Ballina Blog

Sami Lushtaku e pranon fajësinë për kanosjen e avokatit Gazmend Halilaj

Në seancën fillestare të mbajtur të mërkurën Sami Lushtaku e ka pranuar fajësinë për kanosjen e avokatit Gazmend Halilaj.

Ndërsa kushëriri i tij Ibrahim Lushtaku, si dhe i akuzuari Xhelal Zeqiri e kanë pranuar fajësinë për “Armëmbajtje pa leje”, përderisa janë deklaruar të pafajshëm për veprat e tjera.

Sipas aktakuzës, Sami Lushtaku po akuzohet për veprën penale të “Kanosjes”, kurse Ibrahim Lushtaku dhe Xhelal Zeqiri po akuzohen për “Vrasje të rëndë”, e mbetur në tentativë. Po ashtu këta të fundit po akuzohen edhe për “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa Ibrahim Lushtaku edhe për “Asgjësim ose dëmtim të pasurisë”.

Sami Lushtaku po akuzohet se pas një shkrimi të të dëmtuarit Gazmend Halilaj në rrjetin social “Facebook”, të datës 11 prill 2020, në të cilin pretendohej se Sami Lushtaku qëndron prapa keqpërdorimit të 1.4 milion markave gjatë kohës së luftës, ky i fundit e kishte thirrur në telefon Halilajn dhe i ka kërkuar që t’i heqë ato shkrime, duke e sharë, fyer dhe me qëllim të frikësimit e kishte kërcënuar me fjalët “ku je se pa ardh me të kall nuk kam me lan”, me ç’rast tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe ankth.

Me këtë Sami Lushtaku po akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosje” nga Neni 181 par. 2 të Kodit Penal.

Për këtë vepër penale dënimi i paraparë është me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Sipas aktakuzës, pasi që avokati Gazmend Halilaj kishte bërë një shkrim në rrjetin social “Facebook”, më 11 prill 2020, kundër Sami Lushtakut, kushëriri i këtij të fundit, Ibrahim Lushtaku, me qëllim të hakmarrjes dhe në bashkëkryerje edhe me të akuzuarin Zeqiri, më 14 prill 2020, ia kishin zënë pritën Halilajt.

Me të parë Halilajn vazhdon aktakuza, i akuzuari Ibrahim Lushtaku me dashje që ta privojë nga jeta e ka goditur fuqishëm veturën e të dëmtuarit Halilaj, ashtu që në këtë moment Halilaj kishte dalë nga vetura dhe kishte filluar të ikë. Sipas aktakuzës, edhe të akuzuarit Lushtaku dhe Zeqiri kishin dalë pastaj nga vetura dhe kishin shtënë me armë në drejtim të Halilajt, por nuk kishin arritur ta godasin, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Me këto veprime Prokuroria i akuzon Ibrahim Lushtakun dhe Xhelal Zeqirin se kanë kryer veprën penale të “Vrasjes së rëndë”, e mbetur në tentativë.

Për shkak se i kishte shkaktuar dëme në lartësi prej 2,700 euro veturës së të dëmtuarit Halilaj, Ibrahim Lushtaku akuzohet nga Prokuroria edhe për veprën penale të “Asgjësimit ose dëmtimit të pasurisë”.

Po ashtu Ibrahim Lushtaku dhe Xhelal Zeqiri akuzohen edhe se në kundërshtim me Ligjin për Armët kanë mbajtur armë pa leje. Lushtaku akuzohet se ka mbajtur pa leje një revole të tipit “Ekol”, kurse Zeqiri një armë të tipit “Cervena Zastava”.

Me këtë të dy këta akuzohen për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ju pëlqen!

Adobe Flash gjen fundin e tij në Windows 10

Mbështetja e Windows 10-ës për Flash zyrtarisht mbaron në fund të vitit dhe nuk do të marrë më përditësime as për Intel Explorer e as Edge pas Dhjetorit.
Adobe Flash gjen fundin e tij në Windows 10
Microsoft ka lëshuar një përditësim në Windows 10 i cili eliminon Flash dhe parandalon instalimin e tij duke i hapur rrugë shuarjes së softuerit plotësisht në 2021.

Por përditësimi KB4577586 eliminon vetëm versionin Flash të përfshirë me Windows 10-ën, dhe jo Flash që instalohet nga vetë përdoruesit. Gjithashtu nuk heq Flash nga Microsoft Edge apo shfletuesit e tjerë.

Mbështetja e Windows 10-ës për Flash zyrtarisht mbaron në fund të vitit dhe nuk do të marrë më përditësime as për Intel Explorer e as Edge pas Dhjetorit.

Versioni i fundit i Edge, që përdor motorin e Chrome, do të humbasën Flash në Janar të 2021. Muajin e kaluar Microsoft publikoi një afat kohor për eliminimin e plotë të Flash duke thënë se pas 2021 përdoruesit do të kenë një mjet të disponim për të fshirë Flash.

Pas disa muajsh do të bëhet i rekomanduar. Në Verën e 2021 Microsoft do të heqë Flash nga strukturat e zhvilluesve, ndërfaqes e përdoruesve dhe pothuajse nga pjesë e Edge dhe Internet Explorer.

Google gjithashtu i jep fund mbështetjes për Flash në Chrome në Dhjetor. Edhe vetë Adobe nuk do ta mbështesë më pas Dhjetorit.

Ju pëlqen!

Bërnabiq: Kosova, sfida më e madhe politike

Mandatarja për formimin e Qeverisë së re të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka nisur paraqitjen e ekspozesë së saj në Kuvendin e Serbisë, përmes të cilës prezantoi përparësitë dhe programin e qeverisë së re para deputetëve.

Më pas, kandidatët për ministra do të bëjnë betimin, me çka kabineti i Ana Bërnabiqit e fillon mandatin e ri.

Seanca u hap nga presidenti i Kuvendit, Ivica Daçiq, i cili përcaktoi rendin e ditës me një pikë – zgjedhjen e qeverisë dhe betimi i kryeministres dhe anëtarëve të qeverisë.

Duke paraqitur planin e qeverisë së ardhshme, Ana Bërnabiq ka theksuar që Qeveria serbe do të ketë gjashtë qëllime kryesore, prej të cilave, e para do të jetë ruajtja e shëndetit të qytetarëve.

Bërnabiq ka shtuar që qëllimet e tjera janë edhe interesat e Serbisë në Kosovë, lufta kundër mafies, ruajtja e vendimmarrjes së pavarur të Serbisë, përshpejtimi i reformave dhe përparimi ekonomik i vendit.

Bërnabiq tha se qeveria e re gjithashtu përballet me sfida të mëdha politike, e mbi të gjitha me vazhdimin e dialogut me Prishtinën. Ajo tha se qeveria do të koordinojë të gjitha lëvizjet e saj me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, duke theksuar se përparësia është uniteti kombëtar.

Bërnabiq gjithashtu deklaroi se qeveria e saj nuk do të heqë dorë nga insistimi për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Qeveria e re do të vazhdojë të ndjekë politikën e mbrojtjes së interesave jetësore kombëtare, të paqes dhe bashkëpunimit, me synimin për të mbrojtur popullin tonë, trashëgiminë kulturore, por edhe paqen dhe stabilitetin në rajon”, theksoi Bërnabiq.

Këto qëllime ishin deklaruar më parë nga edhe nga presidenti i Serbisë dhe lideri i Partisë Progresive Serbe, Aleksandar Vuçiq.

Bashkë me Partinë Përparimtare Serbe(SNS), qeverinë e re do të përfshijë gjithashtu ish-partnerin e tyre, Partinë Socialiste të Serbisë (SPS) të Ivica Daçiqit, por edhe Aleancën Patriotike Serbe – SPAS të Aleksandar Shapiq, i cili ka qenë në opozitë deri më tani.

Në qeverinë e re do të ketë gjithashtu edhe parti të pakicave. Katër parti të pakicave kanë kaluar censusin, por ende nuk është bërë me dije se kush do të jetë pjesë e qeverisë.

Emrat e kandidatëve për ministrat e ardhshëm u bënë me dije më herët, më 25 tetor, pas seancës së kryesisë së SNS, e cila fitoi më shumë se dy të tretat e mandateve në Kuvendin e Serbisë.

Mandatarja për kryeministre, Bërnabiq, deklaroi se rreth 50 për qind e anëtarëve të qeverisë së ardhshme do të jenë gra dhe se 50 për qind do të jenë gjithashtu figura të reja.

Sipas saj, gjashtë prej kandidatëve, deri më tani nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë ose partitë në pushtet.

Ju pëlqen!

FSHF bën njoftimin: në fundjavë fillon edicioni i ri futbollistik 2020/21

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se këtë fundjavë do të nisë edicioni i ri futbollistik 2020/2021 në Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë dhe në të gjitha nivelet e moshave. Natyrisht pa Superioren, që është në pritje të një përgjigje që duhet të vijë brenda të enjtes, përpara se Liga të dalë në një konferencë për shtyp të premten për të bërë të ditur vendimin e radhës.

Sektori i Garave në FSHF i ka nisur njoftimet klubeve dhe po kryen përgatitjen e nevojshme për këtë rifillim. Sa i përket Kategorisë Superiore, ashtu siç është njoftuar edhe nga Liga Profesioniste e Futbollit, vendimi do të merret në mbledhjen që presidentët e klubeve do të zhvillojnë sipas programit ditën e premte.

Ju pëlqen!

BE: Tre ose katër vaksina para fillimit të 2021-shit, por mos prisni “shkopin magjik”. Po për ato kombe që janë jasht hapësirës së BE-së, si do ja bëjnë për vaksinën? Ku është shëndeti i shqiptarëve?

Në muajt e ardhshëm pritet që 3 ose 4 vaksina anti-Covid të jenë gati. Në një intervistë për Rtl France, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, thotë se BE-ja do të ketë dozat që i duhen sapo vaksina e parë të jetë e disponueshme.

“Sipas informacionit tonë, ne shpresojmë që midis fundit të vitit dhe fillimit të vitit të ardhshëm, 3 ose 4 vaksina do të jenë gradualisht të disponueshme. Komisioni Evropian, në emër të shteteve anëtare, ka nënshkruar kontrata të shumta për të siguruar që kur vaksinat të jenë në dispozicion, ne të mund të përfitojmë nga dozat që na duhen”. Megjithatë, Michel shtoi se vaksina nuk do të jetë një “shkop magjik”, që do të thotë se nuk do të mund të vaksinohen të gjithë në të njëjtën kohë.

Ish-kryeministri belg tha se mund të dalin “probleme logjistike”. Kjo sepse disa vaksina do të jepen me një dozë të vetme dhe për të tjerat do të duhen dy. “Ka çështje të logjistikës, ruajtjes dhe vendosjes së fushatave të vaksinimit – shtoi ai. – Kjo është arsyeja pse unë dua të mobilizoj krerët e shteteve dhe qeverive për të përshpejtuar ritmin”.

Po ato kombe që janë jashtë hapsirës së BE-së, si do ja bëjnë për vaksinën? Konkretisht ku është shëndeti i shqipatrëve në këtë epidemi? Mendon kush për shqiptarët?

Ju pëlqen!

Sot janë bërë 39 vjet nga koha kur u inaugura Muzeu Historik Kombëtar

Sot janë bërë 39 vjet nga koha kur u inaugura Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë.

Për ngritjen e këtij muzeu u mblodh një ekip me specialistët më të mirë të vendit, të fushave të historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, etnografisë, hartografisë, arkitekturës e artit.

Për këtë muze u punua në mënyrë të organizuar, sipas seksioneve përkatëse, për gati 3 vjet, deri në hapjen e tij. Grupi i punës është drejtuar nga personalitete të shquara si: Gani Strazimiri, Koço Miho, Besim Daja, Skënder Luarasi, Valentina Pistoli, Sami Pashallari, Ilia Papanikolla, Robert Kota, Latif Lazimi, Guri Pani, Maksim Mitrojorgji, Magdalena Furxhiu, Odhise Paskali, Kristaq Rama, Shaban Hadëri, Foto Stamo, Fatmir Haxhiu, Guri Madhi, Ndreçi Plasari, Stefanaq Pollo, Kristo Frashëri, Aleks Buda, Selami Pulaha, Skënder Anamali, Emin Riza, Selim Islami, Burhan Çiraku, Kleanthi Dede, Ballkize Haxhihyseni, Taqi Miho, Iljaz Goga, Rrok Zojzi, Abaz Dojaka, Ramadan Sokoli, Enver Faja, Nina Shehu, Vilson Kilica, Fatmir Haxhiu, Myrteza Fushekati, Met Deliu, Aleksander Meksi e shumë të tjerë.

Muzetë historikë kombëtarë janë ndër përçuesit më të rëndësishëm të interpretimit zyrtar të historisë së një vendi, krahas dhe me sistemin kombëtar të arsimimit të tij. Ata luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e identitetit për kombin si dhe për përcjelljen e këtij vetimazhi tek vizitorët dhe në botën e jashtme. Por muzetë dallojnë nga ajo çka jep historia e shkruar, pasi për një muze gjuha e të shprehurit janë objektet muzeore të ekspozuara, shoqëruar me të dhënat për to.

Muzeu Historik Kombëtar është muzeu më i madh në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmit. Në mjediset e muzeut gjenden rreth 5000 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX.

Ju pëlqen!

134 vite më parë/ Statuja e cila iu kishte bërë dhuratë amerikanëve dikur, sot është simbol i lirisë

Ishte 134 vite më parë, atëherë kur më 28 tetor 1886 Statuja e Lirisë iu dedikua zyrtarisht qytetit të Nju Jorkut, gjatë një ceremonie të kryesuar nga Presidenti Grover Cleveland në ishullin Bedloe.

Statuja e Lirisë e projektuar nga skulptori francez Frédéric Auguste Bartholdi dhe i frymëzuar nga profesori francez i drejtësisë Édouard René Lefèbvre de Laboulaye, u quajt fillimisht “Liberty Enlightening the World” (Liria duke ndriçuar botën) dhe ishte menduar si një dhuratë nga Franca në Shtetet e Bashkuara.

Statuja u prodhua në Francë, u paketua dhe u dërgua jashtë shtetit para se të mblidhej në piedestalin e Ishullit Bedloe, zyrtarisht u quajt ishulli “Liberty” në 1956 me vendim të Kongresit.

Statuja është një përfaqësim i lirisë, gjegjësisht të një perëndeshe romake. Madje në të majtë të saj është një pllakë e shkruar me 4 korrik 1776, me numra romakë. Një prangë dhe zinxhir i thyer i qëndrojnë në këmbë, të cilat janë të pozicionuara për të treguar hapin përpara.

Figura gjigande femërore u bë shpejt një ikonë e lirisë dhe e Shteteve të Bashkuara, një roje e heshtur për emigrantët që mbërrinin me anije në ishull. Është një nga 10 sinonimet e kombit amerikan, së bashku me Monumentin e Uashingtonit, Shtëpinë e Bardhë dhe ndërtesën e Kapitolit të SHBA, ndër të tjera.

Ju pëlqen!

Sqarim publik i I. Kelmendit: “Keqkuptim nga këngëtari i “Marshit të UÇK-së”: Kupto, i respektuari Korife i këngës patriotike, nuk i ke kërkuar ato mjete për vete, por për të paguar modestisht ata që…”

Publicisti dhe veprimtari Ibrahim Kelmendi ka dhënë një sqarim publik rreth “keqkuptimit” nga Arif Vladi, shkruan MekuliPress.

Ibrahim Kelmendi shkruan në facebook:

“Meqë nuk kam mundësi ta shpërndaj statusin që paska aishuar para dhjetë orëve Miku Arif Vladi, po e sjell këtu në këtë mënyrë.

Fillimisht ragimin tim, që sapo e bëra në profilin e Arifit:
Keqkuptim subjektiv mes nesh, apo?
E vërtetë absolute është se prapa Muzeut kombëtar në Tiranë, në lokalin „Çaplinë“, në prani edhe të Vëllait Tënd, në mars 1998, më kë fol për dëshirën dhe nevojën që të bëhet një këngë dedikuar UÇK-së. Vëllain Tënd, që në ato kohë ofronte shërbimin taksist, e kishim angazhuar për 50 US$ në ditë që të na shërbënte, meqë ndienim siguri dhe ishte më praktike. Dhe në kuadër të atij komunikimi ke thënë se duhet një pagesë simbolike për autor të tekstit, për kompozitorin dhe për studion ku do inçizohej kënga. Unë e kam mbajt mend se t’i kam dhënë vetën 1.000,- US$, edhe pse ke thënë se realizohet me 500 US$. Ishte një „investim“ simbolik për një këngë me dobi të madhe, dhe prandaj nuk ke pse ndihesh mercenar, e as i fyer, sepse ato mjete janë dashur për tekst, kompozim e studio. Fatkeqësisht, ka qenë e vërtetë, gjithashtu, unë isha skeptik dhe nuk e parashikoja dot rëndësinë e këngës që kishe planifikuar Ti…

Mënyra për t’u mbrojtur panevojshëm tani, sikur ke bërë faj, se atëherë kishe vilë, prandaj nuk ke pas nevojë për mjete simbolike që duheshin për ta realizuar këngën, nuk është argument, sepse populli thotë: „Apetiti rritet duke ngrënë.“ Por fatmirësisht, në atë rast nuk ke qnë i tillë, por ishe Vullnetmirë për të kontribuar për Luftën çlirimtare përmes zanatit Tënd!
Nuk kemi nevojë për asnjë lloj „pastrimi“ duke denigruar njëri-tjetrin, meqë ishte një rastësi që dëshmon për fisnikëri të dyanshme, kur kemi parasysh rrolin e madh frymëzus që pati e ka të Marshit të UÇK-së.
Shkurt e Shqip: kupto, i respektuari Korife i këngës patriotike, nuk i ke kërkuar ato mjete për vete, por për të paguar modestisht ata që ishin të domosdoshëm – autorin e tekstit, kompozitorin dhe pronarin e studios ku është inçizuar Marshi i UÇK-së.
Nuk është vetëm Marshi i UÇK-së kontribut i madhe i Yti, i Autorit të tekstit dhe i Kompozitorit. Edhe angazhimi Yt pasues, bashkë me Kastriot Tushën, Manjolla Nallbanin dhe të tjerë, që keni bërë turne të gjatë në Europë Perëndimore, për ta ndihmuar UÇK-në edhe financiarisht me të hollat e biletave, ishte kontribut i Juaj i madh. Deri sa Ju me të drejtë ishit krenarë që po ndihmonit financiarisht UÇK-në, matrapazi Rmzie Ejupi, pronari i Reisbyros „Eurokoha“, na i ka vjedh krejt ato fitime financiare të koncerteve Tuaja. Ndoshta Ty të kujtohet, sa shumë koncerte i keni bërë. Të hollat 50 DM, si para xhepi për shpënzime ditore për ushqim, kafe e cigare, siç keni treguar gatishmëri para se të fillonte turneja, nuk ishin kompensim financiar, por ishin mjete modeste për të mundësur mbarvajtjen e koncerteve.

Në përmbyllje të turneut Tuaj kemi pas bërë një llogari paushalle për sasinë e fitimeve nga ato koncerte. Duhet të kenë qenë të paktën rreth 2,5 milionë DM. Fatkeqësisht, na i ka plaçkit matrapazi Remzi Ejupi…
P.S.:
KEQARDHJE për këtë keqkuptim fare të panevojshëm mes nesh – që e ka provokuar matrapazja Adelina Ismaili!
Do të ishte fisnike t’ua pamundësoje disa tifozëve zagarë, të mos më shanin e fyenin, pa ua bërë asnjë faj, Ty as atyre.
Shëndet, mbarësi, suksese, respekte!
***
Reagimi i Arif Vladit:
Me falni por shpifja qenka e rende… I dashur Ibrahim Kelmendi. Kjo eshte vila ime e dyte ne Tirane ku jam une duke vadit lulet, e mbaruar ne 1996.Ateher nuk kishin lindur kenget e luftes.Ne vitin 1994.jame kthyer nga Amerika me 110 mije Dollare. Ju thoni qe ju paskam lyp 500 dollar dhe me paske dhene 1000.
Ata qe me njohin e dine se me më ra hunda per toke nuk perkulem as per 500 mije….
Une jame artist dhe jetoj me kte profesjon. Parja nuk me tundon.Kam ditur ta ndaje kombin, familjen dhe sedren nga paraja. Kurse per adelinkabaren dhe Refik Hamiti,qe paska paguar 12 mije marka per marshin e UÇK,ta vertetetojne ne gjyq…edhe njeher ju kerkoje falje ndjekesve.Mirkuptim

Ju pëlqen!

Janë infektuar 52 mësimdhënës me COVID-19….

52 mësimdhënës në komunën e Gjilanit janë infektuar me sëmundjen COVID-19. Mirëpo situata me shkollat në këtë komunë është e menaxhueshme. Këtë e pohoi edhe kryetari i komunës, Lutfi Haziri.

Megjithatë, asnjë shkollë publike nuk është mbyllur, ndërsa Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 ka mbyllur dy shkolla private pasi janë konsideruar si buri infeksioni.

Megjithatë nuk bëhet i ditur numri i nxënësve të prekur dhe emrat e shkollave, Haziri siguroi se të gjithë mësimdhënësit janë në vetizolim dhe po monitorohen nga institucionet lokale shëndetësore.

Haziri: 52 mësimdhënës të infektuar

“Numri total i tyre është 52 në komunën e Gjilanit, por është e menaxhueshme. Këta janë në vetizolim dhe në monitorim 24 orë nga ana e institucioneve shëndetësore të komunës së Gjilanit, po qëndrojnë në shtëpi të tyre, dhe nuk ka vendim për mbyllje kolektive të as një shkolle. Dy shkolla private me rekomandim, menaxhmenti i komitetit në Gjilan i ka mbyllë sepse ato kanë qenë, në rastin e parë ka qenë burim i infeksionit dhe edhe shkollat publike janë infektuar nga ky rast”, ka thënë Haziri.

Megjithatë, pesë klasë janë mbyllur përkohësisht dhe kanë kaluar në Skenarin C të mësimit që është ai online.

Haziri thotë se shkollat publike nuk janë burim infeksioni dhe se arsimtarët që kanë rezultuar pozitivë janë prekur nga virusi SARS-COV-2 jashtë ambienteve shkollore.

Haziri: Shkollat publike nuk janë burim infeksioni

“As një shkollë publike nuk është mbyllur, pesë klasë ne i kemi mësim online, sipas opsionit C që e quajmë në strategjinë dhe planin për zbatim të korikullës këtë vit në kushte pandemie, këto pesë klasë janë të një shkolle fillore në komunën e Gjilanit… Nuk kemi burim të infeksionit brenda shkollës, burimi i infeksionit ka ardhur prej jashtë shkollës. Në dy rastet e para që i kemi zbuluar ka qenë arsimtar që kanë qenë të infektuar nga jashtë dhe që fatkeqësisht mandej ka rezultuar edhe më bartje të infeksionit në disa raste, më e shumta tek arsimtaret se sa tek nxënësit”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, Gjilani është komuna e dytë pas Prishtinës sa i përket numrit të rasteve me COVID-19 me 1331 të infektuar gjithsej. Prej tyre, janë shëruar 1054 qytetarë ndërsa 40 prej tyre e kanë humbur betejën me këtë sëmundje. Aktualisht, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në këtë komunë janë 237 raste aktive.

Ju pëlqen!

Trumpi: Ndalem luftën 400-vjeçare mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Amerikës, Donald Trump në një tubim që e ka mbajtur në Nebraska, ka përmendur edhe njëherë dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se me ndërmjetësimin e tij, ai ka ndalur luftën 400 vjeçare mes dyja vendeve.

Në fjalimin e tij, Trump ka thënë se të dyja palët, para dy muajve ishin në zyrën e tij duke puthur e përqafuar njëri-tjetrin.

Kandidati për president edhe për një mandat në SHBA, tutje ka shtuar se lidhur me këtë ai është nominuar për çmimin Nobel për paqe.

“Unë jam nominuar për tri çmime Nobel, a mund ta besoni, dhe kjo për rajone të ndryshme. Si mes Kosovës dhe Serbisë, jemi duke bërë marrëveshje tregtare. Ata ishin duke e luftuar dhe duke e vrarë njëri-tjetrin për shumë dekada. Më pas thash, tregojuni që ne nuk do të bëjmë asnjë biznes me ta, ata e duan biznesin tonë, ne nuk do të bëjmë asnjë biznes deri sa ata të ndalen së mbyturi njëri-tjetrin. Dhe e dini çfarë, u deshën vetëm 20 minuta për të bërë marrëveshje! Mendoj që ata po luftonin që 400 vjet, ishin duke luftuar për shumë kohë. Para dy muajve ata ishin në zyrën time, duke përqafuar e puthur njëri-tjetrin”, ka thënë ai.

Lufta në Kosovë ka përfunduar në vitin 1999. Ndërkaq takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Washington është mbajtur më 4 shtator të këtij viti dhe rezultoi me zotime nga dy shtetet dhe jo marrëveshje.

Ju pëlqen!

Lajmet e fundit

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com