"

KOMENTI

 

Prof.Dr. Mehdi Hyseni

 

MË MIRË NË VARR E NËNDHE, SE PËR SERBINË VRASTARE, ME DALË ME LEHË!!!

 

      *** “Na vjen dita edhe neve, se nuk shkon kështu gjithmonë me vuejt...”!  “Të paska hy mbrenda një dreq, me të fol mirë po duket keq...”! “Njëri-tjetrin me e pa e njohin, por njësoj botën se shohin...”! “Ka kalue koha  jote, si merr vesh punët e kësaj bote...”!

 

(Kështu këndon bilbili i këngës patriotike shqiptare,  shkodrani Zef Beka)

 

Ka të drejtë Zef Beka, që na “vajton” kështu dhimbshëm dhe me shpresë se gjithmonë të së keqes dhe të ligjëve nuk do t’u shkojë” kungulli  mbi ujë”; se një ditë, e mira do të triumfojë mbi të keqen,;melaqja do të triumfojë mbi dreqin; se drejtësia do të triumfojë mbi padrejtësinë; se demokracia do të triumfojë mbi injornacën mesjetare, mbi neofashizmin dhe mbi neokolonializmin serbosllav; se ndërgjegja do të triumfojë mbi tradhtinë; se e vërteta do të ngadhnjejë mbi gënjeshtrën dhe  mashtrimin, se liria do të fitojë mbi robërinë; se mirëqenia do të sundojë mbi varfërinë dhe mjerimin tonë social..., në mënyrë që ta “shikojmë vetën në pasqyrë” se, jo vetëm që ka ardhur koha e fundit, por edhe është tepruar, që, njëherë e përgjithmonë të punojmë dhe të jetojmë për vetëvetën, jo për armiqtë e brendshëm dhe të huaj.

 

 

Mirëpo, mjerisht kuentisencën e këtyre këngëve me motiv patriotik dhe social, nuk e marrin vesh derbederët, ata filoserbë që gjithmonë janë mësuar të lehin për Serbinë, duke e kritikuar  dhe nxirë Shqipërinë(!)

 

Ne u themi larove të infektuar nga ligjet  barbarike dhe gjenocidale të Serbisë, ashtu sikurse Avni Rrustemi “avokatëve” të Esat Pashë Toptanit, larg duart nga  pavarësia e Kosovës! Larg duart nga ribashkimi i kombit shqiptar! Larg duart nga Shqipëria Etnike! Larg duart nga  të gjithë veprimtarët e mbrojtjes të pavarësisë së njëmendtë të Kosovës dhe të kauzës së shenjtë të ribashkimit të kombit dhe të Shqipërisë Etnike!


13/07/2010
Emri
Komenti
Vendosni Kodin
 
 
Foto e Ditės
Reklamo nė Mekuli Press

Lajmet - Lajmet e fundit

Rtk Drejtėpėrdrejtė
Pėr tu kuqur nė Tv (Kliko mė poshtė)
Mekuli Press Mekuli Press

Erstelle dein ProfilbannerTė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © Mekuli Press 2010 --->> redaksia@mekulipress.com
Kryeredaktor: Xhelal Avdullahi ShqiperiaCom