Lajmi i fundit

04.02.2012

GJOKË DABAJ: “REPUBLIKA” E SHATËRVANIT

Kam jetuar në Prizren dhe, kur shkoj në të, ndjehem si në vendrrënjën time, në Shestan. Le që, edhe po të mos kem jetuar aty, Prizreni është qytet i shenjtë për të gjithë shqiptarët. Si Kruja e si Vlora. Edhe si Tirana e Prishtina, që janë sot 2 kryeqytetet tanë, prej të cilëvet shpresojmë shumë.

Më shumë...

Shqiptarët

31.01.2012

Idriz Zeqiraj: Rugova dhe Gërvalla u shquan si gjimnazist

Gjimnazi i Pejës ishte më numeriku në Kosovë dhe më gjerë. Jusufi ishte në njërën nga 11 paralelet e treta të Gjimnazit "11 Maj". Gjimnazi kishte rregull dhe disciplinë, por edhe fort i përgjuar nga UDB-a. Atij viti të zymtë, brenda javës, qenë arrestuar 640 veta në Kosovë.

Më shumë...

Thënie të ditës

30.01.2012

PËRMBYLLJA E MBIKËQYRJES SË PAVARËSISËS SË KOSOVËS ËSHTË GËNJESHTËR

Me zë të ulët nuk mund t´i thirret ati që gjendet në gjumë të thellë në një shtëpi të cilën e ka marr flaka. Ne si popull po jetojmë në kohëra të ashpra, po përjetojmë dhimbje të forta, prandaj nuk mund të flasim me fjalë të urta e të buta për fatkeqësinë në të cilën po na fundosin qeveritarët e korruptuar.

Më shumë...

Faqja e zezë

24.01.2012

Mediat serbe konfirmojnë: Thaçi u takua 2 herë me Tadiç

Presidenti i Serbisë Boris Tadiç u takua dy herë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Takimin e ka konfirmuar kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duke u bazuar në kabllogramet e WikiLeaks.

Më shumë...

Rajoni dhe Bota

29.01.2012

“Media e lirë ka rëndësi të madhe për BE-në - Prandaj pa liri të shtypit – nuk ka BE

Në raportin e Reporterëve pa Kufij mbi lirinë e shtypit për vitin 2011, Shqipëria kishte një ulje në klasifikim prej 16 vendesh. Shefi i marrëdhënieve me Institucionet Evropiane pranë kësaj organizate, Olivier Basille, tregoi për Deutsche Welle arsyet që kanë çuar, sipas tij, në një regres të tillë, duke cituar problemet e shumta, që nga pasojat e krizës politike të cilat prekin edhe median e deri te krimi i organizuar.

Më shumë...

Anticensura

Lëvizja VETËVENDOSJE! Konferencë për media
Title:Lëvizja VETËVENDOSJE! Konferencë për media "Uniteti për kompromisin e madh" 08.02.2012

Kulturë dhe art

31.01.2012

Horrori i Aushvicit, pare me syte e nje shqiptari

Ngjyrat e asaj depozite të frikshme flokësh njerëzore që ruhet edhe sot në kampin e vizituar nga mbi 22 milion njerëz, varionte nga kafja, në të kuqe, e pastaj në të bardhë, e tek tuk në të verdhë. E ekspozuar pas një xhami të trashë hermetik, ajo masë e pabesueshme “ylberi”, i përkiste dikur mbi 1.3 milion njerëzve që ishin transportuar në atë kamp, për të punuar 14 orë në ditë, e pastaj për të vdekur nga uria, i ftohti, torturat dhe në fund të luftës edhe nga shfarrosja në dhomat e gazit.

Më shumë...

Jeta dhe stili

31.01.2012

Pese mije hapa ne dite per te mbajtur trupin ne forme

Ecja i bën mirë edhe portofolit. Jeta sedentare shkakton vdekjen e 600 mijë njerëzve në vit në Europë. Pesë mijë hapa. Kjo është distanca, e barabartë me 3 kilometra, që secili prej nesh duhet të përshkojë çdo ditë për të qenë në formë. Këtë e thekson edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila ka rreshtuar dëmet e të ndenjurit pasiv në kontinentin e vjetër (Europë).

Më shumë...

Videolajme

Title:"BE të mos i japë statusin Serbisë" - Top Channel Albania - News - Lajme