"

AKTI I FSK DESHMON SOVRANITET SHTETROR

 

Veprimi i FSK eshtë i natyrshem konform kushtetutës, i gjith mekanizmi institucional i Kosovës duhet të veproi guximshem duke i rrespektuar ligjet dhe rendin juridik shtetror per ta bindur faktorin nderkombëtar se institucjonet tona do ta ushtroin pushtetin juridik sipas ligjeve të vendit. Aktet e tilla deshmoin para shum shteteve dhe qendrave nderkombëtare, se Kosova do të funksionoi si Shtet sovran.

Sigurisht se mungesa e veprimeve te tilla shterore, ka bërë që veriu i Kosovës është nën kontrollin direkt të Beogradit duke shtuar se atje nuk ka struktura paralele, por institucione serbe. Kjo gjendeje është që nga fundi i luftës dhe kështu do të mbetet nëse Institucjonet tona nuk bajnë diçka për të ndryshuar këtë gjendje. Shetitjet e Shefit të EULEX-it Iv dë Kermabon në Beograd, ku do të zhvillojë takime me ministrin e ashtuqujtur për Kosovën, si dhe me zyrtarë të tjerë serbë për të diskutuar lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë, jan veprime që pa dyshim i shkoin ne favor politikës së Beogradit dhe njikosisht ne dobi te ruajtjës së kesaj gjendeje jo kushtetuse ne ket pjesë të Kosovës.

Kthimi i funksionimit apo funksionimi i te gjitha institucjoneve tona, nuk duhet kerkuar nga Shteti fqi, sepse ky akt eshtë vetem humbje kohe dhe stimulim i qendrimeve serbe karrshi Shtetit të Kosovës për ta penguar shtrirjen e autoiritetit ligjor dhe kushtetues në te gjith hapsiren e Shtetit të Kosovës, nga Institucjonet e Repuplikës së Kosovës. 27 vendet e BE-së thuhet se jan dakord që Kosova, një ditë duhet të jetë në BE, deklarime diplomatike nga ambasador te ndryshem duke veqaur edhe ambasadorin britanik në Beogradi Stiven Uordsuort. Shumica e shteteve në Evropë e kanë njohur Kosovën - mbi 60 për qind e anëtarëve të OSBE-së, mbi 70 për qind të anëtarëve të Këshillit të Evropës dhe mbi 80 për qind të anëtarëve të BE-së. Republika e Kosovës si shtet i pavarur është bërë anëtar i FMN dhe BB, me mbështetjen e rreth 60 për qind të të gjithë anëtarëve të OKB-së. Është plotësisht joreale të pritet që e tërë kjo të kthehet prapa, duke shtuar se 22 vendet anëtare të BE-së nuk do ta ndryshojnë pozicionin e tyre. Mexhithate, deklarata e shumicës së diplomatve dhe burrshetetasve që e vizitoin shtetin e Kosovës kohet e fundit deklaroin se nuk ka kthim pas lidhur me pamvarsin e Kosovës, duke e lan dilemen për tu deshiruar sepse pak ca te sforcuara na dalin keto deklarime lidhur me njohet e pamvarsis së Kosovës nga 65 Shtete.

Edhe dy vjet pas Pavarësisë së Kosovës, sërish ngritet çështja e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit nga zyrtarët ndërkombëtarë, nga disa vendet mike me Kosovën.  Edhe pse thuhet se Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, nuk spjegohet qartë se cili do të jetë raporti në mes bashkëbiseduesve si Bisedime teknike dypalëshe ndërmjet Prishtinës dhe beogradit. Keto nisma kan skenarin e vetë, sigurisht se Serbija i paraqet si fillim i bisedimeve per statusin e Kosovës dhe ne anen tjeter lideret tan Shtetror konfirmoin se nuk do të ket kurr më bisedime me serbin për qeshtje të statusit të Kosovës. Bernard Kushner, deklaroi në Prishtin, se bisedimet duhet të fillojnë sa me shpejt për disa çështje teknike mes dy vendeve si dy shtete të pavarura. Edhe lideret e institucioneve vendore nuk mohoin mundësinë e bisedimeve me Beogradin, po si dy shtete të pavarura dhe sovrane, për disa qeshtje teknike.

Me vetë faktin se ndërkombëtarët janë këmbëngulës që të zhvillohen bisedime, atëherë keto tendenca janë duke e cenuar pavarësinë e Kosovës, ndonëse çdoherë deklarojnë se pavarësia është e paprekshme, pra mbrenda ketyre nisjeve diplomatike per qfardo lloi bisedimesh mes dy shteteve që ende nuk kan njohje recirproke paraqet nonsens diplomatik dhe të perseritshem. Shtetit të Kosovës sigurisht se i duhet mbeshtetja nderkombetare tani ne këte fazë të forcimit të institucjoneve shtetrore per ta funksionalizuar pushtetin juridik sipas kushtetutes dhe ligjeve te vendit në te gjith teritorin e Kosovës, dhe pastai si dy shtete sovrane mund edhe te i filloin qfardo bisedimesh që shkoin ne interesin e tyre shtetror.

 

Sigurisht se ketyre tendencave nderkombetare per qfardo bisedimesh me Serbin, jan edhe si mosgadishmeri e mjaftuar e instiutucjoneve tona shterore per ta ushtruar pushtetin juridiko-kushtetues në te gjithë teritorin e Kosovës. Lideret institucional duhet të reflektoin politikbërje shterore e jo që të presin veprime apo nisma nga të tjeret. Keshtu që lideret e institucjoneve tona shtetrore duhet të paraqiten si burrshtetas, me guxim politik, intelektual dhe përgjegjësi naclionale duke ju paraprin proqeseve per ta ushtruar pushtetin e gjithanshem kushtetues në të gjith hapsiren e Shtetit të Kosovës, e jo te presin plane apo nisma te hartuara nga labore te ndryshme nga te tjeret. Rasti i fundit i pjesmarrjës së FSK në diten e Epopes së UQK me armatim sit e ushtri e kompletuar, pamvarsisht se a i pelqen apo hidhrohet dikush, eshtë akt normal konform kushtetutës dhe veprimet e tilla jan shum të nevoishme të ndermerren nga mekanizmat ton Shtetror per ta deshmuar se vertet Kosova eshtë Shtet sovran. Uroim qe tani e tutje lideret tan institucional të reflektoim quxim shtetror per ta ushtruar pushtetin juridik në gjithë hapsiren teritoriale të Shtetit të Kosovës.

 

Sylë ARIFI, av.puplicist


07/03/2010
Emri
Komenti
Vendosni Kodin
 
 
Foto e Ditės
Reklamo nė Mekuli Press

Lajmet - Lajmet e fundit

Rtk Drejtėpėrdrejtė
Pėr tu kuqur nė Tv (Kliko mė poshtė)
Mekuli Press Mekuli Press

Erstelle dein ProfilbannerTė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © Mekuli Press 2010 --->> redaksia@mekulipress.com
Kryeredaktor: Xhelal Avdullahi ShqiperiaCom