"

Mediat dhe Politika


Leter e hapur drejtuar dy Presidentëve Shqiptarë

Gëzim MEKULI

-kritik i mediave-



Te dashur President z. Fatmir Sejdiu dhe z. Bamir Topi!

Sot jemi deshmitare te nje politike aktuale qe eshte duke rrezikuar fjalen e lire, jemi deshmitare se eshte duke u sulmuar gazetaria hulumtuese dhe kritikuese. Eshte bere zakon ne politikat shqiptare, qe njerezit numer nje te politikave, te shfrytezojne fuqine politike dhe te provojne te frikesojne dhe vene nen sundim mediat masive. Qeverite tona, e vecanerisht keto te fundit, pambarimisht, jane duke tentuar qe llojin e informacioneve ta percaktojne ofansivisht, temen e dites ta influencojne medialisht. Keto duan qe mediat te prodhojne ndodhi e lajme qe i shkojne per shtat vetem "kameras dhe lapsit" se mediave qe keto i kane nen kontrroll.


Pse e them kete?


Ne Kosovë e Shqipëri eshte duke u instrumentalizuar sistemi medial i transportimit te lajmeve te perzgjedhuara. Dhe, kjo nen trysnine direkte te politikave ne pushtet. Prandaj do deshiroja nga autoriteti Juaj i cmuar, qe te beni "te pamunduren" dhe te ndaloni e te ndikoni per mosndikimin e politikes ne media, sepse kjo eshte duke i zene frymen zhvillimit normal te proceseve politike e sociale ne shoqerine tone.

Ju lutem shume, ashtu sic i lutet dhe gjunjezohet femija prindit te dashur, te ndikoni qe qeveritaret dhe paria politike te mos kene ndikim ne formen dhe permbajtjen e porosise se ndertimit te lajmit. Sepse, sipas mendjes se ca partiakeve shqiptar –ne Tirane e Prishtine-, mediat po u dashkan te aktivizohen e te ndermarrin nje mori hapash per ndermjetesimin dhe mbrojtjen e interesave partiake, ekonomike, personale e familjare te njerzve ne pushtet.

Te dashur Presidente!

Varesia e mediave nga politka ne pushtet, cdo here ishte dhe do jete kancer per zhvillimin progresiv te shoqerise shqiptare.

Edhe sot, si me pare, kryeministrat e te dy vendeve dhe politikat e tyre tentojne qe dobesite, te metat dhe deficitin politik e demokratik ta kompensojne, maskojne dhe falsifikojne permes "kontrollit te fuqizuar" te mediave.

Edhe sot, si me pare, partia ne pushtet eshte duke u kujdesur qe temat, dukurite negative te shoqerise sone, hallet dhe telashet qe do "kamzhikosen" nga keto, te jene te siguruara, "te pershtatshme" dhe "jo te nxehta". Si te shpjegohet fakti kur media hulumtuese, e cila kerkon llogari se si i "fiton" parate nje kryeminister apo nje politikan, te kercenohet e te dhunohet ashper, e njekohesisht, kjo, te mos gjykohet nga intelegjenca dhe shoqeria shqiptare?

Ky eshte nje reflektim i tmerrshem i shoqerise sone, te dashur President.

Po, kryeministrat "tane" shqiptar, pra politika ne pushtet e pa pushtet, kerkojne qe korrupsionin ekonomik, vjedhjen dhe deshtimet politke t'i falsifikojne, t'i grimcezojne dhe, mundesisht, t\'i asgjesojne permes okupimit dhe dhunimit te mediave.

Cfare te bejme?

Nuk duhet lejuar qe keto "politika" te gjejne mbeshtetje nga mediat me qellim per te perforcuar pozitat e tyre sunduese. Ju duhet te ndikoni qe mos denohet, sanksionohet, kercenohet dhe te mos burgoset media e pavarur dhe hulumtuese shqiptare. Une, te dashur Presidentet e mi, ka me shume se dhjete vite qe permes trajtesave dhe kritikave kam alarmuar publikisht per semndjen shqiptare te raportit “Mediat dhe Politika”. Dhe, perseri mendoj qe pavaresisht presionit nga politika, mediat dhe debati kritik nuk "guxon" te heshtet e te nderpritet; Spiralja e heshtjes duhet thyer. Te gjitha organizatat, shoqatat dhe klubet e gazetareve, intelektual e intelektuale, duhet te mbeshtesin, -permes debateve konstruktive- mediat qe jane nen presion dhe sulm nga politikat partiake. Ne te kunderten shoqëria jone do te kthehet ne nje spirale heshtjeje, qe do te na kujtonte erresiren "Goebelsiane".

Ndikoni, te dashur President, me gjithe rrespektin e madh qe Ju te dy keni ne eliten intelektuale, qe institucioni media te mos i imponohet "detyrimit dhe obligimit" ndaj kryeminsitrit.

Ndikoni, pashe Kishe e Xhami, qe idete liberale te lirise dhe pavaresise se shtypit te mos refuzohen, dhunohen e ndalohen.

Ndihmoni, pashë Toke e Qiell, te dashur President, qe sot te mos kerkohet te drejtohet dhe te kontrollohet forma dhe permbajtja e rrjedhjes se informimit dhe lajmit shqiptar per qejfe individuale, klanore e interese ekonomike....

 

Paqi faqen e bardhe e ju prifte e mbara!

M.A Gezim MEKULI


03/11/2009
Dr Gjina Zeqiri
Ju lumte z.Mekuli! Heshtja ju konvenon vetem mafiozeve dhe krimineleve, te cilet fatkeqesisht sot e kane ne dore pushtetin, sidomos ne Kosove. Kurse intelektualet duhet me ne fund t'a ngrejne zerin kunder ketyre abuzuesve te pushtetit dhe te shoqerise shqiptare, pasi qe ata jane viktimat me te medha te ketyre politikave diskriminuese dhe fashiste qe jane duke u ushtruar ndaj tyre nga gjysemanalfabetet ne pushtet. Pra, eshte momenti i fundit qe te aktivizohet klasa progresive e shoqerise shqiptare, kurse mediat t'iu thojne "stop" abuzimeve dhe montimeve qe iu vijne nga krimi i organizuar institucional dhe shteteror te perbere nga vet kreret qeveritare. Mos pritni qe ndryshimet shoqerore te behen nga masa e gjere e popullates. Duke e marre parasysh edukimin dhe vetedijen e kesaj shtrese, shoqeria jone nuk do te shkoje perpara kurre. Eshte pikerisht kjo shtrese e manipuluar lehte nepermes mediave dhe genjeshtrave te politikaneve hipokrite ajo qe ua ka dhene voten ketyre krimineleve te cilet ne menyren me te paskrupullte luftojne vetem per t'i mbushur xhepat e veta, pa u turperuar fare dhe pa ndie asnje obligim ndaj votuesve te tyre, respektivisht ndaj popullit te vet te cilin e kane sjellur ne mjerimin e Migjenit. Pra, intelektuale te nderuar shqiptare, tani eshte koha juaj. Bene hapin e pare per "clirimin" e shqiptareve nga okupimi i krimineleve. Ndermerrni urgjent dicka per t'a shpetuar kombin sa nuk behet shume vone!
Gurbetqari
I nderuari Z-i Mekulli, Letra juaj drejtua dy presidenteve: atij te Tokes Nene- Shqiperise dhe te Kosoves, qe te ndikojne ne nderprerjen e "mbytjes" se mediumeve (posacrisht te atyre te pavarura)eshte shume e qelluar. Po shihet se jeni njohes i mire i kesaj lemie dhe, natyrisht, mjeshter i pendes. Ju lumte. Krahas koprrupcionit dhe krimit, edhe diskriminimi, friksimi dhe sundimim i mediumeve, eshte nje nder problemet qe pengon demokratizimin e Shoqerise shqiptare dhe demton imazhin e dy vendeve, qe ne Shqiptaret i dojme njesoj- njesoj shume. I nderuar Z-ri Mekulli, Pervec mediumeve edhe nje vlere e Shoqerise tone eshte e diskriminuar. Eshte fjala per intelegjencen Shqiptare. Sipas rregulles, nese nje intelektual nuk rreshtohet dhe nuk eshte ne "sherbim partiak", madje edhe i qarqeve qeveritare- ata diskriminohen, njollosen, madje edhe ndiqen.Dikur, intelegjenca sahqiptare, sidomos ne Kosove, diskriminohej dhe ndiqej nga regjimet totalitare e fashisoide dhe regjimet e huaja, kurse, sot... pse sot te diskriminohet nje nder vlerat me te medha te kombit?! Me duket se letra juaj duhet te zgjerohet edhe me kerkesen qe dy kryetaret te angazhohen edhe ne mbrojtjen e intelegjences tone. Kjo aq me teper kur dihet se dy shtetet Shqiptare, ne krye te tyre, kane dy njerez te mire,te afte, te ndershem dhe me tituj me te larte akademik.
Emri
Komenti
Vendosni Kodin
 
 
Foto e Ditės
Reklamo nė Mekuli Press

Lajmet - Lajmet e fundit

Rtk Drejtėpėrdrejtė
Pėr tu kuqur nė Tv (Kliko mė poshtė)
Mekuli Press Mekuli Press

Erstelle dein ProfilbannerTė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © Mekuli Press 2010 --->> redaksia@mekulipress.com
Kryeredaktor: Xhelal Avdullahi ShqiperiaCom