta vërë Gruevskin me kompani- para faktit tē kyer “s’ka formim qeverie pa njohje të shtetit sovran të Kosovës”.Dhe si fituese absolute e zgjedhjeve paralamentare te blloku politik shqiptar, BDI e ka te drejtën morale, politike  dhe kombëtare ta kerkojë me ngulm një gjë të tillë.

9.Statusi juridik i luftetarëve te Ushtrisë Clirimtare Kombëtare

Kjo është një çështje mbi çështjet.Ēshtë sa emocionale aq edhe juridike, shumë e drejtë, e rëndësishme, madhore, patriotike, morale, njerëzore, humane, quajeni si të doni.Tē gjitha perfshihen brenda saj.Shpirti shqiptar është aty.
Thënë më drejtë, është një borxh moral dhe kombëtare i partisë trashegimtare të UÇK-së, pra e Bashkimit Demokratik pēr Integrim, ndaj gjithë atyre që dhane atë më të shtrenjtën, jetën, si dhe ndaj gjithë atyre që lanë pjesë nga trupi  tyre maleve duke larë me gjak gjithë tokën shqiptare në Maqedoni.Nga gjaku i tyre i cili ujiti fushat e malet tona mbiu ai filiz i njomë qe sot ritet fuqishëm para nesh,ndër syte tane:mbiu vetë liria, drejtësia, dinjiteti i munguar i shqiptarit të Iliridës, i kerrusur nën barrën e rëndë të robërise shekullore.Ai gjak fitoi  mbi ndērgjegjen e mykur të diplomacisë europiane të asaj kohe e cila e quante Maqedoninë “oazē paqeje” si dhe mbi shumë nacionalshovinizma ballkanikë.Ai gjak ndikoi shumë më tepër se kaq.Ai demokratizoi Maqedoninë.Dhe partia perfaqesuese e kësaj shtrese bëri shumë pak për ta.Ajo nuk e morri përsipër seriozisht kauzen e tyre,duke u dhënë shkas spekulimi elektoral atyre që mohojnë vetë epopenë e lavdishme të shqiptarëve të Maqedonisë- luftën e vitit 2001.

BDI-as që duhet të mendojë për stolet e rehatshme qeveritare pa zgjidhjen e kësaj çështjeje.Perndryshe do i mallkojë gjaku i jetimëve të atyre dëshmorëve.Dhe ai mallkim i rëndë nuk do u hiqet përjetë dhe do i ndjekë nga pas kudo e kurdo.Nuk ka asgjë më të tmershmë se mallkimi i nënave të dëshmorëve të kombit.Femijët e tyre, një pjesë e trupit të tyre, dhanë jetën për të mirën e përgjithshme, për të mirën e përbashkët, për të mirën publike, për komb, për flamur. Kush guxon ti harojë ata?

Prandaj, para se të formohet qeveria, parimisht, me shkrim dhe me gojë, para gjithē kamerave e para gjithë mediave, para gjithë ambasadorëve e diplomatëve të huaj e të vendit - BDI duhet të kërkojë qē ligji i njëjtë i cili funksionon për terroristet sllavo-maqedonas që ranë në luftëra agresive atje ku se kishin vendin - te aprovohet menjëherë, që në mbledhjen e parë të parlamentit të ri, edhe për pjesëtarët e Ushtrisë Clirimtare Kombëtare,te cilët ranë në mbrojtje të pragut të shtëpive të tyre si dhe në mbrojtje të nderit e dinjitetit  personal, familjar e kombëtarë.
Pra pakoja e njëjtë e cila vlen për të a.q “mbrojtësat”e integritetit territorial të vendit duhet të vlejë pikë për pike edhe për pjesëtarët e UCK-së.Pensione shtetërore për familjarët e dëshmorëve në proporcion të njëjtë me pjesëtarët e ushtrisë e policisë maqedonase.Ndërtimi i shtëpive për familjarët e tyre, përparësi gjate punësimit për pjesëtarët e familjes së ngushtë së dëshmorëvë, bursa studimi që nga arsimi parashkollor e deri ne shkollimin e lartë e pasuniversitar për pasardhësit e drjetpërdrejtë të tyre, organizime të paguara nga shteti për kampingje verore e dimërore për këta fëmijë, dhënie përparësie gjatë hapjes së bizneseve të tyre,kreditimi me interesa të ulta nga bankat gjatë investimeve familjare, organizimi me regull e pa keqpërdorime politike të përvjetorëve të rënies së tyre, ngritja e lapidarëve për të gjithë e shumë mënyra të tjera të cilat do i bënin këta familjarë krenarë për veprën e bijve më të mirë të tyre dhë tanëve njëkohësisht.Këto benificione janë minimumi i minimumit që BDI duhet të përmbushë në ditët e para të qeverisjëes së saj.

Perfundim

Këto ndryshime kushtetuese dhe politike duhet të jenë “conditio sine qua non” për formimin e qeverisë së re të pas 15 qershorit si dhe për vetë ekzistenceën dhe mbijetesën e Maqedonisë si shtet i pavarur dhe sovran.

Këto janë kerkesat më minimaliste, më të buta, më dëmokratike e më njerëzore që përfaqësuesit politikë të një popullsie autoktone dhe shtetformuese duhet ti parashtrojnë në tavolinën e bisedimeve e në fund të fundit, ti realizojnë vetë.Shqiptarët në këtë vend,te gjithë ne bashkë, duhet të heqim dorë nga mentaliteti i lypsarit të përjetshëm.Ne nuk kërkojmë të drejta nga askush.Ne i realizojmë vetë të drejtat tona të pamohueshme.
Nëse edhe këte here nuk realizohen objektivat e lartpermendura, e që jane shume te natyrshme, të drejta, e të domosdoshme për një shtet si Fyromi që gjendet në prag të anëtarësimit në Be e Nato, dhe nëse BDI futet në qeveri me shpresën se  këto kërkesa të drejta do të realizohen me kalimin e kohës, atëherë partia në fjalë duhet të dënohet nga elektorati shqiptarë njëjtë si u dënua PDSh-ja në tre palë zgjedhjet e fundit dhe PPD-ja  para kësaj.Largimi nga skena politike drejt margjinave të shoqërisë e historisë është shpërblimi i vetëm dhe me koston më të ulët të mundshme për shpërdorimin e idealeve dhe votave të lara me gjakun e të rinjve tanë.

Valon Kurtishi Tetovë 19 qershor 2008

Valon Kurtishi, Tetovë

BAROMETRI DIPLOMATIK

Prof.Dr.Mehdi HYSENI NË DEÇAN KA VETËM RAMUSH HARADINAJ, NO MORE “RUSTO-SRBIA”!

*** Manastirit të Deçanit, jo t’i “kthehen “24 hektarë tokë, të falur nga qeveria serbe”, por ky manastir serb, të detyrohet me ligj dhe me Kushtetën e Republikës së Kosovës, që t’iu rikthejë shqiptarëve të gjithë pasurinë dhe pronat e tyre, të konfiskuara dhe të uzurpuara sipas “ligjeve kolonizuese” të Kishës Ortdokse Serbe dhe të Serbisë gjenocidale, që nga pushtimi dhe kolonizimi i Kosovës sipas “Zakonikut” të car Stefan Dushanit(1331-1355), dhe, sipas “Zakonikut” shfarosës të Slobodan Milosheviqit(1989-1999). Vetëm në këtë mënyrë, do të vinte shprehje drejtësia e vonuar disashekullore edhe ndaj shqiptarëve të dëmtuar dhe të kolonizuar të Kosovës, edhe ndaj manastirit kolonizues serb të Deçanit.

*** Manastiri i Deçanit, Manastiri i Graçanicës dhe Patrikana e Pejës janë kryepërmendoret dhe kryekariatidat apogjetike të kolonizimit dhe të pushtimit serbomadh të Kosovës shqiptare, përkatësisht janë SHKAKTARI DHE PëRGJEGJËSI KRYESOR I TRAGJEDISE KOMBËTARE, TERRITORIALE DHE SHTETËRORE TË SHQIPTARËVE NË BALLKAN. Përvoja e hidhur e historisë së derisotme e shqiptarëve dhe e Shqipërisë Etnike ka provuar se, Patrikana e Pejës, Manastiri i Deçanit, Manastiri i Graçanicës, Gazimestani..,etj., kanë qenë “kështjella e pamposhtur” dhe MBUROJA KRYESORE e mbrojtjes dhe e ruajtjes së IDENTITETIT TË RREJSHËM DHE TË FALSIFIKUAR hisotrik, religjioz, kulturor, shtetëror dhe territorial të Serbisë së Madhe kolonialiste dhe gjenocidale.

Në saje të këtyre “tre flamujve” religjiozë, Serbia disa herë e ka kolonizuar dhe e ka djegur Kosovën,Aanamoravën, Iliridën, dhe Shqipërinë Veriore, vetëm për të dëshmuar para Evropës, dhe para botës, se “identiteti shtetëror, religjioz dhe territorial“ i saj mbi to, “është i ligjshëm”, dhe “është i vjetër”, që nga koha e Bizantit. Përkundrazi, këto “tri simbole” famëkëqia politiko-shtetërore-religjioze të Serbisë, janë shkaku dhe pasoja kryesore e shkretimit kolonial dhe gjenocidal të territorit dhe të popullësisë indigjene shqiptare brenda kufijve natyrorë historikë dhe gjeopolitikë të Shqipërisë Etnike. Edhe pse këto institucione religjioze janë falsifikat i periudhave të ndryshme historike (shek.XIV – XXI) të Kishës Ortodokse Serbe-Bizantine, të ngulitura në Kosovën shqiptare, këto kanë luajtur rolin kryesor historik, kulturor, tradicional, nacional, propagandistik dhe shtetëror në procesin e kolonizimit, të shfarosjes së shqiptarëve autoktonë, dhe të përthithjes së begatisë dhe të territoreve të Shqipërisë Etnike(Kosovë, Anamoravë dhe Iliridë). Këtë “mision të shenjtë” historiko-politik, propagandistik, diplomatik, religjioz kishtar dhe shtetëror antishqiptar, Manastgiri i Deçanit, Manastiri i Graçanicës dhe Patrikana, e kryejnë edhe sot, për të “provuar tapinë e vjetërsisë historike dhe ligjore” të identitetit shtetëror dhe kishtar të Serbisë gjenocidale dhe kolonialiste në Kosovë.

Si dikur, edhe sot, këto “përmendore të shenjta” paraqesin motivin kryesor historik, politik dhe “civilizues” të serbomëdhenjve dhe të Serbisë kolonizatore gjenocidale, se “Kosova është serbe”. Përkundrazi, Kosova as Anamorava kurrë nuk kanë qenë territore legale të Serbisë, por të Shqipërisë Etnike, me Shkupin si kryeqendër të tyre. Me një fjalë Manastiri i Deçanit, Manastiri i Graçanicës dhe Patrikana e Pejës, të drejtuara nga Kisha Ortodokse Serbe antisemitiste kanë qenë, dhe janë rreziku më i madh, permanent dhe koheziv i vazhdimësisë së asmilimit, të shfarosjes, të kolonizimit dhe të djegjes së Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike, dhe të shqiptarëve në Ballkan. Ndaj as fiset, as individët, as grupet e as mahallët politike, nuk kanë pse të vriten mes veti, se kush do të jetë ndër “vojvodët” a “bajraktarët” e parë për ruajtjen me para dhe me pushkë të Patrikanës së Pejës dhe të Manastirit të Deçanit, sepse ato janë “produkte” të strategjisë politko-propagandistike dhe praktike shekullore të shtetit dhe të Kishës Ortodkse Serbe, që kanë lujatur rolin kryesor në spastrimin etnik, përkatësisht në ndryshimin e struktrurës demografike, ekonomike, politike, administrative dhe shtetërore të Kosovës dhe të Anamoravës shqiptare si pjesë integrale të territorit dhe të etnikumit pellazgo-ilir-shqiptar të Shqipërisë Etnike. Naiviteti kombëtar dhe politik i shqiptarëve, duhet të ketë marrë fund njëherë e përgjithmonë, sepse as dikur, as sot, e as nesër shqiptarët nuk kanë pasur, nuk kanë, dhe nuk do të kenë asnjë nevojë dhe, asnjë arsye, që të jenë shërbëtorë dhe roje besnike të kishave dhe të manastireve kolonialiste gjenocidale të Serbisë (të ngulitura në Kosovë,dhe në trojet e tjera të Shqipërisë Etnike), të cilat kanë qenë, janë, dhe do të jenë vazhdimisht në funksion të shpërfytyrimit të identitetit etnik, kombëtar, kulturor, civilizues, territorial dhe shtetëror të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.

Manastiri i Deçanit nuk ka pasuri të paluajtshme të trashëguar kishtare as qeveritare serbe në Deçan, sepse është në tokën e Kosovës shqiptare, të kolonizuar dhe të uzurpuar me dhunë barbare dhe me gjenocid nga Serbia bizantine që nga koha mesjetare e car Stefan Dushanit-Mizorit e deri më sot. Me gjithë “dekoratat” e saj të dikurshme dhe të sotshme (dhuruar miqve të saj kollaboracionistë shqiptarë) Serbia kot ëndërron rikthimin e saj në Kosovë, sepse “jatakët” dhe hyzmeqarët e saj të “kallapit të hyrrjetit”: “Rrustë Alija, Bilall Rrusta me të birin e tij, Salih Rrusemi” nga Deçani kanë ngordhur qëmoti, së bashku me krajlët, me carët dhe me vojvodët e Serbisë gjenocidale. Shqiptarët nuk janë të obliguar as t’i ruajnë (dhe të virten si dikur për ruajtjen e varreve, të kishave dhe të manastireve të kolonëve serbomalazezë në Kosovë), e për më tepër, as t’ua falin tokën e tyre stërgjyshore kishave dhe manastireve të Serbisë, të ndërtuara mbi themelet dhe mbi rrënojat mijëravjeçare të kishave pellazge-ilire-shqiptare në Kosovë, dhe në hapësirat e tjera të Shqipërisë Etnike. Pa marrë parasysh falsifikimet e historiografisë serbomadhe, në Kosovë nuk ka kisha dhe manastire origjinale serbe, por falsifikate sepse ato ndodhen në shtetin e vjetër serb të Rashkës së shën Savës dhe të nemanjiqëve-Serbinë e sotme. Siç bëjnë të ditur mjetet informuese serbe “Beta” dhe “B92” të Beogradit, më 24.06.2008 :” Ish-kryeshefi I UNMIK-ut Joakim Ryker (më 19 qershor, një ditë para se të shkonte nga misioni i tij ndërkombëtar në Kosovë) paska kërkuar nga Kuvendi i Komunës së Deçanit, që ai t’ia kthente pasurinë tokësore prej 24 hektarësh Manastirit të Deçanit, të cilën qeveria e Serbisë i paska falur” këtij institucioni kishtar serbosllav. Pa marrë parasysh iniciativën politike të ish-kryeshefit të UNMIK-ut, Joakim Ryker, si pasojë e ndikimit të faktorit shtytës politiko-propagandistik dhe religjoz shtetëror të Kishës Ortodokse Serbe, Kuvendi i Komunës së Deçanit, nuk duhet t’ia kthejë, e as t’ia legalizojë asnjë pëllëmbë toke Manastirit të Deçanit, sepse ajo është tokë shqiptare, që i përket Kosovës, përkatësisht Shqipërisë Etnike, jo kursesi Manasitirit të Deçanit, as Serbisë, edhe pse qeveria e Serbisa ata 24 hektarë ia paskësha “falur” Manastirit serb, të ngulitur në tokë të huaj joserbe.

Pavarësisht se në çfarë kohe qeveria e Serbisë ia ka “falur” tokën shqiptare Manastirit serb të saj, ai ka qenë, dhe është akt ilegal historik dhe juridik, sepse titullar i ligjshëm i asaj toke është Kosova dhe shqiptarët, jo carët dhe mbretërit serbomëdhenj kolonistë dhe hegjemonistë të Serbisë gjenocidale të Slobodan Milosheviqit dhe të Boris Tadiqit etj. Serbia mund t’ia falë Manastirit të Deçanit vetëm tokën e saj në Shumadi, por jo, kursesi edhe tokën e Kosovës shqiptare, pa marrë parasysh historinë e falsifikuar të vjetërsisë së “ngulitjes” së tij në truallin etnik shqiptar, ai është një falisfikat origjinal i kulturës dhe i shtetësisë serbe në Kosovë, që nga koha e okupimit dhe e kolonizmit të Shqipërisë Etnike nga ana e mbretërisë së car Stefan Dushanit-mizorit(1331-1355). Duhet t’i përkujtojmë sundimtarët kolonistë dhe gjenocidalë serbomëdhenj se, jo vetëm Manastiri i Deçanit, por edhe Patrikana e Pejës, Manastiri i Graçanicës...etj. nuk janë ndërtuar, as nuk ndodhën në tokën serbe as të Serbisë, por në territorin etnik pellazgo-ilir-shqiptar të Shqipërisë Etnike. Prandaj as qeveria e Beogradit e as Kisha Ortodokse Serbe nuk kanë asnjë arsye me bazë historike dhe ligjore, që të kërkojnë nga qeveria e komunës së Deçanit, përkatësisht nga qeveria e Republikës së Kosovës, që Manastirit të Deçanit, t’i “kthehet” pasuria prej 24 hektarësh tokë, të falur paraprakisht nga Serbia”. “Oj, Serbi, oj shtrigë e vjetër, në Kosovë nuk ke Serbi tjetër”?

Manastiri i Deçanit, Manastiri i Graçanicës dhe Patrikana e Pejës janë kryepërmendoret dhe kryekariatidat apogjetike të kolonizimit dhe të pushtimit serbomadh të Kosovës shqiptare. “Oj Serbi, oj shtrigë e vjetër”, bashkë me car dushanët, me car llazarët, me knez millosh obrenoviqet, me knezë danillot, me kral petrat, me nikolle pashiqët, me vuk karaxhiqët, me qubrilloviqet, me andriqet dhe me millosheviqet, kanë ngordhur edhe rrust aliat, bilall rrustat, salih rrustat, mahmud zajmat, ahmed zogat, ali shkurijat, sinan hasanat, rrahman morinat etj., në Kosovë më nuk ka kësi surratash serbomëdhenj, dhe serbofilë, por KA VETËM ILIRË-SHQIPTARË : GJERGJ KASTRIOTË-SKENDERBE, ISMAIL QEMALË, HASAN PRISHTINË, ISA BOLETINË, AZEM BEJTË, AVNI RRUSTEMË, ENVER HOXHË, ADEM DEMAÇË, ADEM JASHARË…ETJ., të cilët me luftën dhe me veprën e tyre të ndritshme kombëtare dhe atdhetare patriotike shqiptare na frymëzuan, na edukuan dhe na mësuan, që të mos bëhemi robë dhe shërbëtorë të huaj, duke u vrarë mes veti për hir të rujatjes së kishave e manastireve të huaja serbo-greko –bullgaro-malaze sllave, por se si ta çlirojmë, ta ndërtojmë, ta pavarësojmë, ta mbrojmë, ta bashkojmë, ta përparojmë, dhe si ta duam pa hile, me vetëdije të lartë, me ideal dhe me besëmikëri të patundur çdo pëllëmbë toke të Shqipërisë Etnike.

Identiteti i rrejshëm shtetëror dhe kishtar serb në Kosovë-Shqipërinë Etnike! Sikurse që është e papranueshme vazhdimësia e shtetësisë serbe në Kosovë, në Anamoravë, në Novi Pazar dhe në viset e tjera të Shqipërisë Etnike, ashtu është e papranueshme dhe e kontestueshme e drejta historike e kishave dhe e manastireve serbe, si dhe statusi juridik i pasurisë dhe i pronave trashëgimore të tyre, të uzurpuara dhe të tjetërsuara në mënyrë ilegale nga pasuritë dhe nga pronat legale dhe legjitime të shqiptarëve jo vetëm në Deçan, në Pejë, në Prizren, në Graçanicë etj., por në mbarë territorin e “Juzhna Srbija”, përkatësisht të Anamoravës shqiptare (Kurshumli, Bllacë, Vranjë deri në Nish). Ja, sesi “shkenca” serbomadhe ka nxjerrë në shesh “argumentet e ligjshme” se si Serbia çetniko-fashiste dhe gjenocidale e ka kolonizuar Kosovën dhe, se si ia ka arritur, që t’i mashtrojë shqiptarët e ligjë për t’i ruajtuar varret, kishat dhe manastiret e falsifikuara serbe në Kosovë :” Në katundin Junik, po në kufirin shqiptar, dhe në stefanmahallë edhe sot nodhet fisi shqiptar mysliman Berishë, të cilët ruajnë varrezat serbe edhe rrënojat e kishës, që e ka ndërtuar ingumeni i dytë i Manastirit Deçani i Lartë, i quajturi Danillo.

Deri në luftën Ballkanike në këtë manastir ka banuar nga një shqiptar trim nga fisi më i fortë bashkë me një ose dy djmetë e tij. Ai ka mbajtur emrin Vojvodë dhe detyra e tij ka qenë mbrojtja e manastirit, qoftë edhe me jetën e tij. Kështu, njëfarë Vojvodë Rrustë Alija ka pasur nga Sulltani edhe një dekoratë të shquar. Vojvoda i fundit ka qenë Bilall Rrusta me të birin e tij, Salih Rrustemin. Madhëria e tij e ka dekoruar për merita me urdhërin e Shën Savës. Sot ne në Metohi (fjala Metohi është me prejardhje greke, që do të thotë pronë kishtare-Gjorgje Kërstiq, citat nga i njëjti libër i tij,f.26) na e kujtojnë të kaluarën madhështore monumentet historike. Deçani i Lartë dhe Patrikana e Pejës. Të mos ishin këto dhe të mos qëndronin kryqet ndë disa varreza shqiptare, të përziera me gurët e tyre, p.sh. në Isniq, në Junik etj., si dhe emrat e pothjuaj të gjithë katundeve, nuk do të dihej aspak se këtu ka psur serb.” (Burimi: Gjorgje Kërstiq, Kolonizimi në Serbinë Jugore-Kolonizacija na Juzhnoj Srbiji), “Bosanska Poshta”,Sarajevo, 1928, botimi i përkthyer në gjuhën shqipe, Shtëpia botuese “Koha” Tiranë, 1994, f.26-27). Duke qenë se në Kosovë nuk ka Serbi dhe serbë, por vetëm kisha dhe manastire kolonizuese, dhe serbë kolonistë kriminelë, të grumbulluar dhe të “sistematizuar” sipas enklavave dhe eksklavave (të projektura dhe të ngritura sipas interesit shfrytëzues ekonomiko-politik dhe shtetëror të Serbisë së Madhe dhe të Kishës Ortodokse Serbe nëpër tokat dhe shtëpitë shqiptare, të paktën, qe më se 100 vjet (1912-2008), as komuna e Deçanit e as qeveria e Kosovës nuk janë të obliguara me ligj, as me kushtetutë, që kishave dhe manastireve të falsifikuara kolonizuese serbe, t’iu kompenzojnë, e aq më tepër, t’iu “kthjejnë pronat e tyre”. Përkundrazi, ligjet dhe insttucionet përkatëe shtetërore të Republikës së Kosovës, duhet të kërkojnë nga Kisha Ortodokse Serbe, që ajo t’i dëmshpërblejë dhe t’i rikthejë të gjitha pronat dhe pasuritë e konfiksuara dhe të uzurpuara të shqiptarëve që nga shekulli XIV e deri më sot.

Po qe se duan të vazhdojnë “misionin e shenjtë” politiko-shtetëror të Serbisë kolonialiste në Kosovë, atëherë, të gjitha kishat dhe manastiret serbe, duhet të paguajnë tatimet dhe rentën e rregullt për shfrytëzimin e pasurisë tokësore, sepse janë të vendosura në territorin administrativ dhe shtetëror të Republikës së Kosovës. Ky status ligjor për “mbijetesën” dhe funksionimin e kishave dhe të manastireve në Kosovë, duhet të rregullohet me ligj dhe me Kushtetutë të Kosovës, ashtu sikurse e kanë rregulluar atë shtetet e Evropës, Amerika, Australia etj., ku janë të ndërtuara dhe veprojnë kishat dhe manastiret serbe.

Kishat dhe manastiret serbe në Kosovë, duhet ta kenë njëjtin status ligjor dhe kushtetues sikurse ato në diasporë (Evropë, Amerikë, Australi etj.), sepse ndodhen në territor të huaj, jo në territoprin e Serbisë.

Lidhja është gjallë

Porta nuk do të bëjë asgjë për Shqipërinë...
Porta ndoshta do të bëjë copëzimin e disa
pjesëve të Shqipërisë nën trysninë evropi-
ane... Le të mendojmë e të punojmë për
vete. Le t’i lëmë ndasitë ndërmjet toskëve
dhe gegëve. Le të jemi shqiptarë dhe le të
krijojmë një Shqipëri.

Abdyl Frashëri në një tubim në Prizren,
shkurt 1880

Pas luftërave dhe rezistencës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Lidhja Shqiptare e Prizrenit paraqet organizimin më të rëndësishëm ushtarak të shqiptarëve për t’iu kundërvënë humbjes së tokave nën kërcënimin e pushtimeve nga shtetet fqinje. Përfundimi i luftës ruso-turke u kurorëzua me Traktatin e Shën Stefanit, vendimet e të cilit u rishqyrtuan e modifikuan në Kongresin e Berlinit të qershorit të vitit 1878. Shqiptarët si komb u gjendën në një situatë shumëfish kanosëse: Perandoria Osmane në shembje e sipër, që po i shihte trojet shqiptare si karrotë për Serbinë, Malin e Zi, e Bullgarinë në ekspansion; shqiptarët e pambrojtur që jo vetëm nuk po iu njihej autonomia, por po u rrudhej territori, si dhe qindra fshatra shqiptare të dëbuara nga rajoni i Toplicës gjatë dimrit të viteve 1877-78 nga ushtritë e Serbisë. Në këtë gjendje të rrezikut kapital kombëtar, asgjë nuk ishte më e rëndësishme dhe e domosdoshme sesa lidhja e shqiptarëve me njëri-tjetrin, organizimi kolektiv për t’i bërë ballë politikisht e ushtarakisht këtij projekti shfarosës. Dhe lidhja ndodhi në Prizren më 10 qershor 1878.
Krerë nga të gjitha vilajetet shqiptare u mblodhën dhe përpiluan programin politik me kërkesa të qarta:

  • Bashkim i vilajeteve shqiptare
  • Ushtri me oficerë shqiptarë
  • Organe qendrore politike
  • Nëpunës që flasin shqip
  • Hapje e shkollave shqipe

Lidhja Shqiptare e Prizrenit konsolidoi edhe strukturat e saj ushtarake për arritjen e objektivave politike. Pas shumë betejave të suksesshme kundër regjimenteve të Perandorisë, Lidhja arriti futjen nën kontroll të shumë qyteteve shqiptare: Vushtrrisë e Mitrovicës, Pejës, Prizrenit e Gjakovës. Ajo mbrojti ushtarakisht Plavën e Gucinë, Grudën e Hotin. Sot, kur kombit shqiptar po i kanoset një valë tjetër rrudhjeje territoriale nëpërmjet ndarjes së Kosovës nëpërmjet decentralizimit etnik, si dhe dëbime të shqiptarëve sikur ato gjatë shkurtit të vitit 2000 nga veriu i Kosovës, neve na duhet një Lidhje për t’iu bërë ballë furtunave të reja.

Lëvizja VETËVENDOSJE! do të organizojë një mori aktivitetesh më 10 qershor, për 130 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, në qytetin e themelimit të këtij institucioni dhe organizate të rëndësishme politike e ushtarake. Aktivitetet që do të zhvillohen janë:

    • Qindra fanela të kuqe me parullën ‘Lidhja është gjallë’ dhe me shqiponjën e zezë në gjoks, që do t’u shpërndahen punëtorëve të kafeneve dhe dyqaneve në Prizren.
    • CD me muzikë shqip do t’u shpërndahen kafiterive. Brenda mundësive atë ditë të dëgjohet vetëm muzika shqipe.
    • Flamuj të vegjël kombëtar që do t’u jepen qytetarëve dhe do të vendosen nëpër qytet.
    • Flamuri i madh kombëtar 12 metra i gjerë dhe 6 i gjatë do të vendoset në Kalanë e Prizrenit, ku do të ndriçohet rrethepërqark me flakadanë.
    • TV Opinion atë ditë do të transmetoj gjithë ditën program për 130 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit. Ata do të përcjellin edhe aktivitetet tona.

    Lindita Komani: Po i referohem dy ceshtjeve qe i ka trajtuar me buje z.Spahiu ne forum: te dembelizmit te popullit te Kosoves dhe te dates 10 qershor.

    Nga z.Spahiu:
    “Nuk gjeta shprehje tjeter me te pershtashme (me polite) per njerezit qe propozojne 11 festa zyrtare dhe kerkojne akoma duke mos dhene alternative per hecjen cave nga projekt-ligji.“

    Komani: Per te ilustruar „dembelizmin“ e popullit te Kosoves, po sjell listen e festave zyrtare te Austrise (cope: 13)

    2008:
    01. Jänner: Neujahrstag
    06. Jänner: Heilige Drei Könige
    24. März: Ostermontag
    01. Mai: Staatsfeiertag
    01. Mai: Christi Himmelfahrt
    12. Mai: Pfingstmontag
    22. Mai: Fronleichnam
    15. August: Mariä Himmelfahrt
    26. Oktober: Nationalfeiertag
    01. November: Allerheiligen
    08. Dezember: Mariä Empfängnis
    25. Dezember: Christtag
    26. Dezember: Stephanitag

    Austriaket qenkan akoma dhe me dembele, per cudi gjermanet duket jane dhe sa me shume se austriaket.

    Sa festa zyrtare ka ne Gjermani? Cope: 15

    http://www.feiertage-newsletter.de/deutschland/gesetzliche.html

    nga z.Spahiu:

    „Është një datë që i lidhë gjithë këto festa: 10 Qershori.
    - 10 Qershori si ditë e zgjimit dhe kryengritjes – Dita kur u mbajt Lidhja e Prizrenit 1978, ditë kur populli i Kosovës ngriti krye për herë të parë në kohët moderne, kryengritje kjo që nuk u shua deri më 10 Qershor 1999.„

    Pyetje: Cili popull i Kosoves? Populli shqiptar i Kosoves? Kryengritja a nuk ka qene mbareshqiptare?

    „-10 Qershori si ditë e fitorës, si ditë e clirimit“

    Per ke sherben kjo si dite clirimi? Per popullin shqiptar te Kosoves?

    „-10 Qershor 1999 kur Serbia përmes nënshkrimit të marraveshjes së Kumanovës kapitulloi në Kosovë.“

    Per cilen pjese te popullit te Kosoves u be lufta e Kosoves? Per etnine serbe gje? A per boshnjaket, turqit, ashkalinjte? Mos ishte gje vec per shkak te shqiptareve?

    „- 10 Qershori  si ditë e dëshmorëve – Kosova që nga 10 qershori i vitit 1878 e deri me 10 Qershor 1999 dha dëshmorë. Identifikimi me rënien e një apo më shumë dëshmorëve sic ka bërë Shqipëria me ditën e rënies së Qemal Stafës do t’ishte e padrejtë ndaj dëshmorëve tjerë. Ne mund të themi se politikisht Adem Jashari ishte më i rëndësishëm se X-dëshmori sepse ai veproi në një kohë më të duhur e në një vend më të duhur, por si dëshmorë, të gjithë dëshmorët janë të barabartë sepse për lirinë e Atdheut dhanë gjënë më të cmuar – jetën e tyre. Prandaj dita e dëshmorëve duhet të mos lidhet me ndonjë dëshmor të vacant.“

    Per cfare deshmoresh behet fjale? Per serbe, turq, ashkalinj, boshnjake, apo valle vec per shqiptare?

    „-10 Qershori si dita e pavarësisë së Kosovës- Pavarësisht se Pavarësia e Kosovës është shpallur me 17 shkurt 2008, dita që asocon me pavarësinë e  Kosovës është 10 Qershori 2007, dita kur Presidenti George Bush deklaroi qe Kosova do të jetë e pavarur. Që nga 10 Qershori 2007 bota kuptoi se Kosova do të jetë e pavarur. Dita kur kjo do të shpallej ishte më pak relevante. Banorët e Mitrovicës e kuptojnë më së miri se sa më i rëndësishëm për Kosovën ishte 10 Qershori 2007 se sa 17 Shkurti 2008.“

    A nuk e deklaroi ne Shqiperi presidenti amerikan Bush qe Kosova do te behet e pavarur.

    Te gjitha lidhjet qe ju keni dhene me 10 qershorin jane thjesht shqiptare, nuk ka asnje lidhje me “kombin” tuaj kosovar z.Spahiu. Jam kurioze nese do te arrini te gjeni ndonje date nga historia e Kosoves qe mund ta festoni si feste e kombit kosovar. Mirepres pergjigje.

    Mesa mundet te lexohet nga nderhyrjet tuaja z.Spahiu, qellimi juaj qendron thjesht ne ndarjen e shqiptareve te Shqiperise dhe Kosoves nga njeri-tjetri. E mjerueshme!

    Lindita Komani

Mekulipress.com ne gjuhen Shqipe Mekulipress.com ne gjuhen shqipe
Video Bibliothek
Audio Bibliothek
Pictures
SHPREHU
Një shkrim kritik duhet të jetë i guximshëm dhe i vrazhdë, absolutisht me miqtë dhe kundershtarët.
Dhe për agjensinë MEKULIpress KRITIKA është burim i vetëm i INFORMACIONIT, pjesa tjetër ështe vetëm REKLAMË
.më teper
DOSIER
Po ka ekzistuar një plan i tillë i hollësishëm e tepër sekret, i rëndësisë së veçantë, koduar “Shpërthimi”, hartues jam unë me Maliq Sadushin, nën drejtimin e Mehmet Shehut. Sigurisht, gjithçka bëhej me “OK!” e komandantit të përgjithshëm... më tepër
Sitemap: Permbajtja e faqes MekuliPress.com Kontakt Linkat

Foto e Ditës