|
Titujt Kryesorë 08 Shtator 2010
"
LETËRKËMBIM me EULEX-in KOSOVË, në lidhje me protestën time kundër proçesit politik Gjyqsor ndaj zotërit ALBIN KURTI- „VETËVENDOSJE“ ---------------------------------------------------------------------------------------- Letra ime e parë, dërguar EULEX-it në Prishtin, me 01.03.2010 rreth orës 4 të mëngjesit. ------------------------------------------------------------------------------------------ Letër EULEX-it në Kosovë nga një Shqiptare e Kosovës Dëgjueshmëria e dëmton shumë Demokracinë Protestë kundër ndjekjes gjyqësore të EULEX-it ndaj zotërit Albin Kurti Ju, Zonja dhe Zotërinjë të EULEX-it po rrezikoni gjithnjë e më shumë ta humbni besimin tek populli shqiptarë i Kosovës, duke e veshtirësuar kështu shumë punën tuaj Si një ëndërr të keqe pranova lajmin e ndjekjes gjyqësore ndaj Liderit të Lëvizjes për „Vetëvendosje“ Zotërit Albin Kurti. Me këtë rast, si qytetare e Republikës së Kosovës, protestoj më të madhe kundër këtij proçesi të papërgjegjshëm dhe e denoj atë ashpër. Ne Demokraci nuk kanë aspak vend këto proçese politike. Ju e dini se proçese të tilla në vendet tuaja (nënkuptoj këtu Perëndimin), në shekullin e XXI-të, as që mund të mendohen. Prandaj me këtë Proçes politik dhe të paligjshëm, po e fyeni popullin shqiptar të Kosovës, si mosnjohës të rregullave demokratike, dhe po mendoni se me të, mund të bëni gjithçka çfarë Ju dëshironi. Por që se shpejti do ta shihni, se me këtë vendim si edhe me shumë vendime të tjera, shumë gabim e keni. Një shenjë e qartë për këtë është edhe refuzimi i mbrojtësit të zotërit Albin Kurti, i emeruar nga ana e Juaj, që të respektojë urdhërin dhe vendimet tuaja, dhe gjendja kinse e keqe shendetësore e gjyqtares. Ai dhe ajo kanë vendosur, që mos ta tradhtojnë popullin e vet, kurse ju po rrezikoni gjithnjë e më shumë ta humbni besimin tek populli shqiptarë i Kosoves, legjitimitetin tuaj tek ky, nese veç nuk e keni humbur tashmë. Do kishte qenë shumë e mençur nga ana e Juaj, sikur t´i kishit lexuar të paktën disa libra, si p.sh. nga veprat e Eqrem Qabej, Prof. Dr. Rexhep Qosja dhe të tjerëve, mbi këtë popull të vjetër, që është pjesë e djepit të kulturës evropiane, para se të kishit bërë hapa drejt tokes së Tij. Por mençuria, sidoqoftë, duket të jetë një gjë shumë e mungueshme në radhët tuaja. Me këtë Proçes politik kundër zotërit A. Kurti, po e pengoni shumë popullin tim që ta ndërtojë Demokracinë e mirëfillt dhe të shumë pritur në tokën e tij të vjetër, ku ai themeloi vetë shtete demokratike ( ndër të parët në Evropë), duke zgjedhur për Kryeminstër e Ministra persona me fe katolike edhe pse vetë i takonte kryesisht fesë myslimane, të cilës i takon me shumicë deri më sot. Qysh në atë kohë kultivonte popull im tolerancen dhe vetëdijen demokratike, kur vendet tuaja bënin luftë qytetare, kolonizonin vende dhe kultura të huaja, diskriminonin njerëzit me ngjyrë, si dhe digjnin njerëzit me prejardhje të huaj nëpër kampqendrime. Psikoanalisti njohur gjermano-amerikan i kohës sone, me pejardhje Hebreje (i ikur nga Nacit gjermano-austriakë), Prof. Dr. Arno Gruen, thotë se degjueshmëria e dëmton shumë demokracinë. Prandaj me të drejtë, shtroj pyetjen këtu, se me këto ndjekje permanente gjyqësore, që kërkojnë vazhdimisht dëgjueshmërinë e popullit, -çka dëshironi, në të vërtet, të arrini në vendin tim?! Ne e dimë, se në gjyqe duhet të dalin vrases, andaj edhe vrasesit e 10.02.2007, por jo njerëz që protestojnë. Ngase protestat janë shenjë e pjekurise demokratike të një populli, sikur që janë vrasjet e protestueseve dështime të një shteti jodemokratikë, siç janë në këtë rast instuticionet tuaja (pasi për fat të keq, momentalisht, Ju jeni shteti në tokën Tonë shqiptare). Tani e dimë se Instuticionet tuaja, që ne gabimisht i kemi quajtur miqësore, po i ngjajnë shumë armiqve Tanë. Prandaj ndërrojeni strategjinë sa nuk është bërë vonë, se ky popull me ekzistencen e tij mija vjeqarë i ka ndërruar shpeshherë strategjitë dhe kahjet e udhëtimit robërueseve të tij pa ia pyetur qejfin atyre në ato raste. Ju e keni dëshmuar më këtë (proçeset gjyqësore me natyrë politike dhe shumë veprime të tjera të gabuara), për fat të keq, se akuzat dhe mangësitë, që lëvizja për “Vetëvendosje” ju ka bërë dhe vënë në pah, gjatë tërë këtyre viteve, janë të vërteta. Ju e keni vërtetuar tani, se të gjitha këto akuza, që ajo („Vetëvendosja“) ju ka bërë, nuk kanë qenë fare të tepruara. Tërhiqeni aktpadinë ndaj Zotërit Albin Kurti dhe kërkojuni falje popullit shqiptarë të Kosovës për këtë fyerje që i keni bërë, duke u përpjekur për ta marrë atë për budalla. „Errare humanum est“ (Gabimi është njerëzorë); me kulturën tonë të vjetër dhe karakterin tonë të fortë, ne e kemi madhështinë që të ju falim këtë gabim, por nuk do t´i lejojmë më me gjatë përseritjet e gabimeve nga ana e Juaj e as të politikaneve/ëve tanë/tona të korruptuar/a. Ne dëshirojmë VETËM, që në vendin tonë të jetojmë në liri dhe ta kemi VETË fjalën e fundit. Në vend që ta denoni Serbinë, për vrasjen e popujve dhe masakrat e kryera në njerëz në fund të shekullit XX-të, sikur që është bërë kjo me Gjermaninë pas luftës së dytë botërore, dhe të kërkoni nga populli serb, që të kërkojë falje për krimet e luftës në Ballkanë dhe të paguajë dëmshpërblim, ju po e priviligjoni atë panderprerë dhe nuk po e shiheni se me këtë lloj politike të gabuar, keni dështuar që sa kohë në Bosnje dhe Hercegovinë, por po e vazhdoni atë edhe në Kosovë. Ne nuk do ta tolerojmë përseritjen e „Bosnje-s“ këtu. JU me Politikanet/ët tanë/ton të korruptuar, vetëm sa po luani me durimn tonë dhe pikat e tijë të fundit , pasi që për fat të keq që të dy keni harruar se çka ndodhë kur durimit tonë i vie fundi. Ne nuk duam më shumë, por as edhe një grimcë më pak, se sa atë që duan edhe të gjithë popujtë e botës së civilizuar: DEMOKRACI dhe VETËVENDOSJE, në tokën Tonë. Demokraci dhe vetëvendosje së bashku, natyrisht, ngase janë binjakë që nuk ndahen. Kjo është e drejta e jonë, sikur që është edhe e drejt e çdo populli , të jetoj i lirë dhe të vendosë vetë, në tokën e vetë. Vetëm sa për të ju kujtuar; Ne nuk ishim ata që kërcënuam kënd por u vramë dhe masakruam në shtëpinë Tonë. Ju po ju jepeni pakicave kombëtare shumë më shumë të drejta dhe po kujdeseni shumë më shumë për to, sesa për neve, shqiptarët. Ju po lejoni, që Qyteti i Mitrovicës që 10 vjet të jetë panderprerë “burim eksplozioni” dhe ta mbajë situatën e tensionuar, edhe pse Ju këtë problem mund ta zgjidhnit shumë shpejt dhe dotë kishit mund ta zgjidhni kaher. Ju kërkoni një stabilitet falco, sa për të krijuar rehatin tuaj këtu dhe për të mbledhur të holla, por nuk kujdeseni për nevojat, problemet dhe shqetësimet e popullit tim, për të cilën detyrë edhe jeni të caktuar dhe merreni rroga të majme. NE PO E SHOHIM KËTË. NE E DIM KËTË. Vetëm që, ta dini edhe ju, se ne e dimë, kam vendosur që t´ju shkruaj këta rreshta, edhe për t´ju thënë, se këtë gjë nuk do ta tolerojmë më më gjatë. Edhe pas 10 viteve, në presenzën tuaj, i mungojn popullit të Kosovës gjërat elementare për jetë (nevoja primare): Uji, Drita (rryma), nxemja, kujdesi mjeksor (që është në gjendje katastrofale) dhe ushqim i mjaftueshëm, nuk respektohet ligji dhe korrupcioni po „eksplodon“ ne çdo qosh. Tragjedi e përditshme që nuk mund të arsyetohet dhe më të durohet. Ne do t´i ndërmarrim të gjitha hapat ligjore e juridike në BE dhe UNO, për ta shqyrtuar punën tuaj destruktive këtu në Kosovë dhe për ta ndaluar sa më shpejte këtë mizerie në vendin Tonë, nëse nuk filloni menjëherë të punoni konstruktivisht dhe korrekt: për të gjithë njerëzit njëlloj duke respektuar rregullat e Demokracisë me përpikëri. Në e dimë se, edhe në radhët tuaja ka shumë korrupcion. Avokatet tanë, të qytetarëve/eve të Kosovës do të gjejnë sëshpejti mjaft prova për t´i vërtetuar si dhe për t´i dëshmuar këto akuza të mija ndaj instutiocinit tuaj. Rroftë Demokracia, Mendimi i lirë dhe Vetëvendosja sikur se edhe miqtë e mirë. Por ata nuk duken kështu sikur Ju. AD: Une nuk jamë antare e Lëvizjes për „Vetëvendosje“ sepse, në të vërtet, ne të gjithë jemi VETËVENDOSJA dhe dotë vendosim së shpejti vetë. Ne vetem kemi pritur deri tani, se jemi popull shume mikpritës, perderisa mysafiret nuk e keqperdorin sjelljen tonë bujare. 01.03.2010, Evropë Resmie Hoxha (28111972) ------------------------------------------------------------------------------------------------------ Përgjigjja e panevojshme e EULEX-it me 01.03.2010 rreth orës 17 të pasditës ----------------------------------------------------------------------------------------
----------------------------------------------------------------------------------------- Reagimi im në këtë përgjigjje sot me 04.03.2010 ------------------------------------------------------------------------------------------ Reagimi im mbi pergjegjjen e EULEX-it në Kosovë, në lidhje me letrën time të dërguar me 01.03.2010 për të protestuar kundër proçesit politik Gjyqsor ndaj Liderit të lëvizjes për „VETËVENDOSJE“ zotërit Albin Kurti Për EULEX-in KOSOVË Evropë, 02.03.2010 Proçeset e tilla, politike Gjyqsore, janë vërtet të zakonshme në Kosovë. Këto janë bërë (gjatë historis) pandërprer kundër njërzëve të popullit tim Faleminderit shumë për reagimin tuaj në letrën time, por në të vërtet ky s´ka qen fare i nevojshm. Sepse me këtë reagim vetëm sa i keni vërtetuar akuzat e mia ndaj Instutitionit tuaj. Ju mendoni se ne jemi të pasqaruar, edhe kur padrejtësitë, gabimet, veprimet e papërgjegjshme nga ana e Juaj dhe e politikanëve/eve tanë/tona të korruptuar, jan për tu parë, dëgjuar, vrejtur, ndier e kuptuar me të gjitha shqisat, saher që marrim frym. Kjo është fyerja, që Ju po na bëni neve të gjithëve, dhe po harroni se si po e fyeni vetëvetën me këtë rast, duke treguar një nivel tepër të ulët të të menduarit me kundërthënjet Tuaja; në njerën anë thuani se nuk është gjetur Avokat i gatshëm për ta mbrojtur z. Kurtin, në anën tjetër mi sqaroni panevojshem paragrafet e ligjeve (sikur të isha duke e përgaditur ndonjë provim për juridikun), duke menduar se ne populli, jemi të pasqaruar. Don të thot kjo se edhe avokatët/et Tanë/Tona, që refuzojn ti respektojn urdhërat Tuaja, janë të pasqaruar, sidhe mbi 130 mijë nënshkrues të protestës kundër proçesit politik gjyqsor ndaj Albin Kurtit; në mesin e të cileve/cilave janë edhe shumë të rinjë e të reja, që kanë kryer Shkolla e Universitete? Janë, për mendimin Tuaj të cekët, edhe intelektualët Tanë, me kalibër Evropian e me gjerë, si Prof. Dr. Rexhep Qosja, të pasqaruar, kur e quajn këtë proçes të papërgjegjshëm; thjeshtë – politik dhe të papranueshëm? Të gjithë ne qenkemi budallenjë dhe të pasqaruar? Ah, sa gabim e keni dhe sa shumë po rrezikoni me këto gabime, zonja dhe zotërinj të EULEX-it, sa, as që mund ta merreni me mend dëmin e tyre. Ju, po i theni me këto proçese politike, rregullat themelore të Demokracis, si shpeshherë në tokën Tonë! Apo keni ndonjë përgjigjje pa kundërthënje për pyetjet në vijim:
|