"

Bisedave me Serbinë  100 herë duhet thënë  JO Në pritje të përgjigjes së GJND-së  lidhur me kërkesën  e Serbisë  ka nisur të
krijohet në Kosovë një opinion, herë optimistë e herë i frikshëm.   Populli   duke
lexuar se dy a tri ditë pas komunikimit të vendimit të kësaj Gjykate do të mbahet
një mbledhje e madhe e BE-së ,  populli duke dëgjuar se po përgatiten edhe takime e
biseda, jo teknike, jo këso e jo aso me Serbinë, ka nisur të shtroj pyetje e çka po
dashka të ngjaj a thua?



Analistë të Kosovës po përmendin  4 versione të mundshme të përgjigjes së GJND-së,
pa pasur as edhe një guxim të përcaktohen për njërin prej tyre. Kjo është e
arsyeshme sepse ata vetëm mund të prognozojnë sepse as kush  nuk i ka pyetur në
qarqet e vendosjes e as nuk do t’i pyes për këto gjëra. Deklarimet e tyre  i ngjajnë
deklarimeve të  grave që hedhin fall me filxhanë.   Këtyre u falet se nuk janë  te
koka e punës. Ata , pra, nuk janë në zyrat e institucioneve dhe edhe nuk janë të
thirrur të vendosin po të vlerësojnë e të thonë mendimin e tyre. Ajo që brengos
është qëndrimi i krerëve të institucioneve ë Kosovës. Ata para popullit dalin me
plot zë e duke u krekosur dhe thonë se nuk ka ndarje të Kosovës, nuk ka  këmbim
territoresh e nuk ka asi e nuk ka kësi. Por, në këto vitet e pasluftës koha dëshmoi
se ata vetëm kanë folur në mikrofon me zë të lart para popullit,  por këtë zë nuk e
kanë pasur në takime me ndërkombëtarët. Kurrë nuk ngjau ajo që e thanë ata, por
ndodhi ajo që deshi Evropa dhe bota e  shpesh në dëm të Kosovës dhe territorit e
sovranitetit të saj. Fshatrat e banuara me serb u kthyen në komuna në të cilat
valon flamuri i Serbisë dhe  aty kalimtari vëren se nuk ka asgjë nga sovraniteti i
Kosovës. Në trupin e  përgjakur  të Kosovës tani janë krijuar pesë a gjashtë kancer
dhe me kaq nuk mori fund rruga drejt greminës. Tani u rikthye në  hit  të ditës
çështja e bisedave me Serbinë. Beogradi thotë shkurt se do të jenë biseda për
statutin  e pastaj edhe për gjëra teknike, kurse liderët e Kosovës thonë se do të
jenë biseda teknike dhe se nuk ka gjasa të bisedohet për pavarësinë se ajo është
punë e kryer.


Bazuar në realitetin dhe në atmosferën  antishqiptare në Serbi të kreut të këtij
shteti vrastar dhe në mungesën e gatishmërisë që Beogradi të kërkoj falje për krimet
e bëra ndaj popullit tonë  dhe të pranojë realitetin e ri e bashkë me të edhe
Kosovën si shtet të pavarur, shtrohet pyetja pse fare të lodhemi me idenë për biseda
me ta? Bisedave me  Serbinë sot e gjithë ditën 100 herë u duhet thënë JO.  Edhe
bujku nuk do të pranonte të mendohej për biseda, e le më të bëheshin takime e biseda
me Beogradin. Zyrtarët serbë  po e deklarojnë edhe në takime me zyrtarë të lart të
Evropës dhe botës se kurrë nuk do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës. Nëse kanë ngulur
këmbë  kështu atëherë pse të bisedohet me ata ? Liderët tonë po thonë se do të
bisedohet vetëm në cilësinë e dy shteteve sovrane. Serbia nuk po e pranon këtë
realitet dhe prandaj liderët tonë, jo para kamerave, po në qendrat e vendosjes duhet
të deklarohen se nuk pranojnë biseda  pa qenë të barabartë në tavolinë dhe ta
mbyllin këtë çështjen  e  bisedave me Serbinë. Bisedat me këtë  vend që dërgoi
ushtri , paramilitarë e policë dhe që vrau, preu, dhunoi e dogji vendbanime të tëra,
duhet t’i caktojnë liderët e udhëheqësit  institucional të Kosovës dhe vetëm në atë
kohë kur ata e marrin si të arsyeshme. Nëse bisedat po i diktojnë qarqet jashtë
Kosovës, liderët e Kosovës ia kanë  borxh popullit t’ia thonë  të vërtetën, qoftë
edhe e hidhur ajo. Duhet thënë popullit se dikush tjetër, më i fort po na detyron të
ulemi prapë e pa dëshirën tonë në një tavolinë me ata që dje na kanë vrarë e edhe
sot po mundohen të na zhdukin nga harta se qenie kombëtare dhe si shtet.  Atëherë
populli do ta kuptonte realitetin, nëse është i tillë, dhe nuk do të zemërohej në
liderët se, populli e thotë, “I forti  të rrah e nuk të lë të qash”. 

Kështu si po krekosen udhëheqësit institucional të Kosovës dhe po flasin me zë të lartë se nuk do
të ketë biseda për këtë e për atë e kështu si po deklarohen liderët e Serbisë
vrastare se do të ketë  biseda për statutin e për këtë e për këtë  e për të arritur
një kompromis diçka nuk është e pastër këtu. Prandaj, në një atmosferë të tillë
bisedave me Serbinë, qysh do i quan dikush ato, u duhet thënë  prerazi Jo. U duhure
thënë jo derisa nuk ndërron politika antishqiptare në Beograd. Kjo politikë, bazuar
në sjelljet e Evropës ndaj këtij shteti vrasës,  nuk do të ndryshojë për vite e
dekada. Serbinë Evropa nuk ne dënoi për vrasjet e gjenocidin në Bosnjë e Kosovë po e
shpërbleu me respekt e me liberalizim vizash. Deri  sa ndodh kështu Serbia do të
mbetet  inkubator i fashizmit dhe i urrejtjes ndaj të tjerëve në Ballkan.

Rrahman Jasharaj
Korrespondent  i Mekuli.press nga  Kosova  


19/07/2010
Emri
Komenti
Vendosni Kodin
 
 
Foto e Ditės
Reklamo nė Mekuli Press

Lajmet - Lajmet e fundit

Rtk Drejtėpėrdrejtė
Pėr tu kuqur nė Tv (Kliko mė poshtė)
Mekuli Press Mekuli Press

Erstelle dein ProfilbannerTė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © Mekuli Press 2010 --->> redaksia@mekulipress.com
Kryeredaktor: Xhelal Avdullahi ShqiperiaCom