" JUNIKU –  OAZË E TURIZMIT NË KOSOVË

 

Mr.sc. Qerim Kastrati-prof

Shkëlzen Haxhiu

   Promovimi i turizmit në ekonominë botërore, përkatësishtë promovimi i industrisë turistike posedon indikacion të theksuar në zbutjen e varfërisë dhe punësimin e një numri relativishtë të madh të të papunëve. Me këtë rastë përfitojnë të gjithë sektorët e ekonomisë, ndër to edhe socializimi i njerëzve, kombeve dhe shteteve e posaqërishtë shteteve të rajonit duke e marrë parasyshë divergjencat nacionale që ekzistojnë në rajon. Në këtë kontekst, komuna e Junikut promovon ofertë turistike të larmishme pikërishtë për kushtet dhe mundësitë që i ofron kjo komunë dhe për faktin që gjendet në trekëndshin kufitarë Republika e Shqipërisë, Republika e Malit të Zi.

   Klima relativishtë e mirë politike e krijuar në rajon pas vitit 1999 , e posaqërishtë pas pavarësisë së Malit të Zi, kanë krijuar kushte të favorshme për qarkullimin e njerëzve, informatave dhe kapitalit në shërbimt të zhvillimit të turizmit në këtë pjesë të Gadishullit Ballkanik.

   Pozita gjeografike – Juniku është vendbanim i lashtë, i cili shtrihet natyrshëm rrëzë Bjeshkëve të Nemuna dhe vlerësohet si territor i një rëndësie të veçantë  për karakteristikat natyrore, historike dhe gjeostrategjike që posedon. Shtrihet në mes të Gjakovës dhe Deçanit, largë magjistrales Pejë – Gjakovë – Prizren në vetëm tre kilometra në pjesën perëndimore të saj. Kontribut të rëndësishëm në ngritjen në piedestal turistik, kësaj komune i kontribojnë  pashmangshëm edhe rrugët kryesore që kalojnë nëpër Bjeshkët e Nemuna të cilat  rrugë janë gjeneruese të turizmit dhe zhvillimit ekonomik të kësajë komune të re. Rrugët që kalojnë nëpër këto bjeshkë janë:

ü      Prishtinë-Pejë-Kullë-Rozhajë-Podgoricë, e asfaltuar.

ü      Pejë-Çakorr-Murinë, e asfaltuar deri në Kucishtë (pjesa e Kosovës)

ü      Prishtinë-Gjakovë-Tropojë-Shëngjin, e asfaltuar pjesërishtë.

 Përmes këtyre rrugëve krijohen mundësi për zhvillimin e turizmit stacionar, sportiv, transit, rekreativ, turizmit vikendist, manifestacional dhe natyrishtë eko-turizmit si trend i botës ambientale dhe bashkëkohore sot.

   Përparësi tjetër në zhvillimin ekonomik dhe turistik të kësaj komune, ofron pozita e favorshme gjeografike në saje të afërsisë së porteve detare: Ulqini, Tivari, Shëngjini, gjithashtu qytetet e vjetra dhe relativishtë të mëdha: Shkodra, Lezha, Peja, Gjakova, por nuk janë largë edhe kryeqytetet e tri vendeve me aeroportet ndërkombëtare: Tirana, Podgorica, Prishtina. Vlenë të përmendet gjithashtu ndërtimi i aeroportit të Gjakovës dhe përdorimi i tijë për transport civil (i cili ende shfrytëzohet për nevoja ushtarake të KFOR-it) që e shkurton dukshëm distancën hapësinore nga Gjakova për në vendet stacionare p.sh deri në Junik 15km, Deçan në vetëm 18km, në Pejë 38km, ndërsa deri në Plavë 54km, distancë kjo, që është shumë e preferuar për levizjet turistike.

   Relievi – Bjeshkët e Nemuna paraqesin potencialin më të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit malor në Gadishullin Ballkanik dhe ndër potencialet më të mëdha në Evropë më mbi 100.000 m, denivelim të shtigjeve të skijimit.

   Hapësira malore e Bjeshkëve të Nemuna është zona potenciale turistike më e gjerë në Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri me rreth 4.200 km2, me denivelim të madh të shtigjeve të skijimit (105.950 m, pa u llogaritur shpatijet në territorin e Shqipërisë të cilat nuk janë të matura), ku mund të ngriten disa qendra të rëndësishme rekreativo - sportive dhe turistike e më vonë të krijohet edhe një regjion turistikë ndërshtetëror. Komponentet e lartësisë në reliev, kanë atribute atraktive dhe estetike, mirëpo, në shfrytëzimin turistikë, kryesishtë paraqiten si motive komplekse së bashku me kushtet klimatike (kohëzgjatja e shtresës së borës për skijim), kushtet hidrografike ( që nënkupton burime të fuqishme karstike, ujëvara dhe liqene glaciale). Gjithashtu pamje atraktive kanë edhe Maja e Gjeravicës (2656 m), Maja e Ropsit (2501 m), Rrasa e Zogut (2305 m).

Mundësitë e zhvillimit të turizmit malorë në një vend, varen edhe nga denivelimi i shtigjeve të skijimit e që territori i komunës së Junikut, ka një hapësirë të mjaftueshme, denivelim të përshtatshëm për trasimin e shtigjeve të skijimit i përcjellur edhe me kualitetin e tyre, sepse terrenet janë të mbuluara me barë (kullosa), ku skijimi është i mundshëm edhe kur mbulesa e borës është vetëm 15 cm. Përparësi tjetër është, numri i madh i shtigjeve me gjatësi prej 500 m dhe 1000 m, që nuk e kanë vendet e tjera. Vazhdon...

 


18/07/2010
Emri
Komenti
Vendosni Kodin
 
 
Foto e Ditės
Reklamo nė Mekuli Press

Lajmet - Lajmet e fundit

Rtk Drejtėpėrdrejtė
Pėr tu kuqur nė Tv (Kliko mė poshtė)
Mekuli Press Mekuli Press

Erstelle dein ProfilbannerTė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © Mekuli Press 2010 --->> redaksia@mekulipress.com
Kryeredaktor: Xhelal Avdullahi ShqiperiaCom