Ballina Blog

Si po mundohet Rama ta thyej veton e Kurtit për ‘Open Balkan’

Enis Sulstarova 
Kur ishte ne opozite, Albin Kurti paraqiste projektin e politikes rajonale qe ne qender kishte lidhjen Tirane-Prishtine.

Ideja e tij ishte qe ne njerin krah Tirana-Prishtina te lidhej me Podgoricen-Zagrebin-Sarajeven, aks i cili zgjatohej me Ljubjanen dhe e perfshinte bindshem rajonin ne interesat gjermane dhe evropiane; ne krahun tjeter Tirana-Prishtina lidhej me Shkupin-Sofjen, duke rivitalizuar Korridorin 8 dhe duke dobesuar aksin Beograd-Shkup-Athine.

Ne keto dy akse roli i shqiptareve do te ishte shume i rendesishem. Kur u pa qe Levizja Vetevendosje! kishte gjasa te mira qe te vinte ne pushtet ne Prishtine, Vuçiçi u kunderpergjigj me projektin e “minishengenit ballkanik”, epiqendra e te cilit do te ishte Serbia.

Per kete iu deshen marionetat ne Shkup dhe Tirane. Sigurisht qe ne Tirane siguroi perkrahjen e nje njeriu pa imagjinate politike, por me nje nuhatje per “pi ar”, qe dihej se do te zgjidhte rrugen me te lehte qe e kishin shtruar te tjeret dhe do te mburrej se ai ishte faktori i paqes ne Ballkanin Perendimor, shto ketu edhe ndikimin e sipermarresve monopoliste prane tij qe kane lidhje me sipermarresit e medhenj serbe dhe maqedonas.

Tani, po shihet se çelesat i mbajne te tjeret, se Shqiperia nuk mund ta terheqe Serbine me prane Perendimit, sepse ajo ka marredhenie te konsoliduara me Rusine, Kinen e shtetet arabe; po keshtu Rama nuk ka fare ndikim mbi veton bullgare ndaj Shkupit; Rama as nuk mund te ndikoje per zgjidhjen e konfliktit midis Kosoves dhe Serbise, por po ul dukshem peshen e diplomacise se Tiranes ne opinionin publik ne Kosove e te shqiptaret e Maqedonise se Veriut.

Deshtimin e tij te dukshem ne politiken rajonale Rama perpiqet ta kompensoje me thirrje patetike drejtuar Brukselit qe ta mirekuptoje Serbine proruse, me thirrje Bullgarise qe te mos bllokoje MV dhe me takime me opinion-beres e sipermarres ne Kosove qe te thyeje veton e Kurtit ndaj perfshirjes ne “Open Balkan”.

“Open Balkan” nuk po sjell ndonje perfitim ekonomik per Shqiperine, perndryshme qeveria nuk do te perpiqej te gjente para me menyra te tjera, siç jane “legalizimi” i mbjelljes se hashashit per qellime mjekesore, amnistia fiskale ofruar “çunave te Londres”, rihapja e lojrave te fatit, zaptimi i çdo metri katror ne bregdet per interes te “investitoreve strategjike”, shkurt menyra per te futur para “te pista” ne ekonomine formale.

Ju pëlqen!

Kur në bordel kërkohet moral

Nga Afrim Fanda

“Duhet ti biesh tavolinës me grusht” mbureshin rrugeçërit dhe mashtruesit, të cilët, në teatrin e sapokrijuar politik të quajtur “Maqedoni” panë mundësinë e artë për t’u pasuruar, dhe menjëherë zunë majat e organizimit politik të shqiptarëve të ish IRJM. Derisa njëra palë e përfaqësuesve politikë shqitparë, mbeturina të sistemit monist dhe shërbëtorë të vjetër të pushtetit sllav, me autoritetin e pushtetarit me përvojë, shisnin hapur, ashtu siç ishin mësuar, interesat e shqiptarëve, pjesa tjetër, e mobilizuar si “gjak i freskët” nga po i njëjti pushtet, bënte sikur luftonte  gjithë zell tradhtinë e këtyre të parëve. Ndërkohë, pasi në shkëmbim të luksit që ua premtonte pushteti,  shisnin çdo gjë që mund të shitej në tavolinë, në fund, në sy të publikut,  nuk harronin ti binin  tavolinës me grusht. Gjithmonë të ndjekur me buzëqeshje nga shefat e tyre, të kënaqur nga aktrimi dhe loja e bukur dhe “bindëse” që po interpretonin rekrutët e tyre të rinj.

Pikërisht një teatër i tillë na u servua edhe para ca ditësh, kur para kamerave të mediave televizive, në mbledhjen e rradhës të Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, u përplasën deputetët e VMRO dhe ASH me kryetarin e komisionit, dhe ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademin.

Vërtetë, Arbër Ademit dhe zyrtarëve të tjerë të BDI, u lexohet në ballë tradhëtia që janë duke i bërë interesave kombëtare të bashkëkombasve të tyre, ndaj kjo farsë e “trimit” që u përplas në fytyrë aleatëve të deridjeshëm, deputetëve të VMRO dhe ASH filxhane kafeje, ishte e pritshme dhe lehtësisht e kuptueshme.

Por kush ishin “trimat” që “luftonin” me Arbër Ademin dhe për cfarë bëhej “lufta”?

Sa i përket deputetëve të VMRO, çdo gjë të bëhet e qartë kur kujton klithmat nëpër mitingjet e tyre ku kërkohet dhoma gazi për shqiparët, krimi dhe korupsioni galopant gjatë qeverisjes së tyre, dhe fytyrat e shtrembëruara nga urrejtja e militantëve të VMRO, derisa ushtronin dhunë në parlamentin e ish IRJM, më 27 prill 2017. Ishin pikërisht këta deputetë të VMRO, një pjesë e të cilëve hapën dyert e parlamentit, ndërsa pjesa tjetër vëzhgonin të qetë militantët e tyre duke përgjakur deputetë të partive kundërshtare.  Dhe ishte pikërisht kryetari i partisë së dy deputetëve, Halil Snopçe dhe Elmi Aziri, që u përfshinë të parët në maskararadën e shëmtuar në mbledhjen e Komisionit për Çështje Evropiane, që e pësoi më së shumti, duke rezikuar edhe jetën.

Cfarë ishte “kauza” që po mbronin dy deputetët e ASH, bashkë me ata që para ca vitesh, masakruan kryetarin e tyre?

Në një kohë kur ish IRJM, e konsideruar  nga vet zyrtarë të ish IRJM, e tani më edhe nga një shtet i BE, si krijesë politike artificiale e partisë komuniste të Serbisë, gjendet në udhëkryqin, i cili shqiptarëve që përfaqësojne së paku një të tretën e popullsisë,  u jep përsëri një shans për të avancuar statusin e tyre të kushtetues, deputetët e ASH “opozitare” bëjnë “luftë” me BDI, për të penguar projektligjin për zgjatjen e moshës së pensionimit të gjykatësve! Athua se për shqiptarët do të ndryshonte gjë mosha e pensionimit të gjyqtarëve, në gjyqësorin e pareformuar që nga sistemi monist. Në gjyqësorin kryekëput antishqiptar, i cili si në monizëm ashtu edhe tani, si me gjykatës të vjetër ashtu edhe me të rinj, ka për detyrë për të mbrojtur shtetin unitar të “maqedonasve”, nga shqiptarët “agresorë”.

Shqiptarët nuk mashtrohen me teatrot e “luftës kundër krimit dhe korupsionit” të udhëhequr pikërisht nga kriminelë dhe të koruptuar, e as me maskarada të shëmtuara në parlamentin e ish IRJM që për shqiptarët përfaqëson një bordel politik, ku përfaqësuesit e tyre shesin shërbime politike partive sllave që paguajnë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Sikur ASH, të ishte një parti e mirëfilltë opozitare, me një platformë politike kombëtare në vend të luftës për pushtet në koalicion me VMRO, e cila shqiptarët i konsideron agresorë të “shtetit të tyre”, sot këta deputetë të ASH, do të duhej të ishin në ballë të protestave kundër mercenarizmit të BDI në pushtet, me kërkesat e drejta për hapjen e kushtetutës, avancimin e statusit kushtetues të shqiptarëve në atë të shtetëformuesit, dhe ndryshimin e sistemit qeverisës unitar, qe shkel me të dy këmbët të drejtat kolektive të shqiptarëve.

Nëqoftëse në ASH, në vend të kandidatëve për punësim, ka anëtarësi që ndjek oferta, programe dhe platfroma politike, për një të ardhme më të mirë, evropiane, do të ishte pikëristh kjo më siper, që do të kërkonte me ngulm nga kryesia e Partisë. Veprime politike të tilla, realisht opozitare të ASH, do ti përkrahja edhe unë.  Këtyre protestave do t’u bashkohesha edhe unë!

 

Ju pëlqen!

Një kokërr qershi shitet me një çmim marramendës prej 300 dollarë!

Një qershi e vetme Aomori Heartbeat u shit në Japoni për një çmim rekord prej 300 dollarësh.

Çmimi rekord për një qershi të ëmbël Aomori Heartbeat në ankandin e parë në Japoni arriti në 296 dollarë (40,000 jen).

NHK TV raportoi se një kuti me 15 qershi u shit për 4,400 dollarë (600,000 jen).

Kostoja për kokrra të kuqe ishte 296 dollarë (40,000 jen), 25 % më shumë nga çmimet e vitit 2021 dhe gjithsej janë shitur 11 kuti të këtij varieteti.

Kultivuesit nga Prefektura Aomori filluan të tregtojnë në mënyrë aktive varietetin e tyre Aomori Heartbeat tre vjet më parë.

Variteti i ri dallohet nga madhësia e tyre (deri në 2-2,5 centimetra në diametër), ngjyra e kuqe e ndezur, shkëlqimi dhe ekuilibri i shijes së pasur.

Edel Strazimiri

Ju pëlqen!

Pse #Hashtagët janë kaq të rëndësishëm në rrjetet sociale?

Ju keni parë të gjithë shenjën e kudondodhur # hashtag përpara postimeve në mediat sociale, por a e dini vërtet atë që bën ky simbol ose mund të bëjë për ju?

Një hashtag është një etiketë që përdoret në faqet e mediave sociale që e bën më të lehtë gjetjen e postimeve ose informacioneve me një temë ose përmban përmbajtje specifike. Krijohet duke përfshirë simbolin “#” para një fjale ose fjalësh pa hapësira.

Hashtagët inkurajojnë përdoruesit e mediave sociale të eksplorojnë përmbajtjen që tërheq vëmendjen e tyre. Shoqatat mund të përdorin hashtags për të arritur audiencën e tyre të synuar dhe për të ndihmuar anëtarët të filtrojnë informacionin.

Në botën e sotme të mediave sociale, përdoruesit mund të zhduken shpejt nga mbingarkesa e informacionit. Përdorimi i hashtags e bën të lehtë për të shkurtuar përqendrimin dixhital vetëm në informacionin që ne dëshirojmë me të vërtetë. Hashtags përdoren zakonisht në faqet e mediave sociale si Twitter, Instagram, YouTube, Google+ dhe Pinterest.

Katër arsye për të përdorur Hashtagsët:

Hashtags thjeshtojnë procesin – Kërkimi i një hashtag tërheq rezultate për secilin post duke përdorur atë hashtag. Përdorimi i një hashtag ju ndihmon të arrini audiencën tuaj të synuar, dhe gjithashtu ua lehtëson të tjerëve gjetjen e informacionit tuaj.

Ata detyrojnë një veprim – Kur një përdorues sheh një postim që është me interes, ka të ngjarë të kalojë kohën duke kërkuar përmbajtje të sjella nga hashtag.

Hashtags evoluojnë – Hashtags janë duke u përdorur nga gjithnjë e më shumë platforma, duke ndikuar në sasinë e informacionit të vendosur drejtpërdrejt para përdoruesve të mediave sociale.

Ata i shpërblejnë dalluesit – Hashtagët e bëjnë më të lehtë gjetjen e informacionit për përdoruesit e mediave sociale. Një hashtag unik e bën mesazhin tuaj të qëndrojë për përdoruesit që e shohin dhe e vlerësojnë atë.

Cila është gjëja më e rëndësishme në lidhje me Hashtags?

Mos harroni, hashtags jo vetëm që i ndihmojnë përdoruesit të gjejnë postime në lidhje me përmbajtje specifike, por ato të ndihmojnë të arrish më shumë njerëz që janë të interesuar në përmbajtjen tuaj. Hartoni hashtags që i përshtaten industrisë tuaj duke përdorur terma të zakonshëm që lidhen me industrinë. Hashtags janë mënyra më e thjeshtë për të organizuar sasinë e pafund të informacionit të postuar në mediat sociale. Më pak është më shumë kur bëhet fjalë për hashtags.

Ju pëlqen!

Këshillat e ekspertëve: Si ta mundim vapën

Ditët e fundit, vendi ynë po kalon një valë të nxehti me temperatura deri në 38 gradë. Por si duhet të veprojmë në ditët e nxehta.

Instituti i shëndetit publik ka publikuar disa këshilla që na ndihmojnë për ta mundur vapën.

Lexoni me kujdes.

Ju pëlqen!

Superskandali/ Zbulohet skema si ka vjedhur qeveria me inceneratorin e Tiranës 22 orë më parë

Superskandali/ Zbulohet skema si ka vjedhur qeveria me inceneratorin e Tiranës

Një skemë e pastër, e cila konsiston në ngritjen e shoqërive fantazëm, për të justifikuar milionat që buxheti i shtetit i ka kaluar inceneratorit të Tiranës është zbardhur pas një pune hetuese 6 mujore. Në bazë të saj qëndron një parim i thjeshtë. Nëse inceneratori i Tiranës financohet vetëm me para publike, pronarët e tij, të lidhur ngushtë me qeverinë që edhe pse janë në kërkim vazhdon e i paguan ende me afro 80 mijë USD në ditë, duhet të gjenin një mënyrë që, milionat që u derdheshin nga buxheti, ti raportonin si punë të kryera, duke përdorur për këtë qëllim kompani inekzistente, të cilat gjoja u shisnin betonin, hekurin, bitumin etj. Këto kompani fantazëm regjistroheshin në emra njerëzish të panjohur, shpesh mbi 80 vjeçarë, ose me porofesione si kamarier, berber, bujk, që nuk kishin bërë kurrë biznes në jetën e tyre.

Një celulë me financierë e ngritur nga LSI- rezultatet, dokumentat, faturat tatimore dhe konkluzionet e së cilës Lapsi.al i ka verifikauar një për një- ka punuar prej muajsh për ta zbardhur këtë skemë. Prej saj rezulton se janë të paktën 24 kompani fiktive që kanë shërbyer si mbulese për vjedhjen e parave publike që disbursoheshin nga thesari. Për të kuptuar funksionimin e saj duhet ditur që sipas kontratës me qeverinë inceneratorit të Tiranës do ti duheshin 128 milionë euro për tu ndërtuar.

Deri në momentin që flasim nga thesari drejt tre të këkruarve, Zoto, Mërtiri, Gugallja janë disbursuar afro 60 milionë euro. Por rezulton se pothuajse gjysma, 30 milionë euro, janë punë që i kanë kryer këto kompani fantazmë. Po si përvetësoheshin këto 30 milionë euro? Për këtë është vënë në funksionim një skemë e menduar nga mjeshtra të mashtrimit financiar. Ata ngrinin fillimisht dhe regjistronin kompaninë fantazëm. Ajo bënte sikur kryente aktivitet blerjeje. Për ilustrim ne po marrim si shembull njërën prej tyre të quajtur “AM CO&CO”, e regjistruar në Mëzez, me gjoja pronarë Arben Përlala dhe Mrika Përlala (poshte).

Po të shohësh bilancin e kësaj kompanie fantazëm del se ajo ka bërë blerje afërsisht në masën 18 milionë USD. Dhe po në të njëjtën kohë ajo ka bërë shitje tek inceneratori i Tiranës në masën 19.5 milionë USD tek inceneratori i Tiranës. Pra po të ndjekësh nga pas vetëm shifrat operacioni duket si normal, po po të thelloshesh pak skandali bëhet më i madh, sepse “AM CO&CO” nuk ka në aktivitetin e saj blerje që do i shërbenin një firme që ndërton inceneratorin. Ajo blerjet i ka bërë në kompani që iportonin, për shembull, fruta nga jashtë, apo që prodhon ujë në Shqipëri. Natyrisht kompania fanjtazëm nuk e blen realisht as shishet e ujit as ananasin, ajo vetëm lëshon fatura……………………….Dhe në kompjuterin e tatimeve ajo rezulton si një kompani me xhiro të madhe. Kështu që kur ajo i shtet beton apo inerte inceneratorit të Tiranës, në sipërfaqe gjithçka duket normale.

Por 19. 5 milionë eurot që ajo i ka bërë shitje fiktive inceneratorit të Tiranës shërbejnë vetëm për të justifikuar se puna për të cilën inceneratori është paguar nga buxheti i shtetit është kryer dhe u mundëson pronarëve të tij tashmë të arratisur që paranë publike ta transferojnë në llogaritë e tyre në parajsa fiskale.

Natyrisht kjo vjedhje ditën për diell, nuk mund të realizohet kurrë pa bashkëpunimin e ndërgjegjshëm të tatimeve të cilëve nuk mund ti shpëtojë dot anomalia e një kompanie që blen kivi dhe shet beton dhe pa mbylljen e qëllimshme të syve nga drejtoria e mbikqyrjes së koncesioneve në ministrinë e Financave. Pra është e qartë se kjo është një skemë e ideuar e mirëmenduar dhe e mbikqyrr nga lart.

Por duke hetuar aferën e vjedhjeve me djegësin e Tiranës dhe aktivitetin e 24 kompanive që bënin të njëjtën punë si “AM CO&CO” celula e financiare e LSI-së, gjetjet e së cilës i ka bërë publike sot Monika Kryemadhi, ka zbuluar edhe një skandal më të madh. Këto kompani, që figurojnë në tabelën këtu poshtë, rezulton se nuk janë përdorur vetëm nga bosët në arrati të inceneratorëve.

Nga të dhënat e tatimeve del se ato janë përdorur edhe nga oligarkë të tjerë që fitojnë garat publike të rrugëve duke ofruar 99.9% të vlerës dhe pastaj kanë nevojë të fryjnë kostot e punimeve duke bërë blerje fiktive si ato që i ofronte inceneratorit të Tiranës “AM CO&CO”. Gjithashtu rezulton se ‘shitjet’ fiktive që këto firma fantazëm i kanë bërë të mëdhenjve, i kanë shërbyer këtyre të fundit për të bërë evazion fiskal ër të fryrë kostot në mënyrë që të paguajnë më pak tatime dhe për të rimbursuar TVSH. Kur prezantoi të hënën në mëngjes gjetjet e investigimit, Monika Kryemadhi bëri të ditur se do ti denoncojë ato në SPAK. Sipas të gjitha gjasave Prokuroria e Posaçme e kapur nga pushteti s’ do të bëjë asgjë më shumë sesa tatimorët me sy të mbyllur. Por nëse rastësisht ndodh e kundërta, kjo është një nga ato afera që rrëzojnë shteti. Sepse ajo dëshmon se si me bashkëpunimin e plotë të qeverisë është ngritur në këmbë një skemë e pastër e grabitjes të parave publike

Ju pëlqen!

Mbi “Ballkanin e Hapur”/ Letër drejtuar intelektualëve, politikanëve, gazetarëve, shoqërise civile dhe çdo shqiptari që ka kurajon të kërkojë se çfarë do të bëhet me të ardhmen e vendit të vet!

***LETER E HAPUR*** mbi “Ballkanin e Hapur”!

Drejtuar intelektualëve, politikanëve, gazetarëve, shoqërise civile dhe çdo shqiptari që ka kurajon të kërkojë se çfarë do të bëhet me të ardhmen e vendit të vet!

Në një vend ku Kryeministri çon gazetarët “e pabindur” në riedukim apo zhduk çdo koment kritik duke u bllokuar fjalën qytetarëve të vet, kushdo që ka një zë publik duhet ta përdorë sot më fort se kurrë!
Më poshtë një Letër e Hapur drejtuar atyre që nuk u është mohuar akoma e drejta e fjalës, me thirrjen për të reaguar sot, sepse “Ballkani i Hapur” kështu si po na serviret, pa transparencë e asnjë studim, nuk është një lojë por një aventurë fundi i së cilës mund të jetë i hidhur për shqiptarët.

Të nderuar bashkatdhetarë,

“Ballkani i Hapur” është një nga termat dhe temat e nxehta që po qarkullon prej kohësh në mjedisin mediatik dhe politik shqiptar.
Për një qytetar të zakonshëm, me informacionin e dhënë deri tani, “Ballkani i Hapur” është një nismë jo-transparente, me përfitime të paqarta për shqiptarët në Ballkan, me presion të pamerituar ndaj Kosovës, me objektiva të pashpjeguara dhe me “aktorë” të çuditshëm pozicioni dhe përgjegjësia e të cilëve është e paqartë për shqiptarët.

Deri tani publikut, politikës e parlamentit të Shqipërise nuk i është ofruar asnjë studim në të cilin të artikulohen qartë përfitimet dhe kostot e një ndërmarrjeje të tillë e cila mund të ndryshojë përgjithnjë balancat ekonomike e politike në Ballkan.

Besojmë fort se çdo shqiptar i mire është në mbështetje të plotë të nismave të bashkëpunimit reciprok dhe fqinjësisë së mirë midis gjithë vendeve në rajon. Gjithsesi, historia na ka treguar që vendime për bashkëpunime të këtij niveli duhet të jenë të mirëstudiuara nga ekonomistë, politikanë, historianë, sociologë dhe eskpertë të fushave nga më të ndryshmet.
Për këtë arsye, nismat rajonale të bashkëpunimit të cilat bëhen nën mbikqyrjen e garantëve seriozë, në bazë studimesh e me instrumenta mbështëtes për vendet më të dobët , sic është për shembull “Procesi i Berlinit” nën mbikqyrjen e organizmave të BE, janë të mirëpritura dhe shikohen me optimizëm.

Ndryshe ndodh me projekte e nisma të cilat bëhen me dyer të mbylluara, pa studime të mirëfillta dhe që i serviren publikut si dëshira personale të liderëve të cilët gjithsesi janë të përkohshëm në historinë e një vendi.

Kjo letër është një thirrje e hapur që i drejtohet të gjithë shqiptarëve që kanë një zë publik, që ta përdorin atë, me forcë dhe insistim, për të kërkuar më shumë transparencë dhe debat publik përsa i përket kësaj nisme që mund të ndryshojë balancat në Ballkan dhe më gjerë.

Dy javë më parë, përpjekja jonë dhe e shumë qytetarëve që kërkonin transparencë u bllokua në mënyrë brutale nga Kryeministri shqiptar i cili u hoqi mundesinë shumë prej nesh për të shprehur pakënaqësinë me nismën në faqën e Facebook të Kryeministrit.

Reagimi ynë qytetar shprehte shqetësimin për:
1. Mungesën e transparencës lidhur me motivet, nismëtarët dhe mënyrën sesi kjo nismë do të ndikojë ekonominë dhe politikën rajonale;
2. Presionin dhe minimin që po i bëhet përpjekjeve për njohjen e Kosovës;
3. Arrogancën që po tregohet dhe imponimin që po u bëhet shqiptarëve për një nismë të paqartë, të padebatuar gjerësisht në publik dhe me aktorë me role të pasqaruara (siç është Aleksander Soros) të cilët gjenden në krah të liderëve të Ballkanit sa herë që bëhen takime të nivelit të lartë, por pa sqaruar cfarë pozicioni kanë dhe mbi të gjitha cfarë përgjegjësie mbajnë në rast se gjërat nuk shkojnë në mënyrën e duhur.

Pasi Kryeministri na bllokoi mundësinë e shprehjes, në mediat e veta sociale, duke qënë të shqëtësuar për efektin që “Ballkani i Hapur” mund të ketë për të gjitha arsyet e shprehura më lart, në pozitën e shqiptareve te zakonshëm ju bëjmë thirrje të gjithë intelektualëve, politikanëve, gazetarëve e shoqërise civile që të bëhen zëri i shqiptarëve të thjeshtë, të cilët për shumë arsye nuk kanë mundësi t’u dëgjohet fjala apo shqetësimi.

“Ballkani i Hapur” në fakt duket si një biznes i mbyllur, ku një grup i vogël njerëzish vendosin për fatet e një kombi dhe brezave që do të vijnë.

Ju intelektualë, politikanë, artistë e aktivistë shoqërise civile që keni një zë publik në Shqipëri, Kosovë e kudo, bëhuni zëri i shqiptarëve të thjeshtë!

Në cdo dalje publike, media sociale, televizione, konferenca shtypi kundërshtoni mënyrën sesi po i imponohet “Ballkani i Hapur “shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës duke minuar edhe përpjekjet e kësaj të fundit për njohje ndërkombëtare.

Ju që keni zë publik, ju lutemi të pyesni në emër të shqiptarëve të thjeshtë, te jepni alarmin në emër të tyre, të kërkoni llogari edhe për ta, të protestoni fort për ta… tu jepni zërin tuaj atyre që nuk e kanë.

Koha për të folur është tani. Më vonë do të jetë shumë vonë!

Me respekt,

Iva Grillo dhe Erisa Bajaziti

Dy shqiptare nga diaspora

#ballkanihapurballkanikapur

Ju pëlqen!

Nga shtrati i vdekjes së Steve Jobs: “Arrita majat e suksesit, por përpos punës, unë kam pak gëzime në jetë”

“Arrita majat e suksesit në botën e biznesit. Në sytë e të tjerëve, jeta ime ishte epitoma e suksesit. Sidoqoftë, përpos punës, unë kam pak gëzime. Në fund, pasuria është vetëm një fakt i jetës, me të cilin unë jam mësuar. Në këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë, ndërsa reflektoj për jetën time, kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbehur dhe duken të pakuptimta përballë vdekjes së afërt. Në errësirë, shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet dhe dëgjoj zërat e aparaturave, mund ta ndjej frymën e Zotit të Vdekjes që afrohet.

Tani e di, kur kemi siguruar mjaftueshëm pasuri sa për të shtyrë gjithë jetën, duhet të merremi me të tjera çështje, që nuk lidhen me pasurinë. Duhet të merremi me diçka më të rëndësishme. Mbase me marrëdhëniet me njerëzit, mbase me art, mbase me ëndrrat për ditët e rinisë. Ndjekja non-stop e pasurisë, do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu si mua.

Zoti na dha shqisat për të ndjerë dashurinë në zemrat e njerëzve, jo për të ndjerë iluzionet që sjell pasuria. Pasurinë që kam fituar gjatë jetës time, nuk mund ta marr me vete. Çfarë mund të marr, janë vetëm kujtimet e dashurisë. Ajo është pasuria e vërtetë që do t’ju ndjekë, do t’ju shoqërojë dhe do t’ju japë forcë e ndriçim për të vazhduar. Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra. Jeta nuk ka limit. Shko ku të duash. Arriji lartësitë që do të arrish. Është e gjitha në zemën dhe duart e tua.

Cili është shtrati më i shtrenjë në botë? – “Shtrati i vdekjes”… Mund të punësosh dikë të ngasë makinën për ty, të fitojë para për ty, por s’mund të punësosh dikë që të përballojë sëmundjen tënde, për ty. Të mirat materiale mund të gjenden sërish edhe pasi kanë humbur, por ekziston diçka që nuk mund ta gjesh kurrë pasi e ke humbur – “Jeta”. Kur një njeri shkon në sallën e operacionit, do të kuptojë se ekziston një libër që duhet të përfundojë së lexuari – “Libri i jetës së shëndetshme”. Në çfarëdo faze të jetës që mund të jemi tani, herët ose vonë do të përballemi me momentin final të ‘mbylljes së perdeve’, ndaj ruaje si gjënë më të çmuar dashurinë për familjen, dashurinë për bashkëshortin/en dhe dashurinë për miqtë…”.

Ju pëlqen!

Kosova me sanksione të reja ndaj Rusisë

Qeveria demokratike e Kosovës të hënën ka vendosur sanksione shtesë ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj ushtarak në Ukrainë.

Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla në mbledhjen e sotme u shpreh se marrja e vendimeve të tilla do të kontribuojë në vazhdimësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Këto sanksione përfshijnë: masa kufizuese të eksportit në lidhje me mallrat dhe teknologjinë me përdorim të dyfishtë, si dhe mallrat dhe teknologjinë që mund të kontribuojnë në përmirësimin teknologjik të sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë së Rusisë.

Po ashtu masa kufizuese që ndalojnë investimet e reja në sektorin energjetik rus.

Si dhe një kufizim gjithëpërfshirës i eksportit në pajisjet, teknologjinë dhe shërbimet për industrinë e energjisë në rusi, në përjashtim të industrisë bërthamore dhe sektorin në rrjedhën e poshtme të transportit të energjisë.

“Masa kufizuese që ndalojnë të gjitha transaksionet me disa kompani shtetërore, të cilat tashmë janë objekt i kufizimeve të rifinancimit dhe së fundi masa kufizuese që ndalon ofrimin e shërbimeve të vlerësimit të kredisë”, ka deklaruar Gërvalla.

Ju pëlqen!

Një certifikatë për politikanët

Një certifikatë për politikanët

Para disa ditëve, një shok i imi, më tregoi se kishte qenë tek mjeku specialist i syve (oftamologu), për të marrë një raport mjekësor që të ripërtërijë lejen e vozitjes. Pra, të pajisesh me raport mjekësor që të vozisësh një mjet motorik. Në fakt, kjo, më nxiti të mendoj më thellësisht lidhur me politikanët tanë; dhe më lindi pyetja a do duhej të pajiseshin me raport mjekësor psikiatrik apo neurologjik, politikanët tanë para se të ulen në karrigen drejtuese e merrnin udhëheqje ekzekutive?, disa mund të thonin PO e disa të tjerë JO!.

Kaluan mbi dy dekada vite, që nga paslufta, dhe ne vazhdojmë të sakrifikojmë për JU, duke pritur se po ndryshoni e po e bëni më të mirën për vendin e qytetarët, por jo, ju të papërgjegjëshmit, vazhduat t’a shkatronit ardhëmërinë e vendit për shkak të barkut tuaj të urritur e mendjeve tuaja joracionale e edhe të sëmura. Vitet nëpër të cilat kemi kaluar, kemi parë, dëgjuar e përjetuar lloj-lloj skandalesh si rezultat i paaftësive profesionale dhe vendim-marrjeve kriminale, të këtij apo atij kryetari, të këtij apo atij udhëheqësi institucional. Të gjithë neve, n’a kujtohen mega skandalet që lidheshin me privatizimet; infrastrukturën rrugore; hidrocentralet; vjedhjet në institucione publike; tenderomaninë e deri tek idetë mbi territoret!

E, për të vazhduar me fjalorin ofendues e deningrues, egocentrik e emocional, të përgjithësuar e paragjykues, që e dëgjonim dhe dëgjojmë ҁdo ditë. Për rrjedhojë, në mungesë të një jete normale qytetarët tanë ҁdo ditë ikin nga vendlindjet e tyre sepse pasojat janë afatgjate e nga më të ndryshmet…stagnim ekonomik, ngadalësim reformash në të gjitha dikasteret, për një jetë normale për gjithë, sepse, në politikë hyni gjithëkush e shumëkush, e siҁ thoshte shkrimtari Ali Asllani “hanin e pinin, rëmbenin, mbushnin xhepa e arka, të pabrekë i gjeti dreka, e milioner i zuni darka”!. Ata, që të vetmin profesion kishin “politikën”, me barkun e urritur dhe mendjen e sëmurë, të gjendur në karrigen vendim-marrëse si politikanë, i bënë dëmin vendit. Prandaj, për t’a shpëtuar vendin dhe ardhëmërinë, kryetarë e udhëheqës institucional, para marrjes së detyrës duhet t’i kryejnë kontrollet mjekësore, që të konstatohet, që ata, janë mirë e të aftë, mendërisht e emocionalisht, për të udhëheq me shtetin. Ti politikan, përmes vendim-marrjes tënde, që bënë normativën për një shofer veture t’a bëj kontrollën mjekësore me detyrim; po ti, ti pse nuk kontrollohesh përderisa mban në dorë fatet tona?!

Është shkruar për Adorlf Hitler se kishte patur probleme shëndetësore mendore, i cili niste fronte lufte, e dëmtoheshin fate miliona njerëzish. Poashtu, është shkruar edhe për Slobodan Milosevic e Radovan Karagjic të cilët kishin probleme shëndetësore mendore, të cilët shkaktuan krime kundër njerëzimit e gjenocid. Madje, kur lexon histori politike botërore, has në diktatorë e sundimtarë që kanë sunduar nëpër botë, e që kanë patur probleme shëndetësore mendore që e kanë zhytur botën në gjak.

Kudo e kurdo, që flitet për pluralizmin e demokracinë, për reforma tek pushteti ekzekutiv e gjyqësor si nevojë e kohës; për dekriminalizim tek cilindo dikaster, ajo ҁfarë poashtu duhet, është që mjekët specialist të psikiatrisë e neurologjisë t’u krijohet status ligjor, që me detyrim krerët partiakë e institucional, t’i kontrollojnë e reduktojnë ata me insinuata keqbërëse apo plangprishësat, që po i’a marrin frymën kombit e shtetit. Meqë, e normuar kërkesa për raport mjekësor për lejen e vozitjes, pse të mos e normojmë edhe kërkesën për kontroll mjekësor për krerët institucional e vendim-marrës, të cilët vendosin për fatet e qytetarëve. Tek ne, e në mes nesh, duhet të kultivohet kultura e të bërit politikë me ndjesinë e atdhedashurisë e vetkorigjimit.

Ju pëlqen!

Lajmet e fundit