|
Titujt Kryesorë 05 Shtator 2010
"
MENDËSITË QË SJELLIN REGRES DHE FRIKË NACIONALE
Shkëlzen Haxhiu
Mendësitë ballkanike se faktori ndërkombëtar në cfardo misioni të involvuar, gjeneron transparencë, luftë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, prosperitet ekonomikë dhe politikë, drejtësi,ligj etj. janë dukuri të cilat në asnjë vend politikisht as juridikisht nuk kanë treguar sukses dhe qëndrueshmëri, pavarësishtë traditës së këtyre dukurive në vendet të cilat i kanë hasur këto misione. Kjo mendësi gjenezën e ka të kahmotshme sa i përket skenës politike të Kosovës. Por kjo nuk e legjitimon këtë mendësi të vjetëruar që edhe sot po ndjeket nga politikanët kosovarë. Ndoshta, edhe kjo është arsyeja pse ata duket që nuk i besojnë as vetëvetes në përballje me pushtetin, përderisa insistojnë vazhdimishtë në asistencën ndërkombëtare. Në një aspekt kjo tregon pafuqishmërinë subjektive por edhe institucionale për t’u përballur me këto dukuri, dhe kjo faktorizon në një mënyrë anën negative të kësaj asistence.Fillesa e këtij hamendësimi politik, siq duket filloj në vitet nëntëdhjeta të shekullit të kaluar. Në këtë periudhë të fund shekullit njëzet, skenës politike të Kosovës i’u shtuan disa parti politike të cilat e formësuan dhe freskuan mendësinë patriotike kombëtare si përgjigje ndaj politikave diskriminuese që aplikonte pushteti serb karshi shqiptarëve të Kosovës. Ideja ishte e thjeshtë.Faktori ndërkombëtarë duhej të mobilizohej vetëm me rrugë politike dhe paqësore.E gjithë energjia politike e atëhershme u orientua në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtarë për cështjen e Kosovës.Këtu duket së është edhe fillesa e „pjekurisë” së kësaj mendësie politike karshi faktorit ndërkombëtarë, se cdo gjë fillon dhe mbaron, në, dhe rreth kësaj bashkësie. Të gjitha këto tratativa të besimit në faktorin e jashtëm, që u akumuluan për dekada të tëra, verbërishtë i kapluan mentalitetet e disa prej lëvizjeve kombëtare, të cilat ato i përquan me gjentilesë në masën e gjerë për disa vite me radhë. Si pasojë e kësaj në momentet vendimtare shpesh këto lëvizje kanë katapultuar nga një mentalitet gjenerues në një mentalitet pasiv dhe si shkak i tër kësaj, rrjedhimishtë ka ndodhë degjenerimi i koncepteve kombëtare me ato ndërkombëtare.Ky besim i “verbër” dhe i pafuqishëm në vizionin e shtetndërtimit, duke u bazuar në asistencën dhe moralin ndërkombëtar, nuk ishte i bazuar mbi filozofinë e mirëfilltë të shtetndërtimit . Të mos themi se ishte tejkaluar katërcipërishtë. Sepse në të kundërtën, progresi në artikulimin e mirëfilltë të këtyre ideve prosperuese të shtetndërtimit do të ishte evident.Me plot gojën mund të themi se kjo mund të quhet periudhë ngecjesh dhe hamendjesh, përderisa shumë nga figurat bartëse të politikbërjes së atëhershme, pas një kohe relative u larguan nga Lidhja (LDK-ja) për arësye të ndryshme.Mirpo, njëra ndër arësyet e shumta të braktisjes së këtij subjekti nga themeluesit e saj, ishte pikërisht edhe fokusimi i tepruar i këtijë organizmi politikë në ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, i cili injoronte në tërsi konceptin e luftës si mundësi. LDK-ja si forcë politike e cila mbledhte rreth vete ajkën e intelektualëve të Kosovës në kohën e themelimit të saj, nuk mund të themi se e ruajti në plotësi strukturën e saj organizative dhe ideore, nëse analizojmë më thellë bazën e strukturimit të saj në atë kohë.Këtu u ndeshën dy forca dhe dy vizione të ndryshme nga njëra tjetra në brendinë e LDK-së. Faktorët që ndikuan në këtë dyndje ishin të ndryshëm, por ajo që vlenë të ceket është se rrjedhat e lëvizjes politike në këtë subjekt, nuk ndryshojnë shumë në substancë edhe pas largimit të kësaj pjese të ish-krerëve të saj.Ajo politikë dhe ai vizion që u krijua, u ndjekë me besnikëri për vite të tëra.Bile edhe në vitin 1998/99, kur lufta nuk ishte më një ide, por një realitet, ajo bashkësi intelektualësh e ruajti me fanatizëm këtë koncept, respektivishtë ideologji politike. Në këtë periudhë kohore, mund të themi se kishte një mungesë kohezioni dhe kordinimi mes faktorit nacionalist dhe atij të moderuar, me çka nganjëherë lufta politike dhe mediale e devijonte drejtimin strategjik nga i cili ishte nisur. Përkufizimi i tërë këtij kaosi politikë që u faktorizua për vite të tëra, sot reflekton situatë tjetër në shumë aspekte.Faktori nacionalistë në Kosovë, në vitet e para të pasluftës përçohej nga një refleks i nacionalizmit radikal i cili nuk e kishte fatin të ndërronte dicka në skenën politike të Kosovës. Kjo i dha një demarsh pothuaj gjithë elitës nacionaliste në Kosovë.Forca propaganduese dhe e pjekur politikishtë që LDK-ja e kishte trashëguar nga vitet e paraluftës në shikim të parë të krijon përshtypjen se gjithë spektrit politikë të sapoformuar të Kosovës iu imponoj një politikë dhe një filozofi politike e cila u ndjekë dhe po ndiqet cuditërisht me një fanatizëm pikërishtë nga ato parti të cilat me herët ishin kundërshtarër më të mëdhenjë të saj.Dalë ngadalë filloj të shuhej ajo ndjenjë patriotizmi e cila ishte ngulitur thellë për dekada të tëra në Unin e tyre, dhe ajo u konvertua në një ndjenjë të fortë pushteti për tu ndjekur me besnikëri vite më pas.Ky kthim radikal nga një ekstrem politkë në tjetrin, u bë pikërishtë përhirë të lakmisë pushtetare e cila gjithashtu u vërtetua gjatë fushatave politike të këtyre partive.Tani edhe „nacionalistët“ iu drejtuan me mirëbesim faktorit ndërkombëtarë me mendësinë e mëhershme. Sipas tyre, kjo është rruga më e lehtë për të qëndruar në pushtetë, dhe kjo po rezulton me sukses deri më tani.Çuditërishtë një fat i tillë i keq e përcolli edhe Lëvizjen nga e cila dolën një mori nacionalistësh (LPK-në). Fatkeqësishtë kjo Lëvizje u zhvesh tërsishtë nga petku i nacionalizmit duke kaluar në një ekstrem tjetër ideologjik që nuk ka të bëj pothuaj fare me ndjenjat me të cilat është ushqyer për dekada të tëra.Ndërsa parti të tjera nacionaliste as që vërehen fare në skenën politike të Kosovës.Kjo është Kosova e Pavarur, e ndërtuar për qejf të ndërkombëtarëve, e zhveshur tërsishtë nga nacionalizmi dhe kombëtarizmi dhe e inkarnuar në një Bosnjë të vogël multikulturore!Ky është gjithashtu spektri politikë kosovarë, i tërhequr në guacën e pushtetit që zvarritet vazhdimishtë pas joshjes politike të ndërkombëtarëve. 18/06/2010
|