|
Titujt Kryesorë 05 Shtator 2010
"
Deri kur për qetësinë në Ballkan duhet sakrifikuar vetëm shqiptarët ?
Në shekujt e shkuar për t’u arritur “paqja” e për t’u ngopur dhelprat, ujqërit e derrat Fuqitë e mëdha copëtonin trojet shqiptare. Me to u shua uria e Cetinës e Beogradit. Qetësia e rrejshme atëherë u arrit në kurriz të shqiptarëve dhe trojeve të tyre. Sllavët e grekët ngopeshin për momentin , por nuk qanin kokën për paqen e qetësinë atë e prishnin kur u tekej dhe prapë u duhej dhënë ndonjë copë toke shqiptare .
Ky realitet është përcjellë edhe në fundshekullin e kaluar , por edhe në fillimet e këtij shekulli. Qendra të vendosjes në Evropë ngritën kokën dhe thanë se ja edhe Kosova e fitoi lirinë dhe me kaq shqiptarët duhet të heshtin për hir të qetësisë në Ballkan, por as edhe një fjalë shprese për shqiptarët në Hot, Grudë, Plavë, Guci, Rozhajë, Medvegjë, Bujanovc , Preshevë. Shqiptarët në këto vise janë autokton dhe rrojnë atje që kur ekziston bota. Për ta pak flitet e as pak nuk punohet. Ata ndjehen të lënë pas dore dhe i ka rrëmbyer ankthi, frika dhe dëshpërimi. Nga këto troje çdo ditë arrijnë lajme të dhembshme për gjendjen e rëndë. Atyre u mohohen të drejtat elementare, por askush nuk ngrit zërin për të kërkuar sqarime nga Podgorica e Beogradi. Kushtetuta e Shqipërisë i jep të drejt, por edhe obligim, shtetit amë të kujdeset për shqiptarët, që jetojnë jashtë kufijve të saj. Shqipëria flet për këto troje e për këta vëllezër,rrallë dhe si me drojë se mos po e prish qetësinë në Ballkan. Në vizitat e të parëve të institucioneve të Shqipërisë në Mal të Zi bëhen takime me pamje solemne e me shtrëngime duarsh dhe opinionit i thuhet se pakicat janë ura lidhëse me s dy shteteve. Zyrtarët e Shqipërisë takohen me ca liderë shqiptarë, që flasin me letrat e Podgoricës dhe i thonë Shqipërisë se shqiptarët në Mal të Zi jetojnë si është më se miri dhe ndjehen qytetarë të barabartë. Qeveritarët e shtetit amë duke dëgjuar këto muhabete nga goja e zyrtarëve shqiptar shkojnë me shpirt të qetë në Tiranë duke menduar se u është thënë e vërteta, por në terren gjendja është krejt ndryshe. Shqiptarëve në Hot, Grudë, Plavë, Guci, Rozhajë u mohohen të drejtat elementare dhe u rri mbi kokë kobi dhe rreziku nga kolonizimi dhe asimilimi. Atyre u bëhet apel dhe u shtrohet obligimi për heshtje në emër të ruajtjes së qetësisë në Ballkan. Evropa me këtë obligim nuk i ngarkon serbët në Kosovë. Ata , edhe kur shohin një ëndërr të keqe, dalin në rrugë, përdorin armë, kërcënojnë sigurinë publike, djegin porta doganash, hedhin bomba në turma e çka nuk bëjnë tjetër dhe nuk japin pesë para pse u prish qetësia në Ballkan. Ata nuk i qorton askush pse po vazhdojnë të jenë kërcënuesit e vetëm të paqes në këtë pjesë të Evropës. Nëse është kështu, e kështu është, atëherë vazhdon të përsëritet pyetja pse gjithë kjo përkëdhelje ndaj tyre?
Ky realitet do të mbetet në Ballkan deri atëherë kur bëhet unifikimi i faktorit politik shqiptar dhe që të gjithë flasin me një gjuhë e me një gojë e duke qenë në mbrojtje të lirive e të drejtave të shqiptarëve kudo janë ata. Institucionet e Shqipërisë për angazhimin në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve momental të saj i obligon edhe Kushtetuta. I obligon edhe realiteti dhe angazhimi i qeverive të shteteve tjera në Ballkan. Qeveria e Podgoricës ishte dhe mbetet jashtëzakonisht e zëshme lidhur me kërkesat e një grushti malazezësh në Kosovë. Kërkon për ta të vihen në Kushtetutë dhe të gëzojnë super të drejtat për pakicat. Shqipëria duhet të lidhet në këtë angazhim dhe t’i kërkojë Podgoricës që të mos shkel më të drejtat elementare të shqiptarëve atje. Shqipëria, me siguri, për hir të ruajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe paqes në Ballkan, nuk po bëhet e zëshme për Malësinë. Keq dhe deri kur kështu e në emër të qetësisë në Ballkan. Paqja e qetësia ruhet kur të gjithë ndjehen të barabartë. Shqiptarët në shumë nga trojet e tyre nuk ndjehen ende kështu.
Rrahman Jasharaj 25/07/2010
B.H.Z.B. Instuticionet e Shqiprise e kane shume zemren e gjere, shume " zemergjer" jane ata, lere qe nuk bejne dhe kurre nuk kan bere asgje per rreth 70% te territorit per rreth kufirit administrativoshtetror 28000 km katrore te Shqipris se Vlores se 1912, por deri edhe presidenti i Rumanis shkon atje dhe shpike pakice te paqene Rumune.
|